Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Jam aty ku sdua te jem
    Postime
    19

    NJE IRAKEN NE FSHESE

    Nga Enkel Demi

    Nje lajm entuziast erdhi nga komunikata e rendomte e Ministrise se Rendit. Nje iraken eshte ndaluar ne Lushnje ne kuadrin e masave qe po merret per te ruajtur sinoret e luftuar terrorizmin. Gjynahu iraken eshte prej tete vjetesh ne Shqiperi, dhe kohet e fundit ishte stabilizuar ne Lushnje. Ka nje dyqan te vogel. Eshte qytetarizuar me Lushnjen. Ai nuk i ka dokumentat ne rregull. Policia e ndalon. Ndoshta do ta perzene. Shkruhet ne komunikata. Ngrefet spikerja gjoks-shtrenguar ne lajme. Kenaqim italianet qe na kane kerkuar te ruajme token e detet nga dertet e klandestineve. Realizohet plani i Ministrise se Rendit.

    Kur, me ra ne vesh ky lajm, mendova per irakenin e gjore, i cili ka ardhur ne Shqiperi per nje jete me te mire. Ka kryer nje aventure dhe me ne fund ka gjetur paqe ne qytetin e Lushnjes. Atje ka ndertuar nje jete mediokre, por te kendshme per irakenin. E kendshme deri ne diten, kur ne zyren e policise erdhi urdheri per te luftuar klandestinet. Policet shkuan, e ndaluan dhe gezuan shefat qe duan planin e klandestineve per fushaten e korrje-shirrjeve. Policet nuk e vrane mendjen aspak se para nja dy vjetesh vellain e tyre e kane perzene si qen prej Greqie, tek suvatonte vilen e afendikoit. Ne at'bote gazetarja gjoks-shtrenguar bente editoriale per dhunen greke ndaj te pambojtureve, per te famshmin "Operacioni Fshesa". Nuk kalon shume dhe jemi ne shqiptaret qe zeme per fyti nje iraken lushnjar dhe e rrasim brenda. Ai nuk ka dokumenta ne rregull. Zyrtarisht ai njeri nuk ka vize. Nuk ka leje qendrimi. Ose i kane skaduar keto gjera. Sa shqiptare kemi ne kete dite halli ne Angli, SHBA, Itali, Gjermani, France? Pa fund. Cfare mund te mendojne prinderit, te afermit e tyre per irakenin e poshter qe na rri ne dere pa letra ne rregull?

    Gjithmone kam menduar gjate operacioneve "Fshesa" se cfare do te benim ne ne vend te grekeve? Fatkeqesisht mendoj edhe sot se do te benim me keq se ta, me keq se italianet, anglezet. Ne deri me sot kemi fshehur koken si struci ne varferine dhe kusurin tone, por sa na thane qe jemi te mire, ne nje krah me vellezerit tane amerikane, ia treguam nenen irakenit prej Lushnje.

    Shqiptaret per mua jane raciste. Kete deri me sot nuk kane pasur mundesi ta tregojne me te huajt. Deri me tash thjesht kemi share sho-shoqin "cecene". Ne nje rast te vogel si ky i irakenit lushnjar dhembet e prishur i kemi nxjerre ne drite.

    Per te evituar ndonje keqkuptim, une nuk jam aspak per te hapur dyert kat e kat per klandestine e aq me keq qe te behemi trampoline per ta. Nuk me pelqen qe vendi im te kthehet si Kulla e Babilonit, por nuk mund te elltis lajmin entuziast per nje qytetar te rregullt qe perndiqet, sepse keshtu e do zyra e katit te trete ne ministrine filan. Ky njeri qe ka vite qe qendron ne vendin tim, eshte rehatuar ne te, sot i duhet t'ia mbathe, ia kane prishur terezine si ai emigranti i gjore shqiptar ne Greqi qe ne mengjes eshte gdhire ne sheshin "Omonia" e ne darke eshte ngrysur i rrahur ne Kakavije.


    Koha jone/e marte 25 mars
    Mata Hary

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e lamas
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Postime
    17
    Jam plotesisht dakort me autorin e ketij artikulli.
    Edhe une u skandaliziva jo vetem me veprimin e policise dhe deklaraten e ministrise se brendshme por me shume me qendrimin e mediave te cilat jo vetem nuk u treguan kritike ndaj veprimit me kete familjar te rregullt por e fryne ngjarjen a thua se sherbimet tona efikase ndaluan ben laden. Eshte per te ardhur keq.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    O popull!
    Po nuk ka faj policia. Shba-ja i ka kerkuar te gjitha vendeve qe te debojne sa irakene te mundin(e kam fjalen per ata qe punojne neper perfaqesita diplomatike), italianet bene c'bene e i debuan 4. Shqiperia s'ka ambasade te irakut. E ca do benin keta policet e shkrete? S'do ja benin qejfin Shba-se?Bene c'bene e e gjeten nje "terrorist shume te rrezikshem iraken". E ku do thuash ti? Ne lushnje! Pika qe s'u bie!
    JO NEGOCIATA! VETĖVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ndersa une pervec fjaleve te autorit (me te cilin jam dakord) do te shtoja dhe...

    "Uauuu, paska erdhur dita qe dhe ne te kemi emigrante?"
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Polici polic mbetet 100 vjet shkolle ti besh po prepe derrase mbetet ai.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    mire ka bere policia ne rradhe te pare qe e ka ndaluar kete arab.ku i dihet ndoshta ky punonte per al kaeden,dhe ju vazhdoni te beni komente injorante sikur e njihni personalisht ju arabin.per mendimin tim debo sa me shume arab dhe turq sa eshte e mundur!!!!!!!!

Tema tė Ngjashme

  1. A mund tė quhet "luftė humanitare", ndėrhyrja nė Irak?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:10
  2. SHBA deklaron: I forti te rreh dhe nuk te le te qash!
    Nga DeuS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 20:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •