Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    91 kilometra me not nga Otranto në Vlorë, avokatja: Do arrij tokën e gjyshit


    Emri:  Capture-157.jpg

Shikime: 881

Madhësia:  33.6 KB

    Eva Buzo, avokatja shqiptaro-australiane që ka vendosur të përshkojë me not distancën prej 91 km Otranto-Vlorë. Ajo zbuloi se është përgatitur për këtë sfidë që mund të zgjasë nga 35-40 orë. Buzo theksoi se do t’i përmbahet të gjitha rregullave, që përfshijnë qëndrimin larg varkës si dhe mos pajisjen me kostum noti apo anti-peshkaqen.

    “Po përgatitem prej një kohe të gjatë. Kam menduar për vështirësitë, por kur e mendoj sa i bukur është deti, sa bukur është të notosh, sa e lumtur do të jem kur të arrij tokën. Sidomos kur noton gjatë natës dhe sheh kur lind dielli është shumë bukur. Kur e mendoj se ç’ do te ndodhë nesër, kam vetëm emocione pozitive. Falë kësaj eksperience do lidhem me të shkuarën time, në origjinën time dhe kjo më mbush zemrën”, tha Buzo.

    Eva Buzo po ashtu tregoi se një pjesë e mirë e familjarëve dhe fisit me origjinë shqiptare do jenë duke e pritur në Vlorë. Vlen të përmendim se ajo do të jetë e para grua që do të bëjë këtë distancë me not nëse arrin që ta realizojë me sukses.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    Avokatja shqiptare niset nga Otranto, pritet të mbërrijë në Vlorë duke notuar

    Emri:  142db9de-c736-4311-9376-f8e5bfed2ec1-768x1024.jpg

Shikime: 798

Madhësia:  39.7 KB

    Eva Buzo rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm është nisur me not nga Otranto, për të realizuar një arritje epike: të arrijë deri në Vlorë. Sipas mediave italiane, asaj do t’i duhen 40 orë not pandërprerë për të mbërritur në qytetin e origjinës së saj.

    Avokatja 36-vjeçare që jeton në Kanada, do të shoqërohet nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.50 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence. Ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona.

    “E gjithë mbështetja jonë shkon për Evën për këtë sipërmarrje epike”, shkruan Bashkia e Otrantos.

    Video: ketu

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    Me not nga Italia në Shqipëri/ Avokatja Eva Buzo ndërpret sfidën 10 milje larg Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore

    Emri:  Eva-e1687514576897-768x778.jpg

Shikime: 768

Madhësia:  36.7 KB

    Avokatja Eva Buzo e ka ndërprerë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

    Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se 36-vjeçarja ka ndërprerë notin për shkak të problemeve shëndetësore 10 milje larg Karaburunit. Në pritje të saj janë një ekip mjekësh.

    Avokatja shqiptare kishte paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil.

    Video: ketu

    Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.

    Avokatja 36-vjeçare që jeton në Australi u shoqërua nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    U nis me not nga Italia, por ndërpreu sfidën pas problemeve/ Avokatja Eva Buzo përfundoi në spital, ja si është gjendja shëndetësore (VIDEO)

    Emri:  eva-buzo.jpg

Shikime: 772

Madhësia:  26.4 KB

    Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo u shtrua në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.

    Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ajo fillimisht u vendos në terapi intensive, pasi sipas mjekëve kishte hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.

    Ndërkohë gjendja e saj shëndetësore aktualisht raportohet se është e qëndrueshme, dhe gjithashtu bëhet me dije se Eva ka filluar të komunikojë.

    Video: ketu

    Pas daljes së saj dhe rikuperimit nga spitali do të ketë një pritje në lungomare. Është bërë një organizim për ta pritur atë edhe pse sfida e saj nuk shkoi deri në fund, u thye çdo rekord.

    Video nga spitali: ketu

    Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    “Arsyeja pse zgjodha këtë itinerar është…”/ U nis me not nga Italia, avokatja Eva Buzo tregon pse ndërpreu sfidën: Më ndaluan era dhe pickimi nga kandili

    Emri:  Capture-152.jpg

Shikime: 783

Madhësia:  21.1 KB

    Vetëm 10 milje e ndanë avokaten Eva Buzon për të thyer ndoshta një Record Guiness në not. Ajo mori përsipër sfidën për të kaluar nga Kanali i Otratos për në brigjet shqiptare, nga prej ku ka edhe origjinën, po ky rrugëtim u ndal në mes.

    Teksa përshkroi një distancë prej 28 orësh me not, avokatja 36-vjeçare e ndërpreu këtë eksperiencë, për shkak të gjendjes shëndetësore që po i rëndohej, por edhe djegies nga një kandil. Në një prononcim për mediat, notarja Eva Buzo tha se kishte edhe një sërë faktorësh të tjerë për të cilën vendosi të tërhiqej nga gara edhe pse pranoi se tundimi për të vazhduar pavarësisht gjithçkaje ishte shumë i madh, ku me objektivin primar e ndanin vetëm 10 milje.

    “Ideja nisi në pandemi. Nisi e gjitha në pandemi. Nisa të notoja me Vladin, zakonisht unë udhëtoj shumë për punë dhe nuk arrij dot të mbaj një rend stërvitor. Por në pandemi ngeca në Australi e nisa të notoja. Ai stërvit disa nga notarët më të mirë të maratonave. Dhe unë dëshiroja të gjeja një intenerar notimi që kishte një domethënie për mua. Ky ishte një intenerar që nuk ishte bërë deri tani, sipas Federatës së Maratonave.

    Video: ketu

    U mundova të jap më të mirën, po ishte e vështirë. Në këtë notim, ishte e vështirë me erën dhe i thash vetes: “fillo të notosh”. Kur e fillova në fillim e nisa ngadalë dhe në darkë kisha menduar se shpejtësinë do e kisha më të madhe, po kjo nuk ndodhi, një kandil më dogji në krah dhe nuk arrita qëllimin që kisha. Efektet anësore, si koha, darka dhe mjegulla, ndikuan që mos të përfundoja garën. Gjyshi im ka lindur në Shqipëri, emigroi dhe ne jetojmë në Australi. Është një komunitet i madh shqiptar, traditat që kishim nga gjyshi doja ti sillja për hir të tij përmes kësaj eksperience”, tha ajo.

    Trajneri i Eva Buzos e cilësoi atë si një heroinë, e për të, ajo që ka bërë notarja është e pa imagjinueshme.

    “Ajo është një heroinë, për mua ia doli. Ne e kemi të vështirë të ecim në këmbë për 28 orë pa ndalim, po të notosh?”, tha ai.

    Buzo u nis nga Ortranto në drejtim të Shqipërisë. Në këtë eksperiencë sa të veçantë aq dhe të rrezikshme atë e shoqëronin dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e gjatë. Sipas mediave në Itali notares i duheshin 40 orë not pa ndërprerë për të mbërritur në qytetin e origjinës, nga të cilat ajo përshkroi plot 28.

    (BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    “Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian në hotel ‘Adriatik’ në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos”, misteri i ngjarjes në qershor 1985

    Emri:  pinto-nuoto-liber.jpg

Shikime: 792

Madhësia:  32.1 KB

    NGA UVIL ZAJMI

    Avokatja shqiptaro-australiane, Eva Buzo, që ka vendosur të përshkojë me not distancën prej 91 km. nga Otranto në Vlorë, nuk është e vetmja që po tenton këtë aventurë. Plot 38 vite të shkuara, një tjetër personazh i njohur në sportin e notimeve të gjata, Paolo Pinto, tentoi ta realizonte këtë gjë. Po si u projektua për herë të parë kalimi me not i ngushticës? Cili ishte Paolo Pinto, nga nisja, koha e keqe, rikthimi në det dhe pritja madhështore që iu rezervua italianit? Pastaj dëmtimi në dhomën e hotel “Adriatik” dhe largimi pa koment. Si e përcolli shtypi, media televizive ngjarjen? Ja detajet e asaj që mund të konsiderohet e jashtëzakonshme për kohën.

    Marrëdhëniet sportive Shqipëri- Itali kanë pak histori, pak përballje, edhe pse ato duhet të ishin shumë më intensive. Për shumë faktorë, nga të cilat veçojmë afërsinë gjeografike, shkëmbimet ekonomike, sociale, njohjet reciproke, simpatitë etj. Nga njëra anë shortet sportive jo shumë të favorshme dhe, nga ana tjetër, sistemi politik në Shqipëri, jo dashamirës në shkëmbimet jo vetëm sportive, por edhe në fusha të tjera. Ndonëse para lufte ato ishin më të shumta në disa disiplina sportive, pastaj heshtje.

    Emri:  fae11033-8af0-4ebc-b89b-7f269b91294d.jpg

Shikime: 782

Madhësia:  41.2 KB

    Emri:  Ahmet-Pinto.jpg

Shikime: 820

Madhësia:  79.1 KB

    Emri:  pinto-gazeta-2.jpg

Shikime: 826

Madhësia:  111.9 KB

    Emri:  pinto-pergatitje.jpg

Shikime: 798

Madhësia:  79.8 KB

    Emri:  download-3-1.jpg

Shikime: 797

Madhësia:  69.0 KB

    Të fundit që kanë mbyllur këtë lidhje, kanë qenë futbollistët Loro Boriçi, Sllave Llambi, Riza Lushta, apo Naim Kryeziu e Vasfi Biçaku, të cilët luajtën në Itali dhe Xhakomino Pozeli, portieri i Kombëtares shqiptare, kampione e Ballkanit në vitin 1946. Deri në vitet ’90-të, asnjë shkëmbim i rëndësishëm, shumë pak kontakte zyrtare e jo të tilla, nga të cilat kujtojmë ndeshjet me ‘Virtus’, ‘Oransodën’, ‘Ruinin’, ‘Klipan’, Futboll Club ‘Torinon’, ‘Sinudinen’, ‘Banco Rama’, ‘Skuib’ apo sfidat me kombëtaret U-21. Pas viteve ’90-të, afruan të tjera si ‘Teuta’-‘Parma’, apo ‘Vllaznia’- ‘Napoli’ në futboll.

    Edhe ‘Milan’, Roberto Baxhio e Xhani Rivera’ erdhën në Shqipëri, por ngjarja e veçantë’ ishte kur “Italia 82”’ me Paolo Rosin, Savoldin, etj., luajti në “Qemal Stafa” me Kombëtaren shqiptare “Over 35”. Por, gjatë një gjysmë shekulli, ka pasur tentativa, apo dëshira për të realizuar diçka më shumë se e pamundura.

    Kanë qenë të pakta, sporadike, individuale dhe jo me një strategji, apo organizim të mirëfilltë institucionale. E tillë mbetet ajo e notarit italian Paolo Pinto, që tentoi, por nuk mundi ta realizonte kalimin e ngushticës së Otrantos, largësinë Brindizi-Vlorë me not. Një ngjarje e veçantë për kohën, e cila i takon qershorit të vitit 1985…!

    Asnjë tentativë më parë
    Nisur nga distanca, që duhet konsideruar e madhe dhe e vështirë, në harkun e shumë dekadave, askush nuk ka mundur apo tentuar t’i përshkojë me not, të 73 km, që e lidhin Brindizin me Vlorën. As notarë shqiptarë, por edhe as të huaj. Kushtet e një deti, apo rrymave jo të favorshme, ndoshta ishte njëra anë. Por, kryesisht mbyllja, numri i paktë i aktiviteteve e marrëdhënieve midis dy vendeve, i kufizuar në ekstrem nga politika, nuk i jepte mundësi askujt që të merrte iniciativën dhe më pas të provonte një ndërmarrje të tillë.

    Por, pas një ideje individuale dhe tentativave zyrtare të bëra nga Federata Italiane e Notit, drejtuar federatës shqiptare, Komitetit Sportiv Shqiptar dhe me ndërhyrjen e ambasadës italiane, u bisedua dhe u vendos që notari italian Paolo Pinto të lejohej të përshkonte distancën Brindizi-Vlorë. U caktua edhe data, që do të ishte 27 qershori i vitit 1985…!

    Rregullorja e garave
    Kalimet individuale, të vlerësuara si të tilla nga Rregullorja e Federatës Ndërkombëtare të Notit, kanë lidhje dhe janë të njëjta me garat në ujërat e lira: Asnjë kontakt apo mbështetje te barka shoqëruese, asnjë tërheqje prej saj, asnjë mbështetje dhe ndihmë nga mjete të sofistikuar ndihmëse. E veçantë në këto gara, por jo e shkruar në rregullore, janë “tre hapat e fundit”, kur prek token, pas të cilave kronometri ndalat. Gjithashtu notimi, do të konsiderohet i vlefshëm, nëse notuesi e bën i vetëm dhe pa ndihmën e një notari tjetër, që noton bashkë me të. Është e detyrueshme prania e një zyrtari nga federatat reciproke që bën kronometrimin, në të kundërtën, rezultati nuk njihet. Vetëm kur ushqehet qëndron në vend, merr ushqimin, por pa pasur të drejtë të prekë anijen apo varkën shoqëruese.

    Cili ishte Paolo Pinto?
    Paolo Pinto, i diplomuar në drejtësi, ishte nga Pulja dhe jetonte në Bari. I datëlindjes 1937, me një fizik shumë sportiv, i gjatë 1.79 m., fillimisht në rininë e tij ushtroi sportin e basketbollit. Më vonë iu dedikua notit, duke preferuar largësitë gjysmë të thella.

    Ishte pikërisht kjo disiplinë sportive, që e shtyu në vitet ’70-të, të ndryshonte garimin dhe t’u kushtohej kalimeve të distancave të gjata me not. Nga ato më të famshmet, është dy herë ajo e La Manshit (33 km.-11 orë) në shtatorin e vitit 1979, ajo Kastro Marina-Fanos, Greqi, (91 km. në 41 orë) dhe Korsika-Elbë (71 km. për 30 orë notim).

    Paolo Pinto, ishte i pari që ndërtoi dhe përdori kafazin anti-peshkaqen, që për kohën përbënte një risi në veçanti për aplikantët e këtij sporti. Në Shqipërinë e mbyllur, informacioni dhe njohja për Pinton, ishte e paktë, madje asgjë e saktë, pasi nuk dihej cili ishte, karriera, etj. Kur u fol se një italian do të nisej nga Bari, me not për në Vlorë, pakkush e besoi.

    Për të gjithë një nismë e tillë, ishte utopi dhe e parealizueshme për disa faktorë. Por, jo për italianin dhe stafin e tij, që kishte kohë që përgatitej, i sigurt që do e realizonte këtë kalim, edhe pse vështirësitë atmosferike, mund të ishin një rrezik evident për të. Dhe fatkeqësisht ashtu ndodhi!

    Tentativa e parë, koha e keqe e pengon Pinton
    E enjte, 27 qershor 1985, ora 09:00. Në pikën e quajtur Torre del Serpente, ka shumë njerëz, shumë specialistë, gazetarë dhe njerëz kureshtarë. Lajmi se si notari puljez, 48-vjeçari Paolo Pinto, do të kalojë me not ngushticën e Otrantos, i ka shtyrë të gjithë banorët e zonës të jenë aty. Pas ceremonisë, kur akrepat po shënojnë orën 10:00 Pinto, i shoqëruar nga një grup me mjekë, notarë, ka filluar aventurën, e para dhe i pari që po tentonte të përshkonte distancën Brindizi-Vlorë. Shtypi bën të ditur se notari, nuk do të ndalojë në Vlorë, por në një pikë më të afërt, e quajtur Kepi i Karaburunit.

    Gjithçka është normale, deti i qetë, por në orët e para pas mesnate, të datës 28 qershor, ndërsa ka bërë më shumë se gjysmën e rrugës (rreth 42 km), gjithçka ndryshon, kushtet atmosferike përkeqësohen shumë, era ka forcën maksimale dhe notimi është i pamundur. Madje për shumë kohë, barka ndihmëse ka humbur kontaktin me Pinton, të cilin e ri gjejnë vetëm pas 20 minutash.

    Kështu ekipi vendos ta ndalojë garën dhe pas 20 orë në ujë, në orën 5 të mëngjesit, Pinto, detyrohet ta ndërpresë përfundimisht notimin dhe të “dorëzohet” para forcës së detit. Në breg e presin të shqetësuar dhe kujdesi në veçanti i masazhatorit të njohur Ali Kastrati, i ardhur nga Tirana, është në maksimum. Por, ende nuk ka përfunduar këtu. Pasi ka mbërritur në Vlorë, ka qëndruar disa orë në hotelin “Adriatik”, nisur nga dëshira e madhe për të realizuar objektivin, ai vendos po atë ditë të rikthehet në det e ta rinisë sërish garën.

    Këtë herë jo aty ku e la, por nga Kepi i Karaburunit, deri në Vlorë, një distancë e gjatë njëzet kilometra. Në një paradite me diell, kohë të mirë e të qetë, ai hidhet në ujë, rifillon notimin dhe pas gjashtë orësh arrin në bregdetin vlonjat, në afërsi të portit (Moli Zero), ku e presin me shumë interes, që për vlonjatët ishte një eveniment jo i zakontë. Madje, kurioziteti për të takuar e parë jo vetëm notarin, ishte më shumë për kafazin anti-peshkaqen, që përbënte një mekanizëm të habitshëm dhe interesant për të pranishmit.

    Pritje zyrtare në Vlorë

    Ngjarja që një notar i huaj, të lejohej të vinte me not në Shqipëri, nga Italia, ishte jo e zakontë për kohën. Madje ishte e rrallë dhe organizohej vetëm dy muaj pas vdekjes së Enver Hoxhës, kur situata politike, ishte tejet e tensionuar. Asnjëherë në të kaluarën e afërt dhe të largët, nuk kishim pasur një eveniment të tillë, dhe as që mendohej.

    Sidoqoftë, në Vlorë e kanë pritur e nderuar si fitues. Ishte hera e parë që një notar Italian, vinte nga deti me not, të shkelte tokën shqiptare. Drejtues partie, gazetarë, telekronistë, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, morën pjesë në ceremoninë e ardhjes së Pintos dhe grupit të tij shoqërues.

    Është e premte, mesditë. Vlonjatët janë të shumtë e bashkë me ta edhe ambasadori italian, Françesko Karlo Xhentile, i pranishëm në këtë festë sportive, që për kohën mund të konsiderohej edhe si një sinjal hapës me fqinjët. Pastaj vizita të organizuara. Fillimisht në një ndeshje basketbolli, ku luajnë vajzat e Flamurtarit.

    Më pas, në një nga fermat frutore të qytetit të Vlorës. Por edhe shtypi i kushtoi një vëmendje të madhe dhe në “Sportin Popullor” të datës 2 korrik të 1985, gjejmë një material të gjatë të gazetarit të njohur, Besnik Dizdari, të shoqëruar me foto të Petrit Omerit.

    Edhe në TVSH nga gazetari i njohur Vladimir Grillo, ka një minutazh lidhur me këtë ngjarje, i cili ka mundur ta ndjekë nga afër atë. Me një motoskaf të ushtrisë, ai dhe operatori, e kanë pritur duke e xhiruar notimin e tij nga Gjiri i Karaburunit, deri në Vlorë. Pra, ndryshe nga rastet e tjera, ndoshta edhe më të rëndësishme, pati më shumë vlerësim e angazhim të gjithanshëm.

    Çfarë ndodhi me Pinton para largimit
    Diçka ka ndodhur para largimit të tij nga Vlora. Ngjarja ka mbetur e pa treguar saktësisht, edhe pse nuk kaloi pa u diskutuar në mjediset sportive. Ndonëse nuk kishte më asnjë plan, apo tentativë për të realizuar me not distancën (u mendua njëherë se rikthimi mund të bëhej me not nga Vlora në Brindizi, por jo, Pinto nuk e kishte në agjendë këtë projekt). Për të, tashmë kjo aventurë kishte përfunduar e parealizuar. Pas disa ditësh qëndrimi në Vlorë, ai kishte programuar largimin me avion. Por, ndërsa ishte duke pushuar në dhomën e tij në hotel “Adriatik”, tentoi për një çast të mbyllte perden.

    Hipi në karrige dhe u rrëzua prej saj, apo i ra korniza e perdes në shpatull. Fakti është se trajneri i tij, e ka gjetur të gjunjëzuar në dhomë. Me shpejtësi i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Vlorës. Pastaj asnjë koment, heshtje dhe Pinto është larguar i shoqëruar për në Rinas. Nga ajo kohë deri më sot, ato pak dëshmitarë që e kanë shoqëruar nga afër dhe e kanë parë çfarë ka ndodhur, kanë një paqartësi. I tillë pa koment ka mbetur ky fakt, madje edhe nga shtypi i huaj, pasi Pinto nuk dëshiroi ta komentonte më gjatë, çfarë i kishte ndodhur duke e marrë me vete misterin.

    Largimi nga garat dhe jeta
    Me një karrierë të pasur sa i përket kalimeve të rëndësishme të distancave të gjata, Paolo Pinto, ka mbetur si një nga protagonistët më të mëdhenj të historisë së notimit italian. Pas viteve `90-të, edhe aktiviteti i tij filloi të ishte më i reduktuar. Pak tentativa, pak kalime, jo më gara të lodhshme. Pastaj angazhimi në fusha të tjera ekstra-sportive, si ato të bamirësive në veçanti, do të ishin më parësore për të. Në vitet e fundit nuk pranoi të përballej në gara dhe me kundërshtarë, pasi e kuptonte që gjithçka po ndryshonte, evoluonte dhe ai nuk ishte më si më parë.

    Pinto kishte bërë një zgjedhje të saktë pikërisht në një moment deciziv të karrierës së tij sportive. Në vitin 2004, në moshën 67-vjeçare, ai u nda nga jeta, por la pas kontributin e një njeriu, si pak të tjerë, në një sport të rëndësishëm, si në aspektin sportiv, por sidomos në atë njerëzor. Edhe për ne shqiptarët, ishte personazhi që u bë i dashur dhe për kohën simbolizoi njeriun, që pati guximin të sfidojë mbylljen hermetike, duke bërë realitet një ëndërr, falë forcës, dëshirës dhe pasioni i tij.

    Nga qershori i vitit 1985, kanë kaluar plot 38 vjet dhe deri para dy ditësh që u dha lajmi për shqiptaro-australianen Eva Buzo, askush nuk ka mundur të marrë iniciativën ta provojë distancën, edhe pse sot ka mjete shumë më moderne dhe që mundësojnë pa shumë vështirësi një kalim të tillë.

    Ajo e Pintos, do të mbetej unike për të dy vendet, në aspektin e marrëdhënieve sportive Shqipëri-Itali, që për kohën kishte vlera të mëdha. Ajo ishte edhe si një shpresë, rreze e vogël drite, për një hapje nga Perëndimi. Por atë që nuk e realizoi dot deri në fund italiani Palo Pinto, shpresojmë që ta arrijë bashkatdhetaria jonë, Buzo, të cilës i urojmë suksese.

    Memorie.al

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    Me not 92 km nga Italia në Shqipëri, Rama: Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos

    Emri:  eva.jpg

Shikime: 809

Madhësia:  92.0 KB

    Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Eva Buzon, avokaten shqiptare, e cila përshkoi me not 92 kilometra nga Italia deri në Vlorë.

    “Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkuar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme“, shkruan Rama në një reagim në Facebook.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    Avokatja përshkon me not kanalin e Otrantos, niset nga Italia e mbërrin në Shqipëri



    Dështimi nuk është arsye për t’u dorëzuar e këmbëngulja është mjeti kryesor për t’ia dalë.

    Mbase pakkush i jetëson këto parime, si Eva Buzo, notarja e cila ja doli mëngjesin e kësaj të hëne të realizoj ëndrrën e saj.

    Shqiptaro-australiania preku rreth orës 5 të mëngjesit, brigjet e Karaburunit, duke përmbushur sfidën e saj për të kaluar me not kanalin e Otrantos.

    Ajo u nis nga brigjet e Leçes në Itali dhe përshkoi me not 92 km për 35 orë e 17 minuta, duke arritur në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit.

    Gjatë udhëtimit të vështirë, notarja me profesion avokate u shoqërua nga disa barka që kontrollonin gjendjen e saj. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Miqtë që e shoqëruan flasin për të e thonë se gjendja e saj është shumë e mirë.

    Eva provoi ta kryente këtë aventurë edhe vitin e shkuar, por e ndërpreu në mes për shkak të komplikimeve shëndetësore.

    Buzo, një avokate e aktiviste në Australi, është e angazhuar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

    Ajo mendoi ta kalojë me not Otranton si një mënyrë për të promovuar bukurinë natyrore shqiptare.

    Suksesi i saj ka marrë edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e përgëzoi udhëtimin e saj, si një histori mbresëlënëse, dhe duke e komplimentuar për forcën e jashtëzakonshme fizike e psikologjike.

    Eva Buzo është atletja e parë grua që e kalon Ontranton me not, pas Paolo Pintos, i cili e ka bërë këtë në vitin 1979.

    Euronews

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eva Buzo: Do të shkoj në Vlorë nga Ontranto me not, të vizitoj tokën e gjyshit tim

    VIDEO/ Eva Buzo realizon ëndrrën, vjen nga Italia në Shqipëri me not



    Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 minutash dhe 92 kilometra nga brigjet e Leçes deri ne Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare, në afërsi të Kepit të Gjuzës.

    Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare, e cila sfidën, të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, sot rrugëtimin e ka përfunduar duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

    Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 15:19
  2. Reflektime mbi tokën e gjyshit tim shqiptar
    Nga FreeByrd në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 06-02-2012, 17:24
  3. Pse Ibrahim Rugova nuk e vizitoj Prekazin ?
    Nga Disa në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 12:13
  4. Përgjigjja E Gjyshit
    Nga ABytyqi në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 18:28
  5. Dua te vizitoj Shqiperin,Ju lutem per Info
    Nga Seba në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-06-2006, 21:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •