Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    Arta Marku i kthen 50 milion eurot e sekuestruara mikut të Veliajt

    Emri:  Screenshot-2024-07-30-at-8.28.00 PM-2-1024x634.jpg

Shikime: 892

Madhësia:  36.1 KB

    Me kërkesë të prokurores së Apelit, Arta Marku është prishur sekuestro e 50 milion eurove që iu bllokuan një grupi personash mes të cilëve, Eman Abule një shtetas nga Belgjika, mik me Erjon Veliajn, Kristian Boçi, një personazh i njohur në rrjetet sociale si sponsor i boksierëve të ndryshëm dhe Vladimir Avrami, konsull nderi i vendit tonë në Qipro.

    Pasuritë që përbënin disa kompani, apartamente dhe biznese dyshohet se ishin krijuar përmes pastrimit të parave, por Gjykata e Apelit e ka kthyer vendimin në Shkallën e parë me kërkesë të prokurores Arta Marku.

    Në njoftim theksohet se:

    Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Hetimore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është referuar materiali kallëzues për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit me iniciale E. A.

    Në vijim të veprimeve procedurale Prokuroria, referuar nenit 274 e vijues të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesën me objekt:

    -Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 7 (shtatë) shoqëritë tregtare, me administaror shtetasin me iniciale E. A.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e shoqërisë “F……” sh.p.k.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 2 (dy) shoqëritë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetases me iniciale M. N.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 1 (një) shoqëri tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale V. A.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 5 (pesë) shoqërtë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 3 (tre) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasve me iniciale E. A dhe M. N.
    – Vendosja e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:
    – Shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A si dhe 14 (katërmbëdhjetë) shoqërive tregtare.

    Në përfundim, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë 27.06.2024, ka vendosur:

    1. Pranimin e kërkesës sipas objektit.

    Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra nga shtetasit me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

    Në përfundim të gjykimit, përfaqësuesit ligjor të shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, kërkuan:
    – Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

    Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj.Arta Marku, kërkoi:

    – Prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale.

    Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:

    – Prishjen e vendimit datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim ne po atë gjykatë me tjetër përbërje të trupit gjykues.
    Tiranë, më 30.07.2024.

    LAPSI

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    ‘SPAK nuk ka dashur të shohi provat për Veliajn’/ Gazetarja: Ndërtuesit dridheshin para skuadrës së Mërtirit e Zotos

    Emri:  auto_2wghbsdn1738875299.jpg

Shikime: 800

Madhësia:  38.7 KB

    Gazetarja Ola Xama, ka folur për hetimet që zhvillohen ndaj Erion Veliajt nga SPAK.

    E ftuar në "Të Paekspozuarit", Xama tha se hetimet duket se janë zbehur, ndërkohë që për rastin e aferës së inceneratorit, që përfshin aferën me dherat, SPAK nuk ka dashur të shohë provat dhe të hetojë, pasi të dhënat tregojnë lidhje të qarta mes Mërtirit, Zotos dhe Bashkisë së Tiranës, që kanë qenë në koordinim të plotë për këtë aferë.

    Xama: U duk që hetimet e SPAK lidhur me pasurinë e zotit Veliaj ishin intensive që pas kontrolleve të datës 6 dhjetor. Pamë një janar shumë të vrullshëm, ku çdo ditë paraqitej në SPAK një person i lidhur me Veliajn. Shohim se ka një zbehje. Por unë jam kundër hetimit të individit si emër. Jam gjithmonë pro hetimit të veprave korruptive që sjellin dëme kolosale për buxhetin e taksapaguesve.

    Këtu dua të ndalem te inceneratori. Afera me dherat në Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me pronarët de jure dhe de facto, Mërtiri dhe Zoto, e implikon kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve konfidenciale, kam parë dokumenta që e vërtetojnë, ishte ngritur një njësi e posaçme që identifikonte çdo leje ndërtimi dhe çdo gropë pallati që hapej në territorin e Bashkisë së Tiranës. Kur nuk lidhej akt marrëveshje me Integrated Energy, skuadra e Mërtirit dhe Zotos, njoftonin Bashkinë për të shkuar dhe për të gjobitur ndërtuesit. Bëhet fjalë për ndërtues shumë të rëndësishëm që dridheshin para kësaj skuadre që operonte si në një shtet më vete, me çmime të vendosura të dherave sipas interesave të Mërtirit dhe Zotos, me bekimin e Bashkisë së Tiranës.

    Ajo që implikon më tej Veliajn, është se kompania Igor Electric, merrte tarifa të diferencuara. Çdo gjë ishte e organizuar, të gjitha fijet të çojnë te kryetari i Bashkisë së Tiranës. U bënë katër vjet. Nuk mund të ndodhte pa një koordinim nga lart. SPAK refuzon të shohë provat dhe të hetojë.

    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    ‘U pre kasaforta me gur fresibël, na krijuan idenë se Veliaj ishte…’/ Lala: SPAK të vendosë për Veliajn!

    Emri:  auto_92qwgabsd1738873853.jpg

Shikime: 801

Madhësia:  38.9 KB

    Gazetarja Klodiana Lala e konsideron të paarsyeshme vonesën e SPAK në marrjen e një vendimi lidhur me hetimet që janë kryer ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

    Lala tha se veprimet e SPAK krijonin idenë se Veliaj ishte në "zgrip", por tashmë SPAK nuk ka asnjë përfundim për këto hetime.

    "Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj u janë drejtuar Gjykatës së Lartë dhe kundërshtojnë kontrollet e bizneseve të tyre, Arbër Veliaj edhe të banesës. Pretendojnë se provat që ka grumbulluar SPAK nga kqyrja e telefonave të konsiderohen të paligjshme. GJL duhet ta shqyrtojë në një kohë të shpejtë. SPAK nuk e ka zbatuar të plotë vendimin për Arbër Veliaj, pasi ishte urdhëruar sekuestrimi i telefonit, por ai ka qenë jashtë vendit.

    Shqipëria është përpara fushatës zgjedhore, në rastin e Veliajt, SPAK duhet të marrë vendim përfundimtar, nëse do të ketë masë sigurie apo do të pushojë çështjen. Duket sikur kontrollet e befta, sigurisht që duke zgjatur në këtë mënyrë, ne mediave na lënë të drejtën të dyshojmë se diçka po ndodh. Pra SPAK duhet të pëfundojë hetimet dhe të dalë në konkluzion.

    Mënyra se si veproi SPAK, duke shkuar deri te sekuestrimi i veshjeve të zonjës Xoxa, u la të kuptohej se kishte hetim që Veliaj ishte në zgrip. Fakti që shkohet në një apartament që pretendohet se përdoret nga zonja Xoxa, prehet me gur fresibël kasaforta, etj, pra derisa ka një perceptim të lartë se ka dyshime të arsyeshme se Veliaj ka kryer veprat penale, SPAK është i detyruar që brenda një kohe të arsyeshme të japë përgjigje. SPAK nuk mund ti kalojë në kalenda greke, këtë qëndrim kam mbajtur edhe për zotin Berisha dhe Meta. Hetimet e zgjatura, nuk preferohen për askënd", tha Lala.

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2024, 11:09
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2024, 15:18
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-11-2023, 15:33
  4. Unaza e Re/ Televizionet nën çizmen e Erion Veliajt
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2018, 20:54
  5. Rrembimi i Griselda Roshit zbulohet letra e Erion Veliajt per SHBA e BE
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •