Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykata rrëzon SPAK: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest shtëpie, të gjykohet i lirë

    Berisha del nga izolimi, vendimi surprizë i gjykatëses Floriana Davidhi

    SPAK paralajmëroi se do ta ankimojë në Apelin e Gjykatës së Posaçme

    Emri:  beri-ne-seli-1140x570.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  48.9 KB

    Me një vendim të papritur në orët e para të mëngjesit, gjykatësja Floriana Davidhi ka hutuar mbështetësit e Berishës kur rrëzoi SPAK dhe i dha të drejtë kreut të Partisë Demokratike për të dalë nga shtëpia, duke i dhënë fund izolimit të tij në shtëpi. Prokurorët e SPAK kishin kërkuar që Berisha të mbetej në izolim, sërish për të njëjtat arsye, sepse disa muaj më parë nuk respektoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që i caktoi SPAK.

    Vetëm se gjykatësja Floriana Davidhi vuri re një detaj që e përmbyste krejtësisht situatën. Sipas saj hetimet kishin përfunduar dhe dosja e përgatitur nga prokurorët është dërguar tashmë në gjykatë.

    Për rrjedhojë, binte pretendimi i prokurorëve se Berisha mund të prishte provat, ndërsa për tentativën e arratisjes ishte e qartë se i pandehuri nuk e bënte një akt të tillë.

    Për habinë e të gjithëve, në bazë të këtij arsyetimi, gjykatësja Davidhi la të lirë Sali Berishën duke vepruar në kundërshtim me logjikën e Altin Dumanit, që pak muaj më parë shprehej se “afërmendsh që gjykatat vendosin gjithmonë çfarë kërkojmë ne”.

    Disa orë pas vendimit SPAK doli me një njoftim ku paralamëroi se do ta ankimojë lirimin e Sali Berishës në Apelin e gjykatës së posaçme.

    Por ndërkohë në selinë e PD-së dhe në rrugën Mustafa Matohiti kishte filluar festa.

    Emri:  rruga-mustafa.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  50.5 KB

    Berisha falenderoi gjykatësen

    Në rrugën Mustafa Matohiti, ku për çdo natë, për 11 muaj ka pasur një protestë u mblodhën me dhjetëra mbështetës të Berishës për ta brohoritur daljen e tij nga shtëpia. Në mesditë, kreu i PD-së doli nga shtëpia dhe iu drejtua selisë së Partisë Demokratike për një mbledhje me grupin parlamentar.

    Emri:  e1c96aba-0125-4b08-ab52-73566aa60b12.jpg

Shikime: 239

Madhësia:  31.5 KB

    Sapo ka mbërritur në selinë e PD-së, Berisha mbajti një fjalim para militantëve, të cilëve u tha se këtë vit ka thyer rekordin e tij për numrin e fjalimeve, 330 të tilla, por se tani veprimi do jetë kryefjala e tij.

    “U krye dhe kjo punë! Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye” tha ai.

    Emri:  berish.jpg

Shikime: 234

Madhësia:  82.7 KB

    Berisha falenderoi gjykatësen Floriana Davidhi, por në konferencën me gazetarët, tha se ky vendim nuk e ndryshon qëndrimin e tij për gjykatësit dhe prokurorët që i binden Edi Ramës dhe bandave të krimit të organizuar.

    “Unë falënderova dhe gjykatësen për vendimin që ka marrë. Ka zbatuar ligjin, kushtetutën dhe nuk kam asnjë hezitim.

    Por të falenderoj unë apo ndryshoj mendim unë, për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre? Unë atë se bëj kurrë! Kurrë! As pajtohem as nuk hesht. Të ndryshoj mendim unë për një grup kriminel që tentoi të blejë heshtjen time? A mund të imagjinoni ju? Unë mund të përdor çdo cilësor për ta, por unë nuk i përdor për të mos prishur gojën time dhe mjedisin ku jemi këtu” u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

    Gjatë gjithë këtij viti, Sali Berisha e drejtoi Partinë Demokratike nga izolimi i shtëpisë, nga ku ka kryer disa nga takimet me bashkëpuntorët e tij të ngushtë.

    Asnjë surprizë nga përpjekja e SPAK për të goditur kreun e opozitës. Procesi që nisi me denoncimin e Taulant Ballës në prokurorinë speciale ka hedhur një hap tjetër, tani që kanë mbetur pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Në shtator të këtij viti, prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai i komunikuan Sali Berishës akuzën e “korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim” në lidhje me truallin e kompleksit Partizani, që iu kthye disa familjeve të Tiranës, mes të cilëve ishte përfitues edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

    Por kreu i Partisë Demokratike nuk ka pranuar asnjë akuzë, me pretendimin se dosja është manipuluar dhe i gjithë procesi është politik. Berisha as nuk iu bind masës “detyrim paraqitje” që SPAK e vendosi pa marrë autorizim nga parlamenti. Për këtë mosbindje, ai qëndroi 11 muaj në izolim.

    Hetimi nisi në bazë të një denoncimi të Taulant Ballës, i cili rreth katër vite më parë u paraqit në SPAK me një dosje të hartuar në zyrat e Partisë Socialiste. Sipas socialistëve, qeveria e drejtuar nga Berisha kishte krijuar kushtet dhe kishte marrë vendime që favorizonin dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për të përfituar nga privatizimi i truallit të kompleksit Partizani, duke qenë pjesë e familjeve trashëgimtare.

    Për gati 3 vjet dosja qëndroi e fjetur në zyrat e SPAK. Berisha dhe dhëndri i tij nuk u morën asnjëherë në pyetje, por në 21 tetor të vitit 2023, ndërsa Jamarbër Malltezi po priste bashkëshorten e tij në Rinas, u rrethua nga policia dhe iu vunë prangat. Arrestimi u filmua dhe pamjet e shoqërimit u shpërndanë me bujë në media.

    Pas arrestimit, të tij SPAK çoi direkt në gjykatë kërkesën për detyrim paraqitje dhe sekuestrimin e pasaportës së Sali Berishës. Procedura ishte e pazakontë. Duke qenë deputet, ndaj Berishës nuk mund të vihej një masë sigurie pa marrë autorizim nga parlamenti.

    Berisha refuzoi të bindej. SPAK ashpërsoi qëndrimin. Me firmë të Altin Dumanit, u dërgua në parlament kërkesa për arrestimin dhe izolimin e Sali Berishës në shtëpi.

    “Dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje. Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri”

    Kjo është një pjesë nga fjalimi i Sali Berishës, ditën kur Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai u paraqitën në parlament për të mbrojtur kërkesën e tyre për arrestimin dhe izolimin e kreut të opozitës në shtëpi.

    Sali Berisha nuk kishte respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj prokurorët u paraqitën para kuvendit për një masë më të ashpër, siç është ajo “arrest shtëpie”.

    Por dalja e dy prokurorëve para Komisionit parlamentar të cilit i kërkuan autorizim për arrestimin e Berisha ka rritur dyshimet për moszhvillimin e një procesi të drejtë, të ekuilibruar dhe të paanshëm.

    Ligji shqiptar kërkon që heqja e imunitetit të deputetit të bëhet pasi prokuroria servir prova bindëse për këtë. Por kjo gjë nuk ndodhi në rastin e Sali Berishës.

    Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai treguan përpara komisionit të imuniteteve një arrogancë që tentoi të fshihte mungesën e profesionalizmit. Ata i përgjigjeshin thatë dhe pa argumenta avokatëve mbrojtës së Berishës (ky i fundit nuk ishte prezent në sallë).

    Kur Genc Gjokutaj i pyeti se pse ata kishin paraqitur në kërkesën e tyre si argument të korrupsionit të Berishës, ndryshimin e destinacionit të truallit sportiv në tokë ndërtimi, kur dihej se një gjë të tillë se kishte bërë ish-kryeministri por Rama si kryebashkiak, prokurori u përgjigj: “kjo s’ka lidhje me imunitetin e Berishës për të cilin po diskutojmë sot”.

    Emri:  Arben-Kraja-dhe-Enkelejda-Millonai.jpg

Shikime: 236

Madhësia:  36.7 KB

    Me këtë lëvizje tinzare, ai krijoi precedentin e rrezikshëm që deputeti mund të zhvishet nga imuniteti edhe nëse prokurorët nuk sjellin prova.

    Non grata e amerikanëve dhe presioni i Ramës për arrestimin e Berishës

    Emri:  Edi-rama-blinken.jpg

Shikime: 238

Madhësia:  29.1 KB

    Arsyetimi që u bë për shpalljen e Berishës non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, u shoqërua me presione ndaj SPAK për gjetjen e provave për këtë korrupsion që përmendej nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Logjika ishte e përmbysur. Zyrtarët e huaj i drejtoheshin SPAK përmes “prezumimit të fajësisë”, pasi non grata ishte shpallur, Departamenti i Shtetit kishte përmendur korrupsionin madhor dhe ishin ata që tani duhet të gjenin provat.

    “Vendimi për ta përcaktuar (non-grata) ishte një vendim institucional dhe jo politik. E morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. I bëj thirrje institucioneve në Shqipëri që t’i marrin në konsideratë këto” shprehej Gabriel Escobar në Tetor të vitit të kaluar, kur ishte i dërguar i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

    Deklarata tingëllon si një urdhër i qartë për prokurorët e SPAK, të financuar dhe të zgjedhur nga një përkujdes i vazhdueshëm i zyrtarëve amerikanë.

    Presionit të amerikanëve iu shtuan edhe thirrjet e Edi Ramës që SPAK të bënte arrestime edhe në radhët e opozitës.

    Në mbledhjet e kongresit të Partisë Socialiste dhe në mbledhjet e asamblesë, Edi Rama i kërkoi disa herë prokurorëve të SPAK, që të kryenin arrestime edhe në anën tjetër të llogores politike, duke iu referuar rregullisht Sali Berishës.

    “Kjo është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po” shprehej kryeministri në Maj të vitit 2022.

    Rama vazhdoi me disa deklarata, ku nxiste prokurorët e SPAK të godisnin Sali Berishën dhe Ilir Metën.

    “Më thonë “Pse po ha nga ju, do me thënë nga ne, sharra e SPAK-ut. Këtu nuk di çtë them për sharrën e tyre, po di ç’të them për sharrën tonë. Sepse ne nuk e kemi kapur drejtësinë e as nuk kam bërë shaka kur thashë duam një drejtësi të drejtë në këtë vend” shprehej kryeministri, duke i kërkuar publikisht prokurorëve t’i tregonin dhëmbët opozitës.

    Për Berishën kjo e sotmja duhet të jetë një ditë e bukur, megjithatë pak muaj para zgjedhjeve, opozita mbetet ende e dobët përballë një mazhorance që ka zhbërë çdo institucion të pavarur dhe ka në dorë çdo pushtet të mundshëm, atë politik, mediatik, ekonomik dhe kriminal bashkë.

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata rrëzon SPAK: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest shtëpie, të gjykohet i lirë

    “Kam dy fjalë për Ramën”- Berisha pas lirimit: Do përgjigjesh për arrestin në shtëpi



    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u prit me një festë të madhe në selinë e PD-së, pas vendimit të GJKKO për heqjen e masës së “Arrest në Shtëpi”.

    Në fjalën e tij, Berisha falënderoi simpatizantët që e mbështetën gjatë ditëve të izolimit, por edhe gjyqtaren që vendosi të heqë masën e sigurisë. Kryedemokrati i drejtoi një pjesë të fjalimit të tij dhe kryeministrit Rama, ku i kërkoi të pranojë kërkesën e opozitës për një qeveri teknike. Berisha tha se Rama do të përgjigjet për përpjekjet për asgjësimin e opozitës, izolimin e liderit të saj, si dhe grabitjen e flamurit të PD-së.

    “Kam edhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të grushtit të shtetit që iu bë opozitës shqiptare në Shqipëri:

    Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd, se vetë Zoti e ka thënë: ‘Që të kthehem, unë do ta pastroj shtëpinë, ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë, me ndihmën e Zotit.’ Besimin e pathyeshëm do ta ruajmë.

    Krijo qeveri teknike, se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra, djem e vajza do të kenë liderin e tyre me vete. Këta shqiptarë duan përgjigje nga ty, se piramida jote e mashtrimit do të përballet me të vërtetën.

    Do të përgjigjesh si puçist për grushtin e shtetit që i bëre opozitës, do të përgjigjesh për vitin që ke lënë kryetarin e opozitës në arrest shtëpie, do të përgjigjesh për atentatin që organizove kundër tij me qëllim për ta heshtur, do të përgjigjesh për dy vitet që grabite flamurin e PD-së.

    Prandaj ke vetëm një rrugë, krijo një qeveri teknike dhe shkojmë në zgjedhje të lira. Pse Edi Rama ke frikë nga vota e shqiptarëve? Sot ishte një fitore, por kemi akoma shumë punë për të triumfuar përfundimisht. Ftoj të na bashkohen të gjithë,” tha Berisha.

    Euronews

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjykata rrëzon SPAK: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest shtëpie, të gjykohet i lirë

    Vec akuzave per korrupsion madhor familjar, etj., nga DASH-1, saliu duhet te pergjigjet per:
    shkaterrimin e ekonomise kombetare ne periudhen 1991- 1996
    rishkaterrimin teresor ne 1997 dhe per rreth 3000 viktima te ketij viti
    per grushtin e shtetit te shtatorit 1998
    per vrasjen shteterore te 4 personave ne 21 janar 2011
    etj, etj,
    Kjo ka nevoje per nje gjyq si ai i Nurembergut te vitit 1946,
    gjykata eshte treguar e trembur nga ky kryekriminel
    i mbetet popullit me voten e tij ta zhduke nga faqja e dheut,.....,
    sidoqofte SPAK eshte shprese e madhe dhe nuk ka per t`u terhequr
    atyre qe kane votuar pro lirimit duhet t`u vije neveri nga vetja e tyre dhe duhet t`u largohet gjumi per kete dem kolosal qe i bejne popullit
    Duaje te afermin tend si veten

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    Neteorm (28-11-2024)

  5. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjykata rrëzon SPAK: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest shtëpie, të gjykohet i lirë

    Jane dite te zeza per drejtesine shqiptare te lirosh nje kryekriminel
    Vetem SPAK ka mbetur te vendose drejtesine
    saliu ka mbi veten 3000 shqiptare te vrare ne 97 dhe 4 te vrare me doren e tij,
    duhet te denohet si nazistet ne Nyremberg
    duhet te hapet dosja e vitit 97, kur jepte urdhra per hapjen e depove dhe per pak coi shqiptaret ne lufte civile
    Madje duhet te shkohet me heret ne vitin 1789,
    drejtesia vendoset vetem ne barazim me denimin e Lugjit XIV
    ligjet demokratike nuk jane per keta funderrina vrases, se keta tallen me keto, duhen ligje te posacme,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-11-2024 më 09:38
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata rrëzon SPAK: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest shtëpie, të gjykohet i lirë

    Në gjithë botën e qytetëruar, parimi ligjor është: kushdo që akuzohet është i pafajshëm, derisa provohet në gjyq fajësia e personit. Në rastin në fjalë, kreu i opozitës u mbajt në arrest shtëpie, edhe pse ndaj tij gjykata nuk ka marrë asnjë vendim fajësie për akuzat e ngritura. Pra kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe lirive të njeriut. Dhe kjo duhet të alarmojë çdo shqiptar liridashës, pasi nëse një shkelje flagrante e tillë i bëhet kreut të opozitës shqiptare dhe njeriut më të votuar nga shqiptarët në 30 vjetët e fundit, çfarë mendoni ju se i pret shqiptarët e thjeshtë nga një sistem i tillë padrejtësie? Ideja se Sali Berisha do të arratisej nga Shqipëria pas akuzave apo "do të prishi provat" po të lihet i lirë, është po aq qesharake.

    Vendimi i gjykatës është vendimi i drejtë, dhe nxjerr në pah një padrejtësi të fortë ligjore ndaj shtetasit Sali Berisha, por demaskon edhe sistemin e ri të drejtësisë, që çobanëria e Sorosit ka ngritur në Tiranë:

    - Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një interpelancë në Kuvend tha si pa të keq me plot gojë: "është afërmendsh që Gjykata do të bëjë atë që kërkojmë ne, organi i akuzës." Me këtë deklaratë, ai dëshmoi prirjen autoritare të tij, që nuk di të dallojë pavarësinë e organit të akuzës, prokurorisë (SPAK) dhe organit të drejtësisë, Gjykatës. Eshtë Gjykata që thotë fjalën e fundit pasi i dëgjon të dyja palët, akuzat e prokurorisë dhe provat e të akuzuarit. Dhe është Gjykata ajo që merr vendimin e fajësisë apo pafajësisë. Dumanit i ka hyrë vetja në qef, dhe kujton se ai është vetë ligj dhe vetë Maliq në Shqipëri.

    - Fakti që kjo maskaradë zgjati plot 1 vit, Sali Berisha u mbajt në arrest shtëpie pa të drejtë për një vit, tregon se gjithë sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i kapur dhe kontrolluar. Kemi një Gjykatë Kushtetuese që pati disa mundësi për ta vënë drejtësinë në vend, dhe për të thënë që një shtetas shqiptar nuk mund të mbahet në arrest shtëpie pa iu bërë gjyqi më parë. Dhe përdorimi i një gjykatëse me të shkuar të dyshimtë për të stisur akuzat ndaj Sali Berishës, dëshmon kontrollin e politikës e pushtetit mbi sistemin e drejtësisë.

    - Edi Rama, ashtu si Joe Biden në Amerikë, u munduan të fusnin në burg kundërshtarët e tyre politike, dhe t'iu mohonin qytetarëve fjalën e fundit në zgjedhje. Ashtu si Donald Trump trimfoi mbi luftën ligjore të kundërshtarëve të tij politikë në Amerikë, edhe Sali Berisha triumfoi mbi luftën ligjore të sponsorizuar nga Soros dhe kukullat e tij, Kryeçobani i Shqipërisë, Edi Rama.

    Ditët e Edi Ramës janë të numëruara në liri. Pyetja që do i bëjnë së shpejti është: Do t'i kalosh pushimet në Gitmon e italianëve në Shqipëri apo në Gitmon e amerikanëve në Kuba?

    Albo

  7. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjykata rrëzon SPAK: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest shtëpie, të gjykohet i lirë

    Fatmiresisht qe shqiptaret sot jane te ditur, se inteligjente kane qene gjithmone. Dhe e kuptojne mire kush eshte sb, kjo eshte aresyeja qe fitorja e 2025 do te jete plebishitare. Edhe ata demokrate po ikin nje e nga nje nga sb, se patjeter qe nuk ka lidhje perderisa eshte non grata ne USA. Pastaj te krahasosh gjendjen ne USA me Shqiperine, nuk ka ku te veje me. SPAK eshte krijuar per politikanet e korruptuar dhe nuk eshte organ politik, nderkaq sb rrezikon 12 vite burg
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjykata rrëzon SPAK: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest shtëpie, të gjykohet i lirë

    Dhe qe te gjykosh sb duhet te kesh perjetuar ngjarjet e 97 ne Shqiperi, jo ti kesh pare nga ekranet,nuk kane faj ne fakt se nuk i njohin
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-01-2025, 15:01
  2. SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, i komunikon akuzat
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-09-2024, 00:30
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-05-2024, 16:54
  4. Një ditë e Sali Berishës në arrest shtëpie
    Nga Akuamarini në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2024, 09:42
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-01-2024, 08:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •