Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Një javë nga arrestimi, Ilir Meta letër nga burgu: Rrëmbimi im i ngjashëm me atë të kryeministrit Aldo Moro në Itali

    Një javë pas arrestimi, ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë me një letër të gjatë nga burgu, ku ndër të tjera e krahason “rrëmbimin” e tij të ngjashëm me atë të kryeministrit të Italisë, Aldo Moro, fundi i të cilit ishte tragjik.

    LETRA E METËS

    ot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal nga tontonmakutët e regjimit të DumDumanit, që ka ndërtuar Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare në vendin tonë.

    Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare.

    Përse duhet të rrëmbehet në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës?

    Sepse i është shmangur thirrjeve të SPAK-ut apo drejtësisë ndonjëherë?

    Apo se ka kryer ndonjë krim në flagrancë?

    A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron.

    Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira.

    Rrëmbimi i Ilir Metës nga mafia në pushtet, me urdhër të tre mercenarëve të saj, Altin Dumani, Arben Kraja edhe Sotir Kllapi, u bë me qëllim që të më pamundësojë sa më shumë mbrojtjen në publik, në media e debate nga akuzat qesharake dhe të stisura të cilat nuk përmbajnë asnjë fakt apo provë penale kundër meje.

    Hetimet ndaj meje kanë nisur që në Dhjetor 2019 në bazë të kallëzimit të një njeriu të dënuar nga Gjykata për dhunë në familje, si Romeo Karaj, i cili ishte edhe punonjës i regjimit, OSHE dhe dikur bashkëpunëtor i Kastriot Ismailit te CEZ-DIA.

    Kjo çështje është filluar në kohën e përplasjes së madhe për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese midis meje si President i Republikës dhe Qeverisë së “Rilindjes”, që donte të grabiste të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të kemi këtë Ramaformë që e dinë të gjithë shqiptarët.

    Për vite të tëra, Altin Dumani, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin, jo vetëm joshën shumë persona për të bërë deklarime të rreme, por edhe intimiduan shumë të tjerë, që kishin probleme me drejtësinë, për vjedhje dhe mashtrime, si rasti i Elvis Mataj, që ka qenë krahu i djathtë i Kastriot Ismailit, për t’i përdorur në gjyqin e arbitrazhit në Vjenë kundër tij, por edhe më pas për të bërë deklarata mashtruese lidhur me marrëdhëniet e mia me Kastriot Ismailaj.

    Po kështu përmes Dritan Priftit dhe Tom Doshit u përpoqën të përdornin të afërm të tij për të më provokuar mua, që të ndërhyja për lirimin e tij dhe më pas i nxitën për të dhënë intervista të pavërteta.

    Lidhur me këtë çështje, si Kryetar Kuvendi, i kam çuar informacion zyrtar Prokurorisë dhe i kam kërkuar të merreshin masa, pasi ata edhe mund ta eleminonin znj.Vojsava Ismaili e më pas të pretendonin se këtë e kisha bërë unë, gjoja si hakmarrje ose për të zhdukur një dëshmitare që kurrë në fakt s’ka ekzistuar si e tillë.

    Altin Dumani e di shumë mirë se Kastriot Ismaili i kishte lidhjet me CEZ shumë përpara se unë të bëhesha Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, për shkak të partneres së tij amerikane Rebeka dhe nuk jam unë personi që e kam lidhur me çekët.

    Po kështu Dumani e di shumë mirë se lidhjet me CEZ i mbante Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë në emër të Qeverisë shqiptare, si aksionere me 24% në CEZ-Albania.

    Dumani e di shumë mirë se marrëveshja midis CEZ-it dhe DIA është firmosur në 1 shtator 2010 dhe ishte marrëdhënie midis dy kompanive me interesa reciproke.

    Ndërsa unë jam bërë Ministër i Ekonomisë më 16 shtator.

    Po kështu ai e di shumë mirë se asnjë ditë, Kastriot Ismaili nuk ka qenë as kandidat për anëtar i Këshillit Mbikqyrës të CEZ-Albania, as anëtar i këtij Këshilli dhe as ndihmës i Ministrit sepse nuk ekziston asnjë akt i tillë.

    Prania e tij gjatë vizitës që kam zhvilluar unë në Pragë gjatë një vizite pune të dokumentuar nuk ka të bëjë me faktin se ai ishte pjesë e delegacionit tonë, i cili është i dokumentuar nga urdhër-shërbimet.

    Por ai ishte si partner zyrtar i CEZ-it që ishte edhe mikpritësi ynë së bashku me Ministrin e Ekonomisë.

    Po kështu Kastriot Ismaili nuk ishte as person në kërkim dhe as i lidhur me bandat siç janë sot shumica e atyre që fluturojnë me çarterin e Edi Ramës, shpenzimet e të cilit nuk deklarohen kurrë dhe për të cilat Dumani s’ka guxim të shqetësohet.

    Dumani spekullon kur thotë se unë nuk kam thënë të vërtetën lidhur me udhëtimin në Pragë, i cili ka qenë shumë i saktë.

    Pra mund të kemi qëlluar në një avion, por jo për qëllime të përbashkëta.

    Dhe kjo është logjike sepse qëllim i përbashkët do të thotë për shembull të ikësh me dikë për pushime në të njëjtin vend.

    Por në rastin konkret qëllimi im ishte nxitja e drejtuesve të CEZ për të mos zvarritur investimet që ishin jetike për shkak të dimrit ku kishim hyrë.

    Lidhur me pretendimet se pas kësaj vizite u realizua ulja e çmimit nga ERE në favor të CEZ, më duhet të sqaroj se ERE ishte një institucion i pavarur nga Qeveria.

    Jo vetëm kaq, por Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e kundërshtoi përmes KESH-it vendimin e saj në të gjitha gjykatat.

    Për më tepër kjo përplasje e Qeverisë me ERE solli pasojë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e Kryetarit të ERE.

    Por kjo nuk i leverdis Altin Dumanit të përmendet edhe pse ishte te dëshmia ime sepse ai ka marrë detyrën e kamikazit të Partisë për të ndërtuar një tablo sinoptike fake, me qëllim montimin e akuzave politike pa prova.

    Për 4 vite Dumani bëri çdo përpjekje për t’i marrë deklarime të rreme Kastriot Ismailit në burg kundër meje, por nuk ia arriti qëllimit.

    Këtë e dinë të gjithë në burgun e Fierit dhe SPAK.

    Në pamundësi për të provuar një fakt penal nga kjo çështje, SPAK lëshoi plot delinkuentë për të bërë kallëzime të tjera pafund për çështjet e lobingjeve, të deklarimit të pasurive, të çështjeve shëndetësore, etj.

    Përfundimisht më duhet të deklaroj shkurt se në gjithë pretendimet që ngre SPAK-u për hetimet 20-vjeçare ndaj meje, ka vetëm dy raste që më duhet të sqaroj.

    Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro.

    Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri.

    Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime.

    Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.

    Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave.

    Lidhur me lobingjet, siç e sqarova edhe në sallën e gjyqit, në dijeninë time çdo gjë është bërë sipas ligjeve shqiptare dhe amerikane dhe kurrë nuk kam autorizuar veprime të paligjshme.

    Në sallën e gjyqit me shkresë konkrete demonstrova sesi kompania “McKeon Group” kishte regjistruar në FARA (Departamenti i Drejtësisë) një konkratë të nënshkruar nga një avokat greko-amerikan Fideszis, pa dijeninë dhe autorizimin tim dhe të LSI.

    Në 20 Janar, Presidenti i “McKeon Group” i kërkoi zyrtarisht FARA (Departamenti i Drejtësisë) të korrigjonte atë marrëveshje pasi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta na tha se ky person s’ka qenë i autorizuar nga ai dhe LSI dhe se qëllimet e bashkëpunimit janë të tjera.

    Po kështu më duhet të sqaroj se lidhur me dy kompanitë e lobimit të prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, në dijeninë time çdo vendim i LSI ka qenë i ligjshëm në respekt të ligjit shqiptar dhe amerikan.

    Nëse SPAK-ut i rezultojnë diferenca midis deklarimeve në KQZ dhe përfitimeve nga kompanitë e lobimit për interes të LSI-së, SPAK-u dhe FBI i kanë patur të gjitha mundësitë të verifikojnë se cilët persona ose kompani kanë paguar në USA dhe t’i vendosin në ndjekje penale.

    Është e padiskutueshme që unë Ilir Meta të kem autorizuar dikë të bëjë veprime të tilla ose të kem patur dijeni.

    Por SPAK-ut nuk i intereson e vërteta e përgjegjësisë por përpjekja për të krijuar tymnajën që përderisa këto janë deklaruar si shërbime ndaj LSI dhe Ilir Metës, paguesi është Ilir Meta, kur kjo është e pavërtetë dhe SPAK-u dhe FBI e dinë se cilët janë paguesit që duhet të përgjigjen para ligjeve shqiptare dhe amerikane.

    Po kështu më duhet të distancohem me neveri nga aludimet dhe insinuatat që bën SPAK-u nga tabulatet e telefonave të sekuestruara ish-bashkëshortes time se unë kam ndikuar në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku dhe kam qenë në dijeni të përfitimeve nga ish-bashkëshortja ime.

    Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e SPAK-ut për të shtuar një insinuatë më shumë në fletërrufenë e gjatë.

    Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë.

    Po kështu konkluzioni se Kryetari i Kuvendit ka ndërhyrë për të bërë një ndryshim ligjor në favor të një biznesmeni është absurd.

    Procedura e ligjbërjes është e përcaktuar se si nis dhe konkludohet dhe roli i Kryetarit të Kuvendit është si ai i çdo deputeti tjetër në votim, në bazë të bindjes së tij.

    Si nuk u shqetësua SPAK-u për shumë ligje me porosi dhe emra të përveçëm që bëri Edi Rama dhe u denoncuan nga Presidenti i Republikës?

    Akoma më absurd është konkluzioni se meqënëse Kryetari i Parlamentit ka biseduar me Kryetaren e AKEP-it për shqetësimet e ngritura nga e vetmja kompani shqiptare në fushën e telekomunikacionit, PLUS, qënkan ndërhyrje për favorizim kur ankesa e tyre ishte se po diskriminoheshin nga kompanitë e huaja.

    Ndërkohë që te PLUS, kishim aksionerë shqiptarë dhe shqetësim i tyre nuk mund të injorohej.

    Si përfundim për sot, e gjithë Fletërrufeja e SPAK-ut kundër meje është një justifikim për të realizuar aktin e rrëmbimit dhe izolimit të thellë politik, me qëllim që në koordinim me Edi Ramën, Erion Velinë, SHISH dhe bashkëpunëtorët e tyre të infiltruar në Partinë e Lirisë të rrëmbejnë drejtimin e kësaj force politike, për ta kthyer në një freskore të regjimit.

    Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë ndaj i kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, z.Tedi Blushi, Kryesisë dhe gjithë strukturave tona anembanë vendit, t’i japin përgjigjen e merituar këtij skenari ogurzi për demokracinë, se Partia e Lirisë nuk mund të bëhet Partia e Tradhtisë.

    ORA NEWS

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Personalisht me duket sikur ka filluar lufta midis llojit. Gjeja me e mire qe mund ti ndodhe shoqerise shqiptare kur mafjozet fillojn e zihen midis veti. Do nxjerrin pislliqet e njeri tjetrit ne pazar.
    Do na dejgojn veshet gjera qe dhe mund te na tmerrojn se si ka mundesi dicka e tille. Mir do ishte qe Metes ti conin dhe ato dashonert e perdala ne qeli. Sepse dhe ato kane posto dhe jo te vogla.

  3. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Drejtesia duket se ka filluar te vendoset edhe pse jemi ne hapat e para. Do dhe shume pune per te bere. Me e rendesishnja eshte zbulimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i te gjitha te mirave financiare e materiale, te perfituara padrejtesisht. Ne rast se kjo realizohet, mendoj qe pak vite duhet te vuajne politikanet, madje edhe te amnistohen. Dhe perfitimet t`i jepen shtreses me te varfer te popullit. Atehere SPAK-u e ka kryer plotesisht detyren.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    U la sërish në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga narkoregjimi

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në një reagim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta nuk shpreh aspak çudi pas një vendimi të tillë teksa ka drejtuar akuza se drejtësia po drejtohet nga narkoshteti.

    Ai thotë se ky vendim vetëm sa konfirmoi edhe një herë se gjykatat janë nën urdhrat e pushtetit, siç ai e quan ‘narkoregjim’. Ndër të tjera, Meta njoftoi se nuk do të ndalet lufta e PL-së kundër ‘narkoshtetit’.

    “Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit. Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman. De-sorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

    Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus” – thuhet në postimin në profilin e Metës në Facebook. ©LAPSI.al

    Emri:  Screenshot 2024-11-19 at 5.37.14 PM.jpg

Shikime: 380

Madhësia:  74.3 KB

    LAPSI

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Meta: Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj në zgjedhje. Ata qytetarë që e duan SPAK-un votojnë direkt për Ramën

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-10-28-at-19.59.19.jpg

Shikime: 201

Madhësia:  28.0 KB

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë nga qelia për ”Syri.tv”, ku ka folur për arrestimin e tij më 21 Tetor, seancën e djeshme ku u pyet për dy orë në SPAK në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA, akuzat e ngritura pse e cilëson procesin si politik. Meta ka këmbëngulur se seanca e djeshme nisi me pyetjet e tij ndaj SPAK dhe jo e kundërta, duke kërkuar shpjegime se çfarë bëhej me denoncimet që ka depozituar për çështje të ndryshme.

    Intervista e plotë

    -Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?

    -Seanca në vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte një vazhdim i cënimit të procesit të rregullt ligjor ndaj meje. E theksoj këtë pasi unë fatmirësisht u njoha me faktin se do pyetesha në SPAK vetëm nga titrat e një TV pranë regjimit 24 orë përpara dhe fiks këto titra dolën në të gjitha ekranet e TV që janë financuar nga inceneratorët vetëm 2 minuta pasi gjyshja e tre fëmijëve të mi doli nga SPAK-u e rrethuar nga dhjetëra media. Kur ju ngritëm këtë pretendim përfaqësuesve të SPAK-ut, se nuk kishim njoftim zyrtar sipas ligjit dhe procedurave, ata u habitën sepse ky njoftim ishte firmosur që në 30 Dhjetor, ndërkohë që edhe tani që po ju përgjigjem, kjo shkresë ende nuk ka ardhur te qelia ime Nr.5, e cila në vijë ajrore është vetëm 100 metra nga zyrat e SPAK.

    Por dua të theksoj se seanca nisi me pyetjen apo kërkesën time se ç’bëhej me kallëzimin tonë për ndjekje penale për përgjegjësit e arrestimit tim të paligjshëm të dorëzuar në 6 Dhjetor, për të cilën morëm përgjigje se po hetohej nga një prokuror tjetër. Më pas ne iu përgjigjëm në mënyrë shumë korrekte çdo pyetje të bërë ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën kur jam pyetur për çdo çështje. Natyrisht që në fund të pyetjeve të tyre dhe përgjigjeve që dhashë si person nën hetim, në cilësinë time si President i Partisë së Lirisë, meqenëse interesi i tyre ishte në fushën e lobimeve edhe unë i pyeta për dy çështje me interes të lartë publik.

    Së pari: Çfarë bëhet nga SPAK me hetimin e çështjes McGonigal, pra ish-kryeagjentit të FBI të dënuar me burg edhe për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve që ende është Kryeministër dhe i pa pyetur për këtë çështje?

    Së dyti: Çfarë bëhet me hetimin e “Gruas së Bilalit” për skandalin e fotos së paligjshme me Presidentin Obama për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan është dënuar në SHBA?

    Dhe natyrisht në fund fare, përsëri si President i Partisë së Lirisë që ka bërë denoncime të shumta për kryeaferën e inceneratorëve, u vura në dispozicion 3 shkresa zyrtare që janë edhe fakte e prova penale të depozituara të cilat ngarkojnë me përgjegjësi penale individuale nga 3 herë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin dhe një herë Kryebashkiakun e Tiranës, të cilat i bëra publike edhe në rrjetet sociale, këto shkresa zyrtare janë të vitit 2014 dhe 2017. Përgjigjia e tyre ishte se nuk ishin kompetentë për këtë çështje, ndaj Partia e Lirisë do t’i drejtohet përsëri zyrtarisht SPAK-ut për të 5 këto çështje që përbëjnë përgjegjësi individuale dhe penale për Edi Ramën.

    -Z. Meta, a është normale që ju t’i bëni pyetje SPAK- ut?

    -Unë vazhdoj të jetoj në një sistem demokratik edhe pse jam në qeli, por vetëm fizikisht. E di që shumë të tjerë që janë jashtë, janë futur me dëshirë “në qeli”, duke hequr dorë nga të drejtat e tyre dhe liritë që ju jep Kushtetuta dhe duke ushqyer me këtë qafëpërkulje autokracinë që i vjedh dhe i bullizon çdo ditë. Ashtu siç kam qenë gjithmonë shembull për të përmbushur detyrimet e mia si qytetar e si shtetar apo politikan ndaj Kushtetutës, ligjit, shoqërisë dhe sidomos drejtësisë, padiskutim që kurrë nuk mund t’i braktis të drejtat edhe liritë e mia për më shumë që jam President i forcës së dytë opozitare në vend.

    Është detyra ime për t’ju përgjigjur drejtësisë në çdo kohë dhe kurrë nuk i jam shmangur asaj dhe as nuk kam mbyllur ndonjë çështje me procedurë (edhe kur këto janë shkelur qëllimisht), por jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët dhe votuesit e Partisë së Lirisë dhe të gjithë shqiptarët i paguajnë në mënyrë speciale (6 – 7 mijë euro në muaj) këta prokurorë specialë për të mbrojtur interesin publik dhe taksat e tyre që grabiten pa maska, si në rastin e inceneratorëve e dhjetëra raste të tjera.

    -Ndërkohë që ju u treguat bashkëpunues me SPAK, ish- bashkëshortja juaj, deputetja Monika Kryemadhi, një ditë më parë deklaroi se nuk do t’i përgjigjet më SPAK-ut por do të fliste vetëm në Gjykatë. Si e komentoni ju këtë për më tepër që media e evidentoi këtë dallim?

    -Asnjë koment, sepse nuk shoh asnjë lidhje midis pretendimeve që bëhen ndaj saj dhe atyre ndaj meje. Natyrisht që SPAK, që qëllimisht nuk i bashkoi në një çështjen e tre inceneratorëve, ka “ lidhur” çështje që nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën, pasi z. Dumani nisi hetimet për çështjen CEZ – DIA që në Dhjetor 2019 dhe në pamundësi për të gjetur një provë apo fakt penal për këtë çështje (të gjykuar 3 herë brenda vendit dhe në Arbitrazh Vjenë 2014) në bashkëpunim me regjimin hapën edhe nja 5 çështje të tjera me qëllim që të gjenin një fakt apo provë për mua apo edhe njerëz të afërt me mua me qëllim goditjen time politike e sidomos Partinë e Lirisë.

    Ndaj jemi në një situatë tragjike për sa i takon degradimit të shtetit të së drejtës që nga rrëmbimi im banditesk, që do të jetë precedenti më skandaloz për Gjykatën e Strasburgut e deri te pretendimi komik i SPAK- ut se unë paskam ndërhyrë si Kryetar Kuvendi për të bërë një ndryshim ligjor në interes të një biznesmeni si Kryetar Kuvendi, kur nga vetë dosja e SPAK provohet se amendamenti është bërë nga deputetja e Edi Ramës në atë kohë, se ligji është mbrojtur nga Edi Rama dhe se ai kishte 65 vota, ndërsa LSI vetëm 16 vota. Nuk dua t’ju marr kohën edhe më shumë me marrëzira të tjera që tronditën edhe ish-admiruesin e SPAK-ut, z. Baton Haxhia, kur lexoi dosjen që SPAK-u e nxori qëllimisht në media.

    -E megjithatë z. Meta, ju jeni brenda, i dënuar me paraburgim dhe zgjedhjet erdhën, kur jemi vetëm 4 muaj para tyre. A nuk është ky dënim dhe mungesë lirie e juaja një problem për Partinë e Lirisë dhe për ju vetë personalisht dhe më konkretisht a do të kandidoni ju për deputet?

    -Dua t’ju siguroj se nuk ndihem i dënuar, por ndihem si kurrë më parë në detyrë dhe lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare. Musine Kokalari thoshte se lirinë e kërkojmë shpesh jashtë vetes, por në radhë të parë liria është e brendshme dhe ju siguroj që unë gëzoj liri të plotë, jo vetëm për të qenë vetvetja këtu në qelinë Nr.5, në 12 m2, por mbi të gjitha për të qëndruar e luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëve që vetëm fizikisht nuk ndodhen në qeli të tilla, por që vetëm të lirë në vendin e tyre nuk ndihen.

    Fakti që armiqtë e lirisë të të gjithë shqiptarëve e jo vetëm të Ilir Metës u detyruan të inskenojnë një rrëmbim mafioz e të paprecedentë tregon dobësinë dhe dekompozimin e tyre total politik e moral dhe tmerrin që kanë nga prania aktive e Ilir Metës në jetën publike dhe ballafaqimet mediatike, si edhe shpresën e tyre të mjerë për të rrëmbyer Partinë e Lirisë dhe shndërruar atë në një fake- opozitë si shumë 0.99 të reja që kanë shpikur këto kohë.

    Situata ku jemi nuk ka qenë e paparashikueshme nga unë, përkundrazi. Ndaj edhe thirra Konventën historike të 27 Prillit ku u bënë ndryshime rrënjësore në statut, duke çrrënjosur nepotizmin dhe krahinalizmin. E sidomos duke miratuar një program të shkëlqyer, konkret e konciz atë të: 5 Prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus. Dhe Partia e Lirisë duhet të vazhdojë me intensitet të shpalosë e argumentojë realizimin e 5 Prioriteteve.

    Jam shumë i kënaqur që tani shoh që të gjithë flasin për rëndësinë e rritjes së pensioneve, por Partia e Lirisë ishte e para që e çimentoi si prioritet madhor, pasi nëpërkëmbja e tyre e qëllimshme nga “Rilindja” për 12 vjet, ka sjellë pasoja të tmerrshme sociale e sidomos shëndetësore për ta. Po kështu programi ynë nis me ndalimin e shpopullimit si Prioritet i Parë dhe kulmon me shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese në Rajonin tonë.

    Njëkohësisht ky është mbi të gjitha një program tërësisht i financueshëm dhe i certifikuar nga shumë ekspertë të nivelit më të lartë të financave ku do të veçoja Prof. Petraq Milon, Sekretari i Partisë së Lirisë për Çështjet e Ekonomisë dhe të Financave. Po kështu ne bazohemi te përvojat më të mira të vendeve të Rajonit tonë. Ndërkohë është detyrë e lidershipit të PL të shumëfishojë forcat dhe të rrisë përqendrimin për tua kthyer këtë maskaradë armiqve të zgjedhjeve të lira në bumerang.

    Lidhur me kandidimin tim, si mund t’ju shkojë mendja se unë mund t’i vendos vetes kufizime në kundërshtim me Kushtetutën, aq më tepër që risitë më shtojnë adrenalinën. Kur vendosa për themelimin e LSI, 2 ditë më parë nuk ishin të paktë ata që parashikonin se LSI do merrte 1-2 %. Unë me shumë kënaqësi vendosa një “bast” historik duke kandiduar vetëm në mazhoritar (Skrapar) e duke mos e vendosur veten time të parin dhe fare në listën proporcionale të LSI. Sigurisht që kjo kishte rrezik të lartë pasi LSI ishte në opozitë dhe e gjithë Qeveria dhe Kryeministri i asaj kohe gjithë tërbim u turrën drejt Skraparit ku unë vajta vetëm 2 herë gjatë fushatës.

    Fitorja ishte gati me 2/3 e votave dhe pa u lodhur atje pasi ata njerëz e dinin shumë mirë se kush isha unë që u kisha shërbyer si deputet disa herë duke i mbajtur të gjitha premtimet e mia e mbi të gjitha përfaqësuar vlerat e tyre më të mira. Edhe tani, jo vetëm Partia e Lirisë, por të gjithë shqiptarët e dinë se unë jam rrëmbyer në mënyrë banditeske, në mënyrë që jo unë por ata të mos jetojnë të lirë, por të frikësuar e bullizuar nga një regjim që jo vetëm i vjedh çdo ditë, por edhe u kërkon ta duartrokasin në mënyrë që ata të mos e “pësojnë” si Ilir Meta. Ndaj vota për Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën do të jetë masive, sepse shqiptarët do votojnë për lirinë e tyre në rradhë të parë.

    -Sondazhet nuk janë kaq optimiste z.Meta për Partinë e Lirisë dhe opozitën?

    -Kur sondazhet i kanë dhënë LSI më shumë se 2% apo 3%? Se qenkan sondazhet kaq keq ndaj mbahet në burg Ilir Meta dhe rrëmbehet në mënyrë kriminale? Po çfarë i gjetën këta në 30 vite hetime Ilir Metës dhe 300 letër porosi anembanë botës? I gjetën ndonjë numër llogarie të fshehur apo të padeklaruar? I gjetën ndonjë pronë të fshehur apo të padeklaruar? I gjetën ndonjë video duke luajtur në kazino?

    I gjetën ndonjë shkresë zyrtare apo vendim në kundërshtim me ligjin e interesin publik? I gjetën pushime luksoze të padeklaruara? A nuk e çuan këta tre herë Ilir Metën në Komisionin e Venecias që të justifikonin shkarkimin dhe të treja herët u diskredituan si mos më keq?

    A nuk shpikën këta që ditën e parë pasi unë mora drejtimin e Partisë së Lirisë “Dosjen I.M”? Po të ishin kaq të fortë pse do detyroheshin të mbanin arrest shtëpie liderin e Partisë Demokratike, z.Berisha për 333 ditë? Akoma më tepër të merrnin tani edhe këtë masën e turpshme të detyrim paraqitjes kur hetimet kanë mbaruar? Apo të vidhnin vulën e PD për dy vite? Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qenë në burg?

    Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mia më të mëdha personale por në interesin e publikut të gjerë sepse e gjithë kjo poshtërsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka të bëjë thjesht me Ilir Metën, por me shndërrimin e Shqipërisë në tokën e askujt. Dhe për këtë duhen zhdukur nga skena politike, politikanë patriot dhe të pashantazhueshëm nga askush. Ata duan të zhdukin çdo ndjenjë kombëtare e patriotike. Atyre u intereson vetëm territori ynë dhe pasuritë e vendit tonë, por aspak populli ynë e sidomos rinia e jonë. Ata nuk duan të ketë më politikanë me bindje, por papagaj e kukulla.

    -Analistë të ndryshëm thonë se partitë e reja opozitare pro-SPAK mund të përfitojnë terren ndaj PD dhe PL që janë kritike ndaj SPAK-ut dhe për këtë ata i referohen edhe sondazheve që e nxjerrin SPAK me 70% pëlqyeshmëri. A ju shqetëson kjo?

    Aspak sepse të pretendosh të jesh në opozitë e të mos i kërkosh llogari SPAK-ut që jo vetëm akoma s’e ka arrestuar apo marrë të pandehur Ramën për aferat skandaloze që mbajnë firmën e tij por as guxon ta marrë në pyetje apo t’i përmendë emrin nuk të voton as bufi dhe jo më qytetari më i painformuar. Ata qytetarë që e duan SPAK-un votojnë direkt për Edi Ramën pasi ai e ka thënë vetë që është krijuesi i vetëm i SPAK-ut. Dhe këtu çuditërisht nuk ka gënjyer sepse themelimi i SPAK-ut nisi atë ditë kur ai zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota, nga 84 që e ka Kushtetuta. Ndërsa ky sondazhi për SPAK-un më kujton sondazhin e Edi Ramës, se 70% e shqiptarëve ishin pro “Ballkanit të Hapur” që po i falimentonte.

    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

    Emri:  meta-ne-spak-1-768x512-1.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  39.4 KB

    Mbetet në fuqi vendimi i Apelit të Posaçëm për masën “arrest me burg” ndaj ish presidentit Ilir Meta.

    Meta ndodhet prej 21 tetorit në qeli, ndërsa në vijimësi ka kërkuar të dalë nga paraburgimi tek 313 ku ndodhet aktualisht.

    Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Meta ka kërkuar të lërë qelinë edhe në Apelin e Posaçëm, por ankimimet e tij janë rrëzuar.

    Lapsi

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2024, 23:42
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 12:37
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2024, 16:55
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 12:02
  5. Parlamenti shkarkon Presidentin Ilir Meta
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2021, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •