Heshtja e Patriarkanës së Stambollit dhe gjithë patriarkanave të tjera para një situate të tillë, është shumë inkriminuese në sytë e Perëndisë dhe në sytë e gjithë besimtarëve orthodhoksë në botë. Këta janë motrat dhe vëllezërit tanë në Krisht, që po persekutohen në Ukrainë nga shteti, vetëm se janë orthodhoksë. Të gjithë Patriarkët e Kishës dhe të gjitha sinodet e shenjta të kishave autoqefale duhet të ndjekin shembullin e Patrikut të Jeruzalemit.
Edhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Shqipëri duhet të dalë me një deklaratë në mbrojtje të orthodhoksëve në Ukrainë. Shqiptarët e kanë përjetuar në kurrizin e tyre këtë formë persekutimi satanik gjatë viteve të komunizmit, dhe ne nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet në një popull tjetër orthodhoks.
Si besimtarë orthodhoksë, detyra jonë është të lutemi për paqe dhe mbrojtjen providenciale të Zotit për të gjithë popujt orthodhoksë. Kjo nuk është thjeshtë një luftë kundër Ukrainës apo Rusisë. Kjo është një luftë kundër Orthodhoksisë, besimit dhe adhurimit të drejtë të Krishterë. Misioni i të krishterëve orthodhoksë sot në botë është të mbajnë ndezur llambadën e besimit të vërtetë orthodhoks, në një botë të zhytyr në errësirë e në mëkat. Bota dhe njerëzit e kësaj bote, kanë më shumë nevojë se kurrë ndonjëherë më parë në histori, për Orthodhoksinë - besimin e adhurimin e drejtë, ashtu siç na mësoi Krishti dhe Apostujt e Tij.
Albo
Krijoni Kontakt