Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit, Kurti akuzon Serbinë

    Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit

    Emri:  auto_IMG_18201732927511.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  35.5 KB

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani.

    Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.

    Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut, ka thënë për rtk-në se nga ky shpërthim është e rrezikuar një shtëpi dhe që banorët e saj janë evakuuar.

    Kurse Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit, nga i cili kanal qytetarët e Mitrovicës furnizohen me ujë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Kjo kompani fton qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes.

    Dy ditët e fundit, në veri, pati disa incidente të tjera, ku në Zveçan u gjuajtën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës.

    Për këtë, Policia ka njoftuar të premten se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit, Kurti akuzon Serb

    Pamje nga vendngjarja: Kështu duket kanali i dëmtuar i Ibër - Lepencit

    Emri:  auto_IMG_18251732928146.jpg

Shikime: 274

Madhësia:  24.5 KB

    Gjatë mbrëmjes të së premtes, në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok ka ndodhur një shpërthim.

    Tashmë në vendin e ngjarjes për punime janë punëtorët e Ibër-Lepencit.

    Mediat e Kosovës raportojnë pamje që tregojnë dëmtimin e rëndë që ka ndodhur nga shpërthimi

    Emri:  auto_IMG_18241732928146.jpg

Shikime: 289

Madhësia:  27.5 KB

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit, Kurti akuzon Serb

    Osmani për shpërthimin: Bandat kriminale serbe do të humbin sërish në përpjekjet e tyre

    Emri:  auto_vjosa-osmani-31725204428.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  21.9 KB

    Presidentja Vjosa Osmani, pas shpërthimit në Zubin Potok, thotë se bandat kriminale serbe kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës, dhe do të humbin sërish në përpjekjet e tyre për të sulmuar infrastrukturën jetike të vendit.

    “Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”, shkroi ajo në Facebook.

    E para e shtetit, tutje tha se mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj këtyre elementeve kriminale janë jetike.

    “I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë”, shtoi Osmani.

    Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur sonte në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ku më pas uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit, Kurti akuzon Serb

    Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fqinji verior, Serbia

    Emri:  auto_IMG_18191732927044.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  28.0 KB

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit beson se është kryer nga Serbia.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka përmendur edhe dy sulmet e fundit që ndodhën njëri më 26 dhe tjetri në 28 nëntor, njëri në stacionin policor të Zveçanit dhe tjeri në afërsi të objektit të Komunës së Zubin Potokut.

    Reagimi i Kryeministrit:

    Të nderuara media të pranishme,
    Të dashur qytetarë,

    Sonte u desh të mblidhemi në këtë orë të vonë këtu në Kryeministri, për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda, kriminale, terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor.

    Vetëm ditëve të fundit, patëm sulm me granata dore në stacionin policor në Zveçan më 26 nëntor, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objektit të Komunës së Zveçanit, e sonte ishte edhe akti më i rëndë ku rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

    Pra një pjesë e kanalit të Ibër Lepencit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar. Policia jonë tashmë është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës. Furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht, sipas edhe lajmërimeve e njoftimeve nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit Mitrovica. Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase edhe më të rëndësishmen që kemi, dhe padyshim që ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë.

    U bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi udhëzimet e njoftimet nga institucionet e Republikës së Kosovës. Organet shtetërore janë të angazhuara për të siguruar menaxhimin e situatës, rikuperimin e dëmit, dhe zbardhjen e plotë të rastit.

    Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës kriminal e terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e dirigjuara dhe të orkestruara nga Serbia e cila e ka edhe interesin edhe gatishmërinë edhe aftësinë për të shkaktuar sulme e dëmtime të këtilla, në rastin konkret duke përdorur një sasi të madhe të eksplozivit në një nyje kyçe, ku riparimi është i vështirë. Nëse dëmi nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes. Disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës, kryeqytetit, rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm.

    Për bindjen tonë të fuqishme nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësinë dhe fajësinë, për organizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi përveçse Beogradit zyrtar dhe strukturat e tyre kriminale të cilat me në krye Millan Radojçiqin, mbështeten nga institucionet serbe, dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai u ndalua për t’u liruar dhe tash është i lirë në Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare e kriminale atje, kriminelët e paqes e kriminelët e luftës që e urrejnë Republikën tonë dhe popullin tonë mbarë.

    Ky është pra shpërthimi i tretë në tre ditët e fundit, që ka pasur për cak institucionet e vendit tonë dhe është synuar të nxitet frika dhe pasiguria së pari te banorët e katër komunave në veri të Ibrit, për ta përshkallëzuar situatën dhe më pastaj edhe mbarë vendin tonë.

    Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara për shkak se kushtetutshmëria në vendin tonë, sundimi i ligjit, rendi dhe populli e Republika jonë nuk do të mund të mposhten asnjëherë nga askush.

    Situata si kjo shpesh janë edhe cak i fushatave të dezinformatave dhe keqinformimit të qëllimshëm, andaj ju ftoj që të jeni të vëmendshëm ndaj lajmeve që i shihni, lexoni, dëgjoni dhe t’i përcillni udhëzimet dhe njoftimet e institucioneve përmes kanaleve zyrtare.

    Më lejoni që gjithashtu të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre ndaj vendit tonë.

    E menjëherë pas kësaj konference për media unë do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Barduani, dhe do të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

    Në fund ju bëj thirrje qytetarëve që të refuzojnë të informohen nga disa portale që ata i njohin shumë mirë, e që fatkeqësisht ndonjëra më shumë e ndonjëra më pak janë bërë pjesë të një lufte hibride kundër Republikës së Kosovës, popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar mbarë. Është e domosdoshme që të refuzojnë qytetarët e vendit tonë të mendojnë si disa opinionistë e disa opozitarë, të cilët i gëzohen, dikush në mënyrë direkte e dikush në mënyrë indirekte, asaj çfarë ndodhi sonte.

    Pra duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe kjo bëhet duke e dashur vendin tonë dhe kjo bëhet duke refuzuar të dezinformohemi e të keqinterpretojmë çfarëdo që ka ndodhur sonte dhe e rrezikon apo e kërcënon vendin tonë.

    Le të jemi bashkë me institucionet e shtetit, me policinë tonë, me organet tona zyrtare të cilat do të na njoftojnë në kohë reale për gjithçka.

    Këta kriminelë e terroristë nuk do të na mposhtin neve kurrë, sepse fuqia e ligjit të drejtë në Republikën demokratike të Kosovës do të ngadhënjejë sërish.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit, Kurti akuzon Serb

    Sulmet terroriste në veri të Kosovës, tetë të arrestuar dhe arsenal armatimi i konfiskuar

    Emri:  -640-0-6f6d62d733094714d2d215e10b50273c.jpg

Shikime: 273

Madhësia:  56.5 KB

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pas aktit terrorist të së premtes, kur me eksploziv u dëmtua kanali i Ibër – Lepencit, policia ka arrestuar tetë persona të dyshuar në veri të vendit dhe ka konfiskuar arsenal të armatimit.

    Sveçla thotë se sulmi i fundit ndaj infrastrukturës jetike është më i rëndi në Kosovë që nga paslufta.

    “Janë sulme të cilat dirigjohen nga Serbia. Sulmi më kritik, më i rëndë pas përfundimit të luftës. Ne për këtë mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar. Ky sulm terrorist është i mirë organizuar, i organizuar nga grupe apo organizata që janë profesioniste, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

    Sveçla thotë se institucionet tashmë kanë bashkërenduar aktivitetet për të zbardhur ngjarjen.

    “Pas hetimeve intensive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe AKI-në. Në këto aksione janë konfiskuar armë, eksplozivë, uniforma e gjëra tjera që do t’i shërbejnë hetimit”, ka deklaruar Sveçla.

    Sveçla tha se institucionet e Kosovës do të parandalojnë aktet e tilla terroriste në të ardhmen dhe të zbardhet ky rast dhe përgjegjësitë të marrin dënimin e merituar.

    “Policia do të merr masa për parandalimin e sulmeve të tjera terroriste dhe t’iu del në ndihmë qytetarëve pa asnjë dallim. Ftoj të gjithë t’iu referohen vetëm informacioneve zyrtare”, ka thënë Sveçla.

    Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se shumica e pajisjeve janë të prodhimit serb, por që disa pajisje janë ekskluzive ushtarake që nuk gjenden as në tregun e zi.

    “Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material që vështirë që gjendet, pos që furnizimet janë nga magazinat e ushtrisë. Ne besojmë se ato kanë dalë nga magazinat e ushtrisë së Serbisë. Policia e Kosovës do ta verifikojë këtë”, ka shtuar Sveçla.

    Komandanti i PK-së, Gazmend Goxha, ka thënë se janë konfiskuar 200 uniforma ushtarake, raketahedhës e pajisje të tjera, që dyshohet se lidhen me sulmin e djeshëm terrorist dhe raste të mëhershme.

    Ndryshe, në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

    Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit, Kurti akuzon Serb

    Vuçiç për shpërthimin në Kosovë: Do shpjegoj kujt dhe pse i është dashur ky incident

    Emri:  Aleksandar-Vucic-750x375.jpg

Shikime: 284

Madhësia:  18.4 KB

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri lidhur me shpërthimin e kanalizimit të Ibër-Lepencit në Kosovë. Vuçiç ka njoftuar se nesër do të bëjë një njoftim konkretisht për shpërthimin.

    Vuçiç thotë se do t’i sqarojë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut.

    “Nesër në orën 11 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t’ju sqaroj saktësisht se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçlja u desh të bënin thirrje të shumta dhe nervoze në komunitetin ndërkombëtar dhe të kërkojnë. përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!”, thuhet në postimin e Vuçiçit.

    Në një reagim të mëhershëm, Beogradi zyrtar ka thënë se kjo ngjarje i ka shërbyer kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për një seri të re arrestimesh të paligjshme të serbëve dhe hakmarrje ndaj popullit serb.

    Lapsi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,195

    Bastisjet pas Varagës - Kapet armatim për një ushtri, 8 në burg



    Bastisjet pas Varagës - Kapet armatim për një ushtri, 8 në burg

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,195

    Për: Bastisjet pas Varagës - Kapet armatim për një ushtri, 8 në burg



    Pasojat që i la shpërthimi në Zubin Potok – Pamje ekskluzive me dron

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2024, 16:36
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-08-2022, 16:22
  3. Kurti: Jam i gatshëm që dialogun me Serbinë ta vazhdojmë në qershor
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2021, 15:43
  4. Kosovë, shpërthim i fuqishëm në Termocentralin e KEK
    Nga Wordless në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-06-2014, 14:45
  5. Një shperthim i fuqishëm në Prishtinë
    Nga SKAI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 08:53

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •