* * *
Nuk e njoha buzqeshjen tende
As veten se njoha ne ate pritje
Kishte kohe qe thurja brenda vetes
...nje vele te kryqezuar fjalesh
Ti erdhe
Me gjete aty ku me kishe harruar
Une nuk isha buzkuqi jot i lene per ngut
ne stacionin ku kryqezohen ererat e ikjes
Vela e fjaleve te mia
ka rene tashme prej direkut
Ti erdhe
une nuk e njoha buzeqeshjen tende
As pershendetjen , as fjalet
Ti paske ardhe dje.
keshtu me duket
Sa shpejt harrova qe erdhe
Edhe pse ka kohe qe nuk haroj te pres
Nuk te paskam pritur keshtu.
...
Neser eshte e diele
* * *
Si mundesh te mos me duash ?
Kur une te dua
Si mundem une te te dua ??
Luajme kukafshehti
Skemi moshe per loje
Dy fjale te borxhit
merri
Ja edhe nje telefonate qe e paskam harruar.
Me ka humbur medalioni qe me dhurove dikur.
30 gram 14 karat
Ta kam fale te gjithe kohen qe me rrembeve
Kujtoju mos harrojme gje ne kete inventar
Perqafime mos kerko.
Puthjet ska
po nahemi e dashur
Me fal qe po te quaj ashtu
se nuk je
Tani....
pa fjale
pa premtime
pa borxhe
pa vaj
.........bye bye.
* * *
E Shtune
Maj
Viti me shume zero
Une
Deti me gjithe shiun e djeshem
Mali me boren e vjetshme
Pranvera ska pune ketu
Jam i rende
Prej frikes se eres
Kam humbur medalionet
Me bezdisnin neper gishta,
gjithe numrat e telefonave
Adresat
Poezite i dogja dje
U ngroha pak ne flaken e tyre
(me kthyen dicka nga te ngrohtit qe dikur me kishin marre)
Nuk flas me me vete ( as me ty)
Neper stacione pritjesh nuk gjindem me
Ska iniciale
Surpriza
Ska me dite me diell ...me shi
Ska me nete romantike ..
Jo qiell i kuq , jo det, jo mal i blerte
Me ne fund jam i qete
Se vras menjen
Ajo u vet vra
Qetesia pak nga pak vjen
Jam i qete pra..
i lire
Sa mire.
Krijoni Kontakt