Disa libra,revista dhe artikuj, kryesisht te autoreve te huaj ku pjesa me e madhe jane italisht.
Libri i pare, Saggio di bibliografia geografica d'Albania eshte nje bibliografi e librave dhe te gjitha botimeve kryesisht me interes gjeografik e politik te botuara per Shqiperine, fillon me vitin 1840 dhe mbaron me vitin 1938 . Bibliografia eshte botuar ne vitin 1939 nga Universiteti i Barit ku puna kryesore ka filluar si nje teze dipllomimi e Ismail Kemal Vlora,qe natyrisht nuk eshte Ismail Qemali por duhet te jete Aleksander o Alessando Vlora
Albania che Nasce i Eugenio Vaina,liber i vitit 1914 interesant dhe shume realist,liber qe duhet lexuar.
Studi Albanesi Volumi i Pare i vitit 1931. Shkrime nga personalitete te kohes ne fushat e tyre mbi Shqiperine,historine,geofrafine,arkeologjine dhe gjuhen e saj..
La corona albanese P. Alfonso M.Baldassarri. Liber i vitit 1914, pak i degjuar i shkruajtur nga nje prift katolik qe i dedikohet baronit don Filippo Castriota Scanderbeg. Liber qe kerkon krijimin e nje mbreterie shqiptare duke u bazuar luftrat e shqiptareve dhe jeten e trimerite e Skenderbeut,liber i romazuar me teper qe eshte shkruajtur ne kohen kur ishte zgjedhur si mbret i Shqiperise Princ Vidi.
![]()
Krijoni Kontakt