Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëria si bishti i Italisë: Një linjë kabllore nënujore energjitike mes dy vendeve

    Balluku flet për linjën nënujore të transmetimit që do të ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë

    Emri:  foto.jpg

Shikime: 396

Madhësia:  28.8 KB

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për memorandumin trepalësh të nënshkruar në Abu Dabi mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e linjës nën ujore të transmetimit. Gjatë një takimi me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, Balluku u ndal tek rëndësia që ka kjo linjë në objektivin strategji të shndërrimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.

    “Në ndërkohë unë do të ndalesha vetëm për një moment përsa i përket lajmit të javës së kaluar marrëveshjes trepalëshe midis Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe të Italisë, përsa i përket linjës së interkonjeksionit që do të lidhë vendin tonë me brigjet italiane. Shqipëria është një nga vendet më mirë të ndërlidhura nga ana e interkonjeksionit me disa linja, atë që e lidhë me Greqinë, me Kosovën, me Malin e Zi. Një linjë që ndërtohet sot për ta lidhur me Maqedoninë e Veriut. Kapacitetet me Greqinë do të shtohen, nisëm një punë për ta dyfishuar, tashmë do ta trefishojmë për shkak të volumeve që kërkohen të përcillen, por nga ana tjetër linja e cila do të lidhë në mënyrë nënujore Shqipërinë me Italinë e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të transmetimit të energjisë elektrike”, tha Balluku.

    Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se “është një betejë e re kjo e linjave të transmetimit, intekonjeksioni, një nga proceset më të rëndësishme të paketës së sektorit energjetik ku Shqipëria gjithashtu kërkon që të ketë lidershipin në rajon, për t’u kthyer deri në vitin 2030 në një forcë eksportuese neto ndërkohë që ne sot vazhdojmë dhe importojmë një pjesë të sasisë e cila duhet për të mbuluar kërkesën e tregut shqiptar”.

    Marrëveshja e nënshkruar pak ditë më parë në Abu Dabi mes Qeverisë Shqiptare, asaj Italiane dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i bashkon vendet në një aleancë strategjike me fokus sektorin energjetik. Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë është një moment historik për sektorin tonë i cili vitet e fundit po zhvillohet me ritme të shpejta sa i takon rritjes së kapaciteteve prodhuese, përmes diversifikimit të burimeve të rinovueshme.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si bishti i Italisë: Një linjë kabllore nënujore energjitike mes dy vendeve

    Kryeministri nga Abu Dabi: Së shpejti, eksportojmë energji në vendet e Bashkimit Europian

    Emri:  rama-4.jpg

Shikime: 329

Madhësia:  34.1 KB

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, ku pritet të firmoset një marrëveshje trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Para takimit, Rama ka ndarë lajmin se Shqipëria shumë shpejt do të eksportojë energji në vendet e Bashkimit Europian.

    “Përshëndetje nga Abu Dabi, për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike, së bashku me kryeministren e Italisë, miken e shtrenjtë Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik i posaçëm, Mohammed bin Zayed, për marrëveshjen trilaterale, për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e nga ana tjetër do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë dhe në funksion të ambicies tonë për t’u bërë të pavarur nga importi, por na jep një rol së shpejti si eksportues në Bashkimin Europian”, ka thënë Rama.

    “Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë apo biznese nga energjia diellore në rajon. Energjia diellore ka kaluar nga 0% në 10% të prodhimit tonë të brendshëm politik dhe plani ynë është të arrijmë në 30% brenda mandatit tonë të katërt”, shtoi më tej kryeministri.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria e fjetur – Plaçkitja e thesareve nënujore
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2019, 23:59
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 15:02
  3. CNN: Shqipëria, mes 17 vendeve për t’u vizituar në vitin 2017
    Nga Neteorm në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 03:17
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2014, 06:53
  5. Raporti: Shqipëria mes 37 vendeve të ultramiliarderëve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-09-2012, 15:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •