Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Një imam turk në krye të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë?

    Emri:  640-0-1728375333xxhamia-e-namazgjase-268.jpg

Shikime: 1093

Madhësia:  57.0 KB

    Xhamia e Namazgjasë në Tiranë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptarë, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi është ajo që e ka caktuar Imamin. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur, i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë. ”Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

    Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Madje Imami Enes Bashtur e ka fshirë nga rrjetet e tij sociale këtë njoftim. Ky lajm i paraprin vizitës ditën e enjte në vendin tonë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

    Historia për inaugurimin e kësaj xhamie ka vite debate, që lidhet me përplasjet e presidentit turk dhe njerëzve të tij me komunitetin mysliman. Presidenti Erdogan dhe njerëzit e tij pretendojnë se Komuniteti Mysliman Shqiptar drejtohet nga njerëz të papëlqyer prej tij, kryesisht nga ata që i ka shpallur armiq, njerëz të drejtimit të Fethullah Gylen, klerikut turk, dikur mik i Erdoganit, tani armiq të përbetuar.

    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Prishet vëllazëria Rama - Erdogan: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë në Tiran

    Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri

    Emri:  xhamia.jpg

Shikime: 1086

Madhësia:  61.0 KB

    Kur kanë kaluar gati 3 vite nga vizita e fundit në Shqipëri, Presidenti i Turqisë Erdogan rikthehet në Tiranë për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar Erdogan do të takohet me homologun e tij, Begajn si edhe kryeministrin Rama.

    Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë rikthen pas gati 3 vitesh në Shqipëri Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

    Të enjten e 10 tetorit, Erdogan i cili do të qëndrojë vetëm disa orë në kryeqytetin shqiptar do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë më të madhe në rajon.

    Për këtë në godinën e cila ka përfunduar prej disa vitesh po bëhen gati përgatitjet e fundit për të pritur presidentin turk.

    Xhamia e Namazgjasë nisi punimet në vitin 2015 ndërsa ishte planifikuar që pas gati 3 vitesh të përfundonte dhe të hapte dyert për besimtarët, gjë e cila nuk ndodhi dhe pas gati 6 vitesh nga ai moment, do të inaugurohet nga Erdogan.

    Investimi për ndërtimin e saj kap një vlerë prej 30 milionë eurosh nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Xhamia ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

    Në Tiranë, presidenti Erdogan do të takohet me homologun e tij shqiptar, Bajam Begaj si edhe me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një konferencë me gazetarët e më pas do të largohet drejt Serbisë për të zhvilluar një tjetër vizitë zyrtare.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Sulltan Erdogani dhe sulltan salepi i Surrelit nënshtrojnë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

    Emri:  auto_6s6565sd1728407047.jpg

Shikime: 1026

Madhësia:  51.1 KB

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po vjen në Shqipëri për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë bashkë me Edi Ramën, duke nënshtruar njëherë e mirë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë pas shumë vitesh sulme.

    Por ajo që bie në sy nga kjo vizitë e Erdogan është pjesa që i pranishëm nuk do të jetë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiut, të cilin presidenti turk e ka sulmuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe në të njëjtën kohë, komuniteti ka dalë me njoftim duke theksuar se nga ana e tyre do të jetë Myftiu i Tiranës i cili mendohet se mund të jetë emërimi i Ramës për t’i bërë qejfin Erdoganit.

    NJOFTIM i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

    Të dashur motra dhe vëllezër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për evenimentin e madh që do të mbahet ditën e enjte në Tiranë, siç është inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë.

    Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.

    Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

    Ne falenderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deçiziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falenderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta.

    Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

    Falenderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj dite të shënuar!

    Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë do të bëhet ditën e enjte, 10 tetor 2024.


    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Video Live/ Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë në Tiranë

    Emri:  IMG_1818.jpg

Shikime: 1016

Madhësia:  59.3 KB

    Ka nisur ceremonia për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

    Në këtë ceremoni nuk merr pjesë kreu i komunitetit mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, ndërsa imami i xhamisë është një turk i caktuar nga Turqia.

    Për administrimin e xhamisë është shpikur një fondacion, por tashmë besimtarët myslimanë të Shqipërisë janë para një zgjedhjeje, nëse përkrahin klerikët erdoganistë apo ato gylenistë. Video poshtë:



    LAPSI

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Rama: Për mua ka qenë çështje nderi, siç e ka thënë Papa Françesku…

    Emri:  Screenshot_2-7.jpg

Shikime: 1029

Madhësia:  40.1 KB

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Xhamia e Madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ”unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime”.

    Nga ana tjetër, Rama shtoi edhe se u desh një vullnet i mirë për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e nevojës së besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre.

    Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni, por në vëllazëri shqiptare.

    Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin. Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skidën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    VIDEO/ Inaugurohet xhamia e Namazgjasë, Rama: Erdhi momenti i shumëpritur i çeljes së këtij tempulli

    Emri:  1728571376_WhatsAppImage20241010at16.42.04.jpg

Shikime: 1012

Madhësia:  40.1 KB

    Kryeministri Edi Rama krah presidentit turk Erdogan, tek inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, tha se erdhi momenti i shumëpritur i çeljes së këtij tempulli. ”Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve”.

    VIDEO

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Erdogan nis sulmin e parë nga Xhamia e Tiranës: Të qëndrojmë kundër terrorizmit shtetëror izraelit

    Nga Xhamia e re e Namazgjahut, presidenti turk, Erdogan ka sulmuar ashpër lideri izraelit Netanjahu, për atë që ai e quajti terrorizëm shtetëror të Izraelit ndaj popullsisë palestineze në Gaza.

    Sipas Erdogan, Netanjahu e ka treguar qarte se nuk e dëshiron paqen në Gaza.

    “Të dashur vëllezër e motra ka kaluar një vit nga gjenocidi që ka startuar nga Izraeli në Gaza në tokat palestineze. Janë 50 mijë vëllezër që janë vrarë nga sulmet e Izraelit e kanë rënë shehid. Janë bombarduar xhami, shkolla e tregje. Izraeli vazhdon sulmet barbare ndaj fëmijëve dhe grave. Izraeli tashmë e ka drejtuar ofensivën e tij drejt Libanit. Është një detyrim i moralit dhe ndërgjegjes njerëzore për të gjithë ata që kanë ndjenja të qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror që aplikohet nga Netanjahu në Palestinë. Netanjahu e tregoi qartë se nuk e do paqen. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar se ne duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët”, tha Erdogan.

    Në lidhje me xhaminë e re të Namazgjasë, presidenti turk u shpreh se objektet e kultit jo vetëm duhet të ndërtohen, por edhe të ruhen nga qarqe që kanë qëllime okulte dhe personale, duke referuar në këtë mënyrë organizatës FETO që Turqia e ka shpallur terroriste.

    “Feja jonë e madhe na detyron që jo vetëm t’i ndërtojmë xhamitë, por t’i mbrojmë ato. Njësoj sikur sot që po ndërtojmë xhaminë, duhet të përpiqemi që këto vlera t'i mbajmë gjallë mes nesh. Ne nuk duhet të shkëputemi nga feja islame, nga feja e paqe dhe nuk duhet t’ua lemë fushën bosh qarqeve që punojnë për interesa personale. Pra kjo është detyra e çdo myslimani që ka vetëdije dhe ndërgjegje. Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve myslimanë me ndërgjegjie të pastër. Turqia do të vazhdojë t’iu qëndrojë pranë atyre që kanë nevojë. I lutem Allahut që të gjitha lutjet në këtë xhami të pranohen nga i madhi zot”, u shpreh Erdogan.


    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Rama: Erdogan na dhuroi dronë kamikazë, Shqipëria është e pagoditshme

    Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë.

    Lajmi u njoftua nga kryeministri, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

    ‘Unë e çmoj posaçërisht dhuratën e presidentin sot në këtë kohë të trazuar, ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë’, tha ai.

    Rama theksoi se Turqia ka arritur një nivel ushtarak mjaft të fortë dhe ndihma do e bënte Shqipërinë të paprekshme.

    ‘Ne jemi shumë të interesuar dhe shumë të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie në aspektin ushtarak, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi evidentuar konkretisht investime në këtë fushë’, tha Rama.

    Po ashtu, Rama theksoi se ai dhe Erdogan ndajnë të njëjtin qëndrim sa i përket popullit palestinez dhe të drejtës për të jetuar të lirë në shtetin e tyre. Por megjithatë kryeministri theksoi se Shqipëria nuk justifikon asnjëlloj forme terrorizmi, referuar edhe Hamasit.

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë për popullin shqiptar

    Emri:  auto_erdogan-33-1024x5761728563802.jpg

Shikime: 1017

Madhësia:  25.9 KB

    Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ndal tek Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën tha se është dhuratë e popullit turk për ‘motrat e vëllezërit e tyre myslimanë’ në Shqipëri. Erdogan tha kjo xhami do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit.

    ‘Sot së bashku me mikun tim Edi Rama do të hapim Xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat e vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Falenderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan, do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të Islamit. Me këto mendime dua të falenderoj të gjithë miqtë shqiptarë, veçanërisht kryeministrin Rama, për mikpritjen e sinqertë’, tha mes të tjerash Erdogan.

    Punimet për Xhaminë e Namazgjasë, me një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë, nisën në vitin 2015, një investim i Komunitetit Mysliman të Turqisë në vlerën e 30 milionë eurove. Ceremonia e inaugurimit do të mbahet pasditen e kësaj të enjteje.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-10-2024 më 10:04

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Erdogani në Tiranë të përurojë xhaminë: Turqia emëron një imam turk tek xhamia e Namazgjasë

    Erdogan përuron Xhaminë e Namazgjasë, ish-kreu i KMSH për VOA: Akt i shëmtuar, ndërhyrje e egër politike

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2024-10-10_at_11.53.131728554093.jpg

Shikime: 1032

Madhësia:  42.3 KB

    Nga Ilirjan Agolli-VOA

    Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet në ceremoni nga Myftiu i Tiranës.

    Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, thotë për Zërin e Amerikës se në çështjen e Xhamisë së Namazgjasë ka ndodhur një ndërhyrje e egër politike nga faktorë të jashtëm. Zoti Bruçaj kritikoi mungesën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Nga ana tjetër, nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica, thotë për Zërin e Amerikës, se përurimi i Xhamisë është më i rëndësishëm se prania e titullarëve sipas rangut.

    Ish-kryetari Bruçaj thotë se Xhamia e Namazgjasë nuk është ndërtuar me fonde publike të shtetit turk, por është ndërtuar me kontributet vullnetare të besimtarëve myslimanë turq.

    ‘KMSH kishte mundësi atëherë që ta ndërtonte xhaminë edhe me donatorë të tjerë nga shtete të tjerë, por u zgjodh Turqia duke ditur se në vite janë mbledhur të ardhura nga myslimanët turq për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe për shkak të një protokolli me Turqinë nënshkruar nga ish kryetari i ndjerë Haxhi Selim Muça dhe pastaj nga unë, Skënder Bruçaj, mbi një kontratë me Dianet, Komunitetin Mysliman të Turqisë’, tha ai.

    KMSH bëri të ditur se në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Namasgjasë ‘Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej’.

    Por në komentet për Zërin e Amerikës, ish kryetari i KMSH-së Skënder Bruçaj kritikoi mospraninë e kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu, në këtë ceremoni krahas presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama.

    ‘Në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë mospraninë e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë unë e shoh si një akt të shëmtuar, por duke qenë se procedurat ose organizimin e ceremonisë ditën e nesërme unë e shoh si një organizim politik, atëherë më mirë që ai nuk është aty’, tha zoti Bruçaj.

    Ndërsa nënkryetari i KMSH-së Taulant Bica thotë për Zërin e Amerikës se zakonisht KMSH përfaqësohet nga kryetari, por në raste ngjarjesh të tilla, sipas situatës gjykon që të përfaqësohet edhe nga titullarë të tjerë, e nesër ka zgjedhur të përfaqësohet me Myftiun e Tiranës.

    ‘E rëndësishme është për ne që të inaugurohet kjo xhami dhe është dytësore pastaj pjesa tjetër që pse nuk është titullari numër 1, është dyshi, apo treshi. Pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që ne kemi treguar vullnetin tonë që kjo xhami t’i fitohet besimtarëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe pjesa tjetër pastaj është diçka formale dhe diçka që në bisedimet që kemi patur është arritur në këtë konkluzion’, tha zoti Bica.

    Nga ana tjetër ish kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj kujton se ai mori pjesë dikur në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë vite më parë, dhe e quan absurd që tani as ai nuk ka ftesë për ceremoninë e përurimit, ndërsa sot KMSH-ja përfaqësohet me Myftiun e Tiranës, pas 7 vitesh, kur kjo ndërtesë është gati.

    Më shumë se sa një organizim fetar e shpirtëror ai e sheh ceremoninë e nesërme si një organizim politik për shkak të përfshirjes së aktorëve politikë në këtë çështje.

    ‘Objekti i kultit është një objekt shpirtëror. Kur aty futen qëllime politike, kur futen qasje të tjera, atëherë ai e humb thelbin e ekzistencës si objekt kulti. Më vjen shumë keq tani që shoh një ndërhyrje të egër të politikës, mbi të gjitha edhe të faktorëve të jashtëm, në një çështje shumë të brendshme e të natyrshme, që i përket KMSH-së dhe besimtarëve myslimanë të Shqipërisë’, tha zoti Bruçaj.

    Një tjetër temë e ndjeshme në lidhje me Xhaminë e Namazgjasë është edhe administrimi i saj përmes një fondacioni, ku drejtues do të jetë Myftiu i Tiranës ndërsa anëtarë bordi do të jenë nga pala ndërtuese, shtetas turq, dhe nga pala shqiptare.

    Nënkryetari i KMSH-së Bica thotë se Komuniteti në Shqipëri ka edhe përvoja të tjera të ngjashme bashkëpunimi, ku donatori kërkon që të marrë pjesë edhe në menaxhimin e mëtejshëm përmes fondacioneve, siç është rasti i Universitetit Bedër dhe disa medreseve, dhe është një bashkëpunim i mirëpritur.

    ‘Duke qenë se Xhamia e Namazgjasë është shumë e madhe, më e madhja në Ballkan, (me afro 5 mijë vende brenda dhe po aq jashtë), dhe ka shumë seksione dhe veprimtari brenda saj, qendër kulturore, salla konferencash etj., do të ketë nevojë për shumë punonjës dhe menaxhim, Komuniteti Mysliman, ashtu si ka zgjedhur të bashkëpunojë me fondacione të ndryshme për rastet konkrete me Universitetin dhe medresetë, edhe në këtë rast ka menduar që të themelohet një fondacion dhe të bashkëmenaxhohet ky organizim. Nuk është diçka e re, por një praktikë e njohur’, tha zoti Bica.

    Por zoti Bruçaj thekson se vite më parë u ra dakord që pasi të ndërtohej Xhamia e Namazgjasë çelësat e Xhamisë do t’i dorëzoheshin KMSH-së. Ai shtoi se donatori zakonisht ndihmon që të ndërtohet objekti i kultit, por nuk përfshihet as në menaxhimin e xhamisë, as si të bëhet pjesë e drejtimit të saj.

    ‘Fakti që Xhamia nuk do të jetë mesa duket 100 për qind nën autoritetin e KMSH-së, bën të lindin dyshime mbi menaxhimin e saj. Është për t’u shqetësuar edhe fakti që një faktor i huaj, një fuqi shtetërore, nuk ka rëndësi se kush është, të bëhet pjesë e Xhamisë më të madhe që historikisht ka patur Shqipëria’, tha zoti Bruçaj.

    Ai theksoi se kjo është një ndërhyrje edhe sa i takon të drejtave kushtetuese, që lidhen me laicitetin e shtetit. Sipas tij, qysh nga themelimi i KMSH-së 100 vjet më parë, që dikush të jetë një imam legjitim në një nga xhamitë e Shqipërisë duhet të jetë shtetas shqiptar me një emërim nga kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku kryetari është një person i zgjedhur, jo si kryetari i Komunitetit Mysliman të Turqisë, i cili emërohet nga shteti turk; çka janë shumë ndryshe.

    ‘Flitet për një fondacion, por ende nuk ka asgjë në dritë: nuk dihet se kush janë anëtarët e fondacionit, çfarë të drejtash do të ketë fondacioni, ky fondacion a ka gjasa t’i bëjë karshillëk KMSH-së dhe të krijojë një komunitet paralel, mënyra se si do të komunikojë me institucionet e tjera? Kjo e ndërlikon çështjen dhe e humb thelbin e objektit të kultit si duhet të jetë një xhami, ku besimtarët të gjejnë qetësi shpirtërore dhe të falen’, tha zoti Bruçaj.

    Përmendja e organizatës Feto në komunikimet mes autoriteteteve të Shqipërisë dhe Turqisë duket se përdoret, sipas zotit Bruçaj, për të sjellë përçarje në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, përmes etiketimeve negative të një grupi, duke synuar marrjen në kontroll të situatave.

    ‘Gjithë punonjësit e KMSH-së janë shtetas shqiptarë autoktonë, që prej vitesh nuk kanë kaluar nëpër shtetin turk, as kundërshtojnë politikat e Turqisë, por janë besimtarë të mirë që kontribuojnë për vendin e tyre. Etiketimi se KMSH nuk përfaqëson besimtarët e Shqipërisë është edhe një akt që i bëhet edhe Shqipërisë dhe nuk e meriton Komuniteti Mysliman që të trajtohet në këtë mënyrë, sepse ka dhënë kontribut në konsolidimin e shumë vlerave të Shqipërisë në vite’, tha zoti Bruçaj.

    Në lajmet për Xhaminë e Namazgjasë u përfshi edhe një individ nga Turqia, i cili njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte emëruar të punonte në Xhaminë e re të Namazgjasë së Tiranës, një njoftim që u fshi më pas.

    Bruçaj e cilësoi shokues lajmin përmes rrjeteve sociale që një imam turk ishte emëruar nga Komuniteti Mysliman i Turqisë si një nga drejtuesit e Xhamisë së Namazgjasë, nga një shtet i huaj pra, në një xhami shqiptare të një shteti sovran.

    Por nënkryetari i KMSH-së Bica e quajti atë një person të vetëdeklaruar, ndërsa shtoi se çdo emërim sa i takon Xhamisë do të bëhet nga bordi i Fondacionit.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-10-2024 më 10:03

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-01-2022, 07:48
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2015, 10:20
  3. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-10-2014, 03:17
  4. AK “inauguron” Xhaminë e Namazgjasë
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 05-03-2013, 11:49
  5. Turqia në Mitrovicë ndërton xhaminë më të madhe në Kosovë
    Nga Illyrian_King në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 273
    Postimi i Fundit: 09-08-2011, 04:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •