Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Koko kokodhima dhe Lubonja

    Ku vate ay Kllodua i yne..qe ish dashuruar ne pjeset Anti-Berisha te Lubonjes..sikur te ishin ato te Pamelles...lol.

    Belaja ska fund..

    Ja cthote Shekulli.

    -------

    Intervistė e Presidentit tė “2K Grup” dhėnė radios kombėtare +2
    Kokėdhima: I kemi paguar kostot e lirisė sonė

    Zoti Kokėdhima, shoqėria juaj e botimeve “Spektėr” ka bėrė nė gjykatė njė padi pėr zotin Lubonja. A mund tė shpjegoni diēka pėr dėgjuesin e “+2”-shit?

    Lubonja bashkėpunoi me ne pėr 4 vjet. Ai dėrgoi tek ne gjithsej 82 shkrime dhe ne i botuam atij 82 shkrime. Ne i kemi kthyer atij vetėm njė artikull tė cilin pas ripunimit ia kemi botuar po brenda ditės. Artikulli i fundit ėshtė vonuar 2 ditė pasi z. Lubonja nuk ka pranuar tė shqyrtojė vėrejtjet e redaktorit pėrgjegjės. Kurrė nuk e kemi porositur Lubonjėn pėr ndonjė shkrim. Nė katėr vjet bashkėpunim, unė kam diskutuar me tė vetėm njė herė nė gusht tė vitit 2002. Bėhej fjalė pėr emigrantėt shqiptarė tė bllokuar nė kufi nga autoritetet greke. Pas dy orėsh debat nė telefon ai pranoi ta ripunojė artikullin dhe tė zbuste idenė e shkrimit se fajtorė pėr atė qė ndodhte nė kufi ishin vetė emigrantėt shqiptarė. Nga debati mėsova se Lubonja e kish marrė kėtė qėndrim pėr hir tė ruajtjes sė balancave dhe tė njė pozicioni origjinal nė spektrin e trajtesave tė tjera tė shtypit! Gjithė debati ishte aq i lodhshėm e stėrmundues sa e ndava mendjen tė mos diskutoj mė kurrė me tė pėr ēėshtje tė ngjashme. Kjo qe hera e parė dhe e fundit nė 4 vjet. N.q.s. Lubonja tani rezulton “i pėrdorur” pėr kėtė nuk mund tė bėjė neve me faj. Ai duhet tė bėjė me faj vetėm veten pse ka parapėlqyer tė bėjė publikime e tė mbajė qėndrime pėr tė cilat sot ndihet i penduar.
    Nė Maj tė vitit 2002 ndodhi njė incident. Bashkėpuntori ynė Pėrparim Kabo u ankua se z. Lubonja, nė njė artikull tė botuar tek “Shekulli” kishte kopjuar disa pjesė nga njė artikull i z. Kabo tė botuar po nga “Shekulli” ditė mė parė. Me ndėrmjetėsimin e redaktorit pėrgjegjės, Lubonja i kėrkoi falje z. Kabo dhe gjithēka u mbyll. Pas kėsaj, i porosita drejtuesit e “Shekullit” ta lexonin mė me kujdes Lubonjėn. I kam kėrkuar gjithashtu mė shumė se njė herė Rakipllarit e Thanos t’i komunikojnė z. Lubonja se je i lirė tė publikosh tek “Shekulli” ēdo opinion, por nuk tė lejojmė tė publikosh fakte tė pavėrteta dhe thashetheme.
    Gjatė gjithė kohės Lubonja shkruante sa herė tė donte dhe si tė donte dhe ne jo vetėm qė nuk e kemi “censuruar” por e kemi paguar rregullisht pėr ēdo shkrim qė ka sjellė. Ėshtė e tepėrt tė them se ai nuk flet me gojė me gjithė kolegėt e bashkėpunėtorėt e “Shekullit” vetėm sepse ata nuk u bashkuan me Lubonjėn pėr tė shkatėrruar Edi Ramėn. Nuk fliste e as komunikonte me analistėt e tjerė, as me redaktorin mė tė afėrt qė punonte me tė, zotin Thano qysh nga gushti i vitit tė kaluar kur ky “turp i Shqipėrisė” kish guxuar t’i kthente mbrapsh pėr tė ripunuar shkrimin qė pėrmenda mė lart. Ndėrsa botuesi i “Shekullit” ishte censor, pikėrisht sepse duke lejuar publikimin e mendimeve ndryshe nga ato tė Lubonjės vėrtet nuk censuronte tekstin por censuronte “frymėn” e Lubonjės tek “Shekulli”! Kėshtu pra, Kokėdhima ishte censor vetėm sepse nuk censuronte antilubonjėt!

    Ju mendoni se Lubonja e pėrdori mosmarrėveshjen pėr shkrimin e fundit vetėm si preteks?

    Mė lejoni tė mbaroj pėrgjigjen e pyetjes sė mėparshme. Lubonja ishte konsumuar nė kėtė marrėdhėnie kohė mė parė. Donte vetėm rastin pėr tė bėrė njė ikje sa mė komerciale, sa mė ndėshkuese, spektakolare e gjėmėmadhe. Ai gjeti mbėshtetjen e atyre mediave konkurrente me ne qė mezi prisnin njė rast pėr tė goditur reputacionin dhe suksesin tonė tė lakmuar. Nuk pata mundėsi tė bėj ndonjė bisedė me tė. E mora vesh se kish ikur kur lexova tek njė gazetė tjetėr. Lubonja shkruante se pas 4 vjet u largova nga “Shekulli” sepse prej njė viti jam ndier i censuruar! Gjithashtu ai theksonte se Kokėdhima e censuroi shkrimin tim pėr luftėn nė Irak sepse ėshtė paguar me 400 mijė dollarė tė buxhetit tė shtetit nga kryeministri Nano! Sa akt i paburrė e i shthurur qė m’u duk. Jo 4 vjet por edhe 4 muaj po tė punonte njė njeri diku, para se tė largohej do tė vinte tė bėnte dorėheqjen, do falenderonte, do paraqiste edhe vėrejtjet, do mbyllte hesapet dhe pastaj do tė largohej duke qenė i detyruar tė mos pėrdorej nga konkurrentėt pėr tė dėmtuar shoqėrinė ku kish punuar pėr vite me radhė. Provova shijen e hidhur tė njė veprimi tė papėrgjegjshėm, tė njė shpirti tė robėruar nga urrejtja dhe armiqėsia. U habita njė ditė kur lexova tek “Shekulli” njė artikull tė Lubonjės nė tė cilin kėrkonte t’ua marrim gazetat pronarėve dhe t’ua japim gazetarėve (p.sh. t’ja marrim Koēos e t’ja japim Fatosit)! Ndėrgjegja e tij e traumatizuar, mediokriteti dhe verbėria e ēuan deri nė atė pikė sa nė “Opinion” - in e Fevziut tė lėshojė thirjen: T’ja marrim paratė Kokėdhimės dhe me to tė ndėrtojmė shkolla! Mos e dhėntė Zoti qė urrejtja pėr sipėrmarrėsit dhe lakmia pėr paratė e tyre tė jetė tek shumė analistė, pėrndryshe duhet tė pėrgatitemi t’i pėrcjellim me kėngė funeralet e biznesmenėve dhe marrjen peng tė familjarėve tė tyre!
    Largimin nga “Shekulli”, Lubonja dėshironte ta kthente nė njė ndėshkim pėr ne. Ku nuk “raportoi” ai. Nė dhjetėra intervista e emisione televizive, nė qindra e-maile, nė dhjetėra artikuj gazetash nė Shqipėri, Ballkan e Europė, nė sa raporte tė OJQ-ve, nėpėr homepage nė tė gjitha kontinentet, Lubonja kėrkonte tė bindte se “Shekulli” e Kokėdhima janė shitur, se jam censuruar e autocensuruar dhe se unė (Lubonja) kam ikur nga “Shekulli”. Nė kėtė rrugė ai synonte tė dėmtonte emrin dhe pozitėn e mediave tona nė treg, tė kėnaqte nevojėn e tij jocivile pėr hakmarrje ndaj njė sipėrmarrėsi si unė, tė pėrfitonte ndoshta edhe ndonjė buxhet nga Europa pėr kontributin e shquar qė Lubonja po jepte kundėr luftės nė Irak dhe pro europacifizmit, shpėrblente dėshirėn perverse tė konkurrentėve pėr tė shkatėrruar nderin tonė, natyrisht nė shkėmbim tė njė mbėshtetjeje mė tė mirė nė disa drejtime pėr Lubonjėn.
    - Unė do tė vij kėtu bashkė me lexuesit e mi(!), - pat pretenduar Lubonja tek “agai” i ri ku kish trokitur. Kurrė ndonjėherė mė parė nuk kam mundur tė njoh nga afėr njė ligėsi kaq tė zjarrtė nė njė trup kaq tė pėrvuajtur. Pėr tė gjitha kėto arsye shoqėria jonė e botimeve e ka paditur nė gjyq Lubonjėn me pretendimin se ai ka shpifur dhe duhet tė zhdėmtojė shumėn prej 100 milionė lekė.
    Me t’u thirur nė gjyq, Lubonja dhe gazetat “55”, “RD”, “Tema” e ndonjė tjetėr e shpallėn gjyqin me prapavijė politike, kėrcėnim tė fjalės sė lirė, rrezik tė demokracisė, persekutim tė martirit Lubonja etj. Ne e mbanim zotin Lubonja nė punė, i publikonim shkrimet dhe e paguanim me korrektesė. Zoti Lubonja vendos tė largohet. Ne mirėkuptojmė tė drejtėn e tij tė largohet. I bėjmė llogaritė, e paguajmė dhe i themi mirupafshim. Edhe pėr kėtė nuk mendoj se i bėmė keq. Tarifat qė janė zbatuar pėr tė kanė qenė mė tė mirat qė ekzistojnė nė treg. Kur ai shkel ligjin dhe shpif nė dėm tė shoqėrisė tonė ne ushtrojmė tė drejtėn elementare qytetare pėr t’u ankuar nė gjykatė. Nuk e paragjykojmė Lubonjėn kur shkon nė gjykatė p.sh. pėr tė ndarė gruan dhe e konsiderojmė kėtė njė tė drejtė tė tij tė pamohueshme. Nė tė njėjtėn mėnyrė ai duhet tė kuptojė tė gjitha pėrgjegjėsitė nė bazė tė ligjit dhe ta njohė arbitrimin e gjykatės edhe kur do tė ndajė gruan, edhe kur duhet tė ndajė llogaritė qė ka me tė tretėt.


    Ju keni zhvilluar dy debate televizive me Lubonjėn. Njė nė “TV Klan” njė nė “TOP Channel”. A do tė ketė njė debat tė tretė midis jush?

    Ėshtė njė parim i rėndėsishėm jo vetėm etik, respektimi i konfidencialitetit tė informacionit qė buron nga njė marrėdhėnie dypalėshe private. Nė tė gjitha kontaktet e mia me mediat, pėrfshi edhe mediat tona, deklarova se nuk mund tė flas pėr Lubonjėn nė mungesė tė tij. Lubonja nuk ndalesh. Fola me z. Zheji tė na jepte mundėsinė pėr tė sqaruar publikun nė njė debat. Pėrmes Mustafa Nanos e ftova Lubonjėn nė TVSH. Ai nuk pranoi TVSH-nė dhe as ballafaqimin vetėm pėr vetėm me mua. Zgjodhi “TV Klan” dhe formatin e bisedės. Emisioni sqaroi gjithēka. Ai pranoi se nuk qe censuruar. Pėr akuzat qė ju kam bėrė – tha publikisht Lubonja, - mė hidhni nė gjyq. Pavarėsisht nga tė gjitha kėto ende doja ta respektoja Lubonjėn, kėrkoja ta ndihmoja tė pėrcillte gjithēka me qetėsi e normalitet. Nuk mė pėlqente tė mendoja se bashkėpunėtori ynė pėr njė kohė tė gjatė kishte shumė mė tepėr probleme nga sa besoja unė. Madje nuk jam i prirur asnjėherė tė nėnvizoj tė metat qė kanė njerėzit tanė.
    Mbas hapjes sė seancės sė parė gjyqėsore mė telefonoi gazetarja Xhunga dhe mė kėrkoi tė bėja njė debat me Lubonjėn nė “Top Channel”. Pasi e dėgjova disa herė i kundėrshtova kategorikisht qė ne tė debatonim me zotėrinjtė Mero Baze, Fari Balliu apo Astrit Patozi. Isha dakord tė bisedoja me zotin Lubonja qė kish qenė bashkėpunėtori im pėr 4 vjet. Natyrisht pėr ēėshtje me interes publik dhe nė respekt tė atyre qė na ndjekin nga ekrani. I thashė se unė nuk kam besim tek televizioni juaj i cili ka manifestuar mungesė tė theksuar tė parimeve elementare tė etikės profesionale. I shpjegova se ne gjithashtu e kemi paditur “Top Channel”-in pėr shpifje ndaj kompanive tona. Ajo mė siguroi pėr korrektesė maksimale. Konsultuam edhe problemet qė do tė diskutonim dhe ramė dakord pėr to. Kur shkova nė televizionin e tyre, para meje nė studio kishin hyrė Lubonja me Mero Bazen dhe Znj. Makbule Ceēo. Pėr gati 20 minuta refuzova tė hyj nė studio dhe i thashė drejtueses sė emisionit se po largohem.

    Pėrse hytė atėherė nė emision?
    U krijua njė situatė shumė e keqe. Isha i befasuar nga pėrkushtimi djallėzor i atyre njerėzve qė mė kishin ftuar nė televizionin e tyre, pavarėsisht se gjithnjė kam patur shumė rezerva pėr ta. -“Tė lutem, tė pėrgjėrohem mos ma prish emisionin sepse ky ėshtė skandal. Asgjė nuk ka qenė e parapėrgatitur por njė defekt teknik nė ndriēimin e studios tjetėr na ka detyruar tė bashkojmė nė tė njėjtėn tryezė edhe dy tė ftuarit e tjerė me tė cilėt do tė bėhej njė debat tjetėr pasi tė pėrfundonte debati juaj me Lubonjėn. Ata nuk do tė flasin fare, tė lutem mė shpėto nga ky siklet sepse nuk di si tė justifikohem. Faji ėshtė i imi por tė lutem mė ndihmo”, - pėrpiqej tė mė bindte me njė zė tė dridhur gati sikur po qante znj. Xhunga.
    E ndjeva veten nė kurth. Isha i sigurt se ēfarė emisioni kishin pėrgatitur dhe njėkohėsisht i ēuditur me dėshirėn e kėtyre njerėzve pėr tė mė bėrė patjetėr me baltė. Nė minutėn e fundit vendosa tė shkoj. Nuk doja t’jua dėshtoja emisionin megjithėse s’kisha pikėn e dėshirės pėr tė diskutuar. Unė po vij por ti nuk do tė kesh mė asnjė bashkėpunim me mua – i deklarova Xhungės teksa “Top Channel”, nė pritje qė tė fillonte debati, po transmetonte disa pasazhe dokumentarėsh me peshq.
    Nuk munda tė pėrcjell asnjė ide, asnjė mesazh pėr teleshikuesin. Dy “viktimat” Lubonja e Baze kishin mbushur “xhepat” me baltė dhe u pėrpoqėn tė ndotin gjithēka. Asnjė normė etike veē dhunės verbale nuk konstatohej. Lubonja ia kaloi edhe zotit Baze. Ndoshta jeta dhe shoqėria e burgut nuk mjaftojnė pėr t’i edukuar atij kėtė mentalitet dhune e psikologji primitive. Edhe kur e merrja fjalėn, nuk mė lejonte tė flisja. Gjithēka dukej si njė llogari personale. Lubonja e humbi edhe kėtė shans. Kurrė mė nė jetė unė nuk do tė pranoj me dėshirė njė debat tė tretė me tė. Ai nuk tregoi se e meriton njė mundėsi tė tillė. Pėr mua ėshtė njė problem shumė i madh tė shpėrdorosh e ndotėsh me “nevoja personale” njė bashkėbisedim publik. Ndofta disa analistė tė emisioneve tė natės qė bredhin televizion mė televizjon pėr njė pagė 5 mijė lekėshe nuk e kanė njė sensibilitet tė tillė.

    Mendoni se ky debat do tė qe shmangur nėse Lubonjės do t’i ishte premtuar botimi i menjėhershėm i shkrimit mbi Irakun?
    Mendoj se pėrgjigja ėshtė ezauruar me sa thamė mė lart. Mund tė shtoj vetėm dy gjėra. Pretendimi pėr censurė nė njė media private, nuk ka baza. Lubonja e ka tė domosdoshme tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėrmes konflikteve. Tė jetė nė qendėr tė vėmendjes ėshtė qėllimi, konfliktet janė mjeti. Nė veprimtaritė tona botuese censura nuk ekziston as si realitet, as si mundėsi. Ne ndihemi e jemi plotėsisht tė lirė tė marrim vendimet qė na duken tė dobishme. Ne mund tė pranojmė dhe mund tė refuzojmė ēdo lloj shkrimi. Ėshtė plotėsisht e ligjshme dhe e mjaftueshme t’i themi Lubonjės dhe kujtdo tjetri qė shkrimin tuaj nuk e botojmė, thjesht sepse nuk na pėlqen, nuk na pėrshtatet, nuk na intereson. Kėshtu veprohet nė gjithė botėn kapitaliste. Kudo nė njė shoqėri demokratike, nė njė treg tė hapur, mediat private nuk tė censurojnė por tė refuzojnė. Qė tė kursehej ky debat nuk mjaftonte asnjė premtim pėrveēse tė rreshtonim tė gjitha bateritė, formacionet tona mediatike, bashkėpunėtorėt, me kuē e me maē nė “luftėn e shenjtė” tė Lubonjės pėr asgjėsimin e Edi Ramės. Po ta kishim bėrė kėtė, Lubonja do tė vazhdonte tė ishte me ne dhe ne do tė vazhdonim tė ishim mė tė mirėt nė zėrin dhe nė shpirtin e tij.

    Ky debat i zgjatur, nė njė vėshtrim tė fundit mund tė konsiderohet i dėmshėm apo i dobishėm pėr publikun?
    Ky dhe shumė debate tė tjera tė disa opinionistėve, analistėve, gazetarėve e politikanėve qė zhvillohen thjesht dhe vetėm pėr ēėshtje tė tyre personale, nuk shtyn pėrpara asnjė punė. Shqipėria ka vėrtet probleme jashtėzakonisht tė mėdha pėr tė diskutuar e zgjidhur. Ka probleme tė punėsimit, tė ekonomisė, pensioneve, shėndetit publik dhe arsimit, ka probleme tė bilancit tė pagesave, tė eksporteve, tė deficitit tė buxhetit apo tė rendit publik, ka probleme tė zhvillimit tė ndėrmarrjeve dhe tė kreditimit tė bizneseve etj, etj, etj. E ēfarė i dha opinionit shqiptar diskutimi nė dhjetėra emisione televizive i opinioneve dhe shqetėsimeve tė pacifistėve tė tipit Lubonja lidhur me luftėn nė Irak. Ē’mund t’i pėrcjellin ēdo natė publikut, njerėz qė vetėm flasin por nuk bėjnė asgjė. Eshtė pėr tė ardhur keq nė gjithė kėto emisione e debate televizive mungojnė njerėzit e punės, mungojnė sipėrmarrėsit dhe problemet e tyre.

    Zoti Lubonja pretendoi nė bisedėn e fundit se ju jeni favorizuar nga ana e qeverisė pėr disa privatizime me ēmime shumė tė ulėta. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė?
    Ekziston nė Shqipėri njė kulturė e vjetėr e hakmarrjes duke tė “prerė hardhitė”. Kjo lloj kulture ndeshet tek gazetarė e pronarė mediash, nėpunės tė shtetit, ministra, politikanė e qytetarė. Mjafton tė tė perceptojnė si kundėrshtar dhe ata mund tė ofrojnė shumė aksione “shpėrblyes” pėr ju. Kompanitė tona u themeluan qysh nė fillim tė viteve ‘90 por vetėm pasi roli ynė nė tregun e informacionit u rrit nė vitin 1998 e kėtej ato u bėnė objekt sulmesh e paragjykimesh nga politikanė e pronarė mediash tė tjera. Nė kėtė kuptim, kompanitė e mia jo vetėm nuk kanė pasur asnjė favorizim por kanė paguar tė gjitha kostot e lirisė qė qėndron nė themel tė sukseseve tė iniciativave tona investuese nė media. Unė nuk kam mbajtur kurrė nė jetėn time ndonjė post shtetėror a publik, nuk kam menaxhuar kompetenca e fonde tė tė tjerėve apo buxhete OJQ-sh. Nė ditėn e parė tė njohjes sė iniciativės sė lirė nė Shqipėri kam qenė privat. Kam zhvilluar biznesin tim i qartė e i kthjellėt se nė ēdo kohė do tė jem nė gjendje t’u them publikisht e ligjėrisht: Mė pyesni edhe pėr milionin tim tė parė. Natyrisht, unė nuk jam Mesia. Por kam pasur atė kapacitet moral, profesional, qytetar e social qė tė punoj nė mėnyrėn qė pėrgjithėsisht mė lejon tė ndihem krenar e i lirė pėr atė qė kam bėrė.
    Kritikuesit e transaksioneve tė mia pėrgjithėsisht janė konkurrentė ose tė financuar nga konkurrentėt tanė nė fushat e mediave. Ata kanė dashur tė dėmtojnė besueshmėrinė dhe tė frenojnė rritjen tonė tė mėtejshme nė treg. Tė gjitha privatizimet dhe kontratat i kemi fituar pėrmes garės sė hapur, brenda tė gjitha ligjeve nė fuqi. Unė kam merituar njė ndėrmarrje kur i kam paguar shtetit mė shumė se ēdo pjesėmarrės tjetėr nė garė. Natyrisht unė nuk jam nga ata privatė qė pėrpiqen tė blejnė sa mė shtrenjtė e tė shesin sa mė lirė! Drejtorėt e shoqėrive tona ndėrtuese kur shkojnė nė tendera nė bashki ose nė ndonjė ent tjetėr prokurues nuk i thonė komisionit qė t’i skualifikojė nga gara sepse themeluesi i ndėrmarrjes sė tyre ėshtė mik me kryetarin e bashkisė. Ju duket normale kjo? Megjithatė, pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė themi se kompanitė e mia kanė punuar mė pak se ēdo kompani tjetėr e rangut tė tyre me Bashkinė e Tiranės. Paketat e aksioneve tė ndėrmarrjeve qė u shitėn pa vleftė fillestare u pėrkisnin shoqėrive tė rrėnuara, tė mbytura nė borxhe e nė prag falimentimi. Sh.A. Frigoriferi Durrės ishte njė ndėrmarrje e tillė dhe plotėsisht e plaēkitur dhe e shkatėrruar nga ngjarjet e vitit 1997. Unė e privatizova 51% tė aksioneve pėr 1500 dollarė vetėm sepse nuk kishte tė interesuar. Ne bėmė njė blerje tė mirė, me njė ofertė tė saktė. Edhe sot ėshtė nė shitje 18% e aksioneve tė kėsaj ndėrmarrjeje dhe askush nuk dėshiron ta blejė. Kush ka interes le tė shkojė nė AKP. Sapo e privatizova pagova borxhet qė kishte ndėrmarrja, gjithsej 11 milionė lekė dhe nuk nxitova qė ta bėj pallate tokėn e frigoriferit.
    Kam insistuar qė Shqipėria tė zbatojė njė strategji tė zhvillimit tė bujqėsisė qė do t’i japė mundėsi jo vetėm tė plotėsojė nevojat por edhe tė eksportojė produkte bujqėsore e blektorale. Aktualisht Shqipėria ka tė lejuar njė kuotė prej rreth 300 ton eksporte bujqėsore nė tė gjitha vendet e BE-sė nė njė vit. Pėr tė bėrė kėtė eksport mjafton edhe njė frigorifer shtėpie i ndonjė drejtuesi tė “TOP Channel”-it. Vetėm njė marrėveshje e drejtė pėr integrimin e Shqipėrisė nė Europė do t’i krijonte perspektiva eksporteve shqiptare nė fushėn e produkteve ushqimore dhe do ta bėnte tė mundur edhe modernizimin dhe vėnien nė punė tė Frigoriferit tė Durrėsit. Ndryshe budallenjtė e “merakosur” pėr punėt e mia duhet ta dinė se ky frigorifer qė ka kapacitet pėrpunimi mbi 100 mijė ton produkte nė vit do tė prishet dhe nė vend tė tij do tė ndėrtohet diēka tjetėr. Le tė shohim mė parė se si do tė pėrfundojė marrėveshja e stabilizim – asociimit midis Shqipėrisė e BE-sė.

    Ju zoti Kokėdhima doni tė thoni se mėnyra e privatizimit pėrcakton edhe ēmimin e paketės qė shitet?

    Ėshtė me vend tė kujtojmė se ēmimi i shitjes sė njė pakete aksionesh nuk tregon gjthēka. Pėr ilustrim po ju them se Banka Kombėtare Tregtare e Shqipėrisė me gjithė degėt e saj u privatizua kėtu nė mes tė gjithė shqiptarėve me vleftėn totale prej 1 dollar. Ky nuk ėshtė njė fakt humoristik. S’ka rėndėsi nėse unė jam dakord apo jo. Kjo tregon vetėm se kaq u vlerėsua banka nė momentin e privatizimit dhe nuk do tė thotė asgjė tė keqe, asgjė pozitive, asgjė tė dyshimtė. Sh.A. Boja e Tiranės u privatizua nga “2K”. Megjithėse ankandi pėr 51% tė aksioneve tė saj filloi nga vlera 350 milionė lekė, ne fituam vetėm me shifrėn 5,3 miliardė lekė. Pėr fat tė keq, kur ne nuk e kishim marrė akoma nė dorėzim, ndėrmarrja u dogj. I gjithė risku ishte yni sepse kėshtu qe rregulli i lojės. Ne bėmė kėshtu njė blerje tė keqe me njė ofertė tė drejtė. Nė tė njėjtėn ditė dhe nė tė njėjtin vend kur dhe ku ne privatizuam Frigoriferin e Durrėsit, n.q.s. nuk gabohem, ne privatizuam edhe 51% tė aksioneve tė Sh.A. PMN Elbasan me njė ofertė qė kishte 10 njėsha. Vlefta qė dhamė ne ishte 111 111 111,1 lekė. Nė kėtė zgjedhje nuk kishte ndonjė arsye tjetėr pėrveē qejfit tim. Oferta jonė ishte shtatė herė mė e shtrenjtė se oferta e vendit tė dytė. Nė kėtė rast ne bėmė njė blerje tė mirė pėrmes njė oferte tė keqe.
    Nė 6 vjet (1994-1999) ne arritėm tė privatizojmė paketat kontrolluese tė 15 shoqėrive. Megjithėse kishim angazhuar njė strukturė (Delta 2K) tė kompletuar me specialistė mjaft tė pėrgatitur, nuk mundėm t’i evitonim gabimet. Kėshtu dėshtuam nė blerjen e Sh.A. Vaji Lushnjė sepse pasi dolėm nga privatizimi si aksioner kryesor ndėrmarrja u sulmua dhe uzurpua nga tė patokėt e tė pashtėpitė. U vodh gjithēka. I hoqėn edhe tullat. Kur kemi dėshtuar kemi pėrballuar reziqet pa u ankuar pėr asnjė. Nė raste tė tjera kemi pėrfituar shanset. Gjithmonė kemi konkurruar si blerės duke zbatuar ligjet dhe rregullat e lojės tė vendosura nga shitėsi. Kėto rregulla lejojnė dhe bėjnė garėn, gara pėrcakton ēmimin.
    Kompanitė tona synojnė tė jenė sa mė konkurruese, tė fitojnė gara e tė punojnė. N.q.s. disa spekulantė, nė emėr tė “interesave publike” lanēojnė e promovojnė idenė se duhen ndarė bizneset nga mediat (!) sepse politikanėt tremben nga “presioni” dhe “dhuna” e mediave qė kanė biznese (!) dhe u bėjnė lėshime bizneseve nė fjalė nė dėm tė interesave publike, kėtyre kaqolėve do t’u thosha dy gjėra: Sė pari, tė kenė parasysh se shqiptarėt e kanė fare tė qartė se kush ka spekuluar me lirinė e fjalės, kush e ka pėrdor fjalėn si armė brezi e mjet shantazhi dhe i ka kthyer mediat e veta nė kufoma tė mbushura me urrejtje e keqdashje. Sė dyti, tė kenė parasysh se kur njė politikan ka frikė nga presioni i njerėzve nuk “eliminohen” kėta tė fundit por hiqet politikani dhe zėvendėsohet me njė tjetėr, me njė trim.
    A pranohet ndonjė arsye qė na ēon nė formulimet absurde: ndėrroni popullin (!) ose, vdekje popullit (!) ose, lidheni popullin! Ju kėshilloj tė mos mendoni se operatorėt e tregut bėjnė pjesė nė popull! Sidoqoftė nuk ėshtė gabim qė nė mbyllje tė thėrrasim: Rroftė sipėrmarrja e lirė shqiptare, rroftė liria, rroftė Lubonja!

    Zoti Kokėdhima, zoti Lubonja ju ka akuzuar…
    Dua tė falenderoj dėgjuesit pėr vėmendjen por mendoj se tani nuk duhet tė vazhdojmė mė me pyetje, sepse mė duket se u kemi ngrėnė shumė kohė njerėzve. Nuk ka mė kuptim tė merremi me akuzat e Lubonjės. Unė tanimė dua ta harroj kėtė histori. Mė vjen keq dhe kam dėshirė tė mendoj mirė edhe pėr Lubonjėn, gjithashtu.

    * Pėrshtatur nga “Radio +2”

    ----------

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte teper interesant fakti qe argumentat qe kundershtaret e Lubonjes perdorin klunder tij jane shume te ngjashme me argumentat qe Lubonja perdorte kunder Berishes ...... te jete ironi ????

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    antishqiptari dallohet nga stili "gazetaresk" i Lubonjės. Kokėdhima e mbajti 4 vjet(!) Shumė e paska duruar! Pėrse??? E di vetė Koēua...
    Lubonja ėshtė negacion. Ai ėshtė antishqiptar! Lexoni revista "PĖRPJEKJA" qė e botonte me njė antishqiptar tjetėr (nipi i gruas sė Ramiz Gėnjeshtarit) qė e ka emrin Ardina Bilbil Klosi! Aty shekullin 11 ia heqin "krrabat" dy njėshave, dhe na del sipas Lubonjės e Klosit qė sllavėt dhe dyndjet e tyre paskan pas ngjarė aty nga shekulli i II - tė(!!!!!!!!) O Tempora o Mores!?........
    Mirė, shumė mirė kjo intervistė, por kjo ėshtė luftė midis komunistave tė pakėnaqur dhe komunistave tė kėnaqur!
    Kalloshkelėsit dhe kallotėshkelurit!
    Pika shqiptarėve qė lexojnė mbroēkullat e Lubonjės, i cili na konsiderohet edhe si "elitė intelektuale" - Hajduti i Tezave tė Provimit Shtetor tė Maturave Socialiste!
    Mjaft me kėto emra tė ndyrė tė letrave "shqiptare"!
    Pėrse nuk e pyesni Lubonjėn se ēfarė diksutoj me 12 - 14 mars nė Beograd nė Sessioni Ndėrkombėtare Antishqiptar me emrin "New Patriotismus"????????
    Hajt pra!!!!! Bėjeni tė flas atė megafon antishqiptar!
    Agimi

  4. #4
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Te quajturit e Lubonjes "elite intelektuale" tregon asgje me teper vetem se mjerimin dhe apatine e inteligjencies se vertete shqiptare.
    Fatos Lubonja nje nga antishqiptaret me aktive te 10 vjecarit te fundit, spiun ne burg, argat i antishqiptareve ne kohen pasburg.
    Mos harroni kontributin e tij te pacmuar ne Forumin per Demokraci te katastrofes shqiptare te vitit 1997.

    Perfaqesuesi me ne ze i kozmopolitizmit shqiptar!!se bashku me monstren tjeter Ardian Klosi, dhe etalonin e ndyresise gazetareske ne Shqiperi Frrok Cupin.



    Dashnorja lavire e Gazetave me filogreke te Tiranes, mbrojtesi i tezes se ekzistences se dy kombeve shqiptare qe per honoraret e qelbura qe merr nga gazetat e qelbura eshte ne gjendje te shkruaje cdo gje.

    Teoricen i panballkanizimit dhe integrimit (gjoja) rajonal qe nuk eshte gje tjeter vecse integrim ne Greqi dhe vasalizim i shtetit shqiptar.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI

    Mekanizmi “2K” dhe majmėrimi nga plehrat
    Mero Baze

    Nė historinė e shtypit njihen plot gazetarė me emėr qė identifikohen si mbėshtetės tė njė presidenti, tė njė ish presidenti, tė njė kryeministri, tė njė ish kryeministri, tė njė kryetari partie e kėshtu me radhė. Njihen gazetarė tė lirė dhe gazetarė oborri. Sė fundi, zoti Lubonja identifikoi, madje, dhe njė kategori tjetėr, “publicistėt ose shkrimtarėt bashkiakė”, siē e quajti ai rrjetin e gazetarėve tė mobilizuar kryesisht nė gazetėn “Shekulli”, pro Edi Ramės. Mua po mė bie nė pjesė tė shtojė kėtė listė dhe me njė kategori tjetėr, me gazetarė qė identifikohen si mbrojtės tė pronarit tė njė firme pėr pastrimin e plehrave. Mė ka rėnė nė pjesė tė ballafaqohem, jo gjyqėsisht, por para lexuesve me z. Mustafa Nanaj.

    Pėr gati njė javė, gazeta “TemA” ka botuar rregullisht njė raport tė mbajtur sekret nga Mustafa Kėrēuku rreth tenderave tė firmės “2K”, fituar padrejtėsisht prej Koēo Kokėdhimės, i favorizuar nga kryebashkiaku Edi Rama. Kjo ka zgjuar natyrshėm zemėrim tek pronari i “2K”-sė, i cili mendon se mė fyen rėndė duke mė lėshuar nė shpinė njė argat tė tij, pėr tė cilėn mė duhet tė bėjė disa shpjegime se kush i bėn dėm gazetarisė shqiptare, “fenomeni Mero Baze” apo “mekanizmi 2K”.

    Nė librezėn time tė punės, prej vitit 1990, ėshtė i nėnshkruar vetėm profesioni i gazetarit. Nuk mė ka rėnė nė pjesė kėto 12 vjet, ashtu sikundėr ma pėrmend dhe si “meritė fantastike” Mustafa Nanaj, tė jem nė krah tė qeverisė. Kam qenė Drejtor i Lajmeve tė “ATSH”-sė, gazetar i “Zėrit tė Amerikės”, gazetar i “Evropa e Lirė”, komentator i disa gazetave tė Kosovės; kam themeluar njė agjensi lajmesh dhe njė gazetė private, por nė asnjė ditė nuk mė ka rėnė nė pjesė tė marrė rrogė shteti. Njeriu qė shqetėsohet nga biografia ime dhe gazetat qė unė kam bėrė nuk dihet saktėsisht si e ka emrin, por unė po marrė tė mirėqėnė disa dokumenta zyrtare qė mė janė servirur tė shoh nė kohėn e “Komisionit Klosi” ku ky person quhej Mustafa Nanaj. (Mė poshtė, pėr lehtėsi kuptimi, do ta citojmė si “Nanua i 2K”).

    “Nanua i 2K”, nė tėrė biografinė e tij, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me gazetarinė dhe me shtypin shqiptar tė pasnėntėdhjetės. Ka qenė kryetar i Partisė Demokratike nė Skrapar ku pėr traditė ky post ėshtė emėrtesė e PS-sė. Mė pas figuron qė ka dashur tė transferohet nė kryeqytet dhe ka siguruar nga partia e tij e atėhershme njė vend nė Drejtorinė e Jashtme tė SHIK-ut, nė katin e katėrt nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ka pasur disa probleme me disa ndėrmarrje tė privatizuara nė mėnyrė tė paligjshme, por qeveria e korruptuar e Partisė Demokratike, nė atė kohė, ia ka falur meqenėse “Nanua i 2K” kaloi emėrtesė e SHIK-ut. Pas disa specializimesh e kanė nisur si atashe nė ambasadėn shqiptare nė Zagreb ku bėnte atė punė qė bėn ēdo sekretar i Shėrbimit Sekret nė njė ambasadė. Nuk kam informacione tė hollėsishme pėr mėnyrėn si e ka kryer kėtė punė, por njė kolegu i tij, qė nė atė kohė ka qenė nė Beograd, tregon se si ishte nxehur nė telefon, pse kolegu i tij kishte shprehur rezerva pėr Sali Berishėn. Pasi socialistėt erdhėn nė pushtet nė Shqipėri nė vitin 1997, ky person ėshtė thirrur nė punė nė njė gazetė tė sapohapur nė atė kohė nga pronari i grupit pa ortakė “2K” dhe pėr njė kohė tė gjatė ka shkruar me emrat Besim Vorpsi dhe emrin e tij, pėr tė cilin nuk jam i sigurtė, nėse ėshtė zyrtar. Nė botimet e tij nuk ka asgjė gazetareske, pėrveēse shpjegime propagandistike pėr udhėzimet e nėntokės politike nė pushtet. Aq e dyshimtė ėshtė kjo prodhimtari, saqė gjatė kohės sė Komisionit hetimor parlamentar Klosi, njė nga konfliktet e mėdha ishte fakti qė ato qė ishin tė pasqyruara nė dosjet e SHIK-ut, nė sektorin e analizės njė ditė mė parė, tė nesėrmen janė tė botuara, ose me emrin Besim Vorpsi ose me emrin nė fjalė nė gazetėn “Shekulli”.

    Pėr shkak tė kėsaj biografie nuk ėshtė nė nderin tim tė merrem si palė me “Nanon e 2K” dhe gjithė kėtė mundim po e marr nė tė vėrtetė pėr pronarin e “2K”, i cili meriton vėmendje. Mekanizmi me tė cilin ai depėrtoi nė shtyp dhe politikė, ndoshta nuk ėshtė qind pėr qind pėrgjegjėsi e tij, por dhe e politikės shqiptare. Sidoqoftė e vėrteta ėshtė se “2K” mbetet njė momunent i korrupsionit financiar, politik dhe publik nė Shqipėri. Kėto dy iniciale, i dalin pėrpara njė qytetari shqiptar qė nga “gjyqi i sabotatorėve tė naftės” nė Fier, tek plaēkitja e firmave tė Ajdin Sejdisė nė vitin 1991-1992, tek “arratisjet” nė Lindjen e Largėt vite mė vonė, rikthimin e tij nė skenė nė vitin 1997 me njė gazetė qė ishte veshi i zgjatur i SHIK-ut, me telefonata qė lidhen me vrasjen e Azem Hajdarit, me pėrfshirje totale tė kėsaj gazete nė pėrgatitjen e alibisė pėr 12 dhe 14 shtatorin, me trafikun e influencės brenda klaneve tė korruptuara tė Partisė Socialiste dhe deri me projektet e frikshme pėr sjelljen e mbeturinave toksike nė Shqipėri, qė tė kujtojnė objektivat e mafias klasike italiane tė viteve 70-tė.

    Beteja ime dhe e shtypit tė lirė nė Shqipėri ėshtė me kėtė mekanizėm, me mekanizmin “2K”. Ky mekanizėm nuk mė fyen dot as mua, biles as gazetarin mė modest nė shtypin shqiptar duke pėrdorur si ēomange mitomaninė, injorancėn dhe megallomaninė e “Nanos sė 2K”. Biles nuk na fyen dot dhe nėse ne nuk e fitojmė dot betejėn me mafian qė pėrfaqėson mekanizmi “2K”. Ne mund tė jemi tė humburit e kėsaj beteje, por nuk jemi tė dėnuarit e shoqėrisė shqiptare dhe shpresoj tė mos jemi tė humburit e betejės finale me mafian shqiptare. Qytetarėt shqiptarė do tė kenė mirėsinė tė mbajnė mend sė paku artikullin tonė tė fundit, para se tė marrim ndėshkimin final tė mafias. Kėtė e kuptojmė dhe kur na dėnojnė nė gjykata dhe kur na mbyllin zyrat e shtetit pėr reklama dhe kur pėrpiqen tė na izolojnė, madje dhe kur tentojnė tė na spėrkasin me pikla nga diaretė e pėrditshme tė “Nanos sė 2K”. Mekanizmi “2K” nuk ėshtė i fituar nė asnjė rast edhe nėse arrin formalisht tė na mund ne gazetarėve qė mbijetojmė vetėm pėr shkak tė profesionit tonė, ndryshe nga majmėrimi i “nanove tė 2K” qė ushqehen pasi firma e tyre ka fituar tenderin pėr pastrimin e plehrave.


    ...... tema....

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    o brari nga e peshkove shkrimin se tema nuk del online

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Orkush orkushaj..

    degjo...

    Po... gazeta tema u zhduk ca kohe nga interneti e nje dizaj kot formova ne vend te gazetatema.com ne gazetatema.net dhe duall kjo e flamosur..
    pra Albo duhet te ndrroj adres aty tek LAJME...e te vendosi si gazet Tema kte adres...

    www.gazetatema.net


    Ork !

    Cka e ka gjet RD qe nuk del ne internet?
    Nano e pengon ose mos-kok-by-th-carja e tyre si PD ?

    A e di ti ORk se populli Yne eshte i mencur?

    Nuk e di..?


    Ta dish se ky popull nuk voton ne Parti qe "ti japc" voten eshte njesoj si ta hedhesh ne shkumbin..por voton ne parti qe te pakten vota behet nje Thes Miell nga ato te valentina Lesko-miliarderes..

    Ke lidhje me ata te PD-se?

    thuaj qe Rd ka tre muaj qe nuk del ne internet.

    Duan dhe te bejn Shtet ata..

    Skane fare "mjekerr per qabe " per at pune..

    I terheq per hunde moz Ruci me Abdi fehmiun dhe ata shkojne zvarre..
    As ligjin e zgjedhjeve akoma nuk e kane siguruar..

    Une do behem me Socialistet se te pakten nje thes miell e nje bidon vaj e fitoj jo ashtu kot..

    Oj..ajo qe kuptoj une nashti me kto gjerat e reja qe dalin eshte se BOSET SOCIALISTE u bene MILIONERE nen SALI- MEKS MUSARA- Pollon e Tritan Prasin..e populli mjere shpresonte ke ata gomere..

    Me NANON vec se shtuan xerrot Boset e Kuq nga miliona i ben miliarda..

    Jane tallur zyrtaret demokratas keq me miletin..shume keq..

    E kan dhene voten me shpirt populli SALIUT per hir te atyre qe u kalben burgjeve e jo per mullaqet e Fehmi Abdive e bashkim Finove..

    Jazek...

    ...

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    brari rrofsh per linkun se nuk e dija qe e paska nxjerre online gazeten ...... sa per te tjerat ke ngaterruar adrese se nuk njoh askend.

    Mileti le t'ia japi voten kujt t'ia kete kokrra e qejfit sepse per vete e ka.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Aaah, sa i lumtur jam dhe une tani qe mund te lexoj serisht te cmuaren gazete 'Tema'.

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    ju akademiket lexoni shume
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 15-05-2003 mė 19:57

Tema tė Ngjashme

  1. Lubonja: Ndėrkombėtarėt apo shqiptarėt?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 16:07
  2. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  3. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  4. 1 nga qindra Plenumet kokmish-ngrenese..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 05:13
  5. Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 09:43

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •