Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Nese eshte i vertete thashethemi qe ne Turqi jetojne 12 milione bektashinj, atehere me kollaj te plase lufta e trete ballkanike ose te kemi ringritjen e levizjes dumbabiste ne Tirane (me financim turk, kuptohet), sesa te krijoje Rama kete fare shteti.

    Eshte muhabet i vdekur. Amerika nuk ka gisht fare ne kete dalldi te Rames, por nese ka gisht Izraeli, ne Ballkan as do t'i ece zari fare.

    Bejeni gjumin e qete te gjithe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeplaku : 27-09-2024 më 13:23

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Analiza/ Veton Surroi: Nënë Tereza, Shteti bektashian dhe njëqind fjalët në erën e IA

    Emri:  Capture-219.png

Shikime: 467

Madhësia:  388.5 KB

    Nga Veton Surroi-

    Demokracia është një bisedë, thotë Yuval Noah Harari. “Shteti bektashian” është një bisedë që kryeministri Rama e zhvilloi në një gazetë amerikane në fjalimin e OKB-së dhe jo me qytetarët e vendit të vet; e as me algoritmin e ChatGPT.

    Kryeministri E.Rama i shqiptoi në New York, në një konferencë liderësh në OKB 100 fjalë prej fjalimit 747 fjalësh që mund të shërbejnë për një analizë shumë më të thelluar e të gjatë të marrëdhënies mes faktit, besimit e politikës në kohën e inteligjencës artificiale. Meqë analiza më e thelluar do të kërkonte më shumë kohë e hapësirë, ja një version i shkurtër.

    Njëqind fjalët (101 për të qenë krejtësisht të saktë) të Kryeministrit Rama janë këto:

    “Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!”.

    Paragrafi është i kontestueshëm që nga fjalia e parë (“Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza…”) e cila është faktikisht e pavërtetë.

    Nënë Tereza është shpallur si Nënë Tereza e Kalkutës, për akte të cilat siç shpjegoi Papa, që nga momenti kur në Kalkuta mori thirrjen e Krishtit më 1946, merituan kanonizimin e saj. Sipas vetëdeklarimit të Gonxhe Bojaxhiut, vajzës së lindur në Shkup nga dy prindërit shqiptarë të Kosovës, thirrja e parë e Krishtit për të qe gjatë pelegrinazhit te Zoja e Madhe e Kishës së Letnicës në Kosovë, më 1927. Një vit më vonë, sipas rrëfimit të saj, iu përgjigj thirrjes së Krishtit duke shkuar në mesin e Motrave të Loretos në Irlandë, e më pastaj një jetë të tërë në Kalkuta. Në këtë shtjellim faktesh, nuk rezulton që “Shqipëria ia dha botës” Nënë Terezën gjegjësisht Shën Terezën.

    Pjesa e dytë e fjalisë për Nënën Terezë, se është shenjtorja më e re, është po ashtu e pavërtetë. Prej kanonizimit të Shën Terezës së Kalkutës më 2016, në Vatikan janë shpallur mbi 20 shenjtorë të rinj nga gjithandej bota.

    Ndërsa konstatimi për “shenjtoren më të re” mund të jetë një lapsus-u ndodh të gjithëve, pra edhe kryeministrave-konstatimi se Shqipëria ia dha botës Nënë Terezën është një besim i ndërtuar mbi një të pavërtetë. Ky besim është ndërtuar mbi një proces të veçantë adoptimi të Nënës Terezë prej rënies së komunizmit në Shqipëri. Si shqiptare etnike, fituese e çmimit Nobel dhe misionare katolike ajo u adoptua si simbol i Shqipërisë post-komuniste- e barasvlershme me simbolet si Coca Cola, Volkswagen apo edhe vetë kryqi që u rikthye nga fshehtësia e imponuar nga terrori i Enver Hoxhës. Njëherë e adoptuar, madje prej një shumice që nuk është katolike, ajo u shndërrua në “pronë”. Dhe, kështu, del se Shqipëria ia dha botës Shën Terezën.

    Dallimi mes faktit dhe besimit (në ngjarje, rrëfime, etj) mund të ekzistojë në zanafillë (Nënë Tereza mund të jetë e Kalkutës, e ndoshta disi larg edhe e Letnicës e megjithatë nuk është e Shqipërisë) por në cak fakti dhe besimi janë në garë për ta akomoduar veten, të gjejnë sa më shumë hapësirë. Kështu në OKB, në fjalimin e kryeministrit Rama u gjet besimi për Nënë Terezën, jo faktet.

    Gara mes besimit dhe fakteve është tashmë njëra prej garave më të rëndësishme të shekullit XXI. Kjo garë arrin madje mu në zemër të funksionimit të sistemeve demokratike. Demokracia, shpjegon Yuval Noah Harari në librin e tij “Nexus” është një bisedë. Gjegjësisht, është një bisedë me shumë burime e shumë nyja, një bisedë e cila ndërton një sistem vetëkorrigjues e në të cilin mediet, opozita, gjyqësori, ligjvënia e shoqëria civile kanë rastin të kontestojnë rrëfimet që i jep pushteti ekzekutiv, e që në këtë proces kontestimi dalin të jenë të korrigjueshme.

    Gara më dramatike (dhe gjithsesi e skajshme krahasuar me këtë të Nënë Terezës) që po zhvillohet ditën e sotme është në SHBA, në zgjedhjet presidenciale. Gjatë kësaj gare, kandidati republikan Trump, si ilustrim i problemeve me imigracionin, ka deklaruar se imigrantët haitianë po i hanë qentë dhe macet e banorëve të qytezës Springfield në Ohio. Ky konstatim nuk u mbështet në fakte, sepse faktet tregojnë se haitianët jo vetëm që nuk i hanë macet e qentë e banorëve të Springfieldit, por janë punëtorë të kërkuar nga industria e atyshme. Megjithatë, ky konstatim është tashmë besim dhe në zgjedhjet presidenciale një numër i votave do t’i shkojnë kandidatit Trump për besimin se haitianët kanë preferencë ushqimore qentë e macet e Sprigfield në Ohio.

    Nënë Tereza e fjalimit të kryeministrit Rama u përdor si simbol i fuqishëm global.

    Shqipëria e vogël që pretendohet se dha një personalitet të madh si Nënë Tereza tash do t’ia japë botës edhe një simbol të madh global, një version të Vatikanit mysliman, në formën e vet më liberale e spirituale, atë të Shtetit bektashian brenda kryeqytetit të Shqipërisë.

    Debati rreth motiveve, arritjeve potenciale, efektit politik e të imazhit të vendit do të kërkonte një hapësirë të veçantë dhe me siguri se do të gjendeshin shumë argumente për ( shembull:“një atraksion i mëtejmë veçantie i një vendi të veçantë si Shqipëria”) dhe shumë argumente kundër (shembull:“po konfesionet e tjera apo modalitetet e tjera të Islamit si ai sunit, janë më pak të vlefshme”?).

    Por, fakti është se ky debat nuk është zhvilluar. Pra, Shqipëria që “ia dha botës shenjtoren më të re”, do t’ia japë botës një Vatikan mysliman dhe ky lajm është bërë i ditur për qytetarët e Shqipërisë nga një artikull në “The New York Times” dhe nga 101 fjalët e fjalimit 747 fjalësh të kryeministrit në New York.

    Në vend të bisedës-asaj që bën thelbin e demokracisë-“Vatikani mysliman” ka hyrë si një besim, një besim se meqë është përmendur në “The New York Times”, e në fjalimin në OKB ky projekt tashmë shndërrohet në fakt. Çështjet procedurale- si ligjet, Kushtetuta, Parlamenti, opozita, shoqëria civile, mediet-janë të përqendruara në fakte, por faktet konsiderohen si të parëndësishme në deklarimet e kryeministrit, qoftë në gazetën amerikane, qoftë në fjalimin e tij në OKB.

    Në fjalimin e tij, nuk ekzistojnë institucionet që do të korrigjonin deklarimin e kryeministrit. Kështu, Shteti bektashian kështu hyri në vazhdën e projekteve në të cilat kryeministri Rama ka preferencë vendimmarrje personale: si do të duket Teatri, sa kat do të jetë kulla në këtë apo atë lokacion, kush duhet të jetë arkitekti që bën projektin e rezortit të radhës në brigjet e Jonit, cila pjesë e tokës afër Shëngjinit duhet t’i jepet në shërbim shtetit italian për të strehuar azilkërkuesit potencialë afrikanë që nuk patën fatin të arrijnë në brigjet e Italisë…?

    Kryeministri Rama gjatë këtij viti ka deklaruar se Shqipëria do ta shfrytëzojë inteligjencën artificiale për tenderë publikë, përkthimin e dokumentacionit të BE-së që nevojshëm për negociatat e anëtarësimit e kështu me radhë.

    Inteligjenca artificiale i ka përparësitë e mëdha dhe mangësitë po ashtu si çdo teknologji në shërbim të njeriut; në fund varet se si përdoret nga vet njeriu. Kryeministri Rama ka mundur të përdorë këtë teknologji të re si zëvendësim të bisedës publike, apo për t’i paraprirë bisedës publike lidhur me idenë e themelimit të Shtetit bektashian. Fundja, teknologjia e ChatGPT është e bazuar në kapacitetin e procesimit të bisedave që zhvillohen në hapësirën kibernetike.

    Ja çka ka mundur të marrë si përgjigje për më pak se një minutë interaksioni:

    Pyetje për ChatGPT: si mund të themelohet shteti bektashian, i modeluar sipas Vatikanit, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë?

    ChatGPT thotë: Themelimi i një shteti bektashian të modeluar sipas Vatikanit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë do të kërkonte një proces të ndërlikuar ligjor, politik dhe ndërkombëtar. Ja disa elemente kryesore që do të duheshin marrë parasysh:

    Kushtetuta e Shqipërisë:
    Kushtetuta aktuale e Shqipërisë e përcakton vendin si një shtet laik dhe garanton lirinë e fesë pa favorizuar ndonjë religjion të veçantë. Për të krijuar një shtet brenda shtetit, siç është modeli i Vatikanit, do të nevojiteshin ndryshime të mëdha kushtetuese. Do të kërkohej një amendament që do të lejonte një entitet fetar të kishte sovranitet të caktuar.

    Ndryshime ligjore dhe marrëveshje ndërkombëtare
    Ashtu siç Vatikani ka statusin e një shteti të pavarur në brendësi të Italisë, Shqipëria do të duhej të ratifikonte ligje të posaçme dhe të lidhej me një marrëveshje dypalëshe me këtë entitet të ri fetar. Marrëveshjet ndërkombëtare do të përfshinin njohjen e tij nga komuniteti ndërkombëtar.

    Sovraniteti dhe territoret
    Vatikani është një mikro-shtet me territor të kufizuar, por që gëzon sovranitet të plotë. Krijimi i një shteti bektashian do të nënkuptonte ndarjen e një pjese të territorit shqiptar që të funksiononte si entitet autonom. Kjo do të kërkonte një marrëveshje të brendshme me autoritetet shqiptare dhe konsensus kombëtar.

    Roli i Komunitetit Bektashian
    Për të pasur një model si Vatikani, komuniteti bektashian duhet të kishte një udhëheqës të pranuar universalisht, i cili do të funksiononte si kreu i këtij shteti të ri. Rëndësia e tij fetare dhe diplomatike do të ishte kyçe në përcaktimin e statusit ndërkombëtar dhe të funksionimit të tij.

    Legjitimiteti ndërkombëtar
    Vatikani është njohur ndërkombëtarisht si një entitet i veçantë për shkak të historisë dhe ndikimit të tij shekullor në skenën ndërkombëtare. Një shtet bektashian do të kishte nevojë për mbështetje dhe njohje ndërkombëtare nga organizata si OKB-ja dhe BE-ja për të fituar të njëjtin legjitimitet.

    Ndikimi politik dhe fetar
    Një model si Vatikani në Shqipëri do të kishte ndikime të thella politike dhe fetare. Duhet të kishte një dialog të hapur midis komuniteteve fetare të vendit për të siguruar që krijimi i një entiteti të tillë nuk do të shkaktonte përçarje ose tensione brenda shoqërisë shqiptare, e cila është një miks i traditave fetare dhe kulturave.

    Në përmbledhje, krijimi i një shteti bektashian sipas modelit të Vatikanit është një ide e cila kërkon jo vetëm transformime të thella ligjore dhe kushtetuese, por gjithashtu një konsensus të gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.

    ChatGPT e as ndonjë teknologji tjetër e IA nuk është e pagabueshme; përgjigjet e dhëna mund të kontestohen, madje edhe të zëvendësohen me argumente të tjera. Por, mbase ia vlen të shënohet ekzistenca e përgjigjeve si një përkujtim i thjeshtë për pushtetet të cilat, të mësuara të bisedojnë me veten e ta dëgjojnë veten, kanë mundësi të konsultohen me dikë tjetër që mund të flasë, qoftë ky dikush tjetër një algoritëm.

    Koha Jone

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Mediat greke jehonë planit të Ramës për “Shtetin Bektashi”: “Meka e Ballkanit” atraksion turistik

    Emri:  Bektashinjte.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  43.0 KB

    Artikulli i plotë

    Vizioni i Edi Ramës për krijimin e një “Vatikani për Bektashinjtë ” në Tiranë, si dhe ambicia e tij për të krijuar shtetin më të vogël në botë-brenda-shtetit, ka të ngjarë të jenë pjesë e një dizajni më të madh politik, nëse asgjë tjetër, sepse Rama është mbi të gjitha një politikan. Ai nuk është as një apostull i laicizmit që po përjeton më në fund një lloj epifanie, as nuk flet në mënyrë abstrakte në emër të UNESCO-s apo ndonjë organizate ndërkombëtare me një mision të lidhur me të – megjithëse shpallja e synimeve të tij për “Vatikanin Bektashi” u bë më me rastin e fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara.

    Papritur publiku ndërkombëtar po lexon artikuj të gjerë, madje edhe në media me shtrirjen dhe vlefshmërinë globale të New York Times, rreth sipërmarrjes së guximshme të ardhshme të kryeministrit shqiptar. Krejt natyrshëm lind pyetja automatikisht: “Ç’janë gjithsesi këta bektashinj që kanë nevojë për Vatikanin e tyre – dhe sidomos në Shqipëri?”. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Rama vlerëson ndoshta përfitimet e pritshme politike për vendin e tij, por po aq përfitimet individuale për veten e tij. Sepse përveç aspektit fetar dhe teologjik të urdhrit bektashi , pra llojit të besimit dhe ritualit që ndjekin, diferencimit të bektashizmit nga trupi kryesor i Islamit etj., çështja kryesore për Edi Ramën qëndron kryesisht në mënyrën se si ky projekt i veçantë. do të punojë në dobi të kryeministrisë së tij, si do të rrisë shanset e tij për t’u rizgjedhur në 2025 e kështu me radhë. Në këtë këndvështrim, para së gjithash mund të theksohet se lëvizja bektashiane është e ndërthurur tradicionalisht me luftën e shqiptarëve për pavarësi, me patriotizmin shqiptar ose, ndonjëherë, me nacionalizmin shqiptar.

    Përzierja e feve

    Bektashiizmi është një version i fesë “konsoliduese”, domethënë një besim në të cilin konceptet dhe praktikat nga fetë e tjera të ndryshme (muhamedanizmi, krishterimi – ortodokse dhe katolike) janë grumbulluar, së bashku me tendencat okulte, plus një metodologji të organizimit të fshehtë që i referohet vëllazëri të fshehta si masoneria. Thuhet se bektashinjtë lejohen të hanë mish derri, vera përdoret në ceremoninë përkatëse të kungimit, ndërsa nocionet e tyre për mirësjelljen dhe modestinë femërore nuk përfshijnë shtypjen drakoniane të burkës dhe ekstreme të ngjashme. Prandaj, vetëm për shkak të natyrës së tij të hapur dhe tolerante, bektashizmi është jashtëzakonisht i shfrytëzueshëm nga pushteti i një politikani pragmatik si Rama.

    Bektasi mund të përdoret si ngjitës për të kapërcyer kontradiktat brenda shoqërisë shqiptare me perspektivën e perëndimizimit të saj. Nga ky këndvështrim, logjika e Edi Ramës mund të përmblidhej në maksimën “më mirë bektashizëm se islamizëm fanatik”. Meqenëse rreth 46% e shqiptarëve e identifikojnë veten si myslimanë, premia e Ramës për bektasizmin ndoshta po përpiqet të parandalojë rrëshqitjen e pothuajse gjysmës së bashkatdhetarëve të tij drejt islamit të vijës së ashpër, regresive dhe ashpër antiperëndimore.

    Dhe megjithëse sekti Bektasi zyrtarisht ndiqet nga vetëm 4,81% e shqiptarëve, ndikimi i tij real në shoqëri konsiderohet i shumëfishtë: bektasit zënë pozicione të një rëndësie kritike në fushën e ekonomisë, politikës, si dhe masmedias. Për më tepër, në drejtim të formësimit të politikës së jashtme shqiptare, promovimi i bektasizmit hap një dritare afrimi edhe me Izraelin.

    Biznesi turistik

    Një tjetër element i rëndësishëm i çështjes është se në kohë, veçanërisht kur Shqipëria ishte bërë një “republikë popullore” (domethënë një nga satelitët ballkanikë të Bashkimit Sovjetik Stalinist), kur çdo aktivitet fetar fillimisht ishte i frikshëm dhe më në fund nën Persekutimi i heshtur nga regjimi komunist, kleri më i lartë i urdhrit bektashi ishte strehuar në SHBA, ku ata zhvilluan një rrjet ndikimi të jashtëzakonshëm – megjithëse të vogël.

    Por me siguri askush nuk mund të anashkalojë aspektin e prekshëm dhe çdo gjë tjetër veç metafizike të turizmit mysliman: nëse Edi Rama do të vazhdojë të krijojë një Mekë bektasi në periferi të Tiranës, herët a vonë ndjekësit e kësaj doktrine do të dynden kudo në këtë qendër kulti. Bektashinjtë në mbarë botën numërojnë miliona ndjekës (vlerësimet përkatëse kanë një mospërputhje të madhe, nga 5 në 20 milionë). Vetëm në Turqi, thonë ata, popullsia e tyre vlerësohet të kalojë 12.5 milionë njerëz. Edhe pse kundërshtimi ndaj idesë së një lideri shqiptar është aktualisht i fortë mes turqve bektashinj, një qytet-shtet fetar siç parashikohet nga Rama mund të bëhet atraksioni më i fortë turistik i Shqipërisë, me gjithçka që nënkupton për hyrjen e valutës në një vend të izoluar kronikisht.

    Në përgjithësi, sfida që përbën thellimi në degën bektashije të muhamedanizmit shtrohet automatikisht në fusha të ndryshme: nga njëra anë, në hetimin e identitetit fetar të veçantë dhe të rrugës historike të bektashinjve – veçanërisht atyre të Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër, në vlerësimin e fuqisë së tyre reale sot, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke pasur parasysh se vlerësimi i pushtetit të tyre të vërtetë në shtetin modern do të tregojë menjëherë apo tërthorazi përgjigjen e pyetjes origjinale: Kush është Edi Rama? A ka lidhje me bektashinjtë?”.

    Aq më tepër po të merret parasysh se Rama as për nga feja nuk i përket bektashinjve. Në ndryshim nga një prej paraardhësve të tij, Bektashi, ish-kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

    Bektashinjtë grekë

    Veçanërisht në atë që ka të bëjë me Greqinë, rreth 3500 besimtarë të nënndarjes së përmendur të Islamit (apo edhe vetëm një sekt, sipas muhamedanëve “ortodoksë” të linjës së ashpër) klasifikohen si bektashinj. Besimtarët grekë të bektashizmit migrojnë pothuajse ekskluzivisht në Traki, në një zonë me qendër në fshatin Roussa në Evros, ku ndodhet një nga monumentet më emblematike për bektasinjtë e Ballkanit, “tekes” (vendi i tubimeve fetare) i Segit Ali Sultan, një monument mysliman i vitit 1402.

    Bektashinjtë e Greqisë pretendojnë të njihen si një grup fetar autonom plotësisht i pavarur nga komuniteti mysliman grek. Në fakt, qëndrimet e tyre u prezantuan dhe u sistemuan në mënyrë shkencore në nëntor 2023 me rastin e një simpoziumi ndërkombëtar treditor me titull “Bektashinjtë dhe Alevitë në Ballkan dhe Anadoll”, i cili u organizua në Kavallë nga Qendra për Hetimin e Tradita e Afiniteteve Kulturore dhe Etnologjike MOHA (Motivation of Heritage Affinities Research Center).

    Megjithatë, marrëdhënia e Greqisë me Urdhrin Bektashi daton të paktën në shekullin 18-19, pasi si Ali Pashë Tepelena kishte marrëdhënie të ngushta me bektashinjtë dhe pararendësin e zjarrtë të Revolucionit Grek të 1821 Rigas Feraios.

    Flirtimi me Izraelin

    Edi Rama prezantoi planin e tij për një “Vatikan Bektashi” përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në një takim solemn me vetë një të nderuar. OKB-ja i dha Ramës çmimin e Lidershipit Ekumenik “për mënyrën shembullore në të cilën ai drejton përpjekjet për arritjen e unitetit mes popujve ballkanikë” etj. Por elementi i një rëndësie të veçantë për interpretimin e të gjithë çështjes është se çmimi i Edi Ramës është për shkak të një nisme të Lëvizjes Luftarake Antisemitiste (CAM).

    Narrativa e Ramës është se Shqipëria ka hapur gjithmonë krahët për çdo të shtypur, përfshirë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo edhe afganët që ikin nga talebanët. Heroina moderne kombëtare e Shqipërisë është fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Tereza, një simbol global i humanizmit dhe altruizmit, emri i së cilës u është vënë, për nder, shesheve, spitaleve, madje edhe aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

    Në fund të fundit, vetë bektasit janë shembull tipik i një grupi të përndjekur. Përpara se të viheshin në shënjestër nga komunistët, që nga viti 1944, por kryesisht nga Enver Hoxha në vitin 1967, kur u imponua ateizmi dhe të gjitha fetë u dëbuan, bektashinjtë ishin goditur ashpër nga xhonturqit e Kemal Ataturkut.

    Duke u zhvendosur në SHBA dhe duke vendosur të bëjë zbulimin tronditës të planeve të tij, përveç OKB-së, Edi Rama ka folur edhe për New York Times. Ai shpjegoi ndër të tjera se “qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit , me të cilin Shqipëria është krenare. Dhe ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, pasi sekularizmi është diçka që nuk mund ta marrim kurrë si të mirëqenë. Sepse ne nuk duhet të lejojmë stigmën e islamistëve ekstremë të përcaktojë muslimanët në përgjithësi”.

    Në të njëjtën intervistë Rama deklaroi se “Vatikani i Bektashinjve” do të krijohet në pjesën perëndimore të Tiranës, në një vend ku aktualisht nuk ka zhvillim urban dhe në një sipërfaqe totale që i përgjigjet 1/4 e Vatikanit real. 0,12 km katrore). Ai do të quhet “Shteti i Pavarur i Urdhrit Bektashi” dhe sapo të fillojë të njihet nga komuniteti ndërkombëtar (nëse dhe kur ta bëjë), do t’i heqë Vatikanit titulli i shtetit më të vogël të pavarur në botë. Për rrjedhojë, aksesi në shtet do të kërkojë një kontroll të posaçëm kufitar të pasaportave, lejeve të vizitës dhe qëndrimit, etj.

    Edi Rama thekson se plani për ndërtimin e qytetit të shenjtë të Bektashi pranë Tiranës ishte tepër sekret dhe deri më tani nuk e kishte ndarë as me bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Rama pranon se nuk i ka njoftuar as aleatët e Shqipërisë në NATO për synimet e tij, por shpreh optimizëm se “Vatikani” i tij do të marrë respektin dhe mbështetjen ndërkombëtare që meriton. Natyrisht, para se të nisin punimet, Rama do të duhet të marrë miratimin përkatës të planit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilit do t’i ketë dorëzuar më parë infrastrukturën e plotë ligjore të shtetit të ardhshëm bektashian të pavarur.

    Papa Shqiptar

    Titulli bektashi-“Papë” dhe sundimtar i rezervohet liderit aktual shpirtëror të bektashizmit botëror, Fortlumturisë së Tij Haxhi Dede “Baba” Modi, një ish-oficer i ushtrisë shqiptare, 65-vjeçar, i njohur si Edmond Brahimai. i cili njofton se “të gjitha vendimet tona do të merren me dashuri dhe dashamirësi. “Unë nuk do të jem diktator, në fund të fundit autoriteti suprem në qytetin tonë do të jetë ai i zotit. Kush është i vetmi që nuk bën kurrë gabime”. Baba Modi, siç i ka hije detyrës së tij më të lartë shërbyese, është shumëvuajtës – prandaj dhe fanatikët islamikë i kanë vënë etiketimin si “thjesht kauboj”.

    Sa i përket përbërjes së brendshme të qytetit të shenjtë të bektashinjve, Edi Rama ka imagjinuar se aty do të ketë një “teqe” të madhe me kupolë për tubime fetare dhe lutje në grup, një muze me relike të rrugës historike të urdhrit bektashi që nga themelimi i tij në Shekulli XIII në Turqi e deri më sot, një qendër mjekësore, një ndërtesë për arkivat, zyra për administratorët e Baba Modit, etj.

    Reagojnë turqit

    Entuziazmi i Edi Ramës, Baba Modit dhe ndoshta i shqiptarëve bektashinj me perspektivën e krijimit të një shteti të pavarur fetar duket se nuk duket domosdoshmërisht i ndarë nga pjesa tjetër e botës myslimane dhe veçanërisht turqit. Përkundrazi, nisma e Ramës rrezikon të prishë lidhjet e forta të miqësisë që e lidhin atë me Rexhep Tajip Erdogan, një nga përkrahësit më të vendosur të një pikëpamjeje ultra-konservatore të muhamedanizmit dhe simpatisë së moralit.

    Tregues i ftohtësisë me të cilën turqit pritën habinë e Ramës është komenti i Zeynel Abedin Kocs, president i Vëllazërisë Alevi Bektasi të Turqisë: “Si alevi bektasi që jetojmë në Turqi, ne i qëndrojmë qëndrimit tonë në favor të laicizmit. Bektasizmi është një sistem besimi me origjinë turke. Megjithatë, rreth 115,000 bektashinë jetojnë në Shqipëri, që përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë. Unë personalisht nuk e kuptoj pse është e nevojshme të krijohet një shtet i tillë. Bektasiizmi turk është pjesë e këtij plani apo bëhet fjalë vetëm për shqiptarët bektasi? Ne në asnjë rrethanë nuk e miratojmë ekzistencën e një shteti me vetëm një fe”.

    Si përmbledhje, qëndrimi i turqve – një shtet me një popullsi zyrtare 99% myslimane – për “Vatikanin bektashi” të Ramës është se sekti alevi bektashi ekziston për rreth 800 vjet që qarkullon midis Turqisë dhe Ballkanit. Me kalimin e kohës dhe pas shumë aventurash, Shqipëria u bë qendra e bektashizmit. Megjithatë, mësimi bazë, kodi moral – dhe ndryshimi i tyre fatal nga qasja e muslimanëve “ortodoksë” – shpall se nuk ka kufij, inkurajon pavarësinë e njerëzve, solidaritetin dhe dhembshurinë për të shtypurit. Ah, një shtet fetar monoteist është i papajtueshëm me lirinë e papenguar që mbron bektashizmi.

    Përveç kësaj, nëse bektashinjtë do të përmirësohen në status në Shqipëri, kjo mund të jetë shembull për bashkëfetarët e tyre turq, gjë që do të ishte një zhvillim krejtësisht i padëshiruar për lidershipin fetar dhe politik të vendit.

    Sa i përket pjesës tjetër të muslimanëve, qoftë shiitë apo sunitëpa dallim, falë frymëzimit të Edi Ramës ata morën një arsye shtesë për të urryer, si gjithmonë, bektashinjtë. Flamuri i kuq i Shqipërisë, për shkak të “Vatikanit bektashi”, do të bëhet përfundimisht një flamur i kuq për fanatikët e Kuranit, nga iranianët tek xhihadistët. Është e vetëkuptueshme se antagonizmat fetarë janë mprehur apo edhe janë prishur nga situata aktuale shpërthyese në Lindjen e Mesme, me konfliktet e përgjakshme midis izraelitëve dhe forcave kundërshtare me një fe të përbashkët myslimane.

    Islami mistik

    Natalie Clair, akademike dhe studiuese, me autoritetin e autoritetit mbi historinë turke dhe osmane, shkruan në një ese se “një formë heterodokse dhe sinkretike e Islamit, bektasizmi ishte në gjendje të kristalizohej rreth diversitetit fetar që shfaqte kundër islamit sunit. diversiteti kulturor dhe më pas një diversitet politiko-kombëtar përballë autoriteteve osmane – në të vërtetë përballë osmanëve apo turqve”.

    Zonja Clair ka studiuar në thellësi rolin e bektashizmit në kuadrin e luftës së Shqipërisë për pavarësi nga Perandoria Osmane . Ai beson se në fillim të shekullit të 20-të bektasit ndihmuan rebelët separatistë (çetët) veçanërisht në pjesën jugore të Shqipërisë, ku elementi bektasi ishte i fortë, për shkak të teqeve që ishin ndërtuar atje shumë vite më parë me tolerancën – apo edhe mbështetje direkte – të Ali Pashës, i cili ishte edhe vetë bektasi.

    “Megjithëse nuk është e mundur të përgjithësohet për të gjitha qendrat, – shkruan Nathalie Klier (shih veprën kolektive “Dervishët bektashi dhe Lëvizja Kombëtare në Shqipëri”, botuar nga Isnafi), “gjithsesi mund të konfirmojmë se shumica dërrmuese e bektashinjve midis viteve 1878 dhe 1912 u renditen në anën e nacionalistëve dhe se ata po vepronin në favor të autonomisë së Shqipërisë. Bektashizmi shqiptar, duke përvetësuar nacionalizmin në doktrinën e tij dhe duke qenë aktiv në lëvizjen nacionalçlirimtare, pësoi një përhapje shumë të gjerë, të cilën nuk e shohim në asnjë nga vëllazëritë e tjera myslimane që vepronin në territorin shqiptar.

    Zonja Clair shtjellon gjithashtu se “bektashizmi nuk është një degë e Islamit shiit, siç është pretenduar shpesh, por një urdhër i sufinjve (një vëllazëri e fshehtë islamike). Themeluesi dhe mbrojtësi i urdhrit ishte Haxhi Bektash (vdiq në vitin 1270 pas Krishtit në Anadollin qendror)”.

    Së fundi, profesori islamik dhe turk i AUTH-së Efstratios Zeginis, në hyrje të vëllimit të sipërpërmendur, thekson se “përhapja e Islamit në hapësirën ballkanike është kryesisht për shkak të turqve osmanë. Deri në fund të shekullit të 15-të sulmet dhe përparimet e tyre në Ballkan ishin të vazhdueshme. Kjo fazë, zgjerimi i osmanëve në hapësirën ballkanike, ka një rëndësi të veçantë sepse është periudha e islamizimit, krijimi i Korpusit të jeniçerëve, pedomazoma, shpërngulja e grupeve të mëdha të popullsisë, rritja e fanatizmit islamik, ekonomia, gjakderdhja e popullatave jomyslimane, zvogëlimi dhe madje asgjësimi i arsimit grek dhe moria e vuajtjeve që po pësojnë popujt e skllavëruar të krishterë të këtij rajoni.

    Dervishët

    Ngjarjet tronditëse të mësipërme kanë për bazë politikën fetare të osmanëve me veprimin e çuditshëm por efektiv të urdhrave të ndryshëm dervish, në radhë të parë të bektashinjve. Sfondi i Islamit, i cili u zhvillua nga urdhrat dervish në hapësirën ballkanike, është misticizmi islam, i cili më pas u pasurua me shumë elementë të misticizmit të krishterë dhe besimeve popullore që ishin mbetje të jetës mistike të lashtë greke. Për këtë arsye, Islami ballkanik, në thelb, ka karakterin e “islamit të fshehtë”.

    Karakteristikë e epokës në të cilën bektasizmi fitoi terren në Shqipëri – në kohën e Revolucionit Francez – është rëndësia që u jepet disa ideve liberale, si vëllazëria e njeriut dhe rëndësia nënrenditëse që u jepet dogmave dhe formalitetit të fesë në krahasim me sjelljen. . Bektashinjtë kundërshtuan rrënjësisht idealin e palëkundur të përhapjes së Islamit me shpatën që motivoi jeniçerët në kohën e pushtimeve të tyre dhe që pasqyrohet në konceptimin e shenjtorëve të parë bektashinë si kampionë mbinjerëzor të besimit”.


    Koha Jone

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Cenon harmoninë fetare/ ‘Shteti Bektashi’ i Edi Ramës nuk gjen mbështetje në Shqipëri

    Emri:  auto_shteti1728638107.jpg

Shikime: 442

Madhësia:  34.2 KB

    Shumica e shqiptarëve, mes tyre dhe besimtarët e urdhrit Bektashi, e hedhin poshtë idenë e një mikroshteti sovran me qendër në Tiranë si anti-kushtetuese, përçarëse dhe si shenjë e mungesës së mekanizmave për ‘kontroll dhe balancë’ mbi pushtetin e kryeministrit.

    Nga Vladimir Karaj

    Në botë ka vetëm tre shtete që klasifikohen zyrtarisht si teokratike, përfshirë Iranin, Vatikanin dhe Republikën Islamike të Afganistanit, e drejtuar nga Talebanët.

    Nëpërmjet një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si pjesë e Samitit për të Ardhmen më 22 shtator, kryeministri Edi Rama propozoi krijimin e një shteti të katërt me seli në Tiranë për Urdhrin Botëror Bektashi.

    Pasi përshkroi një botë në kaos, me kriza të mbivendosura nga Lindja në Perëndim dhe Veriu në Jug, duke cituar Nënë Terezën, kryeministri shqiptar deklaroi me pompozitet se ajo na ka kujtuar se “jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

    “Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën përpiqemi të veprojmë, dhe ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re e moderimit, tolerancës dhe bashkëjetesës së paqtë,” tha ai.

    Kryegjyshi bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, e përkrahu idenë e artikuluar më parë në një artikull në gazetën amerikane ‘New York Times’, por propozimi ndryshe ka marrë një pritje të ftohtë në Tiranë nga komunitetet e tjera fetare dhe pjesa laike e shoqërisë.

    Të dhënat e mbledhura nga BIRN përmes një ankete online tregojnë se shumica e shqiptarëve e kundërshtojnë propozimin e Ramës, duke e cilësuar atë si anti-kushtetues dhe përçarës, dhe të pa konsultuar me publikun në Shqipëri.

    “Është i pa konsultuar publikisht dhe lë një shije të hidhur edhe për imazhin e Shqipërisë në botë,” tha Hekuran Budani, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, i specializuar në çështje të sigurisë ndërkombëtare. “Vetë komuniteti Bektashi nuk është konsultuar dhe duket qartë përdorimi politik që i bëhet,” shtoi ai.

    Propozimi i kryeministrit u përball me kritika në media nga analistë dhe ekspertë të politikës që e cilësuan atë si ide “narciste” dhe kritikuan Ramën për shpërfillje të opinionit publik, duke theksuar se ai cenon demokracinë.

    Komuniteti Mysliman Shqiptar gjithashtu e kundërshtoi projektin në një deklaratë për mediat duke e cilësuar atë të rrezikshëm.

    “Nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit,” shkruhet në deklaratën e KMSH-së.

    Bektashinjtë kundër ‘shtetit sovran’

    Urdhri Botëror Bektashi është një tarikat i Islamit, që e vendosi qendrën e vet në Shqipëri në vitet mes dy Luftërave Botërore. Ndër shqiptarë, ata kanë pasur gjithmonë një prezencë të rëndësishme, duke u konsideruar si feja e katërt për nga madhësia dhe pjesë e rëndësishme e shtetformimit dhe Rilindjes Kombëtare. Sipas censusit të fundit, në Shqipëri vetëdeklarohen si bektashinj rreth 115 mijë persona, ose 4.8 për qind e popullsisë.

    Nëpërmjet një ankete online në faqen e Reporter.al, BIRN mblodhi opinionet e 609 qytetarëve nga besime të ndryshme rreth propozimit të kryeministrit Edi Rama. Shumica e pjesëmarrësve në anketë ishin meshkuj (77%) me banim në Tiranë, kryesisht mes moshës 25 dhe 45 vjeç.

    Anketa nuk synon të jetë përfaqësuese e opinionit publik në Shqipëri, por në mungesë të sondazheve publike mbi këtë propozim, ajo kërkon të japë një fotografi të mendimeve të qytetarëve të ndryshëm rreth propozimit të kryeministrit Edi Rama.

    Sa i përket përkatësisë fetare, 44 për qind e të anketuarve deklaruan se ishin myslimanë, 15 për qind u identifikuan si bektashinj, 11 për qind e pjesëmarrësve u deklaruan ortodoksë, 7 për qind katolikë, dhe 17 për qind deklaruan se ishin ateistë.

    Propozimi i kryeministrit Edi Rama për të themeluar një shtet Bektashi është kundërshtuar nga 89% e qytetarëve që plotësuan anketën. Kundër propozimit ishin edhe 71 për qind e vetë bektashinjve që morën pjesë në anketë.

    “Bektashinjtë janë udhëhequr nga motoja ‘Pa atdhe nuk ka fe,' kanë luftuar dhe ndihmuar për themelimin e shtetit shqiptar,” shkroi njëri prej tyre.

    “Në këto kushte, mendoj se ky komunitet duhet të vazhdojë të jetë pjesë e këtij shteti në të cilin ka besuar që në kohën kur Shqipëria si shtet ishte vetëm në dëshirat dhe ëndrrat e kombit tonë,” shtoi ai.

    Shumica dërrmuese e të anketuarve (69%) e cilësojnë propozimin e kryeministrit si anti-kushtetues dhe një shkelje ligjore që nuk përfill normat bazë të vendit.

    “Nuk ka asnjë bazë historike, as politike, as shoqërore për një propozim të tillë, një ide që vjen papritur pa u mbështetur diku,” i tha BIRN përkthyesja Loela Xhafa.

    Cënon harmoninë fetare

    Pjesa më e madhe e të anketuarve e cilëson propozimin si joserioz, duke e përshkruar me epitete si “idiotësi,” “proçkë,” apo “delirim” të kreut të ekzekutivit. Megjithatë, ata shprehen të shqetësuar se ky propozim cënon ekuilibrat fetarë në vend dhe minon harmoninë, me të cilën kryeministri u krenua përpara vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

    Florjan Myftaraj, inxhinier informatikës dhe investitor në sektorin e turizmit nga qyteti i Beratit, i tha BIRN në një bisedë telefonike se kjo ide, të cilën e quan “qesharake dhe absurde,” ndryshe nga pretendimi i kryeministrit, cënon harmoninë fetare dhe e vë atë në rrezik.

    Myftaraj rrjedh nga një familje bektashije, fëmijët i janë pagëzuar katolikë dhe e motra është e martuar me një predikues (imam) mysliman.

    “Unë shkoj edhe në Malin e Tomorrit edhe në Kishën e Laçit,” tha ai. “Gjëra kaq të rënda nuk kalojnë në këtë tokën këtu e 2 mijë vjet,” shtoi Myftaraj, duke pasur parasysh përfshirjen e politikës në çështje fetare.

    Njëlloj si Myftaraj mendon edhe pedagogu Hekuran Budani.

    “Jo vetëm nuk sjell atë që pretendon kryeministri (tolerancën), por nxit përçarje fetare, gjë që deri tani nuk e shohim të ekzistojë,” tha ai, ndërsa shtoi se rrezikohej krijimi i një precedenti që do të sillte tensione të panevojshme.

    Madje, sipas tij, edhe vetëm propozimi i projektit dhe mënyra si u bë, kanë shkaktuar tashmë dëme dhe kanë nxitur një debat që përndryshe nuk do të ekzistonte.

    Edhe Loela Xhafa theksoi se, nëse propozimi shtyhet përpara, rrezikon të prishë balancat shoqërore dhe fetare në vend, dhe se vetë komuniteti fetar Bektashi do të vuajë më shumë prej tij.

    “Nuk ka asnjë përfitim, asnjë të mirë,” theksoi ajo.

    Megjithatë, jo të gjithë pjesëmarrësit në anketë e kundërshtojnë propozimin e kryeministrit Edi Rama.

    Gentian Lile, jurist nga Gjirokastra, i tha BIRN se themelimi i një shteti sovran Bektashi do të sillte një vëmendje të shtuar nga komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë.

    “Nuk na përfillnin dikur, por tani na njohin. Pse të mos jetë edhe ky një plus?” tha ai, duke iu referuar përmirësimit të imazhit të vendit gjatë viteve të fundit.

    Sipas tij, krijimi i shtetit të Bektashinjve do të çojë në një nivel më të lartë tolerancën fetare në vend. Lile shtoi se, sipas mendimit të tij, të pakënaqur nga një propozim i tillë mund të jenë vetëm disa vende islamike.

    “Meqenëse ka statusin ‘Kryegjyshatë Botërore', le të kalojë edhe në një stad tjetër më të lartë nga ana juridike, ndërkombëtarisht,” theksoi ai.

    Mungesa e demokracisë

    Një pjesë e madhe e të anketuarve ndjejnë se kryeministri e ka shpërfillur opinionin publik në Shqipëri, duke ndarë propozimin me OKB-në dhe mediat e huaja pa u konsultuar publikun shqiptar.

    “Qeveria shqiptare, sidomos naltmadhia e tij, i bën gjërat pa asnjë dokumentim dhe kjo është krejtësisht e gabuar,” tha Entela Koja, me profesion urbaniste në kryeqytet, e cila e sheh propozimin si një shenjë të mungesës së demokracisë në Shqipëri.

    “Kjo bërja e faktit të kryer tregon se nuk jemi më në një vend normal; jemi në diktaturë, ku urdhri vinte nga Hitleri, Duçja apo Enveri dhe njerëzit detyroheshin ta zbatonin, përndryshe i pritej koka,” theksoi ajo.

    Koja nënvizoi se kjo lloj vendimmarrjeje “kokëposhtë,” ku në fillim merret vendimi dhe pastaj bëhet puna për ta realizuar, është bërë traditë nga qeveria dhe përmendi si shembuj vendimin për kampet italiane të refugjatëve në Shëngjin apo ndryshimin e destinacionit të Portit të Durrësit.

    “Një precedent jashtëzakonisht i keq, dhe në vendet ku dëshirojmë të anëtarësohemi, të tilla veprime pa konsultime rrezikojnë të shkaktojnë gabime të mëdha,” tha Koja, duke shtuar se ata që po e vuajnë më shumë nga kjo sjellje e kryeministrit janë vetë Bektashinjtë.

    “Po u vihet këmbë, u përdoret emri, por nuk pyeten dhe janë të parët që po shkelën me këmbë,” shtoi ajo.

    Edhe Florjan Myftaraj e sheh propozimin si një shenjë të mungesës së demokracisë përfaqësuese.

    “Shqipëria nuk është pronë e një kryeministri, e një lideri apo e një tjetri,” theksoi ai.

    BIRN

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Baba Mondi për 'Jerusalem Post': Gati për shtetin Bektashi.../ Nëse nisma kalon, ja kush do e drejtojë

    Emri:  auto_2rwfsedv1728837968.jpg

Shikime: 426

Madhësia:  62.4 KB

    Një temë me interes të lartë nga mediat ndërkombëtare vijon të jetë deklarata e Edi Ramës për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë gjatë fjalës të mbajtur në OKB, ku së fundmi, i pari i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, ka dhënë një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ku ka kërkuar çuarjen përpara të kësaj ideje.

    “Shteti shqiptarë gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje. Më pas ne do ti drejtohemi komunitetit ndërkombëtarë duke i kërkuar njohjen. Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore e Bektashinjve” Qendrat e komunitetit tonë në të gjithë botën do të jenë pjesë e “Qendrës Botërore”. Ne po zhvillojmë strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por fillimisht duhet qeveria e Shqipërisë të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin tonë”, ka thënë Baba Mondi.

    Në intervistë Baba Mondi ka folur ndër të tjera për jetën e tij, ku ka treguar dhe një nga kujtimet e tij më traumatike nga kohët e persekutimit fetar. Ai ka përmendur kohën kur autoritetet komuniste dogjën shtëpinë e familjes së tij, në të cilën dy nga motrat e tij u dogjën për vdekje.

    Me rënien e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, Baba Mondi ka treguar se filloi studimet fetare, duke u bërë fillimisht dervish dhe në vitin 2011 u zgjodh udhëheqësi i tetë shqiptar i urdhrit të tij.

    Artikulli i The Jerusalem Post

    Kur kryeministri shqiptar Edi Rama iu drejtua mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, ai shfrytëzoi rastin për të shpallur synimin e qeverisë së tij për të krijuar një shtet të ri brenda kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

    Minishteti, territori i të cilit do të përbëhet nga rreth 0,1 kilometra katrorë, është planifikuar të jetë “Vatikani” i rendit shiit sufi bektashi, komuniteti i katërt fetar më i madh në Shqipëri.

    Shqipëria ka pritur selinë e grupit, Qendrën Botërore Bektashiane, që nga viti 1929, kur komuniteti u zhvendos në Tiranë nga Turqia, ku autoritetet laike turke persekutuan udhëheqjen dhe anëtarët e urdhrit.

    Qytetarët e shtetit të ardhshëm do të jenë vetëm anëtarët e klerit të rendit dhe stafit të tij administrativ, si në Vatikan.

    “Frymëzimi ynë është të mbështesim transformimin e Qendrës Botërore Bektashiane në Tiranë në një shtet sovran, një qendër e re për moderimin, tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore”, theksoi Rama.

    Kjo deklaratë ngjalli reagime të stuhishme dhe kritika të gjalla ndaj rivalëve të shumtë të bektashinjve, kryesisht të ardhur nga Turqia dhe përfaqësuesit e saj në Ballkan. Shumica e bektashinjve jetojnë edhe sot në Turqi.

    Udhëheqësi shpirtëror dhe fetar i bektashinjve, Baba Mondi, është personi që ka promovuar idenë e krijimit të një “Vatikani” bektashian në Tiranë. Nëse nisma kalon shpejt, ai do të jetë kreu i parë i shtetit të ri.

    Në një intervistë ekskluzive Baba Mondi shpjegoi:

    “Shteti shqiptar ka të drejtë të miratojë një ligj për këtë çështje. Pastaj, ne mund të shkojmë te komuniteti ndërkombëtar dhe të kërkojmë njohjen e tij. Ne duam të kemi status diplomatik në botë dhe të njihemi si Qendra Botërore e Bektashinjve. Ne duam të përfaqësojmë dhe mbrojmë besimtarët tanë kudo që janë. Qendrat tona komunitare anembanë botës do të jenë pjesë e kësaj Qendre Botërore. Ne jemi duke zhvilluar strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por së pari, qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë një ligj që ndryshon statusin tonë.”

    Baba Mondin e takova në zyrën e tij, që ndodhet brenda selisë së bektashinjve, në një kodër me pamje nga qendra e Tiranës. Qendra Botërore përbëhet nga një sallë e madhe grumbullimi që mund të shërbejë si vend lutjesh, një muze kushtuar historisë së bektashinjve, një bibliotekë dhe arkiva.

    Në fund të intervistës, Baba Mondi më çoi në një turne personal me guidë nëpër ambiente dhe prezantoi me krenari qendrën që do të jetë zemra rrahëse e “Vatikanit” të planifikuar bektashiane.

    Kudo që shkon, edhe brenda Qendrës Botërore, Baba Mondi ndiqet nga truprojat e tij. Pavarësisht se Urdhri Bektashi beson në paqen dhe dashurinë, ai nuk mund të injorojë rreziqet rreth tij.

    Një udhëheqës mysliman që predikon moderimin dhe tolerancën dhe tregon publikisht mbështetjen e tij për Izraelin, siç bën Baba Mondi, e gjen veten nën kërcënim të përhershëm.

    Baba Mondi apo Haxhi Dede Edmond Brahimaj, lindi 65 vjet më parë në Shqipërinë komuniste të izoluar dhe antifetare. Në vitin 1967, Shqipëria e shpalli veten shteti i parë ateist në botë.

    Pavarësisht nga persekutimi fetar, Baba Mondi u rrit në një familje të devotshme që duhej të ushtronte jetën e saj fetare duke u fshehur.

    Nëna e tij nuk mundi të mbetej shtatzënë, por një dajë, një figurë e rëndësishme fetare bektashiane, u dha një bekim prindërve të Babës dhe disa kohë më pas lindi Baba, i ndjekur nga vëllezërit e motrat e tjera. Gjatë fëmijërisë së tij, Baba Mondi kishte akses, në fshehtësi, në libra, shkrime dhe mësime bektashiane.

    Një nga kujtimet e tij më traumatike nga ato kohë të vështira të persekutimit fetar është kur autoritetet komuniste dogjën shtëpinë e familjes së tij, në të cilën dy nga motrat e tij u dogjën për vdekje.

    Vite më vonë, ai u diplomua në Akademinë Ushtarake Shqiptare dhe bëri një karrierë ushtarake në Ushtrinë Popullore Shqiptare.

    Me rënien e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, ai u lirua nga ushtria. Filloi studimet fetare, duke u bërë fillimisht dervish dhe në vitin 2011 u zgjodh udhëheqësi i tetë shqiptar i urdhrit të tij.

    Pak para se të fillonte intervista, Baba Mondi më befasoi me një pyetje:

    “Do të pish kafe apo raki?” Meqë hezitoja të zgjidhja alkoolin në prani të një udhëheqësi fetar mysliman, ai më inkurajoi të provoja arakun vendas, i cili ishte shumë i shijshëm. Unë u dorëzova. Ai kishte gjithashtu disa. Bektashinjtë me të vërtetë përfaqësojnë një tjetër lloj islami, mendjehapur dhe tolerantë.

    “Gjëja kryesore dhe e rëndësishme për ne është njeriu, me të gjitha dallimet mes nesh”, theksoi Baba Mondi.

    “Urdhri Bektashi u themelua në vitin 1281 nga Haxhi Bektashi, Veli në Turqinë e sotme. Ai themeloi një rrugë të re mistike të Islamit. Teqeja e parë, siç e quajmë objekti i shenjtë i komunitetit tonë, është ndërtuar gjithashtu në vitin 1281. Sot kemi shumë teqe jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë shtete të tjera. Fjala ‘teqe’ në shqip do të thotë vend faljeje. Sot ka teqe në 33 shtete në mbarë botën – në Ballkan, Evropë, Egjipt, Rusi, Indi, Kinë, Japoni dhe SHBA. Besimtarët bektashinj janë në mbarë botën. Bektashinjtë i përkasin pjesës shiite të Islamit. Ata e respektojnë Profetin Muhamed dhe familjen e tij, Kuranin dhe Dymbëdhjetë Imamët [pasardhësit shpirtërorë të Muhamedit sipas traditës kryesore shiite]”, vijon ai.

    Intervista për “JP”:

    Gazetari: Pse u shpërngulën bektashinjtë nga Turqia në Shqipëri rreth 100 vjet më parë?

    Baba Mondi: Bektashinjtë u persekutuan në Turqi për shumë vite. Fillimisht, arsyeja e persekutimit ishte se kreu i bektashinjve nuk e lejoi Sulltanin të kishte një harem me shumë gra, sepse ne besojmë se një grua krijon familjen. Vala e dytë e persekutimit dhe vrasja e më shumë se një milion bektashinjve në Turqi ishte në kohën e Sulltan Mahmud II [i cili mbretëroi nga 1808 deri në 1839]. Ai i quajti bektashinjtë fanatikë dhe heretikë dhe pretendonte se po shkatërronin fenë islame në Turqi. Persekutori i fundit i bektashinjve në Turqi ishte Kemal Ataturku, i cili mbylli të gjitha teqet dhe institucionet tona.

    Udhëheqësi i fundit i bektashinjve në Turqi ishte me origjinë shqiptare dhe kur teqetë tona u mbyllën dhe u shkatërruan, ai solli selinë e komunitetit tonë në Shqipëri. Një memorandum u nënshkrua midis qeverisë shqiptare të asaj kohe nën Mbretin Zog, Egjiptit dhe Turqisë. Të gjithë vendosën që qendra e bektashinjve të ishte këtu në Shqipëri.

    Gazetari: Si i mbijetuan bektashinjve kohën e komunizmit në Shqipëri?

    Baba Mondi: Praktikat mistike u persekutuan. Megjithatë, njerëzit mistikë janë ata që e çojnë njerëzimin në rrugën e së vërtetës. Kanë qenë dhe janë të persekutuar sepse flasin për gjëra që duhen thënë.

    Në Islam, ekzistojnë katër faza që të çojnë në realitetin përfundimtar: Sheriati, ligji; Tarikati, rruga mistike; marifati, dituria; dhe Hakikati, i cili është e vërteta përfundimtare. Këto faza i lartësojnë njerëzit. Të gjitha këto nivele i sjellin njerëzit më afër Zotit.

    Besimi është një gjë personale. Askush nuk e di se çfarë ka zemra brenda saj. Dhe kështu, diktatura në kohën e komunizmit nuk mund të na hiqte bindjet. Zemrat tona i ruajtën me vite. Udhëheqësit tanë gjatë kohës së komunizmit na mësuan se ne duhet ta mbajmë fenë tonë në zemrat tona dhe të mos e humbasim kurrë atë. Duhej të kishim durim derisa të vinin kohë më të mira. Festonim fshehurazi ditët tona të shenjta fetare, duke pretenduar se kishim ditëlindje ose ngjarje të tjera familjare. Ishte e vështirë të mbijetosh ato kohë. Kur mbaroi komunizmi, ne hapëm përsëri teqet tona dhe rindërtuam komunitetet tona.

    Gazetari: Pas komunizmit, pati luftëra në Ballkan. Që atëherë, ne shohim se nuk është e lehtë të jesh musliman në Evropë. Ju konsideroheni ose i huaj ose radikal. Si e shihni pozitën e Islamit në Evropë sot?

    Baba Mondi: Qeniet njerëzore nuk kanë armiq në këtë botë, por vetë qeniet njerëzore. Injoranca, varfëria shpirtërore dhe egoizmi shkatërrojnë njerëzimin.

    Shumë njerëz e keqkuptojnë Islamin. Në ditët e sotme shohim se Islami është më i pranishëm në rrafshin politik dhe jo në atë fetar. Në aspektin fetar, Islami është fe e paqes, dashurisë dhe urtësisë. Ata që përdorin Islamin për të grumbulluar pushtet politik në duart e tyre nuk kanë të bëjnë fare me fenë.

    Nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim: Nëse një musliman bën një gabim, nuk është gabim i Profetit apo i Kuranit të Shenjtë, ashtu si një gabim i bërë nga një prift nuk është gabim i Krishtit apo i Biblës. Është gabim i atij personi. Nuk duhet t’i përziejmë të gjitha gjërat bashkë. Ekstremistët dhe radikalët nuk janë as myslimanë, as njerëz fetarë.

    Gazetari: Konflikti mes palestinezëve dhe izraelitëve konsiderohet një luftë fetare. Si mund të kontribuojë feja në zgjidhjen e këtij konflikti?

    Baba Mondi: Duhet të them se feja nuk shkakton luftë. Lufta shkaktohet nga egoizmi dhe egoizmi që keqpërdorin fenë për të krijuar luftëra.

    Njerëzit mistikë kanë një shprehje: mos pretendoni se jeni më lart se të tjerët, sepse, në fund të fundit, të gjithë jemi të varrosur në tokë. Nëse njerëzimi e kupton se jeta është e përkohshme, gjëra të këqija nuk do të ndodhin në botë. Njerëzit kanë mësues në shkollë, por nuk pranojnë mësues dhe udhëheqës shpirtëror. Çdo person mund të zgjedhë udhëheqësin e tij shpirtëror nga një fe tjetër, por një person duhet të ketë fenë në jetën e tij. Askush nuk mund ta bëjë veten një person më të mirë pa fe.

    Gazetari: Çfarë mendoni për atë që po ndodh në Iran, me regjimin e tij fetar shiit?

    Baba Mondi: Unë nuk dua t’i gjykoj të tjerët për mënyrën se si ata ushtrojnë fenë e tyre. Populli dhe kombi i Iranit kanë zgjedhur atë regjim. Duhet të respektojmë vullnetin e popullit. Ne nuk jemi gjyqtarë. Në fund të fundit, secili është përgjegjës për veprimet dhe vendimet e tij.

    Gazetari: Megjithatë, kur shihni gjendjen aktuale të botës dhe frikën në rritje të një lufte të tretë botërore, çfarë roli duhet të ketë feja në ndalimin e kësaj?

    Baba Mondi: Udhëheqësit fetarë të botës duhet të bashkohen, jo të përçahen dhe të luten së bashku për paqe. Ata kanë një mision: të luten për paqe, ndaj duhet të bashkohen dhe ta bëjnë atë. Çdo udhëheqës fetar duhet të shërbejë si shembull i veprimit për njerëzimin, promovimit të paqes, avancimit të dashurisë mes njerëzve dhe sjelljes së tyre drejt paqes dhe dashurisë. Ata që qeverisin kombet duhet t’i kenë frikë Perëndisë.

    Baba mondi, vizitat dhe çfarë thotë për Izraelin

    BABA MONDI e vizitoi Izraelin disa herë dhe shpreson ta shohë përsëri së shpejti. Ai priti edhe grupe izraelite në Shqipëri për të njohur bektashinjtë.

    Ja çfarë thotë ai:

    “Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Unë kam vizituar gjithë Izraelin me miqtë e mi atje. Unë isha i ftuar në një martesë hebreje të një miku. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra.

    Dy gjëra më lanë shumë përshtypje [kur vizitova Izraelin.] E para ishte mikpritja. Më mirëpritën si vëlla dhe shok. Së dyti, vizitova të gjitha vendet e shenjta. E mora energjinë pozitive nga këto vende dhe besimtarët në to. Nuk po flas për ekstremistët, por për ata që besojnë në Zot dhe jetojnë sipas parimeve të librave të shenjtë.

    Kemi një lutje që thotë: Të mallkuar janë ata që veshin uniformën e Zotit për të bërë punën e Djallit. Njerëzimi duhet të kuptojë se qeniet njerëzore nuk mund të gënjejnë dy gjëra: Zotin dhe vetveten. Ju mund të gënjeni njerëzit e tjerë, por nuk mund të gënjeni Zotin dhe veten tuaj. Kurani i Shenjtë thotë se ata që e njohin veten e tyre e kanë njohur Zotin. Në ditët e sotme, shumë nuk e njohin veten.

    Disa kombe në botë shpenzojnë shumë para për ushtrinë. Por njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore, pa ushtri dhe luftëra, për të lejuar që çdo komb të jetë i pavarur. Luftërat dhe vrasjet nuk janë fetare. Ato janë vepra e Djallit. Njerëzit që punojnë sipas mënyrave të Djallit nuk janë njerëz”.

    Syri

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Papa Francesku pret në Vatikan Baba Mondin: Bekoi Shtetin Sovran Bektashi

    Emri:  mondi.jpg

Shikime: 225

Madhësia:  23.6 KB

    Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka takuar në Vatikan Atin e Shenjtë Papa Franceskun.

    Në këtë takim Papa Francesku ka bekuar krijimin e Shtetit të ri Sovran Bektashi.

    “Nismë e bukur të cilën e bekoj”, mësohet të ketë thënë Papa gjatë takimit.

    Gjithashtu mes Papës dhe Baba Mondit është firmosur edhe dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore të Abu Dabit.

    Koha Jone

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Papa Françesku: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

    Emri:  Capture-176.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  30.9 KB

    Papa Françesku priti në audiencë Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, me qendër në Shqipëri, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, së bashku me një delegacion. Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë vuri në dukje marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi, duke nënvizuar rëndësinë e bektashinjve në kohën e sotme, plot luftëra e konflikte.

    Emri:  Capture-178.jpg

Shikime: 224

Madhësia:  32.8 KB

    R.SH. – Vatikan

    Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, me qendër në Shqipëri, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, së bashku me një delegacion. Në fjalën drejtuar atyre, Ati i Shenjtë vuri në dukje marrëdhëniet miqësore e bashkëpunimin ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi, duke nënvizuar rëndësinë e tij në kohën e sotme, plot luftëra e konflikte. Më tej, shprehu bindjen se bektashinjtë, së bashku me myslimanët e tjerë, me të krishterët dhe me të gjithë besimtarët e Shqipërisë mund të shërbejnë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok, si shembull jo vetëm benda vendit, por edhe më gjerë, duke kontribuar në paqen ndërmjet Lindjes e Perëndimit të botës.

    Papa Françesku dhe kreu i bektashinjve shkëmbyen dhuratat dhe nënshkruan së bashku Dokumentin e Abu Dabit për vëllazërimin njerëzor, paqen dhe bashkëjetesën në botë. Haxhi Dede Brahimaj i foli Atit të Shenjtë edhe për idenë e shtetit bektashi në Shqipëri, sipas modelit të Vatikanit, duke marrë bekimin e Papës për bashkësinë e bektashinjve dhe për gjithë popullin shqiptar. I dhuroi edhe shallin tradional të bektashinjve, të cilin Ati i Shenjtë Begoglio e vuri në qafë. Ja teksti i plotë i mesazhit të Papës Françesku…

    Emri:  Capture-177.jpg

Shikime: 225

Madhësia:  41.2 KB

    Përshëndetja e Atit të Shenjtë

    për anëtarët e Delegacionit të ardhur nga Shqipëria, udhëhequr nga Shenjtëria e Tij, Kryegjyshi Edmond Brahimaj

    I dashur vëlla, Haxhi Baba Edmond Brahimaj,

    Shkëlqesi, të dashur miq,

    i uroj me përzemërsi mirëseardhjen këtij Delegacioni të shquar, që vjen nga Shqipëria dhe, në veçanti, nga Komuniteti Bektashi, si edhe falënderoj Dikasterin për Dialogun Ndërfetar, që e bëri të mundur këtë takim. Sa herë që liderët fetarë bashkohen në frymën e respektit të ndërsjellë dhe impenjohen në favor të kulturës së takimit, përmes dialogut, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit, ripërtërihet dhe konfirmohet shpresa jonë për një botë më të mirë e më të drejtë. Sa shumë ka nevojë koha jonë për një shpresë të tillë!

    Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike, Shqipërisë dhe Komunitetit Bektashi janë pasuri për të gjithë ne dhe kam besimin se këto lidhje do të forcohen gjithnjë e më shumë, në shërbim të vëllazërimit e të bashkëjetesës paqësore ndërmjet popujve. Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur ta refuzojmë logjikën e dhunës dhe të mosmarrëveshjes, për të përqafuar atë të takimit, të miqësisë dhe të bashkëpunimit në kërkimin e së mirës së përbashkët. Në fakt, bindjet tona fetare na ndihmojnë t’i përqafojmë më qartë këto vlera themelore, tipike të humanizmit tonë të përbashkët, “duke i dhënë mundësi bashkësisë së zërave të ndryshëm të formojnë një këngë fisnike dhe harmonike” (Letra Enciklike Fratelli tutti, 283).

    Në këtë drejtim, mendoj me mirënjohje çastet e shumta të takimit vëllazëror ndërmjet Komunitetit Bektashi dhe Kishës Katolike, si Lutja për Paqen në Ballkan, në vitin 1993 dhe Dita Botërore e Lutjes për Paqen në Asizi, më 2011. Përurimi i Tempullit të Bektashinjve në Tiranë, në vitin 2015, ishte një moment veçanërisht i frytshëm afrimi dhe miqësie. Jam i bindur se Komuniteti Bektashi, së bashku me myslimanët e tjerë, të krishterët dhe gjithë besimtarët e pranishëm në Shqipëri, mund të shërbejë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok, jo vetëm brenda vendit tuaj, por edhe ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Pavarësisht nga sfidat e së tashmes, dialogu ndërfetar ka një rol unik në ndërtimin e një ardhmërie në pajtim, drejtësi dhe paqe, që popujt e botës e, veçanërisht të rinjtë, e dëshirojnë me zjarr.

    Të dashur miq, ju siguroj lutjet dhe bekimin tim për punën tuaj të rëndësishme dhe për gjithë popullin e dashur shqiptar. E ju kërkoj edhe juve favorin që të luteni për mua. Faleminderit.

    Radio Vatikani

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shejtani Rama nxit sherrin mes myslimanëve: Bektashinjtë të kenë shtetin e tyre në mes të Tiran

    Rama shpall krijimin e Shtetit Bektashi: Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë, njësoj si Vatikani! Mesazhi për komunitetet e tjera fetare

    25 Janar, 2025 12:47

    Emri:  Rama-kryegjyshata-boterore-e-bektashinjve.jpg

Shikime: 204

Madhësia:  46.2 KB

    Kryeministri Edi Rama ka shpallur krijimin e Shtetit Bektashi, ndërsa mbante fjalën në ceremoninë e 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

    Shefi i ekzekutivit theksoi se Kryegjyshatës do t’i jepet një status i veçantë, i njëjtë me atë të Vatikanit, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri

    VIDEO

    “Nuk shkrihet dhe shuhet kurrë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, është i fortë dhe i madh dhe pjesë e një bashkësie 1.5 miliard, pra mjafton të shohësh kush dhe si ndërtohen xhamitë. E gjithë kjo botë myslimane s’ka nevojë të mendojë se nesër mund të jetë inekzistente. Nuk shuhet kurrë Komuniteti Katolik dhe as ai Ortodoks, ndërkohë që ky komunitet është në rrugën e shuarjes miqtë e mi nuk është parashikim, por një gjë që dhe po ndodh para syve tanë dhe prandaj historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë Selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusit të ngjashëm si shteti i Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim integritetin e sovranitetit territorial të Shqipërisë. Jo Shqipëria është shtet unitar dhe jo federal. Komunitete e tjera fetare nuk kanë pse shqetësohen është trajtimi i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur mos ta kishin, ne e kemi dhe jemi gati ta lëmë të vdesë”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë shtoi se sot e gjithë ditën qasja e bektashizmit ndaj hyjnores dhe humanes mbetet një çelës komunikimi me krijuesin përmes një porte që është e gjerë dhe e hapur për të gjithë bektashinjtë ose jo, besimtarë ose jo.

    “Zemra vlen mbi dogmën, shpirti mbi ritualet, dhe unitetit mbi ndarjet. Bektashizmi nuk erdhi në Shqipëri me ushtarë, nuk erdhi të futet mes shqiptarëve me forcën e shpatës, por me zemër dhe dashuri me një mesazh rrëqethës për nga thjeshtësia, Zoti nuk është në xhami, në teqe, apo kishë, por në zemër”, u shpreh Rama.

    Duke vlerësuar kontributin e bektashinjve në formimin e shteti shqiptar, Rama tha se teqet u bën shkolla dhe një arsye se pse alfabeti ynë është latin, kjo i detyrohet në mënyrë të posaçme teqeve, ku krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së mësimit të Gjuhës Shqipe.

    “Pastaj kur nisi të agoi dita e Rilindjes sonë Kombëtare, teqetë u bënë shkollat shqipe. Nëse ne sot flasim shqip dhe alfabeti ynë është latin, kjo i detyrohet ndër të tjera, në mënyrë shumë të posaçme teqeve ku baballarët krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së alfabetit të mësimit dhe shkrimit e këndimit të Gjuhës Shqipe ku u farkëtua një pjesë e mirë e shpirtit tonë kombëtare, ku u bë bartësi i idesë dhe forcës për shpalljen e Pavarësisë”, tha Rama.

    VIDEO

    Balkanweb

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    267

    Shteti Bektashi - një KÇK e Ali Babait me dyzet e ca hajdutë

    Nuk është për tu habitur që një koment i huaj e paraqiste Projektin për Shtetin Bektashi si një `Vatikani Islamik` në Shqipëri. Propozimi i Kryeministrit për të realizuar një shtet brënda shtetit qoftë ai edhe në teori, bie ndesh ndaj Parimeve themelore të Kushtetutës shqiptare e cila për këtë problem ka tre Nene që e kundershtojnë katër cipërisht:
    Neni 1-Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
    Neni 3 - Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendikushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
    Neni 10 Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare. 4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjellë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend. 6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.
    Pra, për të realizuar një shtet të tillë utopik duhet një Marëveshje që ratifikohet në Kuvend.
    Problemi i parë që lind: Përse i duhet Shqipërisë një minishtet fetar?
    Përgjigja është se Shqipërisë nuk i duhet fare një budallallëk i tillë anti kushtetues sepse sipas Kushtetutës, Institucionet fetare kanë pavarësi administrative përderisa nuk cënohen interesat e të tretëve, dhe janë persona juridikë.
    Ndoshta ky `Vatikan Islamik`, i duhet ndonjë grupi tjetër politik të rëndësishëm jashtë vëndit për të arritur qëllimet e veta për të çvendosur qëndrën fetare të Mekës suni apo të Kerbalasë shia, larg shteteve që sipas tyre, nxisin radikalizëm dhe rrezik për ta.
    Problemi i dytë Shqipëria dëmtohet apo përfiton nga krijimi anti-kushtetues i një shteti të tillë?
    Përgjigja është se Shqipëria dëmtohet sepse së pari shkelet Kushtetuta, së dyti ky shtet minishtet mund të bëhet burim konfliktesh fetare brënda Komunitetit mysliman suni i cili mund të kërkojë edhe ai një shtet të tillë fetar që nesër ndodhta mund të radikalizohet, së dyti ky minishtet mund të bëhet burim konfliktesh etnike midis minoriteteve sepse do të jetë një gozhdë e Nastradinit e ngulur në trupine Shqipërisë me plot gozhda të tilla fetare dhe etnike si pasojë e miopive të qeverisjeve të shumta si në të kaluarën ashtu edhe në atë të tanishmen.
    Problemi i tretë është se si do ta përjetojnë atdhetarët, patriotët shqiptarë, dhe njerëzit e thjeshtë brënda dhe jashtë vendit këtë marrëzi politike dhe anti-kushtetuese?
    Përgjigja është se do ta përjetonin të indinjuar dhe të zhgënjyer nga këto pajekuri politike ndoshta të induktuara nga politika jashtë Shqipërisë zioinste apo të tjera.
    Problemi i katërt si do ta presin fqinjët tanë të jugut dhe të veriut këtë thagmë të papjekur të politikës shqiptare?
    Përgjigja është se politikat fqinjë do ta presim ashtu si e priti Menelau gjithë gëzim kur i u dorëzua pa kushte Helena ashtu me rroba të grisura, e lodhur dhe e dërmuar nga vuajtjet pas Rënies së Trojës.
    Problemi i fundit është se kush do të përfitonte nga një shtet i tillë tip `Vatikani Islamik` brënda kufijve tokësorë të Shqipërisë?
    Mendoj se ky shtet do të bëhej një lavatriçe e pastrimit të parave, një vënd i sigurt për shkelësit e ligjit brënda dhe jashtë Shqipërisë, dhe një mundësi djallëzore për copëtimin e Shqipërisë në një rast kur konfliktet etniko-fetare mund të shpërthenin në rast luftrash politike brënda Shqipërisë që si zakonisht do të nxiteshin nga politikat fqinje që mezi presin ndonjë vorio-epir qyl, ndonjë republikë tjetër si ajo e Mirditës apo e Korçës, apo ndonjë larg qoftë republikë e Ali Babës me shpellën dhe shpellarët e tij.
    Për këtë arësye mendoj se është e domosdoshme që përballë paraqitjes të kësaj nuseje mbuluar me vellon ylberiste të propagandës të parajsës islame me 700 virgjëresha, Parlamenti shqiptar duhet t`i heqë vellon dhe të shohë se prapa vellos do të jetë patjetër ndonjë mik i Ali Babës me mjekrën e prerë alla tip Ahmed al-Sharaa i Sirisë, i cili do të ketë qëllime të ardhëshme sigurisht anti-kushtetuese. Prandaj kujdes parandalimi është më i mirë se kurimi.
    priftipirro2017@gmail.com

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Berisha ambasadorit britanik: Rama po shkatërron shtetin ligjor
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-01-2014, 20:37
  2. Agresiviteti i myslimanëve kur zihet në gojë profeti i tyre
    Nga krishterprizren në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 05-06-2008, 15:21
  3. Rama: Ne duhet të reformojmë të gjithë shtetin shqiptar
    Nga tonny2 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 09:07
  4. Sali Berisha: Shqiptarët e Kosovës duhet ta kenë shtetin e tyre
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 09:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •