Meqenese jemi tek Pellazget dy libra te kesaj teorie. I pari eshte Spiro Konda Shqiptaret dhe problemi pellazgjik i botuar ne 2000 mije kopje ne vitin 1964
![]()
Meqenese jemi tek Pellazget dy libra te kesaj teorie. I pari eshte Spiro Konda Shqiptaret dhe problemi pellazgjik i botuar ne 2000 mije kopje ne vitin 1964
![]()
Libri i dyte Saverio Salomone ; Nel mondo delle lingue indoeuropeo, eshte me i vonshem i vitit 1998 dhe nuk eshte shume i degjuar .Autori eshte arberesh dhe eshte nje liber i shkruar mire natyrisht brenda teorise pellazgjike por autori ka nje teori te tijen qe "e anashkalon" problemin ilirik apo me sakt mundohet te shpegoj lashtesin e gjuhes shqipe nepermjet krahasimit me gjuhet e tjera indoeuropiane te lashta por duke i quajtut Iliret si te ardhur nga veriu njesoj si Doret. Eshte nje teori qe ka nje kuptim llogjik sidomos kur e lidh me teorine pellasgjike.
![]()
Tre "manual a libra xhepi" ne italisht qe kan sherbyer gjate kohes se luftes per te mesuar shqipen dhe anasjelltas. Jane libra qe kane kryesisht frazologji dhe nje minimum gramatike. Te tre librat shpegues kane mare si baze dialektin e jugut.
Libri i pare eshte i botuar ne vitin 1939
Manuali i dyte qe eshte edhe me interesanti dhe i kompletuari si shpegues , supozoj se duhet te jete afersisht i mbas viteve 1920,ketu autori e shpreh qe ka mare si baze dialektin e Vlores.
Manuali i trete ka nje date me laps 1939-40 eshte me i thjeshti por eshte i botuar ne Shqiperi
![]()
EdiR (15-01-2025)
Tre Libra nga studjuesja e gjuhes shqipe Addolorata Landi,libri i pari eshte ne bashkpunim me Patrizia Del Puente dhe eshte nje kongres mbi gjuhen shqipe,Problemi di morfologia della lingua albanese 1993
Libri i dyte Gli elementi latini nella lingua albanese 1989,qe eshte permbledhja e leksioneve mbi elementet latin ne gjuhen shqipe.
Libr i trete titullohet Lessico bibliografico degli elementi latini nella lingua albanese 1990,qe eshte nje permledhje bibliografike e fjaleve latine apo prejardhjen e tyre ne gjuhen shqipe dhe eshte e botuar nga revista Zjarri ne Radhnje e Zjarrit qe eshte nje seri librash botuar nga revista.
Revista Zjarri eshte nje nga revistat me te mira te botuara nga arbereshet por per kete dhe revistat dhe gazetat arbereshe duhet habur ndonje teme tjeter.
![]()
Manuale di lingua albanese Francesco Solano 1972
![]()
Dy fjalor arberesh,i pari Dizionario arberesh-italiano i P. Emanuele Giordano eshte botimi i dyte i vitit 2000.
Ndersa i dyti Dizionario arberesh di Santa Sofia d'Epiro Giuseppe Baffa eshte i vitit 2009.
Edhe ketu ne kete fjalor nga Giuseppe Baffa permendet Revista Zjarri
![]()
Angelo Masci Discorso degli albanesi del regno di Napoli 1807 eshte nje nga librat e rendesishem te kohes mbi gjuhen shqipe dhe teorite e saja.Libri ne fjale eshte ribotim i dyte a i trete i bere ne vitin 1847,ne faqen e pare editori shprehet se perpara ketij kane bere edhe nje ribotim tjeter por e kane eleminuar per shkak te gabimeve te shumta.
( Liber i nje cilesie te dobet si leter dhe mbase i mungon edhe kopertina ne qofte se e ka pasur.)
![]()
Memorie storiche alle colonie Greco-Albanesi di Sicilia. Giuseppe crispi 1853. Liber reth 93 faqe qe pershkruan historine dhe zakonet,ritet fetare,martesat,vdekjet etj e arberesheve te Sicilise. Liber interesant edhe per vargjet ne gjuhen shqipe apo gjuhen arbereshe te kohes.
![]()
Letteratura albanese Alberto Stratico 1896. Nje nga librat e pare qe permbledh letersine dhe gjuhen shqipe te kohes,autori ka teorine e tij mbi prejardhjen e shqiptareve por megjithate eshte nje nga librat me te mire te kohes si nga ana e pasqyrimit po ashtu edhe nga bibliografike.
![]()
Kėngat e Luftės apo I canti della battiglia i Giuseppe Schiro 1897. Eshte nje nga librat me pak te degjuar i Zef Skiroit. Liber kryesisht historik-patriotik ku ka si qellim lirin dhe panvarsin e shqipareve apo siē shkruan autori lirin dhe ēlirin ku ēliria eshte indipendenca apo panvarsia. Libri eshte i perbere nga 189 faqe ku perfeē parathenies te autorit ka dhe gjashte vjersha te autorit,pjesa tjeter pershkruan dhe shpegon historise,lashtesine si dhe lufterat per liri te shqiptareve. Libri i kushtohet De Radės dhe ne hyrje ka edhe nje alfabet te autorit qe duhet te ket dale nga kongreset arbereshe te kohes.
![]()
Krijoni Kontakt