C'behet ne Shqiperi..
Vapa i luan nga fiqiri disa..
Ja gazeta sotme c'thote..
........................
Tritol shtylles elektrike, krimi pa autore
Nje sasi e madhe eksplozivi ka demtuar dje nje shtylle te tensionit te larte ne fshatin Luz te zones se Fushe-Krujes. Sipas burimeve policore, eksplozivi eshte vendosur prane njeres kembe te shtylles dhe, pasi ka shperthyer, e ka demtuar ate. Por, shtylla nuk eshte rrezuar dhe, per fat te mire, nuk solli nderprerje ne transportin e energjise elektrike. Deri tani, autoret e ketij akti mbeten ende te panjohur. Burimet policore bejne te ditur se specialistet e anti-terrorit dhe krimeve te renda te Drejtorise se Policise se Durresit u derguan ne vendngjarje. Ne zbulimin e autoreve dhe zbardhjen e kesaj ngjarje kane shkuar edhe punonjesit e Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH). Shperthimi ka ndodhur ne mengjesin e djeshem, rreth ores 9:00, por mbetet mister koha e vendosjes se eksplozivit. Nderkohe, mesohet se uniformat blu kane bere disa shoqerime dhe kane marre ne pyetje banore te zonave perreth.
A.Hoxha
Hajdutet e pusetave
Mungesa ogurzeze e 5-vjecarit Nikolla Zguri ne oret e mbremjes te se henes, jo vetem familjes se tij por, edhe policise i krijoi dyshimin se femija mund te ishte rrembyer si peng. Opinionit korcar qe ndoqi njoftimin me titra ne nje televizion lokal, ne oret e nates gjithashtu. Raste te koheve te fundit si ai i vrasjes se biznesmenit Florian Vila, i rrembimit te Klajdi Shehut (edhe ky nga nje familje biznesmenesh) rrufeshem ngjallen friken se mos krimi i pengmarrjes goditi edhe ne Korce. Ne keto rrethana, i takoi policise te organizonte sherbime te shumta, me kontrolle ne te gjithe qytetin, e ndoshta edhe mepersona te shoqeruar ne komisariat. Ndodhi, qe aty nga ora 01.00 e se martes, fale edhe ndihmes se dy femijeve te lagjes, vogelushi Nikolla Zguri u gjend. Nuk ishte i braktisur nga rrembyesit, por i rrezuar ne nje pusete 2 metra e gjysem te thelle, mbi ujin e ndotur qe edhe i shpetoi jeten sepse i amortizoi renien ne grope. Femija u gjend pa ndjenja dhe me shembje ne trup, por pas nje terapie intensive ne spitalin e Korces u permiresua dheu kthye ne shtepi duke qetesuar me ne fund familjen e tij. Krimi i rrembimit per qellime fitimi me ane te gjobave vertet nuk kercenoi qytetin e Korces, por ngjarja alarmante e ndodhur me nje femije tregoi se kercenon krimi i indiferences. Ne lagjen 4 te qytetit ku banon edhe familja Zguri, pak kohe me pare u asfaltua rruga, por ky investim u shoqerua nga vjedhja e kapakeve te pusetave dhe nje e tille u zhduk duke rrezikuar edhe zhdukjen e nje femije 5-vjecar. Nje pusete e hapur ndihet mu ne hyrje te shtepise se lindjes, aty ku cdo dite gra shtazana apo qe kane lindur kalojneme peshen e nenes. Kalojne edhe familjare te tyre dhe kalimtare te tjere te rastit, gjithnje me ndjesine e keqe te nje grope te hapur varri. Ketu ndoshta nuk i ka qelluar te kalojne (s'eshte e thenete rrezohen) drejtuesit e pushtetit vendor, tek veshi i te cileve ka arritur disa here paralajmerimi per rrezikun qe sjellin pusetate hapura. Fatmiresisht, femija 5-vjecar mbijetoi nga rrezimi nenje pusete te pambyllur, por kjo nuk e lehteson aspak kompleksin e fajit, pergjegjesine apo indiferencen e deritanishme perballe mungesave te tilla ne dukje te vogla qe kushtojne me jete. Tek e fundit, krimi i pengmarrjes dhe indiferenca kriminale, nuk ndryshojne shume, pavaresisht nga buja apo heshtja qe ishoqeron, kur bilanci tragjik eshte humbja e nje jete njeriu. G.Ashimi/ATSH
............
Trimi nga Gramshi.
Pranga, theri kusheririn me thike
Nje 44 vjecar ther me thike kusheririn dhe me pas arrestohet. Ne grindje e siper, Adil Coniku 44 vjec, banues ne qytetin e Gramshit, plagosi me thike kusheririn e tij 40 vjecar Edmodn Coniku, duke i shkaktuar plage te renda ne trup. Burime zyrtare te policise se Gramshit, thane se viktima u dergua me urgjence ne spitalin vendor ku ndodhet ne gjendje mjaft te rende dhe ne rrezik per jeten. Ndersa pas disa oresh, u be i mundur ndalimi i te dyshuarit Adil Coniku i cili, mendohet se e kreu aktin e plagosjes se kusheririt, ne grindje e siper per motive te dobeta.
------------
E shkreta talibane nga shati topojane...kulmi..
.......
E sheh djali duke u puthur me burrin, vret veten
Nje vetevrasje e pazakonte ne Elbasan. Nje grua 26 vjecare ka gjetur fundin tragjik pak pasi u vetehelmua me vofotoks te cilin e gelltiti menjehere pasi i biri 5 vjecar, e pikasi duke u puthur ne buze me bashkeshortin. Ngjarja tronditese ndodhi mbremjen e se henes ne oren 19.0 ne fshatin Topojan te Elbasanit. Bukurije Plaka 26 vjece, banuese ne kete fshat, ishte ne banesen e saj bashke me te shoqin dhe femijet. Ne nje moment intim, ajo eshte perqafuar me te shoqin pese vjet me i madh, me te cilin kishte dhe nje djale pese vjecar. Por ne kete moment, ajo eshte puthur ne buze me te shoqin dhe ne kete e siper, eshte pare nga djali i vogel. Ky ishte ne kembe perpara tyre dhe ka pare per pak caste, skenen normale te puthjes mes dy bashkeshorteve te ligjshem, prinder te tij. Por nena e tmerruar nuk ka dashur t'ia fale vetes nje gje te tille. Ajo ne gjendje teper te trishtuar per faktin qe eshte pare duke u puthur ne buze nga djali i saj i vogel, ka marre nje doze vofotoksi dhe e ka gelltitur duke i dhene fund jetes pak ore me vone. Sipas agjentit te policise kriminale, Nevruz Hamiti, 26 vjecarja qe i dha fund jetes per kete shkak, perfundoi ne koma ne spital. Burime te spitalit kirurgjik thane se viktima mberriti ne gjendje teper te rende dhe megjithe nderhyrjen e tyre te shpejte gjeti vdekjen pak ore me pas ne reanimacion. F.Salliu
------------
Katundaret me te forte se policia..
Zjarr me kriminelet, deshton policia
Forcat e policise se Kukesit kane shkembyer zjarr me nje person ne kerkim, por ne momentin qe prisnin perforcime, dy persona te tjere nga ky fshat me nje furgon kane hyre ne zonen e rrethuar, duke e larguar prej andej personin ne kerkim. "Nuk ka patur te plagosur nga asnjera pale, ndonese shkembimi i armeve te zjarrit ka qene i furishem e ka vazhduar per nje kohe te gjate", thane burime te komisariatit te policise te rrethit. Ishte ora 19.00 e se henes kur forcat e policise pas nje informacioni per vendstrehimin e nje te shumekerkuari per vrasje, e kane rrethuar ate ne fshatin Shtiqen, 5 km larg qytetit. I shumekerkuari Ajet Basha, banor i ketij fshati, qe ndodhej ne shtepine e tij e qe akuzohet per nje vrasje te ndodhur nje vit me pare ne qender te qytetit te Kukesit, ka hapur zjarr me automatik ndaj policeve. Policet menjehere kane kerkuar ndihmen e grupit te gatshem, por kur ata mberriten, ne ndihme te te rrethuarit ka ardhur nje furgon, ku ndodheshin 2 persona, te armatosur me automatik, te cilet e kane marre me vete edhe te shumekerkuarin Basha, duke u larguar me shpejtesi. Policia, ndonese ne veshtiresi, per shkak te nje numri te madh kureshtaresh, eshte vene ne ndjekje te tyre. Burime zyrtare te policise pohojne se qe te tre personat kane mundur te cajne rrethimin e policise, por pas 2 oresh njeri prej tyre (nuk dihet se si) eshte perplasur serish me forcat e policise ne afersi te fshatit Krenze duke rifituar lirine.
----------nga Korrieri --------
Krijoni Kontakt