Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Censura e ligjëruar: Qeveria e Qametit kërkon të censurojë postimet tuaja në rrjetet sociale

    Kryetarja e AMA-s deklaron se ligji i ka dhënë fuqi mbi rrjetet sociale

    Armela Krasniqi këmbënguli gjatë një raportimi në Kuvend se bashkëpunimi me ‘Tik Tok’ për të raportuar video të dëmshme, rregullohej nga amendimet e fundit të ligjit për mediat audiovizive, ndërsa sulmoi kredencialet akademike të kritikëve që kanë ngritur shqetësime për censurë.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  PHOTO-2024-09-04-12-57-41.jpg

Shikime: 518

Madhësia:  28.9 KB
    Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi | Foto: LSA

    Pasi i tronditi deputetët e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me pamje nga video të publikuara në rrjetin social TikTok – përmbajtja e të cilave siç u kuptua kishte të bënte me përdhunim dhe akte të tjera të dhunshme, kryetarja e Autoriteti të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi këmbënguli se bashkëpunimi me platformën ishte i bazuar në ligj.

    Krasniqi, e cili u paraqit të mërkurën para komisionit me ekipin e saj, arsyetoi se ndryshimet e vitit 2023 në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive”, i jepnin AMA-s të drejta mbikëqyrje mbi platformat video dhe rrjetet sociale.

    Mëtej Krasniqi ironizoi kritikët dhe ata që ngrenë dyshime se ky bashkëpunim mund të sjellë “censurë digjitale”.

    “Lexova dhe një profesor të nderuar 30 vjeç, profesor i asociuar më duket se është nuk ka rëndësi, por këto janë probleme të tjera më pas që bëhen 30 vjeç profesor, që thoshte që në fakt ligji i thotë AMA-s vetëm për materialet që hedh OSHMA-ja, domethënë një një nuk e di, në mos keqdashje i them padijeni se nuk dua të përdor atë fjalën tjetër”, tha Krasniqi para deputetëve.

    Pasi lexoi nene të ligjit ajo këmbënguli se fusha e re e zbatimit (Neni 2 i ligjit 97/2013) i lejonte AMA-s kontroll mbi përmbajtjen e llogaritë e krijuesve individualë në platformat sociale, ndërsa tha se në rastet kur bëhet fjalë për televizionet kërkesa u bëhej direkt këtyre të fundit.

    Me 22 gushtit AMA njoftoi se ka vendosur bashkëpunim me rrjetin TikTok për të ndaluar shpërndarjen e materialeve filmike me përmbajtje të dëmshme.

    Në një njoftim për shtyp, AMA tha se synon ndalimin e videove ku shfaqet apo nxitet dhunë si dhe ato që “përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”.

    Autoriteti njoftoi se në pak ditë hoqi nga platforma 112 video. Por për ekspertët, përfshirja e AMA, një institucion i akuzuar për anim politik, ngre shqetësime për censurë digjitale.

    Shpotitë e kryetares Krasniqi i drejtoheshin komenteve të bërë për BIRN nga Elvin Luku, Profesor i Asociuar pranë Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës

    Luku, i cili ndryshe nga sa aludon kryetarja e AMA-s është 37 vjeç, i tha BIRN se Krasniqi fillonte ta lexonte ligjin nga neni i dytë, duke lënë jashtë argumenteve të saj nenin e parë të tij që përcakton fushën e veprimit.

    “Drejtuesit e AMA-s citojnë nenin 2 mbi fushën e zbatimit të ligjit “Për Mediat Audiovizive”. Për të interpretuar një ligj përdoret interpretimi sistematik i dispozitave ligjore. Pra, nuk mund të citosh nenin 2, pa ditur çfarë thotë neni 1, sepse ato janë komplementare të njëra-tjetrës. Pyetja që lind është: Fusha e zbatimit të cilit objekt ligjor? Përgjigjen për këtë e jep Neni 1, i cili parashikon se “objekti i këtij ligji është veprimtaria e mediave audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Shqipërisë”, tha Luku.

    Luku shtoi se përmbajtja e dëmshme në rrjetet sociale mund të denoncohet dhe raportohen edhe nga qytetarë të thjeshtë, por këmbëngulja e AMA-s se kjo mbështetet në ligj ngre kambana alarmi.

    Ai ngriti shqetësimin se bashkëpunimi jo transparent, pa një kontratë dhe rregulla të shkruara midis AMA dhe Tik Tok lë hapësirë për të censuruar përmes raportimeve. Luku ka eksperiencë të dorës së parë për sa i përket censurës digjitale.

    Kanalet në rrjetet sociale të Medialook, një platformë digjitale për monitorimin e mediave që drejtohet prej tij, ishin disa muaj më parë shënjestër e sulmeve të pabaza raportuese në rrjetet sociale.

    Edhe përfaqësues të opozitës e vunë në dyshim qëllimin fundor të AMA-s në lidhje me Tik Tok, në mungesë të një marrëveshje të shkruar dhe një rregulloreje të qartë.

    Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik tha se ligji nuk e lejonte AMA-n të trajtonte postimet e një qytetari në TikTok, njësoj si të ishte televizion i licencuar.

    Zhupa shtoi se AMA po e ndërmerrte këtë hap “pa rregullore, pa ligj të mirëfilltë, pa marrëveshje të shkruar”.

    E pyetur në komision për dyshimet për censurë të mundshme dhe mungesë të transparencës, Krasniqi u mbrojt duke thënë se kjo nuk kishte ndodhur.

    “A ka një precedent AMA të tillë, nuk e ka, deri më sot nuk e ka, ne po zbatojmë ligjin”, tha ajo, duke thënë se asnjë televizion nuk ishte ankuar për censura nga autoriteti.

    Zhupa u përgjigj se situata ishte e ndryshme, duke theksuar se nuk mund të vihej një shenjë barazimi midis televizioneve dhe përdoruesve individual të rrjeteve sociale.

    “Nuk na jep garanci që do mbani të njëjtin qëndrim me përdoruesit personalë”, tha ajo gjatë seancës.

    Zhupa e ftoi Krasniqin të sillte ndryshime ligjore – nëse kishte të tilla, për të rregulluar veprimtarinë e mediave sociale.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Censura e ligjëruar: Qeveria e Qametit kërkon të censurojë postimet tuaja në rrjetet sociale

    Përfshirja e AMA-s në moderimin e TikTok ngre shqetësime për ‘censurë digjitale’

    Ndryshimet në ligj i kanë dhënë të drejtë Autoriteti i Mediave Audiovizive që të kontrollojë përmbajtjen që televizionet shpërndajnë në TikTok apo platforma të tjera të rrjeteve sociale, por për ekspertët e medias, kjo marrëveshje është evazive dhe përbën rrezik për censurë digjitale.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Media-shqiptare-tv-televizion.jpg

Shikime: 463

Madhësia:  41.7 KB
    Mikrofonë të televizioneve shqiptare të vendosura pranë një boksi zëri në Tiranë.

    Pak ditë pasi njoftoi nisjen e një bashkëpunimi me rrjetin social TikTok për të denoncuar dhe fshirë “video të dëmshme”, Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi për dhjetëra denoncime që sollën fshirjen nga platforma të 112 videove me përmbajtje piraterie.

    Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi shkroi në rrjetin social në Facebook se ata nuk e kishin “parashikuar një fluks të tillë”.

    Prej 22 gushtit, AMA njoftoi se kishte vendosur bashkëpunim me rrjetin TikTok për të ndaluar shpërndarjen e materialeve filmike me përmbajtje të dëmshme. Në një njoftim për shtyp, AMA thotë se synon ndalimin e videove ku shfaqet apo nxitet dhunë si dhe ato që “përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”.

    “Në platformën TikTok, është hapur për llogari të Autoritetit, një kanal, në të cilin do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s, si të dëmshme, për tu ndjekur më pas zyrtarisht nga Platforma për masa të mëtejshme”, thuhet në njoftim. Autoriteti ndau në faqen e tij një link i cili të drejton për të bërë denoncimin e asaj që mund të konsiderohet përmbajtje e dëmshme.

    Por për ekspertë të medias, përfshirja e AMA në këtë proces, një institucion i vënë shpesh në dyshim për zgjedhjen politike të anëtarëve, si dhe mungesa e qartësisë mbi mënyrën se si do të përcaktohet nëse një material është i dëmshëm apo jo, shton mundësitë për censurë digjitale.

    “Dhe kjo nuk është një rastësi nëse e analizojnë në kontekstin aktual të mediave online. Këto të fundit po përballen me të ashtuquajturën “censurë digjitale”, e cila është një fushatë e përgjithshme censure që përdor politikat e Platformave të Shpërndarjes nëpërmjet raportimeve”, thotë Elvin Luku, ekspert i medias.

    Edhe Blerjana Bino, nga “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt” thotë se bashkëpunimi i AMA me TikTok ngre një sërë pikëpyetjesh. “Shqetësimi i parë ose nevoja për qartësi: AMA është rregullator për mediat audiovizuale dhe nuk ka një bazë të qartë ligjore për të mbikëqyrur përmbajtjen në platforma online si TikTok. E dyta, nga njoftimi i shkurtër, nuk ka qartësi mbi kriteret që AMA do të përdor për të përcaktuar përmbajtjen e dëmshme dhe mbi mënyrën se si trajtohen raportimet”, tha Bino për BIRN.

    E pyetur nga BIRN mbi bazën ligjore dhe mbi kriteret, kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, këmbënguli se nuk kishte një marrëveshje mes Autoritetit dhe TikTok, por një “marrëdhënie bashkëpunimi”.

    Krasniqi thotë se kjo bazohet në ligjin për funksionet e AMA që me ndryshimet e fundit i lejon autoritetit të shtrijë kontrollin përtej televizioneve dhe radiove edhe në platformat sociale që këta përdorin. Krasniqi citoi Nenin 2 të ligjit 97/2013 që përcakton fushën e zbatimit që i lejon AMA kontroll edhe të rrjeteve sociale apo platformave të shpërndarjes së videove të prodhuara nga televizionet. “Ky ligj zbatohet për transmetimet audiovizive lineare, transmetimet audiovizive jolineare dhe shërbimet mbështetëse të tyre, si dhe për shërbimet e platformave të shpërndarjes së videove”, citohet në përgjigje.

    Elvin Luku shpjegon se ndryshimet ligjore ia kanë dhënë AMA-s të drejtën që të kontrollojë përmbajtjen që televizionet shpërndajnë në platforma të ndryshme. “Pra krahas përmbajtjes në TV, tashmë AMA ka dhe kompetencë dhe përmbajtjen në YouTube, Instagram apo TikTok vetëm të operatorëve mediatikë”, thotë Luku.

    Por ai shton se njoftimi i AMA-s për bashkëpunimin me TikTok është evaziv dhe i paqartë dhe se në dukje, Autoriteti po i tejkalonte kompetencat, pasi puna do bazohej mbi denoncime.

    “Unë e shoh si evaziv, pasi agjencia rregulluese po përpiqet të dalë përtej kompetencave ligjore të saj duke ftuar qytetarët për raportime të videove që qarkullojnë në këtë platformë dhe nuk janë vetem produkt I mediave audiovizive,” tha Luku.

    Megjithatë, Krasniqi këmbënguli se denoncimet do të shqyrtoheshin nga ekspertët e institucionit. “Strukturat e ngarkuara me verifikimin e standardeve të postimeve të raportuara, janë: Këshilli i Ankesave, Drejtoria e Legjislacionit Ndërkombëtar, Drejtoria e Inspektimit dhe Mbikqyrjes dhe Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK. Autoriteti nuk monitoron, por vepron sipas ankesave apo raportimeve të publikut”, tha ajo.

    Ajo tha se vendimi i këtyre strukturave brenda AMA-s i përcillej me pas platformës dhe se bashkë me referimin për të bllokuar apo fshirë një përmbajtje dërgoheshin edhe shkeljet ligjore të gjetura. “Platforma njoftohet për postimet, që rezultojnë se përmbajnë shkelje të ligjit duke argumentuar shkeljen ligjërisht, përmes referimit të dispozitave përkatëse”, tha Krasniqi.

    Bleriana Bino i tha BIRN se kjo përpjekje kishte anën e saj pozitive. Bino tha se parimisht, moderimi i përmbajtjes ndihmon në “krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit, duke parandaluar përhapjen e përmbajtjeve që mund të dëmtojnë shëndetin mendor ose fizik të individëve”.

    Megjithatë, Bino thotë se paqartësia e procedurë krijon hapësirë për dyshim.

    “Kjo mungesë transparence mund të sjellë mospërputhje nga një raportim në tjetrin dhe paragjykime në raportimin e përmbajtjeve të caktuara dhe në moderimin e përmbajtjes”, thotë ajo. Bino sjell si shembull raportimet e rreme masive ndaj Citizens Channel apo MediaLook që shkaktuan mbylljen e faqeve të tyre në rrjetet sociale të këtyre mediave.

    “Rasti i Citizens, MediaLook, tregojnë që përmbajtje kritike janë raportuar me bots dhe trolls dhe janë mbyllur nga Facebook e Instagram, duke cënuar lirinë e shprehjes nën parimin se cënonin rregullat e komunitetit”, përfundoi ajo.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Rrjetet Sociale
    Nga sirena_adria në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 26-04-2025, 20:58
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2024, 12:05
  3. Si po na e shkatërrojnë jetën Rrjetet Sociale?
    Nga prizrenasi_30 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-03-2021, 06:24
  4. Rrjetet sociale
    Nga Hermosa në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 02:16
  5. Rrjetet sociale!
    Nga peyoni në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-04-2012, 10:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •