Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Propozimi i Ramës/ Pastori: Tradhti kombëtare, fatkeqësisht u pranua nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve…

    Emri:  auto_-640-0-rama-baba-mondi-8231726952244.jpg

Shikime: 969

Madhësia:  33.0 KB

    Pastori Akil Pano ka kundërshjtuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një Shteti Sovran të Urdhërit Bektashi.

    Pano tha se propozimi i Ramës ka nocion tradhtie kombëtare dhe cënon drejtpërdrejt nenin e parë të Kushtetutës.

    Gjithashtu, ai deklaroi në emisionin e Erla Mëhillit se ndihet keq që Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka pranuar këtë projekt, pa e diskutuar në tryezën e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

    “Do ishte në nderin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë të dilnin me një deklaratë të përbashkët, të 5 ose të 4 tashmë fatkeqësisht komuniteteve shqiptare se inkoherenca që po na zbulohet brenda 24 orëve nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve tregon se e kanë përqafuar projektin e Ramës për vendosjen e një shteti fetar brenda territorit sovran të Republikës. Nëse është fjala për ta ruajtur harmoninë fetare duhet që asnjë nga këto të mos shkëputet nga kjo buqetë për t’i dhënë një status i veçantë.

    Sa e ekspozon Shqipërinë në raportet problematike në dimensionin gjeopolitik? Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë të komunitetit Bektashi, është projekti i një personi që komunikon me popullin e vet përmes medias së huaj siç bëri për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Neni i parë i Kushtetutës cënohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi të bëjmë me çështje që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë e nocionin e tradhtisë kombëtare”, tha pastori Pano.

    Syri

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Edi Rama dhe ideja e enklavave fetare: Një kthesë e rrezikshme për rajonin

    Nga Blerim Gjeladini

    Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një enklave fetare në Tiranë, kushtuar sektit Shiit ose Bektashi, është një goditje e papritur që ngre shumë pyetje në lidhje me synimet dhe ndikimin e tij në çështjet e rajonit. Ky propozim nuk duket të jetë thjesht një ide e pafajshme, por një argument i cili përforcon kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe të Serbisë për enklavat serbe në Kosovë, veçanërisht ato me baza fetare.

    Edi Rama ka treguar më parë prirje për t'u përfshirë në çështjet e Kosovës, dhe duket qartë që këtë herë, ai po shërben sërish interesat e Vuçiçit. Pasi dështuan përpjekjet për një marrëveshje të shkëmbimit të territoreve dhe projektet e tjera si "Ballkani i Hapur," Rama duket se ka gjetur një mënyrë të re për të promovuar qëllimet e Serbisë. Në intervistën e tij të fundit për "The New York Times," Rama prezantoi idenë e enklavave fetare si një koncept inovativ për rajonin, por në fakt, ky është një plan i mirë-dizajnuar dhe i orkestruar nga Beogradi.

    Kjo ide është një tjetër hap i rrezikshëm që i shërben vetëm interesave të Serbisë dhe aspiratave të saj në Kosovë. Historia na ka mësuar se çdo lëvizje drejt ndarjes etnike apo fetare mund të sjellë destabilizim, konflikt dhe rrezikun e ndarjeve të mëtejshme. Kosova ka luftuar gjatë për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët, ku të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare, të kenë të drejta të barabarta dhe liri.

    Edi Rama dhe këshilltarët e tij mund të vazhdojnë të promovojnë idetë që i përshtaten Beogradit, por është e qartë se Kosova nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë enklava të tilla. Nuk është çështje diskutimi, por një fakt që shqiptarët e Kosovës janë të vendosur në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të tyre.

    Kjo ide e enklavave fetare, qoftë ajo në Tiranë apo kudo tjetër, është një hap pas dhe një strategji që, në vend që të sjellë stabilitet dhe bashkëpunim në rajon, vetëm sa forcon ndasitë dhe shërben si një mjet propagandistik për Beogradin. Kosova dhe populli i saj nuk do të bien pre e këtyre skemave të manipuluara dhe do të vazhdojnë të mbrojnë atë që kanë arritur me sakrificë dhe vendosmëri.

    Në fund të ditës, çdo përpjekje për të imponuar ide të tilla është e destinuar të dështojë, sepse Kosova mbetet një dhe e pandarë, me një të ardhme të ndritur që e pret përpara.

    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    “Le Parisien”: Si do të jetë “Vatikani mysliman” në mes të Tiranës

    Emri:  xsaxcsxsxsxsx.jpg

Shikime: 995

Madhësia:  36.5 KB

    Shteti më i vogël në botë është gati të shohë dritën e diellit. Kryeministri shqiptar Edi Rama, një katolik jo praktikues, njoftoi të shtunën në rubrikat e New York Times synimin e tij për të krijuar një ent të ri të qeverisur nga bektashinjtë për të promovuar një islam tolerant. Një lloj “Vatikani mysliman” sipas medias amerikane, me një sipërfaqe prej 0,11 km², më pak se një e katërta e sipërfaqes së qytetit të Vatikanit.

    Pasaporta dhe kufijtë

    Ky shtet i ri do të vendoset në lindje të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë dhe do të shërbejë si një shtëpi politike për myslimanët bektashinj, komuniteti i katërt fetar në Shqipëri pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve.

    Ajo do të ketë administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë e saj. Një muze që tregon historinë e bektashinjve dhe një dhomë lutjesh do të instalohen gjithashtu atje. Lideri aktual shpirtëror Baba Mondi, i thirrur për t’u bërë kreu i shtetit, kërkon gjithashtu një shërbim inteligjence. Nënshtetësia do t’u jepet vetëm anëtarëve të klerit dhe administratës së tij.

    Konsumimi i alkoolit do të lejohet dhe gratë do të jenë në gjendje të veshin çfarëdo veshje që dëshirojnë, sipas praktikave tolerante të rendit bektashi, një degë e islamit shiit të ndikuar nga sufizmi, i cili mbron një vizion tolerant dhe mistik të Islamit fetë dhe filozofitë e tjera.

    Besimtarët u persekutuan për disa shekuj

    Ky urdhër fetar, i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, u dëbua nga territoret e tij nga babai themelues i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk. Besimtarët, të përndjekur prej qindra vitesh, emigruan në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri ku janë vendosur që atëherë.

    “Sovraniteti i rendit Bektashi përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të përçarë”, – deklaroi Urdhri Bektashi në një deklaratë për shtyp.

    “Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë një tekst që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë”, tregon New York Times. Partia Socialiste e Ramës më pas duhet ta miratojë. Atëherë do të shtrohet pyetja se cilat vende do të pranojnë të njohin sovranitetin e këtij shteti të ri.

    ©Marrë nga Le Parisien, përktheu LAPSI.al

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    “Shteti bektashi” jehonë në mediat perëndimore: E paqartë si do realizohet

    Emri:  rama-ap-un-960x600-1.jpg

Shikime: 1003

Madhësia:  50.0 KB

    Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama në OKB për krijimin e një shteti të bektashinjve në Tiranë.

    “Popullsia prej 2.4 milionësh e Shqipërisë është rreth 50% myslimane, me pjesën tjetër të krishterë katolike dhe ortodokse si dhe komunitete të tjera më të vogla. Vendi është i njohur për harmoninë dhe bashkëjetesën e tij fetare. Myslimanët bektashinj përbëjnë rreth 10% të myslimanëve në vend, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë. Nuk është e qartë se si urdhrit do t’i jepej ligjërisht sovraniteti” – shkruan “The Washington Post”.

    “Enklava e vogël, e ngjashme me Vatikanin, brenda kryeqytetit të Shqipërisë në Tiranë do të shërbejë si shtëpi politike për myslimanët bektashinj, komuniteti i katërt fetar më i madh në Shqipëri pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve.

    Urdhri u themelua në shekullin e 13-të në Perandorinë Osmane dhe konsiderohet si një degë tolerante, mistike e islamit, e hapur ndaj feve dhe filozofive të tjera. Disa nga udhëheqësit e saj më të rëndësishëm u zhvendosën në Shqipëri pasi u ndaluan në Turqi në fillim të shekullit të 20-të nga babai themelues i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk” – shkruan “France 24”.

    “Shqipëria po shqyrton krijimin e një mikroshteti sovran mysliman brenda kufijve të saj, të drejtuar nga një vëllazëri sufi e njohur për promovimin e “harmonisë dhe dialogut fetar”. Enklava e vogël e ngjashme me Vatikanin brenda kryeqytetit shqiptar” – citon ANSA.

    “Urdhri Bektashi do të marrë sovranitet identik me atë të Vatikanit, duke qeverisur për çështjet fetare dhe administrative e pavarur nga Shqipëria. Shtetësia do t’u jepej vetëm anëtarëve të lartë fetarë dhe atyre individëve të përfshirë në menaxhimin e shtetit, ndërsa udhëheqja do të drejtohet nga kreu i bektashinjve, Baba Mondi dhe një këshill që do të monitorojë funksionimin e tij fetar dhe administrativ” – shkruan “Kathimerini”.

    LAPSI.al

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Shteti bektashi/ Edi Rama paska kopjuar idenë e Erjon Veliajt (VIDEO)

    Emri:  Screenshot-2024-09-23-at-10.24.17 PM.jpg

Shikime: 1014

Madhësia:  27.7 KB

    Ideja për një shtet bektashi nuk ka qenë e Edi Ramës. Kryeministri duket se ka kopjuar Erjon Veliajn, që ka qenë i pari që ka pasur propozimin për ekzistencën e një mini-Vatikani në Tiranë. Të paktën publikisht, Veliaj e ka artikuluar këtë gjatë një vizite në selinë e bektashinjve, me rastin e festës së Ashures.

    “Ne jemi me fat, që një nga fetë e rëndësishme sot. Të paktën në Ballkan, por me besimtarë kudo në botë e ka epiqendrën e vet në Tiranë dhe ky është një mini-Vatikani ynë për një besim të veçantë, një besim unik, që pajton jo vetëm kombet, por pajton edhe besimet” dëgjohet të thotë Veliaj në filmimet (KËTU), ndërsa shpreh urimet e tij para gazetarëve.

    Prej pak ditësh, ideja për të pasur një shtet bektashi sipas modelit të Vatikanit ka trullosur opinionin në vend. Pasi Rama e artikuloi propozimin në një prononcim për Neë York Times dhe e përforcoi më pas në fjalimin e tij në OKB, kanë nisur edhe teoritë konspirative. Një pjesë thonë se Ramës i duhet sheshi në qendër të Tiranës, ku qëndron një teqe, për të ngritur aty kullën e radhës. Një pjesë thonë se propozimi fsheh qëllimin për të sjellë myslimanët e dëbuar nga Gaza dhe propozimi i ka ardhur nga Izraeli. Një pjesë shohin një lëvizje që i paraprin propozimit të Vuçiçit për një shtet të vogël ortodoks në veri të Kosovës. Mediat turke raportonin konspiracione me Xhorxh Soros, djali i të cilit ka lidhje të ngushta me Ramën dhe Veliajn. Kjo deklaratë e kryebashkiakut Erjon Veliaj, sipas të cilit bektashinjtë kanë në Tiranë një mini-Vatikan duket se provon se kemi të bëjmë me një temë të rrahur në rrethin e Ramës, që gjithsesi për momentin mbetet ende një shashkë propagandistike.

    Lapsi

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    “Shteti i Bektashinjve”, Lubonja: Ide e çmendur, e kthen Shqipërinë në një supermarket

    Emri:  IMG_1623.jpg

Shikime: 1010

Madhësia:  36.0 KB

    Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 e konsideroi si një ide jo vetëm anti-kushtetuese, por edhe të marrë, atë për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve” si një mini-shtet brenda Shqipërisë.

    Lubonja tha se një ide e tillë e kthen Shqipërinë si një supermarket të madh. “Kjo mund të jetë një histori e re për Shqipërinë, por unë jam kundër saj”, tha Lubonja.

    Në vijim analisti tha se “ajo që më erdhi në mendje ishte ajo shprehja që Zoti para se të rrëzojë i merr mendjen atij”.

    “Si mund të merren vendime të tilla pa u konsultuar me shqiptarët, përfshi edhe me ata që e mbështesin. Si mund të shkosh të hedhësh një ide në New York Times dhe mos e diskutosh me askënd nga ata, qoftë edhe si mbështetës.

