Close
Faqja 20 prej 46 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 460

Tema: Ti erdhe!...

  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Nė gjumin tim, unė kam plot ėndėrra
    dhe mbrenda tyre, nata ėshtė e gjatė
    mė vjen shumė keq dhe mė therr zemra
    tė hysh nė ėndėrr, nuk ėshtė mėkat...

    ...dhe unė s'punoj nė Pallat ėndėrrash
    sepse asnjėrėn s'di ta shpjegoj
    vetėm kur futem nė fole zemrash
    me vargje shpirti, unė i ngacmoj.
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Nje falenderim per motrat kosovare.
    jeni shume te mira, si bjeshka ,si fusha e Kosoves ,si vete Kosova
    muzg i heshtur

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    dite e zakonshme dimri
    ti me flet per miq
    nje makine ndalon
    para trendafilave
    qe i ndizen nga mbrapa
    prag krishtlindjesh
    dritat shume ngjyreshe
    dicka normale
    ti me flet per miq
    u mua me shkon akrepi i nervave ne fund
    * * *
    muzg i heshtur

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Mesnate tipike dimri
    hap deren
    ne forum
    asnje nga armiqte ne linje
    tani mund te flas me veten sa te dua
    kam kofidence me telefonin
    naten fle si bubac i zi
    nga martesa me eren
    kam dy binjake
    po flene te heshtura
    nen jorganin pa lule
    cigaret qe kam pi
    me duken si aspirinat
    e dhimbjes se neserme te kokes
    nga te gjitha vetvrasjet
    kam zgjedhur me te lehten
    syte me jane skuqur
    sikur i kam lare me klorin e mungeses tende
    binjaket gerhasin lehte
    brinjet e gjetheve te vjeshtes
    ne mushkerite e dites qe po lind
    kur ike ti
    qane foshnjet
    kur qajne endrrat nuk pajtohen
    me mbetet te degjoj vajin e tyre
    kane ze te dridhur
    komshinjt e mi
    nuk i ndjejne vajin
    kane radare modern ne vend te vesheve
    ne spo shqetesojme askend
    une as binjaket e mia
    eshte harruar moda e perkundjes
    djepat
    endrrat nuk lidhen me
    me e pakta braktisen
    jam me i keqi enderr-rrites
    kjo me ben bashkohor
    bashkohesia ime ka kaluar si kohe
    ne thjesht bejme detyren e te kaluarit ketej
    e di me perpikmeri cfare do bej pasneser
    edhe pas dy vitesh
    edhe kur do vdes e di
    neser do dergoj perdore binjaket ne kopesht
    nuk ka diskriminim
    endrrat skane kombesi
    aksent ne te folur jo e jo
    vdekjen e kane njesoj
    kjo sme shqeteson
    kam hequr dore nga thashethemet e numrave
    me e keqja
    vetes time nuk i di vetem emrin
    njerzit jane numra
    per shkurt u vene emra
    do ishte veshtire te mbahet mend
    se
    "359800247" u martua me "142560913"
    dhe kane dy femije
    "230085731"
    dhe "183666208"
    kur vdesim me vete marrim vetem numrin
    emrin e perdor dikush tjeter
    une kam lujt sonte
    qe te qeshni ju neser
    fundja nuk qenkam krejt i pavlefshem
    * * *
    muzg i heshtur

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    kam hapur dritaren
    ererat e ftohta
    shtyjne njera-tjetren
    kush te futet e para
    kam shprese qe dhoma ime
    te kete hapesire
    per gjithe kete ere
    ma gjeni nje dhome me qera
    ta mbyll te ftohtet
    nese jo
    ta bejme te ftohtet mode
    ti kushtojme poezi
    dashurise se ftohte
    O e bukura ime
    o stalaktiti im
    kristali i qelqte i syrit tend te akullt
    o bora e bute
    mos me ler ne ngrohtesine
    ku akujt
    dhe mungesa jote vdes
    dimer
    me ngrij
    me vesh me hijeshi statujash
    qe te mos ndihem i braktisur
    nga kjo bote moderne

    * * *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-12-2004 mė 02:06
    muzg i heshtur

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Ike,,?
    Tani me siguri duhet te kene zbritur qerpiket pale mbi njeri-tjetrin . Po ti bija shkurt do thoja. Tani i ke mbyllur syte.
    Kur qerpiket afrohen njeritjetrit , a nuk duken si dy krahe shpendi ne fluturim, nese nuk hapen , atehere kuptohet se fluturimi mbaroi aty. Shikimi yt fle brenda kapakeve. ndoshta rikoshet ngjitet tek endrrat .
    A duket akti i hyrjes ne kinema kur kalon neper ato korridoret e erreta, si casti qe ne gjume ngrihesh e shkon te shohesh nje enderr.
    Edhe pse fizikisht je shtrire dhe mbuluar ngrohte ne krevatin e bute...vetem apo jo ,kjo ska rendesi.
    Kur dole ti ndjeva nje perplasje dere. Kjo me vret, edhe sikur te dilje per te marre nje gote uje per mua. E urrej zhurmen e deres kur mbyllet. Eshte melodia me e papranueshme e epokes se trurit tim.
    Ti po fle.!
    Bota elektronike nuk ka zbuluar kurre nje mundesi per te shkuar ne endrrat e dikujt. Kush e di sa mije vjet drite i duhet shkences per te mbrritur tek endrrat.
    Paganisht thuhet per te pare dike ne enderr duhet futur nen jastek kepuca e djathte e tij. Nese ti do qe ne te besojme ne kete ligj, neser do te postoj nje kepuce.
    Po erdha ne enderr do vertetojme se magjia punon.
    Pas ikjes tende jam po aty ku me le, asnjehere nuk leviz nga vendi pa konsumuar te teren melodine e mbylljes se deres qe le pas ikja jote.
    Zhurma niset per tek une ne trajte drunjesh qe ecin , une kthehem ne nje makine qe bluan kete te fundit dhe e kalon ne anen tjeter te kujteses ne forme tallashi.
    Pra une nuk leviz nga vendi pa mbaruar bluarjen e ikjes. Kjo nuk zgjat shume por nganjehere dhe po.
    Qe nga koha e ikjes se ikjes tende nga une, filloj te pregatitem per ardhjen tende.
    Per ardhjen eshte shume lehte
    Gjithnje me gjindet dicka e rastit per te krijuar nje stacion ardhjes tende
    Ti nuk me gjen kurre te papregatitur.
    Kam nje kopesht me lule qe e mbaj gjithnje me vete, nje ombrrelle nese ti vjen ne dite shiu, e shume e shume te tjera . Ardhja eshte dashuri, pritja ime eshte barazvlefshme per kete te fundit, te presesh eshte dashuri.
    Teorikisht i bie qe ne duhemi.
    * * *
    muzg i heshtur

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Si quhet uragani qe kaloi ketej
    kush pa te rrenohen
    guardacelat e mendimeve
    vullaknet ndjenjave jane fikur po ketu
    ka mbetur nje lave pa ngjyre
    levozhe e djegur butaku
    as shenje as gjurme jete
    jam deshmitar i nje planeti te ri
    kam mbetur banor i perhershem
    anijes time kosmike
    i eshte thyer bishti
    hape kanalin e televizionit te imagjinates
    ndiqe rubriken
    "Jeta rreth nesh"
    Si evulon bota pa ty
    * * *
    muzg i heshtur

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    vazhdoj te tjerr
    mendimin per ty
    fije fije
    ngeshem
    duke mermeritur pazeshem nje melodi
    lemoj nder gishta
    mozaiket
    nje triko te ndrohte per ty
    do e thur me fije mendimet


    * * *
    muzg i heshtur

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    puthja ime e pare
    guximi
    triumfi me madheshtor
    po me vret sot ne kete vend
    ma solli ne mendje kjo bore
    sa stine e vite kaluar kane
    sa lule celen e u vyshken
    sa shi, sa bore
    sa mall ka rene mbi mua
    engjulli im
    sa e mire qe ishe ti
    te marrte e mira te marrte

    vetem per ty nuk di te shkruaj

    * * *
    muzg i heshtur

  10. #200
    100% Fierake Maska e ~BoOtYlIcIoUs~
    Anėtarėsuar
    15-10-2004
    Vendndodhja
    Wit U Boo
    Postime
    103
    wow shum te bukura !!!! vazhdo keshtu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 14-12-2004 mė 22:37 Arsyeja: gjuhe e huaj

Faqja 20 prej 46 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •