Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Shkodra Elektronike

    GOOD LUCK ALBANIA ESC 2025 !


    FITUESIT E FESTIVALIT 63 nė RTSH !



    Shkodra Elektronike - Zjerm | Albania | National Final Performance #Eurovision2025

    ALBANIA ESC 2025


    Urime & SUKSESE SHKODRA ELEKTRONIKE !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike

    Zjerm - SHKODRA ELEKTRONIKE

    Poezia, Kompozimi, Orkestrimi - SHKODRA ELEKTRONIKE


    Nė kėtė minutė, nė kėtė ēast
    Me paranoja
    Pas shiut, ylber tė duket bota
    Nuk pėrreth asgjė ambulancė
    S'ka kush flet me arrogancė
    Edhe sot na thane
    Qė s'prishet koha.
    Pėrfundova nėn ujė
    Kurrė s'mu tha goja.
    Imagjino njė minutė
    Pa ushtarė,
    Pa jetimė.
    Asnjė shishe nė oqean.
    Naftės I vjen era jargavan.
    Lirinė e fjalės
    T'a mėson shkolla

    Krijo nė mua njė zemėr t'pastėr.
    Nė natėn time,tė dėrgoj dritėn.
    Aman miserere.
    Aman miserere.

    Nė zemrėn time.
    Nė zemėr teme.
    Ky minutė do tė vazhdojė.
    Njerėzit e mirė.
    Njerėzit pa emėr.
    Kėrcejnė valle nė shpirt.
    Jarna ne ti toka ime,
    Ku kam lindė s'do tė harroj.
    Jarna ne ti toka ime,
    Vazhdo mė shndrit,

    Shndrit,Shndrit,Shndrit...

    Zjerm!
    Bjer mbi vallet tona tribale,
    Qė ushtrojnė sa orteku kur bjen n'male.
    Zjerm!
    Njerėzit pa emėn e njerėzit e dlirtė,
    Njerėzit tė kėputur e bijnė
    Si 7 thika qė t'ngulen n'shpirt.
    Zjerm!
    Kėtu flen deti, rana e hana.
    E yjet s'i shohim se yjet na I shkel kamba.
    Kur ecim n'jerm.
    Zjerm!
    Jena t'untė pėr flakė e dritė,
    E t'kėrkojmė...
    N'kyt Terr qė s'pranė tuej Shndritė

    Krijo nė mua njė zemėr t'pastėr.
    Nė natėn time,tė dėrgoj dritėn.
    Aman miserere.
    Aman miserere.

    Nė zemrėn time.
    Nė zemėr teme.
    Ky minutė do tė vazhdojė.
    Njerėzit e mirė.
    Njerėzit pa emėr.
    Kėrcejnė valle nė shpirt.
    Jarna ne ti toka ime,
    Ku kam lindė s'do tė harroj.
    Jarna ne ti toka ime,
    Vazhdo mė shndrit,

    Shndrit, Shndrit, Shndrit...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike



    Shkodra Elektronike - Zjerm (Lyrics + English) | Albania 🇦🇱 Eurovision 2025

    Poezia - Kompozimi - Orkestrimi : SHKODRA ELEKTRONIKE - Beatriēe Gjergji & Kolė Laca

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike



    Shkodra Elektronike for Albania | Eurovision 2025 | Get To Know

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    43
    Postimet nė Bllog
    2

    Pėr: Shkodra Elektronike

    kisha kaq kohe qe po vrisja mendjen se cafre eshte kjo. Tani e kuptova. jepni ndonje sqarim mo se nuk behet qameti.
    mos kliko xix

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike

    “Shkodra Elektronike” fiton Festivalin e 63 tė Kėngės - “Zjerm” pėrfaqėson Shqipėrinė nė Eurovizion


    Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-tė tė Festivalit tė Kėngės me kėngėn e tyre “Zjerm”, qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Eurovision 2025.

    Performanca e Shkodrės Elektronike mori vlerėsime tė shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora.


    Votės pėrfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisė dhe 50 % vota e publikut e diasporės. Me kėtė sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikė nė total.

    Ēmimin e Dytė e rrėmbeu Elvana Gjata me kėngėn “Karnaval” me 135 pikė.

    Ēmimi i tretė iu dha kėngėtarit Alis me kėngėn “Mjegull” duke marrė 59 pikė.


    Liberale.al

    https://liberale.al/magazine/showbiz...-perfa-i117326

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike

    Nga emigrimi nė Itali, tek fillesat 4 vite mė parė - Kush janė fituesit e Festivalit tė RTSH

    “Shkodra Elektronike” me vetėm 6 kėngė nė repertor


    “Zjerm” i Grupit “Shkodra Elektronike” ka fituar Festivalin e 63 tė Radio Televizionit Shqiptar.

    Nė njė natė plot emocione tė forta dhe tė bukura, nė Pallatin e Kongrese pak pas mesnatės, me 143 pikė kėnga “Zjerm” u zgjodh pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė denjėsisht nė Eurovision vitin e ardhshėm.

    Ndryshe nga vitet e kaluara, kėtė vit nė Festivalin e Kėngės pati njė fitues, ku publiku dhe juria bashkuan pikėt dhe nxorėn “Shkodra Elektronike” fituese.

    Ndėrkohė, “Karnaval” i Elvana Gjatės arriti qė tė siguronte vendin e dytė me 135 pikė, ndėrsa Alis siguroi vendin e tretė me kėngėn “Mjegull”, me 59 pikė.

    Kėnga “Zjerm” u prit me duartrokitje nė Pallatin e Kongreseve, por edhe nė rrjetet sociale ku tė shumtė kanė qenė ata qytetarė tė cilėt kėtė vit e kanė cilėsuar fituesin e Fest 63 mė se tė merituar! Thuajse tė panjohur nga publiku i gjerė, “Shkodra Elektronike”, ia doli qė tė fitojė zemrėn e publikut, por edhe tė jurisė me performancėn e tyre, por kush janė Kolė Laca dhe Beatriēe Gjergji.

    Dy emrat e grupit, janė me origjinė nga Shkodra, por rritur nė Itali. Pas shumė vitesh, dyshja u rikthye nė vend pėr tė provuar veten nė muzikė.

    Dyshja ka nisur nė Shqipėri qė nga viti 2020 me kėngėn “Ku e gjeta vedin” dhe “Synin si qershia” Mė pas ata filluan tė performojnė nė festivale tė ndryshme ndėrkombėtare. Nė vitin 2022 ata publikuan shfaqjen e tyre debutuese tė zgjeruar, Live @ Uzina nė labelin Alt Orient, nga e cila u nxor singulli “Turtulleshė”.

    Nė vitin 2023 ata morėn pjesė nė edicionin e shtatė tė festivalit ‘Za Fest’ nė Shkodėr, ku interpretuan versionin e tyre tė kėngės popullore “Vaj si kenka ba dynjaja”. Grupi, ka nė repertorin e tyre vetėm 6 kėngė, ku e fundit duket se arriti tė vlerėsohej nė Festival.

    Muzika e Shkodrės Elektronike karakterizohet nga njė ndėrthurje e zhanreve si muzika elektronike, pop dhe ajo tradicionale shqiptare, dhe ėshtė e strukturuar nga melodi tėrheqėse, ritme dhe tekste tėrheqėse qė shpesh trajtojnė tema si dashuria apo jeta e pėrditshme.

    Tashmė dyshja do tė bėhet gati pėr tė pėrfaqėsuar vendin tonė nė Festivalin Europian tė kėngės. Eurovizion 2025 do tė mbahet nė Bazel tė Zvicrės.

    Nė rrjet tė shumtė kanė qenė personazhet VIP qė kanė mbėshtetur grupin e ri muzikor si dhe produksionin e tyre. E duket se kėtė herė, vota e publikut, ėshtė pėrkthyer nė njė fitore tė garantuar pėr Kolėn dhe Beatriēėn, qė tashmė i ėshtė besuar edhe pėrgjegjėsia pėr ta ēuar “Zjerm” nė Eurovision.


    / Gazeta Panorama

    https://www.panorama.com.al/nga-emig...e-ne-repertor/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-12-2024 mė 10:51

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike

    "Shkodra Elektronike" merr edhe Ēmimin e Kritikės.


    Nė Festivalin e Kėngės nė Radiotelevizionin Shqiptar tė 63-tė janė ndarė dy ēmime tė rėndėsishme nga Juria, ai i Kritikės dhe ai i Tekstit mė tė Mirė.

    Ēmimi i Kritikės e fiton "Shkodra Elektronike", tė cilėt janė edhe autorė tė muzikės, tekstit dhe orkestrimit tė kėngės "Zjerm".

    Ēmimi i Kritikės ėshtė njė shpėrblim pėr artistėt qė janė vlerėsuar nga paneli i kritikėve tė muzikės pėr cilėsinė e interpretimit, kompozicionit, dhe performancės sė tyre.

    Ky ēmim vlerėson artistin pėr kontributin e tij nė art dhe muzikė, duke e nxjerrė pėrpara pėr aftėsitė e tij profesionale dhe pėrkushtimin nė muzikė.


    https://festivali.rtsh.al/artikull/-...in-me-te-mire-

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike



    Fitues tė Fest 63, “Shkodra Elektronike” rrėfehet nė podcast me kryeministrin Rama

    28 Dhjetor 2024
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-12-2024 mė 11:31

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,753

    Pėr: Shkodra Elektronike



    Shkodra Elektronike - Zjerm | Albania | Piano Cover | Eurovision 2025

    Publikuar: 15 Dhjetor 2024

    Composer : Beatriēe Gjergji - Lyricists: Beatriēe Gjergji, Lekė Gjeloshi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-12-2024 mė 11:36

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkodra
    Nga alproud nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2022, 08:18
  2. Pershendetje nga shkodra
    Nga Ilda17 nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-06-2015, 15:19
  3. Ju pershendes nga shkodra
    Nga kristjan95 nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-03-2015, 08:08
  4. Foto nga Shkodra
    Nga Ryder nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 244
    Postimi i Fundit: 27-05-2012, 11:03
  5. Shkodra dhe Jozi..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 14:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •