Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Bashkimi Evropian bllokon mandarinat shqiptare: Kanë pesticide të rrezikshme për shëndetin

    BE bllokon mandarinat shqiptare, kthehen kamionët: Kanë pesticide të rrezikshme



    Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) ka ngritur alarmin për mandarinat me origjinë nga Shqipëria, pasi kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet. Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Europian, paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.

    Çfarë janë chlorpyrifos dhe phosmet?


    Chlorpyrifos është një pesticid i ndaluar në BE që nga viti 2020, pasi shkakton dëmtime të rënda në trurin e fëmijëve, sistemin nervor dhe endokrin, si dhe rrit rrezikun për kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.

    Phosmet, gjithashtu i ndaluar, është toksik dhe ndikon në funksionimin normal të trupit të njeriut.

    Sipas raportimeve të RASFF Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, kanë refuzuar kamionët me mandarina me origjinë nga Shqipëria pas analizave të kryera.

    Rastet e evidentuara:

    - 29 nëntor 2024: Mbetje Chlorpyrifos u zbuluan në një ngarkesë mandarinash në Kroaci.

    - 11 dhjetor 2024: Phosmet u identifikua në një tjetër ngarkesë në Kroaci.

    - 11 dhjetor 2024: Një tjetër ngarkesë me mbetje Chlorpyrifos u bllokua nga Kroacia, me destinacion të mëtejshëm Italinë dhe Republikën Çeke.

    Ngarkesat e testuara rezultuan me mbetje të pesticideve 3 deri në 12 herë më të larta se kufiri i lejuar nga rregulloret e BE-së, të ndryshuara në shtator 2023. Situata ka shkaktuar shqetësim në tregjet europiane, ku ngarkesat u refuzuan menjëherë.

    Pavarësisht alarmeve të konfirmuara nga Komisioni Europian, Ministria e Bujqësisë në Shqipëri nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi sigurinë e këtyre produkteve, as për tërheqjen apo asgjësimin e tyre nga tregu vendas.

    Emri:  3-2.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  22.2 KB

    Emri:  2-2.jpg

Shikime: 401

Madhësia:  22.1 KB

    Emri:  1-4.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  21.8 KB

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bashkimi Evropian bllokon mandarinat shqiptare: Kanë pesticide të rrezikshme për shëndetin

    Bllokimi i mandarinave me pesticide të rrezikshme, reagon Ministria e Bujqësisë

    Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) ka ngritur alarmin për mandarinat me origjinë nga Shqipëria, pasi kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet. Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Europian, paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.

    Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Bujqësisë e cila sqaron se bëhet fjalë për tre ngarkesa me mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier.

    “Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë Fshati Gorican, Bashkia Dimal, Qarku Berat dhe Fshati Mursi, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë. Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik me Nr. 24112916.001, në datën 14.11.2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve.

    Ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në Qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit. Kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces ne kuadër të vetë kontrollit.

    Ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Republikën e Shqipërisë. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize.

    Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte për Mbrojtjen e Bimëve të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.

    Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë Institucioneve Ligjzbatuese”, thuhet në reagimi e Ministrisë së Bujqësisë.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bashkimi Evropian bllokon mandarinat shqiptare: Kanë pesticide të rrezikshme për shëndetin

    Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, po bëhen teste laboratorike



    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar se po monitoron situatën lidhur me ngarkesat e mandarinave që vijnë nga Shqipëria, pas ngritjes së alarmin për praninë e pesticideve mbi nivelet e lejuara në këtë frut. Ky shqetësim ka ardhur pas njoftimeve të dërguara nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, i cili ka tërhequr vëmendjen për këtë problem.

    AUV njoftoi se ka shtuar masat e kontrollit dhe do të marrë mostra nga ngarkesat e mandarinave për testime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse produkti ka nivele të larta pesticideje.

    “AUV ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë, pas njoftimeve të dërguara nga RASFF për praninë e pesticideve mbi nivelet e lejuara,” thuhet në njoftimin e Agjencisë.

    AUV thekson se Kosova nuk është e përfshirë në njoftimet e RASFF, por institucionet vendase po veprojnë për të eliminuar dyshimet e ngritura për praninë e pesticideve. “Synimi ynë kryesor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe konsumatorëve. Deri tani, nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi këto produkte,” tha AUV.

    Kujtojmë se Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore ngriti alarmin për mandarinat me origjinë nga Shqipëria, pasi rezultuan me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet. Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Europian, paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.

    Sipas raportimeve të RASFF Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, kanë refuzuar kamionët me mandarina me origjinë nga Shqipëria pas analizave të kryera.

    Ngarkesat e testuara rezultuan me mbetje të pesticideve 3 deri në 12 herë më të larta se kufiri i lejuar nga rregulloret e BE-së, të ndryshuara në shtator 2023.

    Çfarë janë chlorpyrifos dhe phosmet?

    - Chlorpyrifos është një pesticid i ndaluar në BE që nga viti 2020, pasi shkakton dëmtime të rënda në trurin e fëmijëve, sistemin nervor dhe endokrin, si dhe rrit rrezikun për kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.

    - Phosmet, gjithashtu i ndaluar, është toksik dhe ndikon në funksionimin normal të trupit të njeriut.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2024, 16:23
  2. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-07-2024, 22:20
  3. Britania e Madhe voton per dalje nga Bashkimi Evropian - Kameron jep doreheqje
    Nga mesia4ever në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 06:44
  4. SHBA dhe Bashkimi Evropian gati “planin B”, për Kosovën
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 19-06-2007, 16:49
  5. Bashkimi Evropian zgjerohet drejt Lindjes
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2004, 02:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •