KJ sot per cudi shkruan per nje KJ-ist te famshem e Rognerist te mirnjohur.

Dikur Mero Baze shkruante dikur pak a shume se.. njeri nga ata qe u terbua qe nuk e pa Tiranen te Shkrumbuar ne ditet e Rebelizmit ishte Rogneristi Agim Isaku..etj etj..

Ja c'thote KJ sot per nje nga Bijt e saje aktiv ne revolucionin skafist..
--------

ISAKU, KESHILLTARI "KARUSEL" I KRYEMINISTRIT

Eshte e famshme shprehja e politikanit te suksesshem cek, te terhequr nga politika, Vacllav Havel se:" Nga gabimet e mia perjashtova keshilltaret". E terhequr prane rasteve dhe pervojes se gabimeve te shpeshta te kryeministrit shqiptar Fatos Nano, kjo fjale pervoje perkunder, perkon shume. Fjala drejtperdrejte eshte per Keshilltarin e tij, ose sic quhet rishtazi zoti Agim Isaku, "Karuseli" i kryeministrit.

Fale shtatit te vet, shkrimtari-keshilltar Isaku, qyshse ka hyre nenomenklaturen e keshilltareve, ka nisur te ndryshojeedhe ecjen, per shkak te perkulshmerise se shpeshtenga ana e "shefit". Perkthen per cdo gje dhe per cdokend qe sheh ne xhirot e zakonshme me shefin apo neshoqerimet qe ben parreshtur me te. Eshte i vetmi qeinveston mendim per kufizime kontaktesh te kryeministrit me perfaqesues te ndryshem te shoqerise civile, te jetes jashtepolitikes, te oponenteve natyrale te politikeberesve etj.

Kryeministri Nano ne kete menyre eshte vendosur nen regjimin kontaktues dhe analizues te tipit "Isaku". Mjaft sektore te kryeministrise jane sfumuar dhe nuk funksionojne per shkak te ketij nepunesi, mjaft vendime kryeministrore merren perpos miopise keshilluese te Isakut dhe ne jo pak raste kontestimet mediatike per vendimmarrjet e kryeministrit rrjedhin nga autoresia e drejtperdrejte e ketij keshilltari. Nuk eshte e tepert te thuhet se ne konceptin e ketij keshilltari, misioni i vet institucional perqendrohet ne thashethemberje dhe ne opinionpercjellje per individe, nepunes, politikane,botues dhe perfaqesues te ndryshem. Keshilltari qe ne zhargonin e medias me dendur cilesohet "Karuseli" per shkakte posedimit te "Karuselit te madh ne Sheshin "Skenderbej", ne te vertete ka marre shume persiper. Me pretendimet seeshte njohes i hapesires shqiptare, i politikes rajonale dhe protagonisteve te saj, keshilltari letrar, politik e diplomatik i kryeministrit, me se shumti ka meritat e izolimit te shefit te vet. Ka mjaft raste kur paaftesia ne detyre e ketij nepunesi qe gjithesesi gjendet shume ore te dites prane veshit dhe supit te kryeministrit, eshte konvertuar ne varferi idesh eveprimesh kryeministrore, sikunder eshte pasqyruar edhe si

"bojkot kontaktesh" per kryeministrin me homologe e partnere europiane e ballkanike. Ne mjaft pune te komanduara te kryeministrit dhe shume ceshtje emerimesh lidhet emri dhe zeri i keshilltarit Isaku. Kryeministri Nano, ne te vertete nuk ka ndoshta kohe te reflektoje ndaj isakerive te keshilltareve te tipit Isaku.Por isakeria dhe "karuseli" Agim i ka mbyllur shume hapesira komunikimi zotit Nano, madje i sjell edhe kokecarje, pasi keshilltari Agimi paradite rri prane Nanos, ne dreke nxiton te takoje ish-shefin e tij Meidani, kurse ne darke i telefonon zv/kryeministrit Meta, se nuk i dihet mund te jete neser shef i tij ! Ne mjedise gazetareske thote se shefi i tij ka deficenca qekr u martua per se dyti, ndersa sapo i del numri i celularit me 007 ne fund nxiton te perulet nga kati i pare deri tek zyra e Shanos. Keshilltari Agim dhe "karuseli" Isaku nuk bashkerendojne te jene si ai Isaku i pare, miku i Remzi Lanit dhe Prec Zogajt, kur shkruanin poezi dhe dilnin bashkerisht. Jo, "karuseli" i Nanos ka fituar zanat tjeter. Perulet tek Nano, perfiton c'ka i duhet dhe e shan sapo del nga pragu i kryeministrise. E fut ne konflikte kot se koti, te cilat mjeshterisht Nano i ka anashkaluar, dhe i thote Metes :" Kaq e pati edhe ky mjekeroshi pa syze!". "Karuseli" Isaku rrotullohet sa nga zyra e Nanos dhe tek ish-shefi i tij Meidani, sa tek Meta e deri aty ku shilarsi i tij ne sheshin "Skenderbej", prodhon leke pas cdo rrotullimi ne ajer. Ndersa, nese Nano rrezikohet nga politika, "karuseli"- keshilltar iken tek nje shef tjeter, duke i llomotitur se " me kryetarin Nano nuk punohet!". Gjithesesi ne kete levizje, shijon vetveten dhe ndeshkon isakerisht shefin e vet.

Y.M.


----------