Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Nepotizmi: Si Erion Veliaj pasuroi njerëzit e gruas me paratë e buxhetit të Bashkisë Tiranë

    Si Erion Veliaj pasuroi mamanë dhe dajën e Ajola Xoxës/ Pagesat dhjetëra milionëshe

    Emri:  auto_-640-0-1714465757xajola-xoxa-erion-veliaj-2951719316793.jpg

Shikime: 933

Madhësia:  31.4 KB

    Nga një seri denoncimesh për inceneratorët, për dosjen “5D”, për fondet e përdorura për reklama nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili bën kapjen e medias, por edhe për skemat e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës janw publikuar nga CAN muajt e fundit.

    Këto denoncime tregonin se si bashkëshortja e Veliajt u kthye nga një juriste në një kuratore arti, lidhjet e saj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që u financonte vepra artistëve të Ajolës dhe pagesat që ka marrë “Harabeli” i zonjës Xoxa nga Ministria e Kulturës. Skema e denoncuar ditët e fundit lidhet me familjarët e Ajola Xoxës, të cilët kanë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve dhe kanë përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

    Emri:  auto_-640-0-1716020618xajolaaaajpg-7691719316381.jpg

Shikime: 952

Madhësia:  27.9 KB

    Dy prej tyre janë daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, dhe nëna e saj, Valbona Xoxa.

    Daja i Ajola Xoxës, pagesa nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës

    Daja i Ajolës, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, ku rezulton drejtoreshë Linda Kazani, bashkëshortja e tij. Gjithashtu, Erald Simixhiu hapi edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim.

    Emri:  auto_-640-0-1718792710xart-lab-qkb-1-logo-1931719316382.jpg

Shikime: 915

Madhësia:  25.0 KB

    Emri:  auto_-640-0-1718792712xart-lab-qkb-logo-3281719316382.jpg

Shikime: 937

Madhësia:  59.4 KB

    Nga të dhënat e siguruara, CAN raporton se rezulton se qendra “Eventus” ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.

    Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës i ka kryer 5 pagesa, në vlerën rreth 93 milionë lekë qendrës “Eventus” nga Bashkia e Tiranës, në kohë të ndryshme. Gjithashtu qendra “Eventus” ka marrë edhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës.

    Emri:  auto_-640-0-1718793338xfatura-pagesa-nga-bashkia-tirane-dhe-ministria-e-kultures-logo-4301719316.jpg

Shikime: 945

Madhësia:  42.1 KB

    Një detaj tjetër i zbuluar nga është se Erald Simixhiu është dhe anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë “Botime Enciklopedike”.

    Në këtë kompani rezultojnë aksionere në shumicë Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Simixhiu Xoxa. Kjo e fundit ka 69.71 % të aksioneve, ndërsa të dyja bashkë kanë mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie.

    Emri:  auto_-640-0-1718879704xekstrakt-1-logo-7661719316383.jpg

Shikime: 965

Madhësia:  63.8 KB

    Emri:  auto_-640-0-1718879754xekstrakt-2-logo-2471719316384.jpg

Shikime: 956

Madhësia:  45.8 KB

    Lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjitha procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.

    Emri:  auto_-640-0-1718879755xekstrakt-3-logo-4791719316384.jpg

Shikime: 929

Madhësia:  44.2 KB

    Emri:  auto_-640-0-1718879756xekstrakt-4-logo-1811719316384.jpg

Shikime: 941

Madhësia:  46.5 KB

    Nëna e Ajola Xoxës, qindra miliona nga arti dhe kultura

    Vjehrra e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk rezulton aksionere vetëm në këtë kompani.

    Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, Valbona Xoxa ka themeluar edhe kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.

    Emri:  auto_-640-0-1719144548xava-studio-logo-7841719316385.jpg

Shikime: 942

Madhësia:  57.8 KB

    Emri:  auto_-640-0-1719144778xava-studio-1-logo-1371719316386.jpg

Shikime: 954

Madhësia:  62.6 KB

    Pas Ajolës dhe Erald Simixhiut, Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës.

    Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 ka një fitim neto 110.000 euro.

    Emri:  auto_-640-0-1719144675xvalbona-xoxa-logo-4451719316385.jpg

Shikime: 923

Madhësia:  24.3 KB

    Pra, Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj me shërbimet në art e kulturë.

    Kompanitë, në adresa të njëjta

    Investigimi për familjarët e bashkëshortes së Veliajt nuk përfundon këtu.

    Një tjetër detaj me rëndësi është se kompanitë e tyre kanë të njëjtën adresë. Në informacionet e nxjerra nga faqja zyrtare e vetë Ajola Xoxës, deklarohet nga vetë ajo punësimi në 3 galeri arti, galeria e artit “NAAN”, galeria e artit “Harabel” dhe galeria e artit “Gurgur”.

    Të tria galeritë kanë selinë e administrimit në të njëjtën adresë me atë të studios ligjore të Ajola Xoxës.

    Bizneset e saj janë të vendosura në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, ku nuk paguan as qira.

    Emri:  auto_-640-0-1714465211x640-0-1714416592xrruga-ibrahim-rugova-932-9401719316381.jpg

Shikime: 964

Madhësia:  26.9 KB

    Emri:  auto_-640-0-1714465081x640-0-1714415129xajola-xoxa-280-8991719316381.jpg

Shikime: 929

Madhësia:  12.6 KB

    Gjithashtu, edhe qendra “Eventus” e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, Tiranë.

    Emri:  auto_-640-0-1718792851xadresaqendra-eventus-logo-6291719316383.jpg

Shikime: 946

Madhësia:  34.4 KB

    Nga ana tjetër, adresa e kompanisë së themeluar nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona, është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.

    Por adresa e email-it e deklaruar në QKB është amarku@thepartners.al, e kompanisë së Ajola Xoxës.

    Emri:  auto_-640-0-1719144738xava-studio-2-logo-7691719316386.jpg

Shikime: 940

Madhësia:  41.8 KB

    Kështu, kompanitë e Ajolës së Veliajt ndërlidhen me ato të familjarëve të saj jo vetëm me llojin e aktivitetit të ushtrojnë, por edhe me adresat.


    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nepotizmi: Si Erion Veliaj pasuroi njerëzit e gruas me paratë e buxhetit të Bashkisë Tiranë

    Denoncoi fijet e Ajola Xoxës dhe skemën e pastrimit të parave me ‘Harabel’, njerëzit e Veliajt kërcënojnë gazetarin holandez, ambasada e merr në mbrojtje

    Emri:  auto_21wqtgsvdxc1725630268.jpg

Shikime: 787

Madhësia:  42.4 KB

    Në maj të këtoj viti, gazetari hollandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, ka denoncuar lidhjet e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, me kompaninë “Harabel” dhe me kompaninë e inceneratorëve të Tiranës.

    Skema “Ajola-H”, ngrinte dyshime për përdorimin e artit për pastrimin e parav nga familja Veliaj, gjë për të cilën sot kjo familje është në hetim pasuror nga SPAK.

    Gazetari holandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, publikoi një artikull investigativ, ku tregonte përfshirjen e bashkëshortes së Veliajt në skema të tilla.

    Shkrimi fillimisht u botia në “ Mekanizmi Shqiptar ” me titull: Si pastrohen paratë përmes artit dhe koncesioneve të menaxhimit të mbetjeve?!

    Emisioni investigative i Syri Tv u thellua në një puntatë të plotë rreth këtij denoncimi dhe zbuloi fijet që lëviznin në prapaskenë për një skemë të dyshuar pastrimi parash nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

    LEXO EDHE: 'U sekuestruan telefonat e njerëzve të afërt të Ajola Xoxës!'/ Klodiana Lala: Hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij

    "Harabel" është një fondacion jofitimprurës që "përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor" i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe "promotorja kulturore" Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila është gjithashtu bashkëshortja e Veliajt. Harabel nisi menjëherë pas themelimit të saj një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa të financimit dhe hapësirës, ​​dhe duke pasur parasysh se as Zeneli, asokohe emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosura fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabelit ishte e jashtëzakonshme.

    Në uebsajtin aktual të Harabel, Xoxa e liston veten si 'bashkëthemeluese' dhe 'drejtoreshë kreative'. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku 'Harabel' ka organizuar ekspozita. Adresa zyrtare e 'Harabel' në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të ??Bllokut të Tiranës, ndodhet në të njëjtin pallat me kompaninë 'The Partners' të Ajola Xoxës.

    Ish-drejtori i programit të Harabel dhe koordinatori ligjor, Xhoi Skënderasi, mbante një vend në bordin e kompanisë botuese të Xoxës, Botimet Enciklopedike.

    Pra, 'Harabel' lidhej pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt.

    Por si financohet kjo organizatë jofitimprurëse? Dhe si e ka aksesin ajo në parcelat kryesore për projektet e saj të artit publik?”, shkruante gazetari holandez në artikullin tij, denoncim të cilin emisioni “Plug” e risolli në mënyrë të detajuar.

    Pas zbulimit të këtij skandali, për të cilin u vu në lëvizje, edhe pse sikur e ka zënë ‘ngërçi’ edhe SPAK, ku filloi hetimin pasuror ndaj familjes së Veliaj, gjë për të cilin nuk dihet ende se si po shkon si hetim.

    Mirëpo, edhe pse SPAK rri dyarkryq dhe e zë ngërç kur bëhet fjalë për Erion Veliajn, ky i fundit nuk rri ashtu.

    Gazetari hollandez ka bërë një denoncim të fortë për kërcënim fizik dhe verbal që i është bërë atij pas shkrimit investigues nga njerëz të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

    Bëhet fjalë për Dritant Zenelin, një artist i ri, kurator dhe Drejtori i Fondacionit Harabel në Tiranë, i cili ka kërcënuar gazetarin holandez, Vincent Van Gerven, gjatë një aktiviteti artistik (ekspozitë) në Tiranë, ku ky i fundit po merrte pjesë.

    Emri:  auto_331725630149.jpg

Shikime: 793

Madhësia:  23.0 KB

    Emri:  auto_221725630149.jpg

Shikime: 757

Madhësia:  27.2 KB

    Vincent W.J. van Gerven Oei ka publikuar në instragram gjithë kërcënimet e Zenelit dhe Adela Demetja-s, në prani të të cilëve kanë qenë edhe dy ndërtues, E. Gj dhe R. N.

    Gazetari hollandez, i gjendur nën breshërinë e kërcënimve fizike, verbale, homofobike e mafioze, siç shkruan ai, u ka dërgua një e-mail të gjitha ambasadave perëndimorë në Tiranë të cilave u shpjegon ngjarjen me detaje.

    Emri:  auto_441725630150.jpg

Shikime: 783

Madhësia:  26.2 KB

    Emri:  auto_661725630152.jpg

Shikime: 796

Madhësia:  27.7 KB

    Pas këtij e-maili ambasadori i Hollandës në Tiranë ka marrë në mbrojtje nënshtetasin e tij nga kërcënimet e njerëzve të afërt të Veliaj e Xoxës duke e pritur në zyrën e tij, megjithë se përmbajtja e takimit nuk bëhet e ditur e plotë, kuptohet që pritja e tij nga ambasadori vjen për shkak të marrjes seriozish nga shteti hollandez të kërcënimit.

    Emri:  auto_111725630205.jpg

Shikime: 791

Madhësia:  32.0 KB

    “Diskutova për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri me Dr. Vincent van Gerven Oei. Ai ndau shqetësimet e tij për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se shumë gazetarë përballen me intimidim, mungesë të sigurisë fizike dhe kërcënime. Siguria e gazetarëve dhe pavarësia e medias janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.”,- shkruan ambasadori.

    Burime për Syrin bëjnë me dije se për ngajrjen është njoftuar edhe shteti holandez dhe ministria e Brendshme ka dërguar notë proteste Shqipërisë.

    Kërcënimet tashmë janë bërë publikë, të gjitha ambasadat janë në dijeni, por SPAK-un përsëri e ka kapur ngërçi dhe nuk ndihet.

    Skema është e qartë, cilido që denoncon aferat korruptive të Erion Veliajt dhe familjes së tij e pëson keq.

    Emri:  auto_881725630254.jpg

Shikime: 807

Madhësia:  71.7 KB

    Përmbajtja e e-mailit dërguar ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare:

    Dr. Vincent van Gerven Oei tregon se ka raportuar për Shqipërinë dhe lidhjet mes qeverisë, krimit të organizuar dhe botës së artit. Pas publikimit të një artikulli, artisti dhe kuratori Driant Zeneli e ka kërcënuar përmes mediave sociale. Gjatë një ekspozite në Galerinë Zeta, Zeneli, bashkë me dy banditë dhe kuratoren Adela Demetja, ka tentuar ta intimidojë autorin me dhunë verbale dhe fizike, duke qenë edhe homofobik. Autori thekson se raportimi në polici është i pavlefshëm për shkak të lidhjeve të Zenelit me qeverinë dhe kërkon nga kolegët e tij në botën e artit të shmangin bashkëpunimin me Zenelin dhe Demetjan, duke ndarë këtë histori me të tjerët.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2024, 13:53
  2. Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 10-05-2016, 17:22
  3. Erion Veliaj mburret me projektin e vjetër të Bashkisë, parashutisti e nxjerr bllof!!
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2016, 13:05
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2015, 15:36
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-01-2014, 21:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •