Ku vate ay Kllodua i yne..qe ish dashuruar ne pjeset Anti-Berisha te Lubonjes..sikur te ishin ato te Pamelles...lol.
Belaja ska fund..
Ja cthote Shekulli.
-------
Intervistė e Presidentit tė 2K Grup dhėnė radios kombėtare +2
Kokėdhima: I kemi paguar kostot e lirisė sonė
Zoti Kokėdhima, shoqėria juaj e botimeve Spektėr ka bėrė nė gjykatė njė padi pėr zotin Lubonja. A mund tė shpjegoni diēka pėr dėgjuesin e +2-shit?
Lubonja bashkėpunoi me ne pėr 4 vjet. Ai dėrgoi tek ne gjithsej 82 shkrime dhe ne i botuam atij 82 shkrime. Ne i kemi kthyer atij vetėm njė artikull tė cilin pas ripunimit ia kemi botuar po brenda ditės. Artikulli i fundit ėshtė vonuar 2 ditė pasi z. Lubonja nuk ka pranuar tė shqyrtojė vėrejtjet e redaktorit pėrgjegjės. Kurrė nuk e kemi porositur Lubonjėn pėr ndonjė shkrim. Nė katėr vjet bashkėpunim, unė kam diskutuar me tė vetėm njė herė nė gusht tė vitit 2002. Bėhej fjalė pėr emigrantėt shqiptarė tė bllokuar nė kufi nga autoritetet greke. Pas dy orėsh debat nė telefon ai pranoi ta ripunojė artikullin dhe tė zbuste idenė e shkrimit se fajtorė pėr atė qė ndodhte nė kufi ishin vetė emigrantėt shqiptarė. Nga debati mėsova se Lubonja e kish marrė kėtė qėndrim pėr hir tė ruajtjes sė balancave dhe tė njė pozicioni origjinal nė spektrin e trajtesave tė tjera tė shtypit! Gjithė debati ishte aq i lodhshėm e stėrmundues sa e ndava mendjen tė mos diskutoj mė kurrė me tė pėr ēėshtje tė ngjashme. Kjo qe hera e parė dhe e fundit nė 4 vjet. N.q.s. Lubonja tani rezulton i pėrdorur pėr kėtė nuk mund tė bėjė neve me faj. Ai duhet tė bėjė me faj vetėm veten pse ka parapėlqyer tė bėjė publikime e tė mbajė qėndrime pėr tė cilat sot ndihet i penduar.
Nė Maj tė vitit 2002 ndodhi njė incident. Bashkėpuntori ynė Pėrparim Kabo u ankua se z. Lubonja, nė njė artikull tė botuar tek Shekulli kishte kopjuar disa pjesė nga njė artikull i z. Kabo tė botuar po nga Shekulli ditė mė parė. Me ndėrmjetėsimin e redaktorit pėrgjegjės, Lubonja i kėrkoi falje z. Kabo dhe gjithēka u mbyll. Pas kėsaj, i porosita drejtuesit e Shekullit ta lexonin mė me kujdes Lubonjėn. I kam kėrkuar gjithashtu mė shumė se njė herė Rakipllarit e Thanos ti komunikojnė z. Lubonja se je i lirė tė publikosh tek Shekulli ēdo opinion, por nuk tė lejojmė tė publikosh fakte tė pavėrteta dhe thashetheme.
Gjatė gjithė kohės Lubonja shkruante sa herė tė donte dhe si tė donte dhe ne jo vetėm qė nuk e kemi censuruar por e kemi paguar rregullisht pėr ēdo shkrim qė ka sjellė. Ėshtė e tepėrt tė them se ai nuk flet me gojė me gjithė kolegėt e bashkėpunėtorėt e Shekullit vetėm sepse ata nuk u bashkuan me Lubonjėn pėr tė shkatėrruar Edi Ramėn. Nuk fliste e as komunikonte me analistėt e tjerė, as me redaktorin mė tė afėrt qė punonte me tė, zotin Thano qysh nga gushti i vitit tė kaluar kur ky turp i Shqipėrisė kish guxuar ti kthente mbrapsh pėr tė ripunuar shkrimin qė pėrmenda mė lart. Ndėrsa botuesi i Shekullit ishte censor, pikėrisht sepse duke lejuar publikimin e mendimeve ndryshe nga ato tė Lubonjės vėrtet nuk censuronte tekstin por censuronte frymėn e Lubonjės tek Shekulli! Kėshtu pra, Kokėdhima ishte censor vetėm sepse nuk censuronte antilubonjėt!
Ju mendoni se Lubonja e pėrdori mosmarrėveshjen pėr shkrimin e fundit vetėm si preteks?
Mė lejoni tė mbaroj pėrgjigjen e pyetjes sė mėparshme. Lubonja ishte konsumuar nė kėtė marrėdhėnie kohė mė parė. Donte vetėm rastin pėr tė bėrė njė ikje sa mė komerciale, sa mė ndėshkuese, spektakolare e gjėmėmadhe. Ai gjeti mbėshtetjen e atyre mediave konkurrente me ne qė mezi prisnin njė rast pėr tė goditur reputacionin dhe suksesin tonė tė lakmuar. Nuk pata mundėsi tė bėj ndonjė bisedė me tė. E mora vesh se kish ikur kur lexova tek njė gazetė tjetėr. Lubonja shkruante se pas 4 vjet u largova nga Shekulli sepse prej njė viti jam ndier i censuruar! Gjithashtu ai theksonte se Kokėdhima e censuroi shkrimin tim pėr luftėn nė Irak sepse ėshtė paguar me 400 mijė dollarė tė buxhetit tė shtetit nga kryeministri Nano! Sa akt i paburrė e i shthurur qė mu duk. Jo 4 vjet por edhe 4 muaj po tė punonte njė njeri diku, para se tė largohej do tė vinte tė bėnte dorėheqjen, do falenderonte, do paraqiste edhe vėrejtjet, do mbyllte hesapet dhe pastaj do tė largohej duke qenė i detyruar tė mos pėrdorej nga konkurrentėt pėr tė dėmtuar shoqėrinė ku kish punuar pėr vite me radhė. Provova shijen e hidhur tė njė veprimi tė papėrgjegjshėm, tė njė shpirti tė robėruar nga urrejtja dhe armiqėsia. U habita njė ditė kur lexova tek Shekulli njė artikull tė Lubonjės nė tė cilin kėrkonte tua marrim gazetat pronarėve dhe tua japim gazetarėve (p.sh. tja marrim Koēos e tja japim Fatosit)! Ndėrgjegja e tij e traumatizuar, mediokriteti dhe verbėria e ēuan deri nė atė pikė sa nė Opinion - in e Fevziut tė lėshojė thirjen: Tja marrim paratė Kokėdhimės dhe me to tė ndėrtojmė shkolla! Mos e dhėntė Zoti qė urrejtja pėr sipėrmarrėsit dhe lakmia pėr paratė e tyre tė jetė tek shumė analistė, pėrndryshe duhet tė pėrgatitemi ti pėrcjellim me kėngė funeralet e biznesmenėve dhe marrjen peng tė familjarėve tė tyre!
Largimin nga Shekulli, Lubonja dėshironte ta kthente nė njė ndėshkim pėr ne. Ku nuk raportoi ai. Nė dhjetėra intervista e emisione televizive, nė qindra e-maile, nė dhjetėra artikuj gazetash nė Shqipėri, Ballkan e Europė, nė sa raporte tė OJQ-ve, nėpėr homepage nė tė gjitha kontinentet, Lubonja kėrkonte tė bindte se Shekulli e Kokėdhima janė shitur, se jam censuruar e autocensuruar dhe se unė (Lubonja) kam ikur nga Shekulli. Nė kėtė rrugė ai synonte tė dėmtonte emrin dhe pozitėn e mediave tona nė treg, tė kėnaqte nevojėn e tij jocivile pėr hakmarrje ndaj njė sipėrmarrėsi si unė, tė pėrfitonte ndoshta edhe ndonjė buxhet nga Europa pėr kontributin e shquar qė Lubonja po jepte kundėr luftės nė Irak dhe pro europacifizmit, shpėrblente dėshirėn perverse tė konkurrentėve pėr tė shkatėrruar nderin tonė, natyrisht nė shkėmbim tė njė mbėshtetjeje mė tė mirė nė disa drejtime pėr Lubonjėn.
- Unė do tė vij kėtu bashkė me lexuesit e mi(!), - pat pretenduar Lubonja tek agai i ri ku kish trokitur. Kurrė ndonjėherė mė parė nuk kam mundur tė njoh nga afėr njė ligėsi kaq tė zjarrtė nė njė trup kaq tė pėrvuajtur. Pėr tė gjitha kėto arsye shoqėria jonė e botimeve e ka paditur nė gjyq Lubonjėn me pretendimin se ai ka shpifur dhe duhet tė zhdėmtojė shumėn prej 100 milionė lekė.
Me tu thirur nė gjyq, Lubonja dhe gazetat 55, RD, Tema e ndonjė tjetėr e shpallėn gjyqin me prapavijė politike, kėrcėnim tė fjalės sė lirė, rrezik tė demokracisė, persekutim tė martirit Lubonja etj. Ne e mbanim zotin Lubonja nė punė, i publikonim shkrimet dhe e paguanim me korrektesė. Zoti Lubonja vendos tė largohet. Ne mirėkuptojmė tė drejtėn e tij tė largohet. I bėjmė llogaritė, e paguajmė dhe i themi mirupafshim. Edhe pėr kėtė nuk mendoj se i bėmė keq. Tarifat qė janė zbatuar pėr tė kanė qenė mė tė mirat qė ekzistojnė nė treg. Kur ai shkel ligjin dhe shpif nė dėm tė shoqėrisė tonė ne ushtrojmė tė drejtėn elementare qytetare pėr tu ankuar nė gjykatė. Nuk e paragjykojmė Lubonjėn kur shkon nė gjykatė p.sh. pėr tė ndarė gruan dhe e konsiderojmė kėtė njė tė drejtė tė tij tė pamohueshme. Nė tė njėjtėn mėnyrė ai duhet tė kuptojė tė gjitha pėrgjegjėsitė nė bazė tė ligjit dhe ta njohė arbitrimin e gjykatės edhe kur do tė ndajė gruan, edhe kur duhet tė ndajė llogaritė qė ka me tė tretėt.
Ju keni zhvilluar dy debate televizive me Lubonjėn. Njė nė TV Klan njė nė TOP Channel. A do tė ketė njė debat tė tretė midis jush?
Ėshtė njė parim i rėndėsishėm jo vetėm etik, respektimi i konfidencialitetit tė informacionit qė buron nga njė marrėdhėnie dypalėshe private. Nė tė gjitha kontaktet e mia me mediat, pėrfshi edhe mediat tona, deklarova se nuk mund tė flas pėr Lubonjėn nė mungesė tė tij. Lubonja nuk ndalesh. Fola me z. Zheji tė na jepte mundėsinė pėr tė sqaruar publikun nė njė debat. Pėrmes Mustafa Nanos e ftova Lubonjėn nė TVSH. Ai nuk pranoi TVSH-nė dhe as ballafaqimin vetėm pėr vetėm me mua. Zgjodhi TV Klan dhe formatin e bisedės. Emisioni sqaroi gjithēka. Ai pranoi se nuk qe censuruar. Pėr akuzat qė ju kam bėrė tha publikisht Lubonja, - mė hidhni nė gjyq. Pavarėsisht nga tė gjitha kėto ende doja ta respektoja Lubonjėn, kėrkoja ta ndihmoja tė pėrcillte gjithēka me qetėsi e normalitet. Nuk mė pėlqente tė mendoja se bashkėpunėtori ynė pėr njė kohė tė gjatė kishte shumė mė tepėr probleme nga sa besoja unė. Madje nuk jam i prirur asnjėherė tė nėnvizoj tė metat qė kanė njerėzit tanė.
Mbas hapjes sė seancės sė parė gjyqėsore mė telefonoi gazetarja Xhunga dhe mė kėrkoi tė bėja njė debat me Lubonjėn nė Top Channel. Pasi e dėgjova disa herė i kundėrshtova kategorikisht qė ne tė debatonim me zotėrinjtė Mero Baze, Fari Balliu apo Astrit Patozi. Isha dakord tė bisedoja me zotin Lubonja qė kish qenė bashkėpunėtori im pėr 4 vjet. Natyrisht pėr ēėshtje me interes publik dhe nė respekt tė atyre qė na ndjekin nga ekrani. I thashė se unė nuk kam besim tek televizioni juaj i cili ka manifestuar mungesė tė theksuar tė parimeve elementare tė etikės profesionale. I shpjegova se ne gjithashtu e kemi paditur Top Channel-in pėr shpifje ndaj kompanive tona. Ajo mė siguroi pėr korrektesė maksimale. Konsultuam edhe problemet qė do tė diskutonim dhe ramė dakord pėr to. Kur shkova nė televizionin e tyre, para meje nė studio kishin hyrė Lubonja me Mero Bazen dhe Znj. Makbule Ceēo. Pėr gati 20 minuta refuzova tė hyj nė studio dhe i thashė drejtueses sė emisionit se po largohem.
Pėrse hytė atėherė nė emision?
U krijua njė situatė shumė e keqe. Isha i befasuar nga pėrkushtimi djallėzor i atyre njerėzve qė mė kishin ftuar nė televizionin e tyre, pavarėsisht se gjithnjė kam patur shumė rezerva pėr ta. -Tė lutem, tė pėrgjėrohem mos ma prish emisionin sepse ky ėshtė skandal. Asgjė nuk ka qenė e parapėrgatitur por njė defekt teknik nė ndriēimin e studios tjetėr na ka detyruar tė bashkojmė nė tė njėjtėn tryezė edhe dy tė ftuarit e tjerė me tė cilėt do tė bėhej njė debat tjetėr pasi tė pėrfundonte debati juaj me Lubonjėn. Ata nuk do tė flasin fare, tė lutem mė shpėto nga ky siklet sepse nuk di si tė justifikohem. Faji ėshtė i imi por tė lutem mė ndihmo, - pėrpiqej tė mė bindte me njė zė tė dridhur gati sikur po qante znj. Xhunga.
E ndjeva veten nė kurth. Isha i sigurt se ēfarė emisioni kishin pėrgatitur dhe njėkohėsisht i ēuditur me dėshirėn e kėtyre njerėzve pėr tė mė bėrė patjetėr me baltė. Nė minutėn e fundit vendosa tė shkoj. Nuk doja tjua dėshtoja emisionin megjithėse skisha pikėn e dėshirės pėr tė diskutuar. Unė po vij por ti nuk do tė kesh mė asnjė bashkėpunim me mua i deklarova Xhungės teksa Top Channel, nė pritje qė tė fillonte debati, po transmetonte disa pasazhe dokumentarėsh me peshq.
Nuk munda tė pėrcjell asnjė ide, asnjė mesazh pėr teleshikuesin. Dy viktimat Lubonja e Baze kishin mbushur xhepat me baltė dhe u pėrpoqėn tė ndotin gjithēka. Asnjė normė etike veē dhunės verbale nuk konstatohej. Lubonja ia kaloi edhe zotit Baze. Ndoshta jeta dhe shoqėria e burgut nuk mjaftojnė pėr ti edukuar atij kėtė mentalitet dhune e psikologji primitive. Edhe kur e merrja fjalėn, nuk mė lejonte tė flisja. Gjithēka dukej si njė llogari personale. Lubonja e humbi edhe kėtė shans. Kurrė mė nė jetė unė nuk do tė pranoj me dėshirė njė debat tė tretė me tė. Ai nuk tregoi se e meriton njė mundėsi tė tillė. Pėr mua ėshtė njė problem shumė i madh tė shpėrdorosh e ndotėsh me nevoja personale njė bashkėbisedim publik. Ndofta disa analistė tė emisioneve tė natės qė bredhin televizion mė televizjon pėr njė pagė 5 mijė lekėshe nuk e kanė njė sensibilitet tė tillė.
Mendoni se ky debat do tė qe shmangur nėse Lubonjės do ti ishte premtuar botimi i menjėhershėm i shkrimit mbi Irakun?
Mendoj se pėrgjigja ėshtė ezauruar me sa thamė mė lart. Mund tė shtoj vetėm dy gjėra. Pretendimi pėr censurė nė njė media private, nuk ka baza. Lubonja e ka tė domosdoshme tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėrmes konflikteve. Tė jetė nė qendėr tė vėmendjes ėshtė qėllimi, konfliktet janė mjeti. Nė veprimtaritė tona botuese censura nuk ekziston as si realitet, as si mundėsi. Ne ndihemi e jemi plotėsisht tė lirė tė marrim vendimet qė na duken tė dobishme. Ne mund tė pranojmė dhe mund tė refuzojmė ēdo lloj shkrimi. Ėshtė plotėsisht e ligjshme dhe e mjaftueshme ti themi Lubonjės dhe kujtdo tjetri qė shkrimin tuaj nuk e botojmė, thjesht sepse nuk na pėlqen, nuk na pėrshtatet, nuk na intereson. Kėshtu veprohet nė gjithė botėn kapitaliste. Kudo nė njė shoqėri demokratike, nė njė treg tė hapur, mediat private nuk tė censurojnė por tė refuzojnė. Qė tė kursehej ky debat nuk mjaftonte asnjė premtim pėrveēse tė rreshtonim tė gjitha bateritė, formacionet tona mediatike, bashkėpunėtorėt, me kuē e me maē nė luftėn e shenjtė tė Lubonjės pėr asgjėsimin e Edi Ramės. Po ta kishim bėrė kėtė, Lubonja do tė vazhdonte tė ishte me ne dhe ne do tė vazhdonim tė ishim mė tė mirėt nė zėrin dhe nė shpirtin e tij.
Ky debat i zgjatur, nė njė vėshtrim tė fundit mund tė konsiderohet i dėmshėm apo i dobishėm pėr publikun?
Ky dhe shumė debate tė tjera tė disa opinionistėve, analistėve, gazetarėve e politikanėve qė zhvillohen thjesht dhe vetėm pėr ēėshtje tė tyre personale, nuk shtyn pėrpara asnjė punė. Shqipėria ka vėrtet probleme jashtėzakonisht tė mėdha pėr tė diskutuar e zgjidhur. Ka probleme tė punėsimit, tė ekonomisė, pensioneve, shėndetit publik dhe arsimit, ka probleme tė bilancit tė pagesave, tė eksporteve, tė deficitit tė buxhetit apo tė rendit publik, ka probleme tė zhvillimit tė ndėrmarrjeve dhe tė kreditimit tė bizneseve etj, etj, etj. E ēfarė i dha opinionit shqiptar diskutimi nė dhjetėra emisione televizive i opinioneve dhe shqetėsimeve tė pacifistėve tė tipit Lubonja lidhur me luftėn nė Irak. Ēmund ti pėrcjellin ēdo natė publikut, njerėz qė vetėm flasin por nuk bėjnė asgjė. Eshtė pėr tė ardhur keq nė gjithė kėto emisione e debate televizive mungojnė njerėzit e punės, mungojnė sipėrmarrėsit dhe problemet e tyre.
Zoti Lubonja pretendoi nė bisedėn e fundit se ju jeni favorizuar nga ana e qeverisė pėr disa privatizime me ēmime shumė tė ulėta. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė?
Ekziston nė Shqipėri njė kulturė e vjetėr e hakmarrjes duke tė prerė hardhitė. Kjo lloj kulture ndeshet tek gazetarė e pronarė mediash, nėpunės tė shtetit, ministra, politikanė e qytetarė. Mjafton tė tė perceptojnė si kundėrshtar dhe ata mund tė ofrojnė shumė aksione shpėrblyes pėr ju. Kompanitė tona u themeluan qysh nė fillim tė viteve 90 por vetėm pasi roli ynė nė tregun e informacionit u rrit nė vitin 1998 e kėtej ato u bėnė objekt sulmesh e paragjykimesh nga politikanė e pronarė mediash tė tjera. Nė kėtė kuptim, kompanitė e mia jo vetėm nuk kanė pasur asnjė favorizim por kanė paguar tė gjitha kostot e lirisė qė qėndron nė themel tė sukseseve tė iniciativave tona investuese nė media. Unė nuk kam mbajtur kurrė nė jetėn time ndonjė post shtetėror a publik, nuk kam menaxhuar kompetenca e fonde tė tė tjerėve apo buxhete OJQ-sh. Nė ditėn e parė tė njohjes sė iniciativės sė lirė nė Shqipėri kam qenė privat. Kam zhvilluar biznesin tim i qartė e i kthjellėt se nė ēdo kohė do tė jem nė gjendje tu them publikisht e ligjėrisht: Mė pyesni edhe pėr milionin tim tė parė. Natyrisht, unė nuk jam Mesia. Por kam pasur atė kapacitet moral, profesional, qytetar e social qė tė punoj nė mėnyrėn qė pėrgjithėsisht mė lejon tė ndihem krenar e i lirė pėr atė qė kam bėrė.
Kritikuesit e transaksioneve tė mia pėrgjithėsisht janė konkurrentė ose tė financuar nga konkurrentėt tanė nė fushat e mediave. Ata kanė dashur tė dėmtojnė besueshmėrinė dhe tė frenojnė rritjen tonė tė mėtejshme nė treg. Tė gjitha privatizimet dhe kontratat i kemi fituar pėrmes garės sė hapur, brenda tė gjitha ligjeve nė fuqi. Unė kam merituar njė ndėrmarrje kur i kam paguar shtetit mė shumė se ēdo pjesėmarrės tjetėr nė garė. Natyrisht unė nuk jam nga ata privatė qė pėrpiqen tė blejnė sa mė shtrenjtė e tė shesin sa mė lirė! Drejtorėt e shoqėrive tona ndėrtuese kur shkojnė nė tendera nė bashki ose nė ndonjė ent tjetėr prokurues nuk i thonė komisionit qė ti skualifikojė nga gara sepse themeluesi i ndėrmarrjes sė tyre ėshtė mik me kryetarin e bashkisė. Ju duket normale kjo? Megjithatė, pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė themi se kompanitė e mia kanė punuar mė pak se ēdo kompani tjetėr e rangut tė tyre me Bashkinė e Tiranės. Paketat e aksioneve tė ndėrmarrjeve qė u shitėn pa vleftė fillestare u pėrkisnin shoqėrive tė rrėnuara, tė mbytura nė borxhe e nė prag falimentimi. Sh.A. Frigoriferi Durrės ishte njė ndėrmarrje e tillė dhe plotėsisht e plaēkitur dhe e shkatėrruar nga ngjarjet e vitit 1997. Unė e privatizova 51% tė aksioneve pėr 1500 dollarė vetėm sepse nuk kishte tė interesuar. Ne bėmė njė blerje tė mirė, me njė ofertė tė saktė. Edhe sot ėshtė nė shitje 18% e aksioneve tė kėsaj ndėrmarrjeje dhe askush nuk dėshiron ta blejė. Kush ka interes le tė shkojė nė AKP. Sapo e privatizova pagova borxhet qė kishte ndėrmarrja, gjithsej 11 milionė lekė dhe nuk nxitova qė ta bėj pallate tokėn e frigoriferit.
Kam insistuar qė Shqipėria tė zbatojė njė strategji tė zhvillimit tė bujqėsisė qė do ti japė mundėsi jo vetėm tė plotėsojė nevojat por edhe tė eksportojė produkte bujqėsore e blektorale. Aktualisht Shqipėria ka tė lejuar njė kuotė prej rreth 300 ton eksporte bujqėsore nė tė gjitha vendet e BE-sė nė njė vit. Pėr tė bėrė kėtė eksport mjafton edhe njė frigorifer shtėpie i ndonjė drejtuesi tė TOP Channel-it. Vetėm njė marrėveshje e drejtė pėr integrimin e Shqipėrisė nė Europė do ti krijonte perspektiva eksporteve shqiptare nė fushėn e produkteve ushqimore dhe do ta bėnte tė mundur edhe modernizimin dhe vėnien nė punė tė Frigoriferit tė Durrėsit. Ndryshe budallenjtė e merakosur pėr punėt e mia duhet ta dinė se ky frigorifer qė ka kapacitet pėrpunimi mbi 100 mijė ton produkte nė vit do tė prishet dhe nė vend tė tij do tė ndėrtohet diēka tjetėr. Le tė shohim mė parė se si do tė pėrfundojė marrėveshja e stabilizim asociimit midis Shqipėrisė e BE-sė.
Ju zoti Kokėdhima doni tė thoni se mėnyra e privatizimit pėrcakton edhe ēmimin e paketės qė shitet?
Ėshtė me vend tė kujtojmė se ēmimi i shitjes sė njė pakete aksionesh nuk tregon gjthēka. Pėr ilustrim po ju them se Banka Kombėtare Tregtare e Shqipėrisė me gjithė degėt e saj u privatizua kėtu nė mes tė gjithė shqiptarėve me vleftėn totale prej 1 dollar. Ky nuk ėshtė njė fakt humoristik. Ska rėndėsi nėse unė jam dakord apo jo. Kjo tregon vetėm se kaq u vlerėsua banka nė momentin e privatizimit dhe nuk do tė thotė asgjė tė keqe, asgjė pozitive, asgjė tė dyshimtė. Sh.A. Boja e Tiranės u privatizua nga 2K. Megjithėse ankandi pėr 51% tė aksioneve tė saj filloi nga vlera 350 milionė lekė, ne fituam vetėm me shifrėn 5,3 miliardė lekė. Pėr fat tė keq, kur ne nuk e kishim marrė akoma nė dorėzim, ndėrmarrja u dogj. I gjithė risku ishte yni sepse kėshtu qe rregulli i lojės. Ne bėmė kėshtu njė blerje tė keqe me njė ofertė tė drejtė. Nė tė njėjtėn ditė dhe nė tė njėjtin vend kur dhe ku ne privatizuam Frigoriferin e Durrėsit, n.q.s. nuk gabohem, ne privatizuam edhe 51% tė aksioneve tė Sh.A. PMN Elbasan me njė ofertė qė kishte 10 njėsha. Vlefta qė dhamė ne ishte 111 111 111,1 lekė. Nė kėtė zgjedhje nuk kishte ndonjė arsye tjetėr pėrveē qejfit tim. Oferta jonė ishte shtatė herė mė e shtrenjtė se oferta e vendit tė dytė. Nė kėtė rast ne bėmė njė blerje tė mirė pėrmes njė oferte tė keqe.
Nė 6 vjet (1994-1999) ne arritėm tė privatizojmė paketat kontrolluese tė 15 shoqėrive. Megjithėse kishim angazhuar njė strukturė (Delta 2K) tė kompletuar me specialistė mjaft tė pėrgatitur, nuk mundėm ti evitonim gabimet. Kėshtu dėshtuam nė blerjen e Sh.A. Vaji Lushnjė sepse pasi dolėm nga privatizimi si aksioner kryesor ndėrmarrja u sulmua dhe uzurpua nga tė patokėt e tė pashtėpitė. U vodh gjithēka. I hoqėn edhe tullat. Kur kemi dėshtuar kemi pėrballuar reziqet pa u ankuar pėr asnjė. Nė raste tė tjera kemi pėrfituar shanset. Gjithmonė kemi konkurruar si blerės duke zbatuar ligjet dhe rregullat e lojės tė vendosura nga shitėsi. Kėto rregulla lejojnė dhe bėjnė garėn, gara pėrcakton ēmimin.
Kompanitė tona synojnė tė jenė sa mė konkurruese, tė fitojnė gara e tė punojnė. N.q.s. disa spekulantė, nė emėr tė interesave publike lanēojnė e promovojnė idenė se duhen ndarė bizneset nga mediat (!) sepse politikanėt tremben nga presioni dhe dhuna e mediave qė kanė biznese (!) dhe u bėjnė lėshime bizneseve nė fjalė nė dėm tė interesave publike, kėtyre kaqolėve do tu thosha dy gjėra: Sė pari, tė kenė parasysh se shqiptarėt e kanė fare tė qartė se kush ka spekuluar me lirinė e fjalės, kush e ka pėrdor fjalėn si armė brezi e mjet shantazhi dhe i ka kthyer mediat e veta nė kufoma tė mbushura me urrejtje e keqdashje. Sė dyti, tė kenė parasysh se kur njė politikan ka frikė nga presioni i njerėzve nuk eliminohen kėta tė fundit por hiqet politikani dhe zėvendėsohet me njė tjetėr, me njė trim.
A pranohet ndonjė arsye qė na ēon nė formulimet absurde: ndėrroni popullin (!) ose, vdekje popullit (!) ose, lidheni popullin! Ju kėshilloj tė mos mendoni se operatorėt e tregut bėjnė pjesė nė popull! Sidoqoftė nuk ėshtė gabim qė nė mbyllje tė thėrrasim: Rroftė sipėrmarrja e lirė shqiptare, rroftė liria, rroftė Lubonja!
Zoti Kokėdhima, zoti Lubonja ju ka akuzuar
Dua tė falenderoj dėgjuesit pėr vėmendjen por mendoj se tani nuk duhet tė vazhdojmė mė me pyetje, sepse mė duket se u kemi ngrėnė shumė kohė njerėzve. Nuk ka mė kuptim tė merremi me akuzat e Lubonjės. Unė tanimė dua ta harroj kėtė histori. Mė vjen keq dhe kam dėshirė tė mendoj mirė edhe pėr Lubonjėn, gjithashtu.
* Pėrshtatur nga Radio +2
----------
Krijoni Kontakt