* * *
U fola gureve
Fjale guresh
U bene mure.
U fola mureve,
fjale muresh
U bene kala
I fola kalase
fjale dashurie
Erdhe ti,
dhe e rrezove
Helena ime
* * *
* * *
U fola gureve
Fjale guresh
U bene mure.
U fola mureve,
fjale muresh
U bene kala
I fola kalase
fjale dashurie
Erdhe ti,
dhe e rrezove
Helena ime
* * *
muzg i heshtur
Ta hangsha synin une ty ..!
...........................................lol
muzg i heshtur
Dhe prapė u flas gurėvePostuar mė parė nga Dreri
Erdhe ti,
dhe e rrezove
Helena ime
Fjalė gurėsh
Tė bėhen mure...
.
.
.
.
.
Dreri, mė pėlqejnė shkrimet e tua.
The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.
Faleminderit "Shiu"
* * *
Ne rrenoja muresh ,
renkime memece
Gjysma fjalesh.
Kalate e shembura
Mallkojne "Helenat"
* * *
muzg i heshtur
* * *
Po me pret..?
......
Cme fsheh nen krahe te mendimit
Nje leter dashurie,
drejtuar egoizmit tend.?
Pse behesh xheloze
I ngul dhembet me inat.
nje vule pronesie mbi mua per te lene.
Si mbi nje toke te zaptuar ngut'shem
me nje shenim te shkruar ne sfond
"e zene"
V.O
Une nuk jam carcaf moteli
per te me vulosur ti
"MOTELI IM"
(vende ska) lol
muzg i heshtur
* * *
Asaj dikush i therriste
Hape deren
Kam ftohte pa ty
Kam nje dhurate
Nuk jam vetem
Degjoje kanarinen zemer
..............ma hap deren
Kam nje mal me endrra
Kam nje lume per ty
Mos me ler te ngrij
Ngrohme mbi buzet e tua
Lerme te dehem
Mos me vrit me heshtje.
Pse s'pergjigjesh
Pse..?
........
(Do jete enderr mendoi ajo)
Te nesermen mbi deren e mbyllur
lexoi.
duke iu dridhur buza ne cdo germe.
" Te lutem mos shkel mbi bore
Aty jane, enderr_ bardha ,
dhe zogjte qe vrave mbreme"
* * *
muzg i heshtur
* * *
Sonte rruga eshte e ngrire
Neser eshte vone
Do fluturoj
Me prit
Mos ik
Mos ma ngrij qiellin.
* * *
Vetem..!
Sot.
Pa ty, jo vetem neser
Ti me mungon vetem sonte
Neser do mungoj edhe vete.
* * *
Ne fillim ra shi
pastaj rane gjethet
pastaj ra bore
E hu...
Mua me dalin mend't
Deri sa te dalin lulet.
* * *
muzg i heshtur
* * *
Kur te del mendja.
Te ik truri
Te luan mendja.
Togefjalesh te kesaj natyre takon qofte edhe ne mendjn time te "dalur" , kur te dali.
Folja thote doli....pra ishte diku dhe doli ...iku
A eshte me mire kur del..apo atje ku ishte.?
Une kur me " del" mendja ndihem me mire, me i "mencur"
Te gjithe te "dalurve-mensh" u duket vetja te zgjuar
Mendja ime nuk eshte se del dhe iken, thjesht pluskon ne ate tretesire qe eshte mbytur".
Pluskon kur behet me e lehte se se tretja qe e mbyt
Del..
Del ne trajten e nje njolle mbi siperfaqen e detit (det po i themi)
Nje njolle ne forme ishulli.
Nje ishull ne forme "eisbergu"
Piratet nuk gjeten harte te pushtojne ate ishull, thone se ka thesare. Ne fakt ka , por ndoshta thesaret nuk jane aq ceket , as une skam ditur ta gjej nje te tille..
Te pakten nje.
Pirate ishte ajo qe me nje varke me rrema si krahe shpendi, pa harte zbuloi "ishullin e thesarit"
Kur vrapoi si marathonomake per ti derguar vetes lajmin e fitores, ishulli u mbyt.
Asnje pirati nuk i shkoi mendja tek rikthimi i ishullit...
Gjithnje notuan drejt varkes , drej ikjes.
Edhe pse......
Askush nuk cmendet vetem nje here.
muzg i heshtur
* * *
Ne ate kontinent
Ku ndodhet shteti
qe ka nje rreth
Rrethi i cili ka nje fshat
ne kete fshat ka nje lagje
ne kete lagje ka nje rruge
ne fund te kesaj rruge ka nje shtepi
ne kete shtepi ka nje dhome
ne kete dhome ka nje tavan me dru bredhi
tymosur neper vite,
me zjarrin qe me ngrohu dikur
Kam frike se do shembet ajo shtepi,
e nuk do fle edhe nje here
poshte tavanit te tymosur
Ku njemije here kam lexuar neper damar derrasash
endrren time
.......
Ekam braktisur pa e lexuar te teren
Endrren time te tymosur ne derrase te zeze
mbi koken e pergjumur
Vitet ikin tinez
Dua
te kthehem per nje sy gjume
nen ate tavan te tymosur
Ku figuracionet subreale
te endrres sime
fosilet kujtimesh feminore.
........
Ne mos ardh'sha
U shemb'te edhe mali mbi mua
* * *
muzg i heshtur
* * *
Eh...
Do marr me vete
aq shume gjethe
sa te mund te ndertoj me to nje mriz
E do mrizoj me mallin
sup me sup me zanat
Do marr me vete
burimin
bashke me shkembin
Qe te kurdis si mbi kitarre
simfoni burimore.
Kur te rri me kapucin mbi vetull
do dukem si "Muja" patjeter
Ehhh
Bore e madhe paska ra
mbi mal-mallin tim
qe me ka zene.
* * * Si thua ti mace. ?
Eja po deshe vetem ruaju ortigjeve, jane te renda te ftohta .ushtojne ..rrezohen..kur heshtin...duken si lumenj te vdekur,..Kur shkrihen jane lumenj te gjalle.
Na duhet nje pranvere.
A ka qene ndonjehere
A ka ikur?
A vjen ndonjehere , me thuaj , pash... syrin e mbyllur te luleve
* * *
muzg i heshtur
Krijoni Kontakt