Pas një periudhë disa vjeçare jo-funksionale, rikthehet i plotë në Internet seksioni i muzikës shqiptare tek Albasoul. Kjo faqe u ndërtua mbi 20 vjet më parë, falë një punë disa vjeçare nga një grup i vogël emigrantësh shqiptarë, për të hedhur në Internet një nga pjesët më të rëndësishme të kulturës shqiptare, muzikën tonë shqiptare në vite. Me vitet u krijua një koleksion i madh albumesh, këngësh, artistësh shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga të gjitha zhanret e muzikës shqiptare.
Teknologjia e përdorur për ti hedhur në Internet ishte një teknologji që me kalimin e viteve doli jashtë përdorimit, falë edhe avancimit në fushën e teknologjisë dhe lidhjes në Internet. Kjo solli që shfletuesit e rinj që ju përdorni për të vizituar faqet e Internetit të mos i luanin më dot këngët në faqen e muzikës. Kohët e fundit, gjetëm kohën e mundësinë për ta konvertuar këtë koleksion në një teknologji tjetër moderne që mundëson që çdo shfletues t'i luajë këngët pa problem.
Adresa: http://muzika.albasoul.com/
Seksioni i muzikës ju ofron të dëgjoni 351 albume dhe 4083 këngë.
Këngët mund vetëm të dëgjohen prej jush, nuk mund të shkarkohen apo riprodhohen. Nëse vlerësoni punën e bërë me seksionin e muzikës dhe dëshironi të mbështesni komunitetin tonë, mund të bëni edhe një donacion që do të shkojë për të mbuluar shpenzimet mujore.
Argëtim të këndshëm dhe mos harroni të shpërndani këtë lajm me të gjithë të afërmit e miqtë tuaj.
Albo
P.S Adresën e seksionit të muzikës, e gjeni tani edhe në menunë në krye të forumit shqiptar, një buton me titullin Muzika. Mjafton të klikoni mbi këtë buton dhe do t'iu shpier tek seksioni i muzikës.
Krijoni Kontakt