Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Vendimi i SPAK: Arrest në shtëpi për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha

    SPAK i kërkon Parlamentit leje për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës. Ja dokumenti zyrtar

    Emri:  foto.jpg

Shikime: 1143

Madhësia:  56.2 KB

    SPAK i ka kërkuar me shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë leje për “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

    Në fakt, kjo gjë pritej pasi ish-kryeministri nuk zbatoi asnjë masë ndaj tij marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.

    Interesante mbetet se si do të reagojë Berisha kur të ketë roje policie të dera e shtëpisë dhe të mos e lejojnë të dalë as nga shtëpia. E themi këtë sepse parlamenti do ta miratojë kërkesën e SPAK.

    Më pas vjen arresti në burg. Por nuk besohet të dalë nga arresti shtëpiak…

    Nëse ish-kryeministri Berisha do të ishte paraqitur në gjykatë ka mundësi që ose do ta fitonte betejën ligjore ose do të kishte masa me të lehta penaliteti ndaj tij dhe jo arrest shtëpiak.

    Por tani po i vjen arresti…

    “Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë”, thuhet në shkresën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit.

    Emri:  dok.jpg

Shikime: 1075

Madhësia:  34.0 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Gazment Bardhi: Do të votojmë pro arrestimit të Sali Berishës

    Emri:  bardhi.jpg

Shikime: 1067

Madhësia:  38.8 KB

    Gazment Bardhi ka komentuar kërkesën që SPAK i ka dërguar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

    “Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundërt, asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni”, tha Bardhi në një prononcim për mediat.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Çim Peka: Tre gjërat që kërkon të arrijë Rama me kërkesën e sotme të Altin Dumanit

    Gazetari Çim Peka me një reagim të tij në Facebook, shkruan se Edi Rama kërkon të arrijë tre gjëra, duke përdorur Altin Dumanin, i cili ka bërë sot kërkesë në Kuvend, për ndryshimin e masës së sigurisë.

    Rama do të arrij tre gjera me vendimin e sotëm të Altin Dumanit:

    1-Ti mbyll gojën Berishës për Rea Xhillarin dhe inceneratorin e Tiranës.

    2-Ta bëjë fushë të djegur në opozitë për zgjedhjet e 2025.

    3-Të deligjitimojë përfundimisht SPAK kur të vije koha të merren me të!

    Për dy të parat se ka në dore Edioti, për të fundit e ka në dorë vetë “Banda kriminale SPAK”!

    PS: Pardje Taulant Balla i ka kërkuar Irena Gjokes të ndërmarrë urgjent një hap tjetër pasi po i zë poshtë Berisha dhe grupi i PD me akuzat për Rean dhe inceneratorin e Tiranës.


    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Bushati: SPAK ka bërë gjënë e duhur! Shqipërisë i shkon të jetë një vend me liderin e opozitës në burg

    Pas vendimit politik të SPAK për arrestimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, ka reaguar edhe analisti i njohur, Andi Bushati.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bushati shprehet se SPAK ka bërë gjënë e duhur sot, duke nënkuptuar se Shqipëria është një regjim i një partie shtet dhe si i tillë i shkon që lideri i opozitës së jetë në burg.

    Emri:  auto_211c1a16-79c0-46fb-a0cd-c3b230e39f921702397789.jpg

Shikime: 1042

Madhësia:  18.6 KB

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    'Vepër e Ramës'/ Berisha: Ky akt që ndërmerret kundër meje është frymëzim, kushtrim i ri për opozitën

    Emri:  auto_71f26c09-9f83-4022-b386-1d2d467030d91702384419.jpg

Shikime: 1049

Madhësia:  30.0 KB

    Pasi Struktura e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi sot autorizim parlamentit për arrestimin, heqjes e lirisë së deputetit Sali Berisha, të cilit deri dje i kishte dhënë masë sigurie ndalimin e daljes jashtë vendit, Berisha u shpreh i qartë sot para mediave:

    "Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim, - tha ai. - Qëndrimi im, i përsëritur këtu, ua kam thënë sa herë keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit.

    Unë nuk mund të bëhesha kurrë njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues. Isha në vështirësi në këtë rast se kishte të bënte me mua, por ai ishte një akt i shkruarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve ose gjykatësve. Nuk mund të ndodhte dhe nuk ndodh kurrë përmes Sali Berishës.

    Tani parlamenti të vendosë ç’të dojë, sepse unë kam firmosur në vitin 2012, abrogimin e nenit 70 të Kushtetutës, pikës 3 që i jep atributet deputetit. Ndaj dhe kjo është një gjë që po e vendosi parlamenti... unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos, unë do e zbatoj sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese.

    Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua do ishte 100 përqind i zbatueshëm për faktin se në doktrinën e të drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhej shteg për t’u zbatuar ai amendament që unë kam çuar në vitin 2012...

    ...Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por unë këtu para jush e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin, sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime, unë jam njeri i një standardi.

    A është i drejtë apo i padrejtë, ai është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, përveç rastit kur ato i morën pushtet, parlamentit.

    Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë ardhur për të sjellë ato fletushkat, u kam thënë dërgojini në parlament. Kjo ka qenë përgjigjia ime.

    Tani vendos parlamenti, të jetë fare i lirë parlamenti."

    "Edhe njëherë.

    Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i SKAP është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm.

    Por nëse parlamenti (se edhe njëherë, kufizimet ndaj drejtësisë, imuniteti, nuk janë të individit, janë në radhë të parë të parlamentit; janë të parlamentit në mënyrë që askush të mos mund ta destabiliziojë me procedura të tjera parlamentin. Ky është morali i tyre; pastaj sigurisht individi është pjesë e parlamentit) në këtë kontekst, nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar edhe ky mbi një vendim antikushtetues të paligjshëm, është përgjegjësia e tij!

    Unë do të përputhem me veprimet e gjyqësorit.

    Përsa i përket opozitës të garantoj se asgjë nuk e ndalon dot betejën e saj pa kthim gjer në fitore. Ajo do të zhvillohet në çdo skaj dhe shqiptarët e shohin këtë si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën dhe për ta çaktivizuar atë. Por e kundërta do të ndodhë.

    Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë. "

    Video


    Syri

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Amerika kunder (me dosje te manipuluara nga MecGonigal)
    Ramen kunder (perdor cdo pushtet e gjithcka per ta sulmuar)
    Mediat kunder (sherbetore te qeverise)
    Bashen kunder (pengu i Rames)
    Spak kunder (me nje çeshtje qesharake)
    Grupet mafioze kunder (sepse Berisha i ka sulmuar gjjthmone, i ka arrestuar te gjithe kur ai qeveriste)
    Kohen kunder (mosha dhe koha ne politike)

    Por keto skane asnje problem per Sali Berishen, sepse ai eshte nje Luftetar dhe nuk dorezohet kurre!

    Kushdo tjeter ne keto kushte, do kishte marre fund... per Berishen eshte e kunderta, e shijon çdo beteje dhe merr vemendjen, mobilizohet dhe aktivizohet me shume. Mund te kemi e themi shume gjera kunder Berishes, ka bere te mira dhe te keqija, por nje gje eshte e vertete... Berisha eshte UNIK dhe GLADIATOR qe nuk dorezohet kurre!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Berisha: Skapistët do shkojnë në Këshillin e Mandateve për të legalizuar aktin e tyre të paligjshëm

    Emri:  auto_bd56e7ba-dbaa-4cec-9ce0-b0396d2280bc1702645497.jpg

Shikime: 1029

Madhësia:  23.2 KB

    Lideri i opozitës Sali Berisha i është përgjigjur interesit të mediave sot lidhur me qendrimin që do të mbajë ai dhe Grupi i tij parlamentar ditën e hënë, kur Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

    "Për sa i përket pjesëmarrjes në Këshillin e Mandateve, - tha berisha, - unë do konsultohem me avoketërit, sepse aty në Këshillin e Mandateve, skapistët nuk shkojnë për të marrë miratimin siç përcakton Kushtetuta, të autorizimit për sanksionimit të Sali Berishës. Por në mënyrën më të turpshme shkojnë për të legalizuar aktin e tyre të paligjshëm, jolegjitim.

    Shkojnë me kërkesën, meqenëse unë nuk kam pranuar masat e tyre të sigurisë, fund e krye antikushtetuese, meqenëse unë kam refuzuar të bëhem pjesë e një puçi antikushtetues të Edi Ramës, të marrjes së pushtetit të parlamentit, nëpërmjet larove në SKAP dhe gjykatë, atëherë sipas tyre, kërkojnë autorizim për rëndim të masave të sigurisë.

    E kupton që dalin lakuriq mercenarë politikë?! Kjo është e vërtetë. Duke thënë të gjitha këto, unë do dëgjoj edhe zërin e avoketërve, sepse siç e keni konstatuar se pavarësisht nga të gjithë denoncimet e drejta që kam bërë për ta, jam përpjekur të dëshmoj se nuk pranoj të jem në një mjedis apo moment parashtetëror.

    Jo, ato ashtu siç janë, avoketërit e mi kanë qenë vazhdimisht në ndjekje, ndonëse procesi është antikushtetues."

    Video

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Berisha: PD-në do ta drejtoj edhe nga qelia e burgut!

    Emri:  Capture-57.png

Shikime: 1041

Madhësia:  312.5 KB

    Sali Berisha në studion e “Opinion” te Blendi Fevziut tha ndër të tjera se Partinë Demokratike do ta drejtojë edhe nga qelia e burgut.

    Me tej Berisha u pyet që mund t’ju ndalojnë edhe facebookun dhe komunikimin me ndjekësit nga rrjetet sociale. Ai insistonte se nuk më ndalon njeri dot, por nëse ka një vendim gjykate ai nuk ka asnjë mundësi të lidhet me demokratët.

    Ndër të tjera ish-kryeministri demokrat shtoi se do të ketë mosbindje civile nga dita e hënë.

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Kur bën ujdi me djallin, nuk merr dot më mëshirën e Zotit, të pret vetëm ndëshkimi i Tij!

    Edi Rama ka bërë ujdi me djallin. Dhe sot po e kupton që i ka ditët e numëruara jo vetëm në pushtet, por i ka ditët e numëruara edhe në Shqipëri. Të gjitha makinacionet e tij me blerjen e shantazhin e Lulzim Bashës, shpalljen e Berishës person të padëshiruar në Amerikë me ndihmën e miqve të paguar në FBI, të gjitha urdhrat e Baba Sorsoit dhe djalit të tij Lekos, u bënë që t'i mbyllej goja një shqiptari të vetëm me emrin Sali Berisha. Ky i fundit ishte një politikan pensionist. Të gjitha këto përpjekje të Ramës dështuan. Sali Berishës nuk ia mbyllën dot gojën. Duke qenë politikani më me përvojë dhe më i votuari i pluralizmit shqiptar, Sali Berisha di si të bëjë opozitë e të godasi atje ku i dhëmb pushtetit. Brenda një kohe të shkurtër, Sali Berisha demaskoi publikisht gjithë aferat korruptive të Ramës dhe njerëzve të tij. Ministrat e Ramës e gjejnë veten ose në burg, ose nën hetimin e drejtësisë.

    Dhe dalim tek "arrestimi i Berishës".

    Hall i madh e ka gjetur Edi Ramën. Pasi e mbushi parlamentin me deputetë nga bota e krimit që u shiste imunitetin ndaj ligjit në këmbim të parasë në xhepin e Ramës, sot i njëjti Rama u kërkon me plot seriozitet:

    - Votoni që Sali Berishës t'i hiqet imuniteti e ta arrestojë SPAK!

    Deputetët socialistë, shumica e të cilëve janë nga bota e krimit, nuk janë njerëz budallenj dhe nuk u jep dot as urdhra kollaj. Ata e dinë që po votuan për heqjen e imunitetit të Berishës, dhe i hapin krahun arrestimit të tij, kjo përbën një preçedent të rrezikshëm për ta. U bënë deputetë për ata imunitet ligjor! Sot ia heqin imunitetin Berishës. Po nesër kush e ka rradhën? Do të jetë interesante të numërojmë se sa socialistë do të votojnë pro apo kundër heqjes së imunitetit të Berishës.

    Nga krahu tjetër i Kuvendit, demokratët janë gati të votojnë për heqjen e imunitetit të Berishës. Ata e dinë që akuzat ndaj Berishës nuk kanë asnjë bazë. Por ama ato do t'ia shtojnë rradhët e mbështetësve opozitës dhe do të ndihmojnë për të krijuar aksionin politik opozitar të rrezimit të Edi Ramës nga pushteti.

    Dalim edhe tek gjataveli Edi Rama! Këtë të shkretin ka ditë që nuk e zë gjumi natën. Urdhrin për arrestimin e Berishës, nuk e ka dhënë ai, e kanë dhënë eprorët e tij në Gjenevë. Ai është kapteri që zbaton urdhrat e dhëna. Nuk e zë gjumi të shkretin pasi e ka të qartë që nga momenti që një kryeministër arrestohet e futet në burg, një fat i ngjashëm e pret edhe atë. Berisha nuk jeton në vila lluksoze dhe nuk ka probleme me ligjin brenda dhe jashtë vendit si kryeministri ynë Rama! Frikës se mos ish bashkëpuntorët e tij e denoncojnë hapur në publik dhe në prokurori për vjedhjet e kësaj dekadës së fundit, iu shtua edhe "çështja Berisha".

    Siç tha një pensionist në Tiranë:

    - Ore nuk e kuptoj! Berisha i gëzuar më del në televizor, edhe pse duan ta arrestojnë e fusin në burg! Ky i gjati nxin në fytyrë e ka harruar të qeshi!

    Ia kthen miku i tij:

    - E o Sulo e! Nuk kanë thonë kot ata të parët tanë. "Foli pragut, të dëgjojë dera!"

    - Mos deshe të thuash: Fut në burg Berishën, që të dëgjojë Rama?!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Mbështetësit e Bardhit firmosin kundër arrestit për Berishën

    Emri:  Screenshot_20231217_161952_InCollage-Collage-Maker.jpg

Shikime: 1044

Madhësia:  32.0 KB

    Mes emrave të 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës gjenden edhe ata që nuk e njohin atë për kryetar.

    Përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit, në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij. Në mesin e firmëtarëve përveç Gaz Bardhit janë dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja.

    Ky grupim i kërkon gjykatës një interpretim se si veprohet kur kufizohet liria e deputetit.

    Por në pikën 4 të kërkesës që ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohet: “Pezullimi i masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje”

    Mbështetja e grupit të Bardhit kishte vlerë të veçantë për të siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) për të bërë të mundur padinë në Gjykatën Kushtetuese. Grupi i deputetëve kërkon nga Gjykata Kushtetuese, rrëzimin e vendimit të parë të GJKKO-së dhe pezullimin e të gjithë të tjerëve që rrjedhin prej tij, në kushtet kur nuk u përfill imuniteti i deputetit dhe kur për masën “për detyrim paraqitje”, nuk u kërkua autorizim nga Kuvendi.

    Të hënën në mesditë Këshilli i Mandateve mblidhet për të diskutuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Ish-kryeministri, ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë para anëtarëve të Këshillit të Mandateve për t’u mbrojtur. PD ka lajmëruar se do të thërrasë një protestë para kryesisë së Kuvendit.

    Konfirmim nuk ka as për prezencën e anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve. 4 nga 5 prej tyre, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi janë pjesë e aksionit me flakadanë për të mos lejuar funksionimin normal të kuvendit dhe nuk dihet nese do ta ndërpresin atë në mbrojtje të Berishës.


    Lapsi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-06-2024, 14:12
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 12:02
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-12-2022, 13:25
  4. 30 alibitë e Sali Berishës për 21 janarin që sfidojnë SPAK
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2021, 14:25
  5. Akuzat e Opozites: Berisha bashkepunim me mafien ?
    Nga Noellag në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-12-2010, 07:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •