Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-05-2025 më 00:53

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    Kush e di sa i është bërë qejfi gruas së tij Lindës, kur e pa burrin e saj t'i ulet në gjunjë, për herë të dytë, kryeministres italiane Meloni.

    Nga ana tjetër, presidenti francez Makron u nxeh keq kur e pa videon nga Dubai:

    "Kur e ftoj të vijë në Paris, asnjëherë nuk më është ulur në gjunjë siç iu ul kësaj!"

    Albo

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (18-01-2025)

  4. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    ..............

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    886

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    Lum ne që e kemi kryeministër 😂😂🤣🤣🤣😆😆😆😆

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    Kryeministri ynë Edi Rama i gjunjëzohet kryeministres italiane Meloni në Tiranë dy ditë më parë:



    Do ishte akoma më speciale, po ta kishte edhe gruan e tij Linda në krah kur bëri gjunjëzimin.

    Albo

  7. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministri ynë Edi Rama i gjunjëzohet kryeministres italiane Meloni në Tiranë dy ditë më parë:



    Do ishte akoma më speciale, po ta kishte edhe gruan e tij Linda në krah kur bëri gjunjëzimin.

    Albo
    Po patjeter, Rama i eshte mirenjohes Italise per numrin e larte te emigranteve qe ka mbajtur prej vitit 1991, por mesa duket i keni harruar vaporat plot ne Durres dhe Vlore dhe pritjen qe na ka bere.
    Kohet e fundit njohu dhe pensionet e emigranteve.
    Eshte nje marredhenie e gjate me Italine me perfitime te pallogaritshme, ku qindra mijera familje shqiptare permiresuan thelbesisht jetesen e tyre.
    Eshte gjest simbolik mirenjohje, jo poshterim
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po patjeter, Rama i eshte mirenjohes Italise per numrin e larte te emigranteve qe ka mbajtur prej vitit 1991, por mesa duket i keni harruar vaporat plot ne Durres dhe Vlore dhe pritjen qe na ka bere.
    Kohet e fundit njohu dhe pensionet e emigranteve.
    Eshte nje marredhenie e gjate me Italine me perfitime te pallogaritshme, ku qindra mijera familje shqiptare permiresuan thelbesisht jetesen e tyre.
    Eshte gjest simbolik mirenjohje, jo poshterim
    Mirë e ke ti Ilia. Sipas llogjikës tënde, meqë kemi më shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi se në Itali, i bie që kur të eci Micotaqisi në tapetin e kuq, Rama t'i shtrihet në kurriz fare e t'i thotë, shkel mbi barkun tim, se Greqia mban 1/4 e gjithë popullsisë shqiptare në këto 30 vjet.

    Ore Ilia, sikur nuk i erdhi mirë të majtëve italianë kjo sjellja e Ramës se Melonin e kemi të djathtë e jo të majtë. Pse desh na e zuri me shpulla Ramën ky ish-kryeministri italian?



    Apo nuk ua kish bërë gati shiritin e kokainës miqve në Tiranë dhe këta na e zunë kryeministrin tonë që mezi e kemi nga faqet?

    Albo

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai


  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama lë koqen e namit në botë: I përulet në gjunjë kryeministres italiane Meloni në Dubai

    Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

    Emri:  lubonja2.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  14.9 KB

    Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentua shumë në Itali. Në një nga debatet, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, një profesoreshë e historisë e komentoi përgjunjen e Ramës duke iu referuar një zakoni mesjetar të raportit të mbretit me vasalët e tij. Sipas këtij zakoni, vasali, kur i vinte mbreti, duhej të qëndronte i përgjunjur (ndërkohë që të gjithë vartësit e tij duhet të qëndronin barkas) deri në momentin kur mbreti bënte shenjën që të ngriheshin. Kështu ndodhi edhe në këtë rast – tha ajo, – kryeministri shqiptar u ngrit kur i tha Meloni “basta”. Pastaj, duke qeshur me anakronizmin e kësaj skene, shtoi se një amerikan do ta merrte këtë skenë edhe si një propozim martese. Ndërkaq, Mateo Renzi e quajti “paliaciatta” (palaçollëk), por me komentin e tij tregoi se nuk e kishte hallin tek vasali, por tek mbretëresha që kishte bërë, sipas tij, një “dhuratë” të gabuar sepse me investimin në Gjadër dhe në Lezhë kishte çuar dëm 800 milionë euro nga paratë e taksapaguesit italian çka, gjithë sipas tij, e justifikonte edhe përgjunjen e vasalit.

    Ajo që ra më në sy është se në Shqipëri nuk pati ndonjë reagim kushedi çfarë ndaj sjelljes së Ramës. Jo vetëm, por kjo skenë u eklipsua nga samiti, i cili u përshëndet si këndej edhe andej kufirit nga shumë shqiptarë me një lloj krenarie kombëtare sepse Shqipëria, sipas tyre, solli tek sheshi “Skënderbej” kryeministrat e të gjitha vendeve evropiane, pa u ndalur fare në atë se kishim të bënim me një “samit-washing” d.m.th. një shpëlarje me fytyrat e kryeministrave evropianë të fytyrës së nxirë të regjimit nga masakra e sapokryer elektorale. Por s’është hera e parë që shqiptarët nuk reagojnë për akte të tilla, ku sjellja prej vasali e Ramës e kombinuar me nevojën e tij të parezistueshme për t’u dukur, edhe duke bërë gaztorin e oborrit, mbështillet me krenari kombëtare. Heshtje të madhe pati edhe kur iu dha toka italianëve në Lezhë dhe në Gjadër për të sjellë emigrantët. Përveç një grushti militantësh e gazetarësh, shumica e trajtoi si një gjë normale, madje edhe me mburrje, si shenjë e mikpritjes sonë tradicionale apo të dashurisë sonë historike ndaj Italisë. Po kështu nuk reaguan shqiptarët edhe ku i dha dhëndrit të Trumpit 48 hektarë të ishullit të Sazanit, madje edhe opozita e trajtoi këtë si biznes normal.

    Po nga na buron kjo ndjenjë “normaliteti” ndaj sjelljesh për të cilat të tjerët na qeshin, madje edhe përçmojnë? Sipas meje, kjo shpjegohet me atë se ne e kemi të rrënjosur thellë në ndërgjegjen tonë kolektive mendësinë e banorit të një vasalllëku, që krenohet kur i vjen mbreti në shtëpi. E kemi që prej atyre kohëve të para kur kjo ka qenë normale. Edhe heroin tonë kombëtar vasal të mbretit të Napolit e kemi pasur. E kemi trashëgim edhe prej Perandorisë Osmane kur sundimtarët e vegjël të krahinave tona – ata që quheshin “ajanë” – kishin një raport vasaliteti me Portën e Lartë që, me dy fjalë, konsistonte në një marrëveshje sipas së cilës, ajani duhet t’i çonte Sulltanit ushtarë për luftërat që bënte perandoria dhe si shpërblim ky e linte të sundonte sipas qejfit, duke mbyllur edhe një sy për grabitjet e keqtrajtimet që i bënte popullsisë së vet. Vetëm kur ajani me ambiciet dhe zullumet e tij bëhej tejet shqetësues për Portën e Lartë, atëherë vendosej t’i hiqej pushteti. Rastet më të shquara janë ai i Ali pashë Tepelenës dhe Kara Mahmut pashë Bushatlliut.

    Vështruar nga paralelizmi historik që bëra, interpretimi i Renzit më duket i mangët, sepse përfitimi i vasalit dhe mbretit në marrëveshjen Rama- Meloni ka qenë reciprok. Meloni, për përfitimet e veta të lidhura me retorikat e veta elektorale kundër emigracionit, mori një copë tokë shqiptare, që kurrkush nuk do t’ia kishte dhënë sot në botë, kurse “dhurata” që i ka bërë e i bën ajo Ramës nuk janë 800 milionët, por legjitimiteti dhe mbështetja që i jep duke mbyllur të dy sytë për çfarë bën ky në vendin e tij. Mjaft të kujtosh britmat e saj kundër emisionit “Report” të RAI 3: “A e patë çfarë bënë?! E nxorën Shqipërinë sikur të ishte një narkoshtet. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës”. Por ndoshta Renzit nuk i pëlqen t’i flasin për vasalitet, siç bëri profesoresha italiane, pasi, për hir të së vërtetës edhe në Itali përdoret me sarkazëm termi “vasal”, kur flitet për varësinë nga SHBA, duke përmendur edhe politikanë si Renzi, i cili, kur kërkoi të ndryshonte Kushtetutën për të marrë më shumë pushtet, organizoi një vizitë në Washington duke marrë me vete edhe një aktor të njohur, çmimin “Oscar” Roberto Benigni. Por ama rezultati i referendumit flet shumë për ndryshimin që ka sjellë koha andej Adriatikut në raport me këtej Adriatikut. Sepse, megjithëse perandori Obama u shpreh pas takimit në favor të reformës që donte Renzi, mbi 60% e italianëve votuan kundër dhe e detyruan të dorëhiqej. Është një ndryshim ky jo i vogël, që tregon se andej Adriatikut nuk mund të pranojnë me krenari vasali çdo vendim që merr Porta e Lartë e Washingtonit, siç bëjmë ne që deklarojmë se as nuk duhet të vihen në diskutim vendimet që merren atje për ne.

    Po e përdor kaq shumë fjalën “ne”, pasi ajo që dua të them është se në këtë histori problemi nuk është thjesht Edi Rama. Ai nuk do të guxonte kurrsesi t’i bënte këto përgjunje sikur të mos mendonte se ne kemi mbetur një popull që shtrihet barkas kur i vjen mbreti për vizitë. Ai (si dhe sivëllezërit e tij) nuk do të paguante kurrsesi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA sikur të mos mendonte se kur ta shohim krah për krah me perandorin do ta ndjekim pas si delet. As nuk do të bënte intriga tek Porta e Lartë e Washingtonit për të shpallur kryetarin e opozitës non-grata për t’i thënë para popullit: “A e kalon dot ti Atlantikun?” e për ta eliminuar. Jo, jo, jemi ne, që, edhe kur duam të shpëtojmë nga ajanët, i varim shpresat tek amerikanët, pa është Rama. Mjaft të shikosh opozitën se si po bredh tani nëpër portat e Brukselit për t’u qarë se ajani u ka vjedhur votat në zgjedhjet, apo se si rrimë e komentojmë me pasion deklaratën e Ambasadës amerikane që kësaj here përshëndeti popullin shqiptar për zgjedhjet dhe jo ajanin e radhës, duke shpresuar se mos kanë vendosur ta heqin.

    Mirëpo ka një kontradiktë të madhe në pranimin me kënaqësi të kondicionit të vasalit, që disa e kamuflojnë me termin partneritet ose duke i thënë vetes se kësaj here jemi vasalë të perandorisë së të mirës. Kontradikta qëndron në atë se vasaliteti është bash në kundërshtim me aspiratën tonë për demokraci, liri dhe shtet të së drejtës; për t’u bërë “si gjithë Evropa”, siç kemi aq qejf të themi e siç na premton ajani ynë i radhës gjithë duke ndërtuar autokraci. Për të kuptuar këtë kontradiktë mjafton të shtrojmë pyetjen: si ka mundësi që kemi mbi 30 vjet që, me ndihmën e perandorisë së të mirës, në vend se demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës kemi ndërtuar shtetin autoritar e kriminal të narko-oligarkëve? Përgjigja është: sepse nuk kemi mësuar ende dy gjëra që duken sheshit: së pari, se perandorisë së të mirës, siç e tregon edhe marrëveshja Rama- Meloni, por edhe tmerret që po shohim sot në botë, ku ulëret vrasja e mijëra fëmijëve palestinezë me armët e perandorisë, i intereson më shumë vasalllëku ynë sesa demokracia jonë. Së dyti, dhe më kryesorja: sepse demokracia as nuk importohet, as nuk eksportohet, ajo ndërtohet nga popujt që e duan atë. Dhe të duash atë do të thotë të duash të dalësh nga mendësia e vasalitetit. Dhe dalja nga kjo mendësi është “dalja e njeriut nga gjendja infantile për të cilën ai vetë është fajtor”, siç thotë Kanti kur i përgjigjej pyetjes “ç’është iluminizmi”, që do të thotë nga gjendja e nevojës për tutor, në gjendjen e njeriut që përdor mendjen e vet për të interpretuar botën dhe për të mbrojtur interesat e veta.

    Gazeta Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2024, 13:30
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2024, 16:23
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2022, 07:21
  4. Fjalimi kryeministres se Australise Julia Gillard, drejtuar emigranteve
    Nga detiad në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2012, 14:39
  5. Rama, lakuriqi shqiptare dajak ne Dubai
    Nga Anesti_55 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 11:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •