Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    Hyn në fuqi ligji për prodhimin e armëve në Shqipëri

    Emri:  1550842743_ARME-765x383-1.jpg

Shikime: 1702

Madhësia:  45.2 KB

    Hyn në fuqi ligji për prodhimin e armëve në Shqipëri dhe industrinë ushtarake. Me këtë rast ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, shoqëruar edhe nga zv/ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.

    Me hyrjen në fuqi të ligjit për industrinë ushtarake, bëhet i mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare me të gjitha kapacitetet e nevojshme për prodhimin e armëve dhe për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjisë ushtarake.

    Shqipëria do të ketë një kompani shtetërore, e cila do të quhet “KAYO” sh.a, që do të jetë përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, të municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Ligji përcakton se kjo shoqëri shtetërore e prodhimit të armëve ka bashkëpunim me Forcat e Armatosura, me qëllim fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre ushtarake, nëpërmjet sigurimit të armëve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake për Forcat e Armatosura dhe të realizimit të fitimit ekonomik.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    Projektligji/ Shteti mund të japë edhe prodhimin e armëve me koncesion

    Emri:  auto_-640-0-aeaafb7fd65611a30092ecd4c79b397b1716268947.jpg

Shikime: 1168

Madhësia:  43.7 KB

    Një projektligj ka në objekt krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake parashikon gjithashtu se kjo e fundit mund të hyjë në marrëdhënie me të tretë që mund të jetë ose bashkim operatorësh pse partneritet publik privat.

    Shoqëria që në këtë rast sipas projektligjit është emërtuar “Kayo” sh.a. në nenin 10 të saj nënvizon “marrëdhëniet me palët e treta” duke dhënë disa specifika rast pas rasti.
    Kështu sipas pikës 1 të këtij neni shoqëria ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase apo të huaja në të gjitha fazat e zhvillimit të veprimtarisë së saj, në përputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me këtë ligj.

    Në vijim kjo shoqëri vetë ose me kërkesë të palëve të treta bashkëpunon me subjekte private nëpërmjet pjesëmarrjes në bashkim operatorësh ekonomikë ose në partneritet publik privat, si dhe nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme kontraktore të lejuara nga legjislacioni civil dhe tregtar.

    “Kushtet e bashkëpunimit të Shoqërisë me subjekte private, miratohen rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të Shoqërisë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për mbrojtjen. Pas këtij miratimi, Shoqëria vijon procedurat sipas pikave 4, 5 dhe 6 të këtij neni. Në rastet kur Shoqëria kërkon partneritet, procedurat e përzgjedhjes së bashkëpunëtorit privat janë procedura konkurruese, të zhvilluara nga Shoqëria, në përputhje me parimet e transparencës, proporcionalitetit, efikasitetit, ruajtjes së informacionit të klasifikuar, përfitueshmërisë, fizibilitetit ekonomik dhe tregtar të projekteve, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe të sigurisë ligjore, sipas përcaktimeve në këtë ligj dhe akteve të brendshme rregullatore të Shoqërisë” thuhet në nenin 10.

    Projektligji nënvizon se në rastet kur Shoqërisë i paraqiten kërkesa për bashkëpunim nga palë të tjera shtetërore ose private, Këshilli Mbikëqyrës autorizon drejtorin ekzekutiv të ngrejë grupin e negocimit të ofertës, i cili ngarkohet për vlerësimin dhe negocimin e kërkesës së paraqitur, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të Shoqërisë. Raporti i grupit të negocimit i paraqitet Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë, i cili miraton ose jo bashkëpunimin në rastin konkret.

    “Në rastet kur bashkëpunimi lidhet me interesat e shtetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të evidentuara në dokumentet strategjike, si dhe në rastet kur ky bashkëpunim konsiderohet interes thelbësor i shtetit nga Komiteti Ndërministror i Sigurisë dhe Mbrojtjes, Shoqëria mund të përzgjedhë drejtpërdrejt një subjekt publik apo privat me të cilin do të krijojë partneritet.

    Në këto raste, Këshilli Mbikëqyrës autorizon drejtorin ekzekutiv të urdhërojë ngritjen e grupit të negocimit, i cili, në përputhje me vendimin e Komitetit Ndërministror të Sigurisë dhe Mbrojtjes, vlerëson subjektin me të cilin negocion në mënyrë të drejtpërdrejtë. Raporti i grupit të negocimit miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës” thuhet në pikën 6 të nenit 10.

    I njëjti parashikon se në përzgjedhjen e subjektit privat me të cilin krijon partneritet në prodhim dhe tregtim të armëve dhe teknologjive ushtarake, Shoqëria sigurohet, sipas rastit, që:

    a) subjekti përmbush kriteret e nevojshme për pajisjen me leje dhe licenca për prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe teknologjive ushtarake, duke përfshirë sigurinë e objekteve, kapacitetin teknik, operacional dhe financiar;

    b) subjekti garanton zbatimin e standardeve të sigurisë dhe kontrollit të armëve dhe teknologjive ushtarake, në të gjitha fazat e prodhimit dhe tregtimit, duke përfshirë ruajtjen, transportin dhe transferimin e tyre;

    c) subjekti garanton raportim të veprimtarisë së tij, në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe kontrollit të armëve dhe teknologjive ushtarake;

    ç) subjekti garanton respektimin e konfidencialitetit të të dhënave në veprimtaritë e Shoqërisë;

    d) subjekti plotëson kriteret e besueshmërisë, pastërtisë së figurës dhe reputacionit në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të armëve dhe teknologjive ushtarake.

    9.Në rastet e partneritetit, në funksion të garantimit të interesave të saj, Shoqëria, pavarësisht pjesëmarrjes në këto subjekte, ushtron të drejtën e vetos për çështjet, si më poshtë vijon:

    b) zmadhim apo zvogëlim kapitali;

    ç) riorganizim dhe prishje të shoqërisë;

    d) përfshirjen e aksionarëve të tjerë.

    “Në partneritet e krijuara, Shoqëria ka detyrimin të garantojë sigurimin e përmbushjes së kërkesave ligjore, parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, si dhe ndalimin e konkurrencës së paligjshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duke ushtruar të drejtën e vetos në vendimmarrje.

    Në rastet kur Shoqëria hyn në partneritet me subjekte të tjera, me qëllim garantimin e sigurisë juridike të pronës së paluajtshme shtetërore të kaluar te Shoqëria, përveç se me miratim të Këshillit të Ministrave, ndalohet transferimi nëpërmjet shitjes, si dhe lënia e saj si garanci, kolateral, peng apo hipotekë” thuhet në nenin 10.

    Monitor

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    Bizneset e armëve si strategjikët e turizmit/ Qeveria heq të gjitha taksat për kompanitë private

    Emri:  auto_pelehi1717757549.jpg

Shikime: 998

Madhësia:  40.7 KB

    Qeveria do të hapë industrinë e prodhimit të armëve edhe për kompanitë private. Pas projektligjit që krijoi shoqërinë shtetërore të prodhimit të armëve, Kayo, ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik, një draft të dytë, i cili rregullon prodhimin, tregtimin dhe kërkimin teknologjik të armëve dhe municioneve.

    Sipas tij, shoqëria shtetërore Kayo nuk do të jetë prodhuesi i vetëm i armëve dhe municioneve në Shqipëri, pasi ky aktivitet do t’u lejohet edhe kompanive private.

    Projektligji krijon një autoritet të posaçëm shtetëror të quajtur Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, e cila do të liçencojë privatët në prodhimin dhe tregtimin e armëve ushtarake si dhe municioneve.

    Por pëvreç kësaj, ai jep lehtësira të mëdha tatimore për kompanitë private që do të investojnë në prodhimin e armëve ushtarake.

    “Subjektet që dëshirojnë të investojnë në industrinë e prodhimit të armatimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë dhe që planifikojnë një investim fillestar prej së paku 25 milionë euro do të kenë normën e tatim fitimit 0 për dhjetë vjet,” thuhet në draft.

    Kjo nuk është incentiva e vetme për privatët e armëve. Po kështu ata përfitojnë uljen e TVSH-së në masën 10 për qind, përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë si dhe nga çdo taksë tjetër vendore apo qëndrore të pasurisë së paluajtshme.

    Përveç lehtësirave fiskale, drafti u jep mundësi bizneseve private të kësaj fushe të kenë akses edhe në fondet kërkimore publike si dhe u garanton infrastrukturën me shpenzimet e buxhetit të shtetit.

    KAPITALI

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    Peleshi: KAYO, shoqëria e parë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve

    Emri:  -640-0-auop-1721823543.jpg

Shikime: 1112

Madhësia:  42.7 KB

    Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, krijimi i shoqërisë KAYO, i jep mundësi shtetit të bëhet pjesë e industrisë ushtarake

    Në fjalën e tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku u shqyrtua projektligji “Për Krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, Peleshi tha se, “ky ligj ka për qëllim krijimin e një shoqërisë së parë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

    Peleshi u shpreh se, industria ushtarake, është një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit.

    “Industria ushtarake, duke qenë se kërkesa është më e madhe se oferta në tregun global, është një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit, qoftë nga taksat, qoftë edhe përmes këtij instrumenti që është një shoqëri aksionere që do të jetë pjesëmarrëse, sa më shumë të jetë e mundur, në industritë e reja që do të krijohen, por edhe përmes rritjes dhe hapjes së vendeve të reja të punës, nxitjes së kërkimit shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe krijimit të gjithë shërbimeve apo bizneseve të vogla dhe start-up -eve që mund të krijohen rreth kësaj industrie”, tha ai.

    Peleshi theksoi se, KAYO përbën një risi apo një ndryshim të konceptit të deritanishëm të pjesëmarrjes së shtetit në bashkëpunime të ndryshme me operatorët e tjerë privatë vendas apo të huaj.

    Ministri shtoi se, buxheti paraprak që do të ketë kjo shoqëria KAYO është 3 milionë euro.

    “Deri dje ne i jemi afruar këtyre partneriteteve përmes “Shqipëria 1 euro” thuhej dikur, apo kontrata 1 euro më vonë, e cila është kontratë në fuqi.

    Ne duam ta ndryshojmë këtë model biznesi, bashkëpunimi dhe duam të kalojmë në pjesëmarrjen e shtetit si aksioner, përmes kontributit me asete apo me burime të tjera, por kryesisht me asete.

    Ndaj dhe buxheti paraprak që do të ketë kjo shoqëri është 3 milionë euro”, u shpreh Peleshi.

    “Shoqëria KAYO nuk do të jetë ajo që do të zhvillojë e vetme industrinë ushtarake në vendin tonë.

    Shoqëria KAYO është instrumenti përmes të cilit shteti bëhet ortak aksioner në partneritete, në bashkëpunime me operatorë të tjerë vendas apo të huaj”, tha Peleshi.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    Shqipëria i rikthehet prodhimit të municioneve, ministri Vengu vizitë në Uzinën Mekanike në Gramsh

    Emri:  home-vengu-gramsh-270824-1536x1023.jpg

Shikime: 980

Madhësia:  33.1 KB

    Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i Industrisë Ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

    Ka nisur puna për projektin që rikthen në qendër rëndese Industrinë Ushtarake me rikthimin në jetë të disa prej uzinave të lidhura ngushtë me zinxhirin e prodhimit të mallrave ushtarake.

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi nga afër Uzinën Mekanike në Gramsh, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola dhe kryetari i bashkisë Besion Ajazi, për të vlerësuar personalisht gjendjen aktuale dhe avantazhet që kjo uzinë siguron, si në aspektin e kapaciteteve njerëzore, ashtu dhe ato infrastrukturore. Dikur uzina ishte burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend, ndërsa pas viteve ‘90 aktiviteti i saj erdhi duke u reduktuar duke u fokusuar në procesin e demilitarizimit të armëve të vogla.

    Në fokusin e Ministrisë së Mbrojtjes është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe infrastrukturës së favorshme. Poliçani do të jetë pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për jetësimin e industrisë së mbrojtjes për të tërhequr investime të rëndësishme nga sektori privat, të cilat mund ta rikthejnë atë në një aset të rëndësishëm për mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese për qëllime ushtarake dhe civile.

    Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes. Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese. Shoqëria tregtare shtetërore, ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të armëve, municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, rijetëzimi i këtij sektori pritet të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    Balkanweb

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    Lajm i mire ky. Nuk ka mbetur hapesire pa u betonizuar nga pastrimi i parave ne Shqiperi dhe me mire qe tani parate do te pastrohen me prodhime armesh. Me pak beton do kemi keshtu.

    E vetmja gje qe uroj eshte qe keto arme te eksportohen, se po ngelen edhe keto brenda vendit, do kemi nje 97te tjeter.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Lajm i mire ky. Nuk ka mbetur hapesire pa u betonizuar nga pastrimi i parave ne Shqiperi dhe me mire qe tani parate do te pastrohen me prodhime armesh. Me pak beton do kemi keshtu.

    E vetmja gje qe uroj eshte qe keto arme te eksportohen, se po ngelen edhe keto brenda vendit, do kemi nje 97te tjeter.
    Kur Sorosi mblodhi njerëzit e tij në Tiranë, me në krye Zelenskin e Ukrainës, Edi Ramës i dhanë për detyrë të prodhojë armë, siç bënin në kohën e Enver Hoxhës. Pasi Ukraina, vendlindja e Sorosit dhe sorollopit të tij që sot hiqen si "çifutë", ka nevojë vetëm për armë që ti përdori kundër Rusisë. Me këtë që bëri Edi Rama, e dëshmoi hapur se interesat e kujt i shërben, dhe po kërcënon edhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë e shqiptarëve në Ballkan. Rusia ka listën e saj të shteteve që mbështesin Ukrainën, dhe pas këtij lajmi, listës do t'i shtohet edhe Shqipëria. Shqipëria do të jetë në shënjestrën e rusëve dhe aleatëve të tyre në Ballkan.

    Ky vendim do të ketë pasoja për Shqipërinë, pasi Shqipëria si një vend i vogël, duhet të luajë rolin e një shteti neutral në konfliktet e të mëdhenjve në botë. Me këtë akt, shteti shqiptar po heq dorë nga neutraliteti dhe gjetja e një zgjidhje paqësore të konfliktit, dhe po bëhet palë në anën e Ukrainës, atdheut të Sorosit. Armët që Shqipëria do të prodhojë dhe Ukraina do të blejë, do të shkojnë për të vrarë bij nënash në Ukrainë e Rusi. Dhe ato para janë para gjaku, dhe do të rëndojnë si mallkim mbi kokat e gjithë shqiptarëve si popull. Pasi siç thonë shqiptarët, "Ai lart (Zoti) mban vesh, nuk tjerr lesh!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-09-2024 më 16:02

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama legalizon prodhimin e armëve të luftës, krijon kompaninë shtetërore KAYO

    ”KAYO” do të prodhojë uniforma për ushtrinë, 15 mln euro investim dhe 400 vende pune

    Emri:  ushtria-tirane-koronavirus-4.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  41.1 KB

    Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim që i hap rrugën shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., për të negociuar me shoqëri private, për krijimin e një shoqërie të përbashkët aksionare, e cila do ta përqendrojë aktivitetin në prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve të tjerë për Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë në vend.

    Sipas vendimit, “KAYO” sh.a. do të mbajë të paktën 40% të aksioneve në shoqërinë e re dhe do të kontribuojë me një sipërfaqe prej të paktën 20.000 m² në pasuri të paluajtshme, e cila do të vihet në përdorim nga shoqëria e përbashkët pa të drejtë tjetërsimi.

    Pala private, nga ana tjetër, duhet të angazhohet për një investim minimal prej 15 milionë euro brenda një periudhe 3-vjeçare, si dhe të sigurojë punësimin e të paktën 400 punonjësve dhe ofrimin e linjave moderne të prodhimit. Parashikohet që “KAYO” të ketë të drejtën e emërimit të administratorit me dakordësi, të paktën 30% të anëtarëve të këshillit drejtues ose mbikëqyrës dhe të drejtën e vetos në vendimmarrjet kyçe, në përputhje me ligjin nr. 88/2024.

    Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të garantohet nga Forcat e Armatosura, sipas ligjit për autoritetet e komandimit të FA-së. Në përfundim, shoqëria e re do të autorizohet të furnizojë Forcat e Armatosura me uniforma dhe pajisje përkatëse, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të ngushtë mes sektorit publik dhe atij privat në industrinë e mbrojtjes.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-01-2024, 18:11
  2. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-03-2023, 17:54
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-02-2016, 18:02
  4. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  5. Qeveria e Kosovës krijon dy ministri të reja
    Nga zANë në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 29-09-2006, 19:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •