Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Talenti i futbollit Edon Zhegrova, shqiptari nga Kosova që po çmend Francën

    Edon Zhegrova, kosovari që po çmend Francën

    Emri:  edon-zhegrova.jpg

Shikime: 297

Madhësia:  37.9 KB

    Fatkeqësisht goditja e mrekullueshme që përfundoi në rrjetë nuk i dha dot Lille, qoftë edhe një pikë të vetme, kundër mostrave të shenjta të Paris Saint Germain. Por për Edon Zhegrovën, ai përbën një sukses personal. Sulmuesi i skuadrës franceze nuk po ndalet së shënuari, duke e bërë këtë kundër Fenerbaçes të Murinjos dhe Sllaviës së Pragës. Këto gola e bënë Lille skuadrën e arë franceze që pas 20 vjetësh që arrinë të lutet në Ligën e kampioneve duke i mposhtur të gjithë në turet paraeleminatore. Edoni e ka shënuar emrin e tij në këtë sukses. Ai sot numërohet si njëri prej sulmuesve më të mirë të Ligue 1, aq sa revista franceze e përtremuajshme “Football Magazine”, i ka kushtuar atij një portret, ku nuk harron të kujtojë se ai ka një talent tjetër në familje, të motrën këngëtare, Valëzën. Lapsi.ala po e përkthen atë për ti’u njohur me njërin nga futbollistet shqiptarë më në formë të momentit.

    Edon Zhegrova nuk është një lojtar i zakonshëm. Lindur 25 vjet më parë në Gjermani nga prindër kosovarë , ai u rrit me një top futbolli në këmbët e tij. Trajektorja e tij, e shenjuar nga kalimet në disa klube të të rinjve në Belgjikë dhe Kosovë, ra në sy për herë të parë në Zvicër, me FC Basel, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen e rekrutuesve evropianë.

    Sulmuesi kosovar mbërriti në Lille në Janar 2022, ku nuk humbi kohë për të treguar shkallën e talentit të vet. “Ai është një lojtar
    i jashtëzakonshëm, i aftë për të bërë një ndryshim në çdo kohë”, thotë Jocelyn Gourvennec, ish-trajneri i tij tek LOSC.

    Ç’do të kish thënë ai shumë më vonë kur Zhegrova u nominua në mesin e pesë pretendentëve për titullin e lojtarit më të mirë në kampionatit francez për sezonin 2023/2024? Me 6 gola dhe 6 asiste në Ligue 1, ai ishte një prej ojtarëve më me ndikim tek Lille.

    Por, gjithësesi, këto shifra nuk reflektojnë me drejtësi të plotë ndikimin e tij në fushë. Zhegrova shpeshherë është detonatori i veprimeve të Lille, i aftë të destabilizojë çdo mbrojtje me driblimet dhe sprintet e tij rrufe.

    Mesatarisht ai realizon 4.1 driblime për ndeshje, statistikë që e vendos atë ndër dribluesit më të mirë të kampionatit. Saktësia e tij në krosime dhe pasime të gjata u krijon mundësi të shumta shënimi
    shokëve e tij të skuadrës. “Ai e ka këtë aftësi të rrallë për të parë hapësira që askush tjetër nuk i sheh,” shpjegon Benjamin André, kapiteni të LOSC.

    Kundërshtarët janë gjithashtu vazhdimisht në alarm para se të përballen me të. Ashtu si Anthony Lopes, ish portieri i Lyon: “Edoni është një lojtar i frikshëm. Në si portierë, duhet të jemi gjithmonë
    shumë të vëmendshëm kur ai ka topin. Aftësia që ai ka për të
    goditur nga distanca dhe driblimi në hapësira të ngushta e bën atë shumë të rrezikshëm.”

    Shoku i tij i skuadrës te Lyon Maxence Caqueret ka të njëjtën përshtypje: “Konfrontimi me Zhegrovën është gjithmonë sfidë. Ai ka një kontroll të tillë të topit dhe një vizion loje që e bëjnë atë të paparashikueshëm. Duhet të jesh vazhdimisht i përqendruar për të mos u habitur nga driblimi ose pasimi i tij”.

    Përtej saj cilësive teknike, sulmuesi kosovar ka fituar aftësinë për t’u bërë lider jo vetëm brenda, por dhe jashtë fushës. Në moshën 25-vjeçare, ai nuk heziton të marrë përgjegjësi në momente vendimtare.

    Përparimi i tij i shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet kombëtare. Në ekipin e Kosovës, ai luan një rol të rëndësishëm. Me numrin 10 mbi shpinë ai numëron tashmë 34 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. “Zhegrova është një pasuri e madhe për ekipin tonë.
    shpjegon Vladimir Petkoviq, trajner i kombëtares së Kosovës. Nuhatja e tij dhe inteligjenca në lojë e bëjnë atë një lojtar kyç.
    Ai është në gjendje të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje i vetëm, gjë që është një avantazh i madh për ne”.

    E ardhmja duket e ndritur për Edonin Zhegrovën. Nëse forma e tij vazhdon të jëtë e njëjtë ai mund të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane. Ai e ka këtë synim. Që në fund të kampionatit të shkuar ai deklaronte për mediat e Kosovës: “Besoj
    që e kam dhënë më të mirën time me Lille dhe ka ardhur koha për t’u larguar në një klub më të madh”. Kësaj deklarata të moderuar iu përgjigj në mënyrë kundërshtuese Presidenti i Lille Olivier Létang: “Edoni është një lojtar i talentuar dhe unë i kam thënë atij se vjet zhvilloi një sezon interesant. Por, për të shkuar në një klub të madh, duhet qëndrueshmëri.” Dhe bosi i skuadrës nordike i lëshoi një sfidë: “Ai është një djalë që ka potencialin të arrijëë një sezon me në 15 ose 20 gola dhe me 15 ose 20 pasa decizive. Dhe, në këtë në atë pikë, në fakt, ai do të jetë në gjendje të largohet nga LOSC. Nuk duhet të harrojmë se LOSC është një klub i madh”. Edon Zegrova po i përgjigjet sfidës. Ai ka shënuar kundër Fenerbaçes, Sllaviës së Pragës dhe të dielën e fundit kundër PSG.

    Burimi: Football Magazine, perktheu T. Çela, lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Talenti i futbollit Edon Zhegrova, shqiptari nga Kosova që po çmend Francën

    Portret/ Gazeta franceze në gjurmët e Zhegrovës në Prishtinë

    Rrugetimi i Edonit nga Kosova drejt Ligës së Kampioneve

    Emri:  zhegrova-Lequipe-750x375.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  35.9 KB

    E përditshmja më e madhe franceze “L’equipe” i ka bërë një portret të gjatë sulmuesit shqiptar që po shkëlqen në kampionatin vendas me Lille. Dy të dërguarit e saj specialë gazetari François Verdenet dhe fotografi Franck Faugère kanë udhëttuar drejt Prishtinës për të ndjekur hartën e rrugës së Edon Zhgrovës nga një refugjat i lindur në Gjermani, tek futbollisti që nga mosha 2 deri në 15 vjeç u formua në Kosovën e pasluftës. Lapsi.al po e sjell në shqip këtë atrikull për një nga lojtarët shqiptarë më në formë të këtij momenti.

    Nga të dërguarit specialë Teksti: François Verdenet, Fotot: Franck Faugère

    PRISHTINË – Kur kjo anekdotë u arrin në vesh, Agimi dhe Artani nuk mund ta ndalin buzëqeshjen, kur u trgon historinë e mëposhtme. Ngaqë Edon Zhegrova i mërziste bashkëlojtarët e tij te Lille duke u folur vazhdimisht për Kosovën, atë vendosën ta gjobisnin atë me nga 5 euro çdo herë që ai përmendte emrin e vendit të tij

    Ai supozohet të ketë humbur shumë para në dhomën e zhveshjes së LOSC-së (Lille-shënim i Lapsi.al) duke mos ndalur së bëri këtë. Aq krenar ndihet Edoni për origjinën e tij dardane sa arrin ta shesë Prishtinën si “Miami”. Agimi dhe Artani, të dy trajnerë të KF Flamurtarit, qeshin edhe më shumë me këtë krahasim, ndërsa ulen në tribunën e vjetër prej druri të stadiumit të klubit të tyre të përjetshëm. Lagjja me kazanët e mbeturinave që derdhen në trotuar, telat elektrikë që prekin asfaltin dhe fasadat e rrënuara nuk ka asnjë lidhje me Floridën. Në horizont, kodra e Taslixhës të kujton një prej favelave braziliane.

    Vendi ende ruan shenjat e një konflikti që përfundoi një çerek shekulli më parë, por që vazhdon të shenjojë qytetin dhe mendjet e njerëzve. Pikërisht këtu u rrit që prej moshës 2 vjeçare, Edon Zhegrova, pranë prindërve të tij, Lulzim dhe Sanije, motrës Valza dhe vëllait të vogël Erblin, kur ata u kthyen nga Gjermania.
    Edoni ka lindur më 31 mars 1999 në Herford, në Nordrhein-ëestfalen, duke u bërë, si shumë bashkatdhetarë të tij, një fëmijë i mërgimit. Pas kthimit, familja Zhegrova jetoi në shtëpinë e trashëguar familjare, së bashku me gjyshërit dhe kushërinjtë.

    Emri:  zhegrova-lequipe-1.jpg

Shikime: 259

Madhësia:  33.8 KB

    “Babai i tij kishte marrë një post si roje burgu,” – tregon Agim Hoxha (foto ketu lart), një nga trajnerët e tij të parë te Flamurtari.

    “Edoni filloi të luante futboll në rrugë. Ai erdhi në klub rreth moshës 6 vjeç. Zbriste i vetëm dhe qëndronte shpesh deri natën. Ai ishte tashmë mbi nivelin e të tjerëve. Vëllai i tij, i cili është një vit më i vogël, iu bashkua më vonë. Erblini ishte gjithashtu një lojtar i mirë, por mbrojtës. Ai ishte më fizik dhe shpesh përdorte forcë, por Edoni gjithmonë ia dilte me teknikën e tij. Ai i mahniste të gjithë me driblimet e tij. Ishte i vetmi lojtar që nuk merrte udhëzime”.

    Aktualisht me statusin e njërit prej arbitrave më të rinj të Superligës kosovare, Rrezart Hasani, zbret një kornizë të vjetër nga muri i zyrës. Ai ka qenë një ish-mbrojtës i djathtë, kampion i Kosovës për kategorinë U13 gjatë sezonit 2011-2012 ku Zhegrova kish filluar të shkëlqente. Flamurtari kishte mposhtur Kosovën e Vushtrrisë me 3 gola nga ylli vendas, më 12 qershor 2012, në finale (4-1).

    “Unë luaja pas tij dhe isha i detyruar të mbuloja hapësirat,” qesh ish-shoku i skuadrës. “Ai nuk dinte të mbronte! Por askujt nuk i interesonte sepse Edoni dinte të fitonte ndeshjet. Ti i jepje topin dhe nuk e shihje më. Ne argëtoheshim shumë me të. Ishte shumë shakaxhi. I pëlqente jeta, topi shumë, por jo dhe aq shkolla!

    Gjatë shtatë sezoneve të tij te KF Flamurtari – një klub ikonë në Kosovë që nuk iu nënshtrua kurrë serbëve gjatë luftës dhe që mban ngjyrat kuqezi për besnikërinë ndaj Shqipërisë – Zhegrova u trajtua me shumë kujdes nga të gjithë. Familja e tij nuk kishte shumë euro, të cilat sapo kishin zëvendësuar markat gjermane si valutë lokale.

    “Ne i ofronim licencën dhe disa veshje sportive sepse ishte shumë i talentuar,” kujton Artan Bytyqi, përgjegjësi i shkollës së futbollit. “Mbaj mend që ndonjëherë luante me dy këpucë të ndryshme të ripërdorura. Ne gjithmonë i kushtonim shumë vëmendje. Ishte pak si maskota dhe krenaria jonë. Ai kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm. Agim Hasani, trajneri i ekipit tonë të parë, ndonjëherë e merrte në stërvitjet e të rriturve ndërkohë që ai sapo kishte hyrë në adoleshencë!”

    Nuk e kaloi te AC Milan për shkak të vizës

    Sulmuesi i dobët, me fytyrën ëngjëlli, ishte djalli i vogël i rrugëve me asfalt të Prishtinës. Reputacioni i tij ishte përhapur në të gjitha rrugicat e kryeqytetit, me rreth 230,000 banorë. Ky reputacion nuk vonoi të kapërcente kufijtë.

    “Një ditë të vitit 2012, Edoni erdhi në stërvitje duke qarë”, kujton Agim Hoxha. “Sapo kishte mësuar që AC Milan po organizonte një përzgjedhje në Prishtinë dhe ai nuk ishte regjistruar. E mora për dore dhe bëmë 3 kilometra në këmbë për të arritur aty në momentin e fundit. Ai mori jelekun e fundit… dhe doli i pari përpara më shumë se 300 fëmijëve! AC Milan e ftoi për një javë në Itali.”

    Ky udhëtim i parë jashtë kufijve të Kosovës si futbollist e shenjoi shumë yllin e ardhshëm.

    “Kur fitova, nëna ime kishte lot gëzimi në sy,” kujton sulmuesi i Lille-s. “E përjetova atë provë si një ëndërr fëmijërie. Shkova në San Siro për të parë një ndeshje kundër Chievo Veronës. Takova brazilianin Pato. Bëmë disa foto. Ajo javë mbetet një moment shumë i rëndësishëm”.
    Por supertalenti nuk mundi të transferohej në Itali. Vizat nuk për të dalë nga Kosova, e cila mbetej një lloj “toke askujt” në hartën e Europës nuk jepeshin kollaj.

    Edoni, ende adoleshent, vazhdonte të luante me argëtim dhe nuk e shihte futbollin si një profesion. Ai u transferua te FC Prishtina, që atëherë ishte referenca kryesore në futbollin kosovar.

    “Unë i thashë trajnerit ta merrte,” thotë Muhamet Pajaziti (27 vjeç), një mik i tij që sot ka ngritur një biznes xhamash dhe pasurish të paluajtshme në Prishtinë. “Banoja në lagjen fqinje, në Kolovicë. Ishte 10 minuta larg shtëpisë së Edonit, i cili shpesh vinte të hante tek unë para ndeshjeve. Edhe sot është shumë mirënjohës për atë periudhë me familjen time. Ne kishim një kosh basketbolli në oborr dhe luanim me shokët. Por Edoni gjithmonë donte të ndryshonte rregullat që të shënonim me këmbë! Ishte teknikisht mbresëlënës. Ai shpesh ishte i tejkualifikuar te FC Prishtina. Mbaj mend një ndeshje që fituam 10-1. Ai shënoi tetë gola. Shpesh më thoshte që një ditë do të luante për Barcelonën. Ishte adhurues i Lionel Messit.”

    Gazmend Haliti e ndihmoi të kalonte një nivel më lart, me ekipin U15 të FC Prishtinës duke fituar edhe një tjetër titull kombëtar.
    “E vetmja gjë që i kam dhënë është disiplina taktike” – thotë me modesti ai që e trajnoi Zhegrovën nga mosha 13 deri në 15 vjeç, para se ai të largohej për në Belgjikë. “Edoni gjithmonë bënte atë që donte. Ishim të detyruar t’i jepnim liri të plotë në lojë. Ai është një talent i lindur, por një dashamirës i vërtetë i futbollit. Ai vinte një orë para stërvitjeve për të bërë ushtrime shtesë. Ndonjëherë ai jep përshtypjen e një çunaku të relaksuar ose pak arrogant, por në të vërtetë ishte një fëmijë punëtor dhe me respekt. FC Prishtina ishte klubi më i madh në vend, me shumë konkurrencë, por ishte i pari që vendosja në listën e formacionit. E dallova menjëherë kapacitetin e tij për të arritur nivelet më të larta.”

    Adoleshenti vazhdonte të mahniste, skautët e huaj filluan të interesoheshin për të, por talenti i Balllkanit mbetej i penalizuar nga mbyllja e kufijve. Kosova, kjo “copëz” e vogël, nuk ishte ende e njohur nga UEFA dhe FIFA. Ajo u bë pjesë e këtyre organizatave vetëm në vitin 2016, falë punës së Fadil Vokrrit, një ish-sulmues i përfaqësueses jugosllave, i kthyer në legjendë kosovare dhe president i Federatës deri në vdekjen e tij në qershor 2018.
    “Atëherë, djemtë si Edoni mund të shkonin nëpër turne vëtëm në Shqipëri,” kujton Gramoz Vokrri, djali i ish-drejtuesit, që tashmë është mik i ngushtë i futbollistit që numëron 42 paraqitje dhe 5 gola për kombëtaren e Kosovës. “Edoni madje për pak do të luante për Shqipërinë. Ai gjithashtu mund të përfaqësonte Gjermaninë, ku kishte lindur, apo Belgjikën, ku u transferua më vonë te Standard Liège, Saint-Trond dhe KRC Genk. Por ishte babai im ai që e bindi të priste ftesën nga Kosova. Ai u thirr për herë të parë për një ndeshje miqësore kundër Madagaskarit, në mars 2018, në Franconville (Val-d’Oise), pranë Parisit. Fituam 1-0… dhe ishte ai që shënoi golin.”

    Fenomeni kosovar kishte nisur karrierën. Shumë larg rrugëve të rrënuara të Taslixhës, ku sot hasen fëmijë të shumtë me fanellat e LOSC mbi supe.

    Për L’equipe François Verdenet & Franck Faugère/ Përktheu T. Çela/Lapsi.al

Tema të Ngjashme

  1. Claydee Lupa-shqiptari qe po cmend adhuruesit e housit ne Greqi
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2024, 21:58
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 16:16
  3. Edon Kuqi: Fundi i Ramës
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 14-11-2016, 07:42
  4. Suedi: Arrestohet shqiptari me origjinë nga Kosova
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 19-05-2010, 15:19
  5. Kosova organizatore e Kampionatit Evropian të Futbollit me Robotë
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 17:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •