Mitropoliti i Kievit: Kryepeshkopi i Shqipërisë ishte një hierark i respektuar në mbarë botën
Mitropoliti i Kievit dhe Gjithë Ukrainës Epifaniy shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas.
“Jeta e Kryepeshkopit Anastas ishte një dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur ndaj Zotit dhe shërbimit të tij ndaj njerëzimit”, tha Mitropoliti Epifaniy. Ai ishte një hierark dhe misionar i respektuar në mbarë botën, i përkushtuar ndaj rindërtimit të jetës kishtare të Kishës së Shqipërisë, e cila u ngrit si feniks nga hiri pas dekadash persekutimi ateist.
Mitropoliti vuri në dukje përpjekjet e palodhura të Kryepiskopit Anastas për rivendosjen e Kishës dhe angazhimin e tij për përhapjen e Fjalës së Zotit në kopenë e tij. “Imazhi dhe mësimet e tij do të skaliten përgjithmonë në zemrat e atyre që ai udhëhoqi. Megjithëse zemra e tij tokësore ka pushuar së rrahuri, lutjet dhe kujtimi i tij do të jetojnë përjetësisht në Kishë.”
Në emër të Kishës Orthodhokse të Ukrainës, Mitropoliti Epifani shprehu ngushëllimet e tij të përzemërta peshkopëve, klerikëve dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Fortlumturinë e Tij.
“Ne lutemi dhe besojmë që shpirti i Kryepeshkopit Anastas do të gjejë prehje të përjetshme në shtëpinë e Atit tonë Qiellor. Zoti u dhëntë forcë atyre që mbajnë zi për këtë humbje të madhe, duke i kujtuar premtimin e Tij: 'Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që beson në mua, edhe sikur të vdesë, do të jetojë; dhe kushdo që jeton duke besuar në mua, nuk do të vdesë kurrë.' (Gjoni 11:25).
Burimi: OrthodoxTimes
Krijoni Kontakt