Close
Faqja 21 prej 46 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 460

Tema: Ti erdhe!...

  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    faleminderit 100% fierake
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 14-12-2004 mė 22:38 Arsyeja: gjuhe e huaj
    muzg i heshtur

  2. #202
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    Ike,,?
    Tani me siguri duhet te kene zbritur qerpiket pale mbi njeri-tjetrin . Po ti bija shkurt do thoja. Tani i ke mbyllur syte.
    Kur qerpiket afrohen njeritjetrit , a nuk duken si dy krahe shpendi ne fluturim, nese nuk hapen , atehere kuptohet se fluturimi mbaroi aty. Shikimi yt fle brenda kapakeve. ndoshta rikoshet ngjitet tek endrrat .
    A duket akti i hyrjes ne kinema kur kalon neper ato korridoret e erreta, si casti qe ne gjume ngrihesh e shkon te shohesh nje enderr.
    Edhe pse fizikisht je shtrire dhe mbuluar ngrohte ne krevatin e bute...vetem apo jo ,kjo ska rendesi.
    Kur dole ti ndjeva nje perplasje dere. Kjo me vret, edhe sikur te dilje per te marre nje gote uje per mua. E urrej zhurmen e deres kur mbyllet. Eshte melodia me e papranueshme e epokes se trurit tim.
    Ti po fle.!
    Bota elektronike nuk ka zbuluar kurre nje mundesi per te shkuar ne endrrat e dikujt. Kush e di sa mije vjet drite i duhet shkences per te mbrritur tek endrrat.
    Paganisht thuhet per te pare dike ne enderr duhet futur nen jastek kepuca e djathte e tij. Nese ti do qe ne te besojme ne kete ligj, neser do te postoj nje kepuce.
    Po erdha ne enderr do vertetojme se magjia punon.
    Pas ikjes tende jam po aty ku me le, asnjehere nuk leviz nga vendi pa konsumuar te teren melodine e mbylljes se deres qe le pas ikja jote.
    Zhurma niset per tek une ne trajte drunjesh qe ecin , une kthehem ne nje makine qe bluan kete te fundit dhe e kalon ne anen tjeter te kujteses ne forme tallashi.
    Pra une nuk leviz nga vendi pa mbaruar bluarjen e ikjes. Kjo nuk zgjat shume por nganjehere dhe po.
    Qe nga koha e ikjes se ikjes tende nga une, filloj te pregatitem per ardhjen tende.
    Per ardhjen eshte shume lehte
    Gjithnje me gjindet dicka e rastit per te krijuar nje stacion ardhjes tende
    Ti nuk me gjen kurre te papregatitur.
    Kam nje kopesht me lule qe e mbaj gjithnje me vete, nje ombrrelle nese ti vjen ne dite shiu, e shume e shume te tjera . Ardhja eshte dashuri, pritja ime eshte barazvlefshme per kete te fundit, te presesh eshte dashuri.
    Teorikisht i bie qe ne duhemi.
    * * *


    E manihtcme !!!!!!!!!!!!
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Faleminderit "my angel"
    muzg i heshtur

  4. #204
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Pasi humba autobuzin
    te gjeta . . .
    me samar perkushtues
    ne dite me ndriēim bronxi
    qe e verbonte henen . . .

    UNE avulloj ne detaje, por
    TI me (ri)kthen…. si shi
    Dua t’a varros urrejtjen
    poshte detit ne senduk ēeliku
    dhe pastaj t’a hedh tutje
    mendimin e varrosjes

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    nje vale
    la nje shkume vajtore
    themeleve te germave te nje emri
    ne breg
    rebelimi i bronxte hijes se henes
    pikon mbi sy
    njolle kripe
    dites para meje
    i bien nga xhepat
    fare lulesh
    kur te mbije xhelozia
    ne me te paren pranvere
    deti
    ka me u ngjalle
    se andejmi
    ku lava duart
    nga verdha
    e luleve te keputura

    * * *
    muzg i heshtur

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Roza(pa)fat

    Burrat ndertonin kalane
    grate sillnin buke e uje
    Njeren prej grave flijuan ne themel
    Kete e bene burrat
    edhe meriten e ndertimit te kalase
    e moren po ata
    Emri i kalase mbeti emri i te flijuares
    Burrat mbajne meriten e pa emer

    * * *
    muzg i heshtur

  7. #207
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    Ike,,?
    Tani me siguri duhet te kene zbritur qerpiket pale mbi njeri-tjetrin . Po ti bija shkurt do thoja. Tani i ke mbyllur syte.
    Kur qerpiket afrohen njeritjetrit , a nuk duken si dy krahe shpendi ne fluturim, nese nuk hapen , atehere kuptohet se fluturimi mbaroi aty. Shikimi yt fle brenda kapakeve. ndoshta rikoshet ngjitet tek endrrat .
    A duket akti i hyrjes ne kinema kur kalon neper ato korridoret e erreta, si casti qe ne gjume ngrihesh e shkon te shohesh nje enderr.
    Edhe pse fizikisht je shtrire dhe mbuluar ngrohte ne krevatin e bute...vetem apo jo ,kjo ska rendesi.
    Kur dole ti ndjeva nje perplasje dere. Kjo me vret, edhe sikur te dilje per te marre nje gote uje per mua. E urrej zhurmen e deres kur mbyllet. Eshte melodia me e papranueshme e epokes se trurit tim.
    Ti po fle.!
    Bota elektronike nuk ka zbuluar kurre nje mundesi per te shkuar ne endrrat e dikujt. Kush e di sa mije vjet drite i duhet shkences per te mbrritur tek endrrat.
    Paganisht thuhet per te pare dike ne enderr duhet futur nen jastek kepuca e djathte e tij. Nese ti do qe ne te besojme ne kete ligj, neser do te postoj nje kepuce.
    Po erdha ne enderr do vertetojme se magjia punon.
    Pas ikjes tende jam po aty ku me le, asnjehere nuk leviz nga vendi pa konsumuar te teren melodine e mbylljes se deres qe le pas ikja jote.
    Zhurma niset per tek une ne trajte drunjesh qe ecin , une kthehem ne nje makine qe bluan kete te fundit dhe e kalon ne anen tjeter te kujteses ne forme tallashi.
    Pra une nuk leviz nga vendi pa mbaruar bluarjen e ikjes. Kjo nuk zgjat shume por nganjehere dhe po.
    Qe nga koha e ikjes se ikjes tende nga une, filloj te pregatitem per ardhjen tende.
    Per ardhjen eshte shume lehte
    Gjithnje me gjindet dicka e rastit per te krijuar nje stacion ardhjes tende
    Ti nuk me gjen kurre te papregatitur.
    Kam nje kopesht me lule qe e mbaj gjithnje me vete, nje ombrrelle nese ti vjen ne dite shiu, e shume e shume te tjera . Ardhja eshte dashuri, pritja ime eshte barazvlefshme per kete te fundit, te presesh eshte dashuri.
    Teorikisht i bie qe ne duhemi.
    * * *

    Si mund ta leme kete jashte ...?
    shto edhe te tjera... u pa puna do mbarojme ne, po libri jo!(lol)
    Ma dergove emailin? (????) kur te ma dergosh me shto edhe kete.
    Nuk kam c'te te bej kjo eshte me e bukur se te bukurat.
    Ia vlen kur vuajtja (...) krijon krijime te tilla.

  8. #208
    _ALiDeMsS_ Maska e _tironc__king_
    Anėtarėsuar
    16-09-2004
    Vendndodhja
    n'shtet rrethim
    Postime
    342
    Dikush me ka peshperitur qe lumturia ndodhet e fshehur diku rrotull nesh! mjafton ta kerkosh. Keto qe keni shkruajtur me afruan shum pran (asaj) dhe besoj se do me ndimojne per ta gjetur sa me shpejt......

    Urime!! Dreri dhe te gjith te tjereve

    Me rrespekt
    me ta thon si me ta thon me ta lyp ma kishe dhon

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Faleminderit Tironc
    muzg i heshtur

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Ku me eshte ngatrruar
    Se ku ma la edhe ajo, gjithnje vjen ben rremuje gjerat e mia dhe iken.
    Ah ta kisha dhe nje here ketu do i tregoja une asaj, sa e pasistemuar qe eshte kur jemi bashke.
    Ku e ke lene ..?
    as nen krevat as mbi krevat nuk eshte, as mbeshtejellur neper carcafe.
    Kur u njohem gjeja e pare qe bleva ishin dy poce te qelq'ta, si akuariume te vogla.
    Ne to linim gjumin , endrrat notonin si peshq te vegjel ngjyra ngjyra. Askush nuk i shihte ata peshq te vegjel vetem ne. Pocet ishin njesoj, e vetmja menyre per ti dalluar se cili ishte imi dhe jo i asaj ishin peshqit e vegjel te endrrave, asnjeri nga ne nuk dallonte dot "peshqit" e tjetrit.
    Pra ishte e lehte. Poci qe dukej bosh ishte i asaj.
    Po si e ngaterroi ajo sonte pocin e vet xhanem.
    Skam se cbej do fle me gjumin e saj sonte
    Te shohim si do ndihet ajo neser pasi te kete pare endrrat e mia..!

    * * *
    muzg i heshtur

Faqja 21 prej 46 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •