shkruan : Sami Flamuri
Nė shkrimin qė vijon, do tė pėrpiqemi tė trajtojmė njė periudhė kohore, e cila pėr gati 50 vite mbeti njė tabu ndėr shqiptarėt e Malit tė Zi dhe mė gjerė. Kjo periudhė lidhet me pushtimin e tokave shqiptare nga Italia fashiste, gjatė viteve 1941-1944.
Ėshtė ende e pabesueshme qė historianėt tanė vazhdojnė ta trajtojnė kohėn kur trevat shqiptare iu bashkuan Regjencės Shqiptare me njė kėndvėshtrim pseudo-komunist. Ky narrativ na ėshtė imponuar nga qarqet malazeze tė asaj kohe dhe bie ndesh me bindjet dhe aspiratat themelore tė shqiptarėve.
Shqiptarėt jashtė kufijve etnikė tė Shqipėrisė nuk e mbėshtetėn fashizmin italian si ideologji. Pėrkundrazi, ata e panė kėtė situatė si njė mundėsi historike pėr bashkimin kombėtar dhe pėr atė qė njihej si tokat e liruara. Ishte hera e parė qė shqiptarėt jashtė Shqipėrisė Londineze (e pėrcaktuar nė 29 korrik 1913) patėn njė mundėsi pėr tė qenė pjesė e shtetit amė.
Bashkimi kombėtar nuk solli vetėm gėzim, por ndikoi drejtpėrdrejt nė zhvillimin e arsimit. Hapja e shkollave shqipe, falė vizionit tė largpamės tė ministrit tė Arsimit, Ernest Koliqi (1903-1975), ishte njė moment historik. Me mbėshtetjen e At Gjergj Fishtės, Koliqi mori postin e ministrit nė prill tė vitit 1939 nė qeverinė e Shefqet Vėrlacit. Pėr herė tė parė, shqiptarėt nė trojet e tyre historike u ndjenė tė bashkuar nė njė entitet kombėtar.
Nė vitin 1941, Jahja Domnori mori njė shkresė nga Ministria e Arsimit, duke u emėruar drejtor shkolle nė Ulqin. Ky ishte njė vit historik, sepse Koliqi emėroi rreth 400 mėsues pėr trevat shqiptare, pėr tė shėrbyer nė tokat e liruara. Nė atė kohė, Ulqinin e mori nė dorėzim Beqir Gjylbegu, i cili kishte pėrgjegjėsinė pėr shtatė shkolla tė rrethit. Kontingjenti i mėsuesve erdhi nga Shkodra, sepse duheshin kuadro tė pėrgatitura. Nė Ulqin u hap Shkolla Fillore Skėnderbeu, e cila funksionoi nga viti 1941 deri nė vitin 1945.
Vlen tė kujtojmė fjalimin historik tė Jahja Domnorit gjatė hapjes sė shkollės:
Zotėrinj tė nderuar dhe vėllezėr ulqinakė,
Sot, ėndrra juaj shumėvjeēare po bėhet realitet. Gjuha shqipe, qė ju e keni ruajtur si prushin nė gji, tani po merr vendin e saj nė shkollat tona. Njė popull qė ruan gjuhėn e vet, ruan edhe identitetin e tij. Por kjo gjuhė ka nevojė pėr punė, dhe kėtė punė e bėn shkolla.
Nė vazhdim tė kėtij shkrimi nuk do tė bėjmė apologji pėr fashizmin italian, sepse ashtu si komunizmi i imponuar nga bolshevikėt sovjetikė, fashizmi ishte njė sistem i huaj pėr shqiptarėt. Megjithatė, duhet theksuar se hapja e shkollave shqipe dhe ngritja e ndėrgjegjes kombėtare ishin zhvillime tė paprecedenta nė ato vite.
Komunizmi qė pasoi pas Luftės sė Dytė Botėrore u tregua edhe mė brutal. Propaganda komuniste nė Shqipėri dhe ish-Jugosllavi pėrdori gjithė arsenalin e saj pėr tė stigmatizuar periudhėn e bashkimit kombėtar si njė kohė tradhtie dhe kolaboracionizmi. Dhuna sistematike dhe burgosjet shkatėrruan individė tė spikatur tė kohės, si Cafo Beg-Alibegaj, Abaz Kupi dhe Prek Cali nė Shqipėri, apo figura tė tjera nga trevat shqiptare nė Mal tė Zi.
Vrasjet dhe persekutimet e figurave kombėtare si Hafiz Hasan Llunji, Dom Nikollė Tusha, Rafo Gorana, Hodo Alibegu, Memin Resulbegu, Vasė Filip Mirdita, Merush Halil Omeri dhe tė tjerė, krijuan njė gjendje frike qė vazhdon tė ndjehet edhe sot. Pėr shumė prej tyre, ende nuk dihet vendndodhja e varreve.
Propaganda komuniste pėrdori edhe kinematografinė pėr tė demonizuar ēdo figurė qė pėrfaqėsonte nacionalizmin shqiptar, duke i paraqitur ata si tradhtarė apo bashkėpunėtorė tė fashizmit. Nė tė vėrtetė, shumė prej tyre ishin patriotė tė vėrtetė qė luftonin pėr idealin e njė Shqipėrie tė lirė dhe tė bashkuar.
Lufta Nacional-Ēlirimtare u kthye nė njė luftė civile, ku shqiptarėt luftonin kundėr njėri-tjetrit pėr pushtetin. Kjo periudhė mbetet njė njollė e zezė nė historinė tonė, ku nacionalizmi u shtyp brutalisht dhe vendi ra nėn njė diktaturė komuniste qė synonte shkombėtarizimin.
Nga pikėpamja historike, ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se aneksimi i trojeve shqiptare nga Mali i Zi nė periudhėn 1878-1912 nuk ishte njė akt ēlirimi, por njė pėrpjekje pėr zgjerim territorial. Pėrkundrazi, periudha 1941-1944, ndonėse nėn pushtim tė huaj, ishte pėr shqiptarėt njė mundėsi pėr tė rikthyer identitetin dhe dinjitetin kombėtar.
Nė pėrfundim, duhet ta shohim kėtė periudhė si njė dėshmi tė aspiratės shekullore tė shqiptarėve pėr bashkim dhe liri, njė aspiratė qė nuk mund tė fshihet nga propaganda e asnjė sistemi shtypės.Nė pėrputhje me planet pėr ndarjen e Jugosllavisė, tė paraqitura nė Konferencėn e Vjenės mė 21 dhe 22 prill 1941, pas marrėveshjes sė Fuqive tė Boshtit tė nėnshkruar nga ministrat Galeazzo Ciano dhe Joachim von Ribbentrop, Mali i Zi duhej ti bashkėngjitej Italisė, ashtu si Shqipėria nė vitin 1939, duke pėrfshirė njė union tarifor dhe njė monedhė tė pėrbashkėt. Gjermania, aleati mė i fuqishėm, i lejoi Italisė tė merrte situatėn nėn kontroll, por plani fashist pėr Malin e Zi pėrmbante tashmė farėn e njė kryengritjeje qė do tė shpėrthente nė korrik 1941.
Kjo kryengritje hapi njė front tė ri pėr Italinė, duke sjellė ndryshime kufitare dhe copėtim tė njėsive tė mėparshme shtetėrore-administrative.
Nė kėtė kontekst, para mbledhjes sė Vjenės, Ciano mori kėrkesa nga Francesco Jacomoni, mėkėmbėsi i Shqipėrisė, i cili tentoi ta ndikonte atė. Mė 19 prill, ministrit iu dėrgua njė telegram:
Kėshilli i Ministrave, i cili u mblodh sot, mė kėrkoi qė, nė cilėsinė e ndėrmjetėsit, ti pėrcjell Ekselencės tuaj dėshirėn e tyre qė programi i kėrkesave maksimale shqiptare tė merret parasysh gjatė vendimeve pėr riorganizimin territorial tė Gadishullit Ballkanik. Kėshilli shpreson pėr mbėshtetjen tuaj tė plotė dhe ėshtė i gatshėm tė dėrgojė ekspertė dhe tė ofrojė shpjegime tė nevojshme pėr tė vėrtetuar bazueshmėrinė e pretendimeve pėr territore qė janė tė shtrenjta pėr tė gjithė shqiptarėt.
Mė 20 prill mbėrriti njė letėr mė e detajuar qė pėrmendte ēėshtjen e Malit tė Zi:
Ėshtė e nevojshme tė pėrmendet dokumentacioni pėr tė drejtat historike mbi Plavėn dhe Gucinė, tė cilat iu dhanė Malit tė Zi nė Kongresin e Berlinit, por popullata shqiptare u rebelua dhe pengoi Malin e Zi ti pushtonte ato. Pas dy vitesh konflikte, fuqitė e mėdha ndėrhynė dhe anuluan vendimin pėr Plavėn dhe Gucinė, duke i dhėnė Malit tė Zi Ulqinin si shkėmbim.
Ciano, mė shumė i shqetėsuar pėr politikėn e fuqisė sė aleatit gjerman sesa pėr kufijtė, mė 24 prill shkroi nė ditarin e tij:
Nė Vjenė na thanė qė kemi duart e lira. Por sa tė sinqertė janė ata?
Dyshimet e Cianos reflektonin pėrpjekjet e Musolinit pėr tė nėnshkruar paqe me kushte qė do ti mundėsonin krijimin e njė zone interesi tė pavarur nga Gjermania naziste, duke ndjekur ambiciet e tij perandorake.
Ndėrhyrja italiane nga Tirana pati pasoja jo vetėm nė politikėn fashiste, por edhe nė Malin e Zi, ku popullsia u nda nė kolaboracionistė dhe kundėrshtarė tė okupimit.
Nė kėtė periudhė, mė 6 prill 1941, pas sulmit ndaj Jugosllavisė, nė Shqipėri u formua Komiteti pėr Ēlirimin e Malit tė Zi, nėn drejtimin e Luka Raēkoviqit, ish-oficer i ushtrisė malazeze. Komiteti pėrfshinte disa kundėrshtarė tė dinastisė serbe, tė cilėt kėrkonin bashkimin e Malit tė Zi me Shqipėrinė, duke ruajtur autonominė, ndėrsa bregdeti do ti kalonte Italisė.
Komiteti shprehu qėndrimet e tij pėrmes njė mesazhi dėrguar mėkėmbėsit tė Shqipėrisė, Jacomoni, mė 15 prill:
Ne, patriotėt malazezė qė jetojmė nė Shqipėri pėr ti shpėtuar autoriteteve jugosllave, kemi nderin tju informojmė se sot, nė kėtė pranverė fitimtare tė Fuqive Qendrore, kemi formuar nė Tiranė Komitetin pėr Ēlirimin e Malit tė Zi.
(Vijon)
Krijoni Kontakt