    Cilët janë këta ndihmësit e këtij që e ka diskutuar? Ka ca që thonë se është ide e amerikanëve, po cilët janë këta amerikanë që e mbështesin, të na i thonë? Thonë se do na sjellin kolonë nga Gaza, po ata janë sunitë. Atëherë çfarë është kjo ide?”, tha Lubonja.

    Lapsi

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,746

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Pse vetem nje shtet kur kemi mundesine ta bejme Bektashijte edhe federate shtetesh,te fusim gjithe teqet-shtet ne nje federate shtetesh te krijojme United States of Bektashian.

    Me nje shtet te vetem Bektashian do kemi probleme me vendet e punes ne administraten publike ndersa me shume shtete federale Bektashiane zgjidhim edhe problemin e punesimit ne shtet.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Një farë egjre anti-kombëtare e mbjellur në Stamboll në vitin 1993 na mbiu tani në 2024

    Emri:  Mal-Berisha1-1.jpg

Shikime: 999

Madhësia:  25.9 KB

    Nga Mal Berisha

    SHTETI I “BEKTASHINJËVE” BRENDA SHQIPËRISË?!

    Të dashur miq!

    Tek po dëgjoj dhe po lexoj idenë e një shteti shqiptar bektashian, brenda territorit të Shtetit Shqiptar, vendosa t’i kthehem një ngjarje që ka pikërisht këtë subjekt, dëshmitar i së cilës u bëra në vjeshtën e vitit 1993, në Hotel Marmara, në Stamboll. Ja ngjarja e plotë siç e kam përjetuar dhe botuar në librin tim “Amabasador i pushtetit të butë” në faqen 73.

    TAKIMI I FEVE MONOTEISTE NË STAMBOLL, VJESHTË, 1993

    Në vjeshtën e vitit 1993 në Stamboll u organizua një takim i krerëve të feve monoteiste. Aty do të merrnin pjesë drejtuesit e feve abrahamike, që nga Kreu i Rabinatit të Izraelit, pastaj Bartolomeu I, Kreu i Kishës Ortodokse të Stambollit, Kryemyftiu i Turqisë, ndërsa nga Selia e Shenjtë kishte ardhur Sekretari i Përgjithshëm i Vatikanit. Nga Shqipëria merrnin pjesë personalitetet kryesore të këtyre feve:

    PJESMARRËSIT NGA SHQIPËRIA:

    I pari ishte Hafiz Sabri Koçi, Kryemyftiu i Shqipërisë. Pastaj vinte Imzot Rrok Mirdita, kreu i fesë Katolike shqiptare dhe Anastasios Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse shqiptare. Bashkë me ta kishte ardhur edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Dede Reshat Bardhi.

    TAKIMI I BESMITARËVE

    Takimin e përshkoi një frymë e zymtë e natyrës fetare me shumë qetësi dhe përunjësi. Krerët e feve të vendeve të ndryshme takoheshin me njëri-tjetrin, sidomos brenda feve të veta, por edhe në ndërveprim. Fetë e shqiptarëve ishin si të plagosura pas një periudhe të gjatë që kishin kaluar në ateizëm, në shtetin e parë dhe të vetëm në botë, që ishte shpallur i tillë. Hafiz Sabri Koçi, 72-vjeçar, vinte nga jeta e tij e gjatë prej 23 vitesh në burgim për shkak të besimit fetar. Ai ishte teolog, martir i fesë, burrë shumë i ditur, i shtruar, i kulturuar, shumë i urtë dhe i përunjur. Dede Reshat Bardhi po ashtu kishte kaluar një kalvar vuajtjesh për shkak të besimit dhe e kishte ushtruar fenë tërësisht në mënyrë të fshehtë, por pa e lënë asnjëherë, pavarësisht nga rrjedhojat që pësonte.

    Imzot Rrok Mirdita ishte drejtuesi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, i konsakruar nga Papa Gjon Pavli II. Ai e kishte filluar shërbimin ndaj Kishës Katolike në moshën 25-vjeçare. Shumë vite ai i kishte kaluar duke shërbyer në Kishën Katolike në Bronx në New York. Ai është nismëtari i ndërtimit të Katedrales së Shën Palit në Tiranë. Sipas idesë së tij, ajo ka tri kënde, të cilat simbolizojnë bashkëjetesën midis tri feve në Shqipëri, fesë islame, ortodokse dhe katolike.

    Kryepeshkopi Anastasios Janullatos, i lindur në vitin 1929, ishte Krypeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë dhe Kreu i Sinodit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ai mbante edhe shumë tituj si anëtar i disa akademive. Emri i tij përmendej me shumë skepticizëm si uzurpator i fronit të kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, që dikur e pati themeluar Fan Noli dhe e mbajti gjallë Visarion Xhuvani. Në atë takim u diskutuan shumë çështje që kishin të bënin me paqen fetare dhe mbarëvajtjen midis feve të ndryshme. Në këtë rast u hap një diskutim, i cili e vlen të jetë i shënuar në këtë rrëfim.

    PROPOZIMI PËR FENË E KATËRT MONOTEISTE BEKTASHIANE SHQIPTARE I KRYEPESHKOPIT ANASTASIOS JANULLATOS

    Krerët e feve shqiptare, edhe pse ato janë vetëm tri të tilla, na dilte se “ishin” katër. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare tha se në Shqipëri ekzistojnë katër fé të ndryshme. Pas shumë diskutimesh duhej të nënshkruhej një rezolutë e përbashkët e feve monotesite. Sipas disa drejtuesve aty, shqiptarët duhej të nënshkruanin të katërt. Por në të vërtetë ne kishim tri fé, jo katër, pavarësisht se Dede Reshat Bardhi përfaqësonte një sekt liberal të islamit – pra bektashizmin. Dikujt i interesonte të shtohej një fé te shqiptarët. Kjo ishte një strategji që u binte për shtat atyre që përherë shqiptarët i kanë dashur të përçarë. Ky ishte rast i mirë për t’i konsideruar ata të ndarë në katër fé.

    IMZOT RROK MIRDITA – PATRIOTI I PALËKUNDUR SHQIPTAR

    Imzot Rrok Mirdita kërkoi pushim për një konsultim. Ai na mblodhi, Hafiz Sabriun, Dede Reshatin dhe neve të dy të Konsullatës, Orhan Zarshatin dhe mua. Ishte e vështirë situata, pasi kishim shumë merak se mos Dede Reshatit do t’i mbetej hatri, po të mos futej bektashizmi si fé më vete. Imzot Rrok Mirdita e shpjegoi shumë bukur dhe me një frymë të vërtetë kombëtare dhe patriotike. Pastaj Orhan Zarshati u ndal te historia e Kryegjyshatës dhe përse ajo, në vitin 1924, u zhvendos nga Stambolli në Shqipëri. Tek e fundit- tha ai, ndarja fetare midis shqiptarëve u shkon në favor armiqve të Shqipërisë. Dede Reshati menjëherë kërceu dhe tha:

    BABA RESHAT BARDHI: BEKTASHIZIMI NUK ËSHTË FE E VECANTË NË SHQIPËRI – UNË KURRË NUK PRANOJ TË BËHEM PJESË E NJË VEPRIMI, QË E DËMTON SADOPAK VENDIN TIM.

    “Ju jeni njerëz të mençëm të atdheut tim. Ju e dini këtë punë më mirë se unë. Unë kurrë nuk pranoj të bëhem pjesë e një veprimi, që e dëmton sadopak vendin tim. Unë jam bektashi, jam besimtar i fesë islame, por para së gjithash jam shqiptar”. Kështu u shmang përmendja në Rezolutën e Stambollit të Shqipërisë si vend me katër fé. Aty u shënua se Shqipëria ka tri fé monoteiste. “Dikush” ishte nismëtar i asaj teze antishqiptare në konferencë. Pas kësaj ai u largua kokëulur. Shënim: Ajo farë e keqe egjre e asaj kohe duket se nuk ka qene rastësi. Të paktën le ta themi sepse për ta ndalur rrokullmën e kombit tonë duket se nuk do ta ndalim dot. Por të paktën të mos heshtim!

    Mal Berisha

    Tiranë, 23 Shtator 2024.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Kush e di sa është gëzuar vëllai i madh Erdogan në Ankara kur i thanë që vëllai yt i vogël në Tiranë na foli si Gylieni në krye të OKB-së!

    Dolën ca kokëbosha në Tiranë dhe i thanë Lartmadhënisë së Tij Edi Rama se nuk e lejon kushtetuta e Shqipërisë që të bësh shtet brenda shtetit në Tiranë! Ikni more budallenj. Duan t'ia dinë piktorët për kushtetutë! Kushtetuta nuk lejonte as që burgjet e Italisë të ngrihen në tokë shqiptare, por ja që u ngritën në Gjadër e Shëngjin. Merreni e fshini menderen me atë kushtetutën tuaj. Dy burra ka nxjerrë ky popull, Haxhi Qamili i pari, e Edi Rama i dyti!

    Në Telaviv thonë u gëzuan pa masë për këtë ide gjeniale të piktorit shqiptar. Do Erdogani t'i rreshtojë muslimanët në një front lufte kundër Izraelit? E hodhëm gurin dhe e fshehëm dorën. Për këtë punë i kemi budallenjtë e dobishëm në Tiranë. Dhe ata këshilltarët politikë çifutë i thanë: "Edhe ne na bën punë, edhe vetes i bën punë! Gjithë bektashijtë nuk do votojnë më për skraparllinë, do të votojnë për ty! Ti i bëre republikë më vete!" Si the, si the? Do më prishni me myslimanët të tjerë të gruas që më dhatë? Mos ki merak, se ne do derdhim para lumë për këtë shtetin e bektashijve. Ata do bëhen xhelozë e do të thonë, pse të mos kemi edhe ne një republikën tonë si në kohën e Sulltanit në Shkodër? Mos bëj naze, po bëj siç të thonë, se po nuk e bëre, e di se çfarë të pret. Në ekranin e Top Channel dhe Klanit t'i nxjerrim ato filmimet që do të bëjnë asha jo vetëm me popullin por edhe gruan e fëmijët!

    Ka mundësi t'i ngrejmë një bust Edi Ramës në Jeruzalem? Njeriu që shpëtoi popullin e Izraelit nga kërcënimi i myslimanëve të botës! As Donald Trump, as Joe Biden nuk e ndalën dot aleancën Turqi - Iran - Egjipt. Vetëm Edi Rama i Shqipërisë e ndali. Jemi popull që nxjerrim rilindësa që jo Shqipërinë e rilindin, por rilindin gjithë botën! Kam frikë se mos na e ngatërrojnë Rilindasin tonë për Antikrishtin ata hebrejtë orthodhoksë ama.

    Me leje?

    Një pyetje kemi ne trafikantët e drogës: A mund të hapim ca llogari bankare në Bankën e Republikës Bektashije të Botës në Tiranë, ashtu siç i hapnin këta soji e sorrollopi i Sorosit tek Banka e Vatikanit në Romë? Sa teqe e vakëfe të reja doni që t'iu ngrejmë? Jo për gjë, por po na zënë myk eurot. Hë të keqen, hë t'u bëfsha!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-09-2024 më 02:38

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    moro (27-09-2024)

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    266

    Gafa e Kryeministrit për `Shtetin Bektashi` rrezikon Integritetin e Shqipërisë

    Në fjalimin e Ramës në OKB , Kryeministri shqiptar ndër të tjera foli edhe për `kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet`.
    Kjo frazë në dukje interesante nga ana politike përbën një nga gafat më të rrezikshme të thëna nga një Kryeministër kundër vëndit të vet të vogël dhe të pastabilizuar mirë,nga përplasjet e shumta politike, nga presionet e grupeve politike dhe BE fqinje që e kanë detyruar të pranojë 8 minoritete (7 nga të cilat janë fictive), me një ekonomi krejtësisht të varur nga importet, një një opozitë të bërë copë copë nga një non-gratta, dhe më e rrezikshmja është pikërisht nga numri i shumtë i komuniteteve fetare, tre më të mëdhatë e të cilave varen pjesërisht apo plotësisht nga italia, Greqia dhe Turqia.
    Me pak fjalë Shqipëria e krijuar nga rilindasit me idenë e `shqiptaraizmës` dhe të të qënit të `një gjaku`, ku njërëzit jetojnë në një bashkëegzistencë fetare dhe tolerancë fetare të shkëlqyer, - sot me një fjalë goje të nxjerrë në OKB nga Kryeministri i Shqipërisë – për të bërë një minishtet brënda shtetit të vogël shqiptar- po vendoset eksplozivi i parë fetar për të copëtuar Shqipërinë përfundimisht, duke vërtetuar edhe një herë frazën e Faik Konicës: ``Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët``!
    Përse Gafë? dhe një gafë e rrezikshme e thënë nga Kryeministri i një vëndi të vogël që ndoshta bëri efektin e duhur që politikanët rondokopë të vëndeve të vogla, dhe politikanët e zgjuar fqinjë dhe të vëndeve të mëdha të ngrenë sytë ëhabitur dhe të shsohin se si një drejtues i një vëndi të vogël kërkon të dëmtojë vetë vëndin e tij e për çfarë? Për një trill, tekë apo batutë, e për ti tërequr vëmëndjen të huajve se.. sa i zgjuar dhe plot humor është një drejtues shteti që i ka hipur koka mbi kapele.
    Shumica besoj, kanë tundur kokën duke thënë me vehte;- po ky **** ç`pati që flet broçkulla para botës? Kurse fqinjët tanë qindravjeçarë sigurisht kanë buzëqeshur duke menduar- ``ja ku fqinji ynë i vogël bëri gomarllëkun më të madh duke e copëtuar vetë vëndin e tij``…….
    Pak histori Bektashiane.
    Tarikati Bektashi u përhap në Shqipëri nëpërmjet jeniçerëve shqiptarë gjatë periudhës së kontrollit osman në Shqipëri. Bektashinjtë përbëjnë 20% të popullsisë myslimane të Shqipërisë dhe 2,5% të popullsisë së vendit. Në Shqipëri tarikati Bektashi ka marrë karakter patriotik dhe nacionalist dhe ka luajtur një rol të madh në rilindjen kombëtare shqiptare. Udhëheqësit bektashinj kanë qenë historikisht anëtarë të shquar në lëvizjet shqiptare për vetëvendosje dhe autonomi kombëtare, gjë që ka kontribuar në popullaritetin e saj në mesin e shqiptarëve, dhe për shumicën e komunitetit bektashi të Shqipërisë, përkatësia e tyre me rendin bazohet në trashëgiminë kulturore dhe jo në besimin aktual fetar (Bektashinjtë në Shqipëri - Wikipedia). Misionarët bektashinj dërgoheshin në Shqipëri nga qendra bektashiane në Dimetoka, zakonisht në grupe prej tre vetash. Misionarët e parë mbërritën gjatë shekujve 14 dhe 15. Mustafa Pashë Bushatliu i familjes Bushati (i cili ishte sundimtar i Pashallëkut të Shkodrës) refuzoI të pranonte dervishë bektashinë në krahinat e tij nga shqetësimi se ata ishin spiunë të Aliut. Ai e përzuri tarikatin Bektashi nga Shqipëria e Veriut pikërisht për këtë arsye. Një nga prurjet e para ishte Sari Salltiku, i cili erdhi në shpellën e Malit të Krujës në vitin 1325, nga muaji maj e deri në shtator në shpellën ku dikur qëndronte Shën Spiridoni por pas pushtimit Osman , lipsani i tij u çvendos në Korfuz. Sipas rrëfimit në Vilajetname-në e Haxhi Bektash Veliut, Sari Salltëku ka qenë një bari i thjeshtë, por Haxhi Bektash-i Veliu i ka thënë: “ Salltëk ty të lëshuam në viset Bizantine” dhe si pasojë është obliguar me detyrë të bekuar dhe i shndërruar në personalitet shpirtëror është nisur për në Ballkan (BEKTASHIZMI NË SHQIPËRI - Kryegjyshata Boterore Bektashiane). Gjatë vitit 1914-1915 ushtria greke shkatërroi 48 teqe ne jug të vëndit. Deri në vitin 1920, komuniteti bektashian në Shqipëri kishte fituar mjaft njohje për të pasur një përfaqësues - Aqif Pashë Biçakun - në Këshillin e Lartë të Regjencës që qeveriste Shqipërinë gjatë mungesës së Princ Vidit; dhe në kongresin e parë të tyre ata u shkëputën nga komuniteti islam turk në 1923. Kongresi i Dytë Kombëtar i Bektashinjve u mbajt më 8–9 korrik 1924, në Gjirokastër nën Baba Ahmet Turanin. Komuniteti turk bektashian mendoi të zhvendoste selinë e tyre në Shqipëri për shkak se Qemal Ataturku i ndaloi bektashinjtë në Turqi. Kongresi i tretë u mbajt në Turan Korçë në 1929 ku u caktua një Kryegjysh dhe e çvendosën qëndrën e tyre në Tiranë, ku deri në 1937 Kryegjyshi caktohej nga Mbreti Zog. Pas luftë dhe deri në 1967 krygjyshata vazhdoi ë Tiranë por u mbyll sepse Shqipëria u shpall shteti i parë Ateist në Botë. Pas vitit 1991 Kryegjyshata u hap dhe Kryegjyshët zgjidheshin nga vetë anëtarët e tij në Tiranë.
    Përse është Gafë historike e Edi Ramës?
    Sepse mund të ketë pasoja nëse Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshte si shkelje e Kushtetutës me pasojë dëmtimin e integritetit të shtetit shqiptar në bazë të Nenit 1 të Republikës së Shqipërisë i cili thotë: PARIME THEMELORE. Neni 1. 1Shqipëria është Republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Shkelja e Kushtetutës përbën shkelje penale.
    Përse Krijimi i një minishteti fetar brënda shtetit shqiptar bektashian nuk ka asnjë ngjashmëri as me Vatikanin, as me Dome of the Rock qëndra islamike Al Aksha në Jeruzalem, Izrael, dhe as Mali Atos i Shënjtë në Greqi? Sepse këto tre qëndra fetare Katolike, Islamike dhe Orthodokse, kanë me qindra vjet të krijuara, madje edhe para formimit të shteteve si Italia, Greqia dhe Izraeli.
    Ndërsa Krijimi i një minishteti Bektashian në Shqipëri si një qëndër fetare që do ti bëjë karshillëk tre qëndrave të vjetra fetare të botës do të ketë pasoja për Shqipërinë sepse:
    - Mund të krijohet pasi shteti shqiptar është krijuar kurse në të kundërtën qëndrat e mëdha fetare të sipër përmëndura janë krijuar para krijimit të shteteve përkatëse
    - Do të shkaktojë përçarje dhe prishjen e harmonisë fetare ndër shqiptarë dhe do të hëdhë `bezninë` zjarritë të shuar të armiqësive fetare
    - Do të shkaktojë ndarjen e Shqipërisë sipas komuniteteve fetare njëlloj sikurse Jugosllavia u nda në tre Republika sipas përkatësisë fetare: Kroaci-katolike; Serbi-orthodokse; Bosnje-myslimane.
    - Do të shkatërrojë Simbolin e Pashko Vaso se `Feja e Shqiptarit është shqiptarija` , symbol i bashkimit të shqiptarëve pa dallim, feje, krahine dhe ideje
    - Do të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.
    Le të shpresojmë që ky budallallëk apo Gafë politike i Edi Ramës shprehur në OKB këtë muaj shtator të vitit 2024, të jetë më tepër si dëshirë e tij për ti treguar Botës se ….Shqipëria është po aq e rëndësishme nga ana e komuniteteve religjioze për shkak të bashëkegzistencës së shkëlqyer fetare sa dhe qëndrat e tjera fetare…. por të artikuluar shumë keq- se sa dëmi që do të shkaktojë Shqipërisë nëse kjo Gafë bëhet realitet.

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan pirro2020 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (27-09-2024),Kryeplaku (27-09-2024)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha ambasadorit britanik: Rama po shkatërron shtetin ligjor
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-01-2014, 20:37
  2. Agresiviteti i myslimanëve kur zihet në gojë profeti i tyre
    Nga krishterprizren në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 05-06-2008, 15:21
  3. Rama: Ne duhet të reformojmë të gjithë shtetin shqiptar
    Nga tonny2 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 09:07
  4. Sali Berisha: Shqiptarët e Kosovës duhet ta kenë shtetin e tyre
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 09:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •