Logu i Bjeshkėve kurorėzon vajzėn nga Selca, Liljana Lashaj, si tė bukurėn e dheut tė Malėsisė
Albert Vataj-
Vajza nga Selca e Kelmendit, Liljana Lashaj, nė njė garė sfiduese me konkurente tė forta, ėshtė kurorėzuar si e bukura e tė bukurave tė dheut tė Malėsisė. Kurora e bukurisė malėsore ėshtė privilegj dhe pėrgjegjėsi pėr tė si fituese dhe pėr ēdo vajzė qė arriti tė ishte nė garė. Ata erdhėn tė mbajnė tė ndezur zjarrin e njė tradite, tė tregojnė me krenari se meritojnė xhubletėn dhe shpėrblimin e madh tė pėrfaqėsimit.
Mė 11 gusht 2024, nė Qafėn e Predelecit, Kelmend, ėshtė rikthyer Logu i Bjeshkėve, pėr tė vazhduar historinė, pėr tė vijuar njė traditė, pėr tė shpėrfaqur vlera, pėr tė dėshmuar se e bukura e natyrės ėshtė nė simbiozė me tė bukurėn e etnografisė dhe bukurisė sė vajzės malėsore.
Kurorėzimi i sė bukurės sė dheut tė Malėsisė, nė festėn e traditės, nė mrekullinė e kėngės dhe valleve, bashkoi malėsorėt nga gjithė bota nė logun e Lėpushės, Kelmend. Krejt magjia e bjeshkėve u shpėrfaq, me hiret e vajzave, me madhėshtinė e xhubletės, me gazmendin e festės.
Krenar pėr traditat, folklorin, ritualet, xhubletėn autentike, artin burimor dhe shumė krenar pėr njerėzit e mrekullueshėm tė Kelmendit dhe Malėsisė sė Madhe, qė e ruajnė dhe e promovojnė me krenari kėtė trashėgimi tė pasur kulturore.
Nė festėn mė tė veēantė tradicionale nė trojet Shqiptare Logu i Bjeshkėve, pėrjetuam nė mėnyrėn mė tė gjallė traditat tona shekullore dhe zgjodhėm mė tė bukurėn e tė bukurave, vajzėn nga Selca, Liljana Lashaj. Njė falenderim tė veēantė pėr tė gjitha vajzat pjesėmarrėse, qė e zbukuruan Logun me hijeshinė e tyre veshur me petkun hyjnor tė xhubletės, njė falenderim i pėrzemėrt pėr grupin artistik qė performuan me dinjitet thesarin tonė kulturor dhe pėr publikun e pranishėm, qė ēdo vit marrin pjesė nė kėtė manifestim tė madh tradicional.
Pėrjetėsisht krenar shkruan nė rrjetet sociale kryebashkiaku i Malėsi e Madhe Tonin Marinaj, i cili ka shoqėruar kėtė falenderim me njė galeri fotosh, tė cilat janė njė panoramė e plotė tė kėsaj dite tė festės sė traditės.
Edhe kėtė vit, kjo ngjarje bashkoi malėsorėt nga gjithė bota nė Log; pėr tė kuvenduar, kėrcyer, kėnduar dhe pėr tė gjetur mė tė bukurėn zanė tė e zanave tė malėsisė.
Malėsia e Madhe pėrmes Logut tė Bjeshkėve, u rrėfen tė gjithėve atė qė ka qenė dhe do tė mbetet nė shekuj, e shtrenjtė dhe e ēmuar, amanetin e ruajtur thellė nė gjirin e kėtyre maleve dhe nė shpirtin e kėtyre njerėzve tė mrekullueshėm, tė thesarit tė traditės, tė hirit hyjnor tė malėsores.
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTon inMarinaj%2Fposts%2Fpfbid0LXv6twnrusJQts8ig4LJ6fBx V2UsYupWUjbTy37W76L76dwLerH3NLLSGiWnykZDl&show_tex t=true&width=500" width="500" height="250" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>
Koha Jone
Krijoni Kontakt