RD
------
Zyrtarėt e Pėllumbit ndryshojnė ligjin pėr amnistinė nė Fletoren Zyrtare
Skandal. "Ligji Pėr amnistinė" botohet i ndryshuar
Olldashi: "Njerėz tė caktuar qė kanė patur mundėsinė ta bėjnė kėtė, kanė qenė tė interesuar pėr tė pėrfshirė brenda amnistisė njerėz konkretė qė janė tė dėnuar pėr vepra konkrete. Besoj se ėshtė bėrė pikėrisht pėr kėtė arsye, sepse nuk gjej ndonjė arsye tjetėr, qė njė ligj i miratuar nga Kuvendi tė pėsojė ndryshime gjatė botimit nė Fletoren Zyrtare"
Skandal nė Kuvend. Zyrtarėt e kryeparlamentarit socialist Servet Pėllumbi ndryshojnė Ligjin pėr amnistinė. Ligji Nr. 8895, datė 16. 5. 2002, "Pėr amnistinė e tė burgosurve dhe tė penalizuarve tė ndryshėm" botohet i ndryshuar nė Fletoren Zyrtare. Pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, Komisioni parlamentar i Ligjeve ėshtė autorizuar dje nga Kuvendi pėr zbardhjen e shiritave ku ėshtė rregjistruar e gjithė seanca plenare e parlamentit, kur ėshtė shqyrtuar dhe miratuar ligji nė fjalė.
Rikthimi nė parlament i debatit mbi projektligjin pėr amnistinė ka ardhur pas konstatimit tė skandalit nga deputeti demokrat Sokol Olldashi. Pas reagimit tė ashpėr tė zotit Olldashi, kryeparlamentari Pėllumbi ka urdhėruar zbardhjen e shiritave tė seancės plenare tė datės 16. 5. 2000, kur ėshtė miratuar ky ligj.
Deputeti Olldashi tha se Komisioni i Ligjeve duhet tė bėjė verifikimet e duhura, pasi, sipas tij, ka tė dhėna qė varianti i miratuar nga Kuvendi ėshtė ndryshe nga varianti, i cili ėshtė dhėnė pėr botim nė Fletoren Zyrtare.
Sipas zotit olldashi, ndryshimet nė kėtė ligj mund tė jenė bėrė me qėllim pėr tė nxjerrė nga burgu persona tė caktuar.
"Njerėz tė caktuar qė kanė patur mundėsinė ta bėjnė kėtė, kanė qenė tė interesuar pėr tė pėrfshirė brenda amnistisė njerėz konkretė qė janė tė dėnuar pėr vepra konkrete", - tha Olldashi nė seancėn e djeshme plenare tė Kuvendit. Sipas tij, dikush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pėr kėtė skandal, duhet tė zbardhet materiali dhe nėqoftėse vėrtetohet se ka ndryshime, dikush duhet tė pėrgjigjet. Reagimi i ashpėr i opozitės vjen pėr faktin se ligji i miratuar nga Kuvendi ėshtė dhunuar nė mėnyrė tė paligjshme, me qėllim favorizimin e disa kriminelėve.
"Besoj se ėshtė bėrė pikėrisht pėr kėtė arsye, sepse nuk gjej ndonjė arsye tjetėr qė njė ligj i miratuar nga Kuvendi tė pėsojė ndryshime gjatė botimit nė Fletoren Zyrtare", - tha Olldashi.
Kryetari i Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, Spartak Braho, pranoi se kjo mund tė ketė ndodhur nga ndonjė pakujdesi. Braho u shpreh kundėr idesė sė bllokimit tė ligjit pėrpara se ai tė hyjė nė fuqi.
"Nuk e di nėse qėndrojnė vėrejtjet e zotit Olldashi, por rruga pėr ti ndrequr ėshtė vetėm amendimi nė kėtė rast", - tha zoti Braho. Sipas tij, nuk ka asnjė rrugė tjetėr, as bllokim, pasi ėshtė njė dekret i miratuar nga Presidenti i Republikės. Gjithėsesi, edhe kreu i Komisionit parlamentar tė Ligjeve nuk ka dyshim qė ėshtė njė ngjarje jo normale. Kjo "pakujdesi" duket se i ka shpėtuar edhe Presidentit Meidani, i cili ka firmosur ligjin e amnistisė pa e deklaruar. Megjithatė, ky ligj nuk mund tė zbatohet derisa tė verifikohen parregullsitė.
Nė seancėn e radhės deputetėt kanė diskutuar mbi tre orė rreth gjashtė projektligjeve, gjysma e tė cilėve janė shtyrė. Debate tė ashpra ka patur veēanėrisht rreth projektligjit pėr pėrmbajtjen dhe formėn e flamurit, pėr tė cilin, kryetari i Grupit Parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, si dhe deputetėt demokratė, Beja e Hoti, kanė dėnuar qėndrimet e papėrgjegjėshme tė pseudomazhorancės. Vetėm projektligji pėr nxitjen e peshkimit ėshtė miratuar dje pa asnjė votė kundėr.
H. RAMA
-------------
c'eshte nji dhelper ky Servil Pellumbi..katundari Korces me titull Profesor i bolshevizmit.
Kryetar i ligjeve, Braho, qe ju kapen vaporret me droge ne porto.
E shpetoi dr. Saliu Brahon nga Burgu qe po ja bente gati Rakipi.
I njejti Braho vuri shupenzarakun te hidhte granaten Saliut ne shkallnuer.
Cbehet more aman..
Krijoni Kontakt