-
* * *
Kur ike
Anija u perplas mbi muret e hekurta
Ti u rrezove, dikush tjeter u plagos rende
edhe dita mbet mbi ty
si vele e grisur
More taxi
U perplaset ne kemben e nje ure
shoferi fjeti*
Ti more trenin,
ne castin e keq u fiken dritat
Tani te shoh tek iken ne kembe
duke caluar
A ste vjen keq
qe nje zot
per gjynahin tend
vret te tjeret kot
* * *
-
-
* * *
Ne pritjen tende
Nje nate
(Mosardhje ndoshta)
Ne naten tende nje yll
Ne yllin tend nje zjarr
Ne zjarrin tend nje sy
Ne syrin tend nje lot
Ne mos u djegsha,
do mbytem
* * *
-
-
* * *
A jane syte ,sy??
qe shohin
...qe flasin
qe qajne, edhe qeshin
Qe vrahen
qe mbyllen
......qe hapen
e qe nuk hapen me.
A jane syte, sy.?
qe heshtin
.. qe flene , end'rrojne
e zgjohen
A jane syte ,sy?
, si det
si qiell
si yje.
A jane syte,sy?
qe tregojne
qe genjejne..
qe djegin
.........!
Ti ku i ke syte?????????
* * *
-
-
* * *
Atje ne maje kodres
ku takohen ererat
E pershperisin me ze
gjuhen e fershellimit
Atje ne maje kodres
Ku shirat krehin barin
dhe njomin lulet
Ku lepihen vetetimat
Atje
bora si gozhup i bardhe
,griset mbi kangjellat e zeza
qe ruajne te zotin
e cifligut kater meter-katrore
Te mos e shkelin te vdekur
-
-
Ne c faqe folklori e gjete kete mallkim "ekzekutuese"?
Mu me vrafte "qulli" ne mos ta ruajt'sha ty nje luge "qull" te ngrohte nga qulli me i mire i te gjitha qulleve.ops kohrave lol
-
-
* * *
Burgjet e botes
te perbashket kane
melodine e dyerve
Kacurelat mbi mure
Gardianet e lodhur
Aromen e rende te klorit
Me ambalazhuan
ne nje kuti te betonte
me nje dritare
qe ndante qiellin ne kallepe katerore
Si cokolate blu
gatuar me endrra
te vetmet qe arratisen
te vetmet qe vine
Te paburgos'shmet
Ne gjygj
Nje bjonde plake
Qe i dukeshin syte
pas lupes se syzeve,
dicka si qiell bardh e gri
Fliste gjuhen e Dolfit
.........!
Perkthyesi
nje i ri
qe shihte oren
e fillimit te perkthimit
uronte te kisha sa me shume per te thene
Fliste gjuhen e Sllobos
Perkthimi zgjati dy minuta
Ai perktheu dy te tundura te kokes sime
ne shenje pohimi
pastaj heshta
Sy-lupa"
pyeti sy shkjaun
Pse ai nuk flet..?
Shkjau tha
duke me pare rreptesisht
ka shume kosovare
qe sduan te flasin serbisht
....
As me behet vone
tha "sy-lupa"
Por serbi doli
te marre pagen
per ata dy minuta.
....
Pastaj me ambalazhuan
ne kutine e betonte
Qe ngjante gjithcka
me burgjet e kesaj bote
* * *
-
-
Ti..
* * *
Me duket germa " T "
Si solete stacioni
Ndersa " i "
simboli yt
Ti...
Do vij me trenin e pare.
* * *
-
-
* * *
Dashuri me nje gjarper femer
E holle
e bukur
e lemuet
Nje ylber kristalesh te shkrira mbi lekuren e saj
qe per cudi me ngrohin
Erdhi si dita e munguar e nje jete.
U ngjesh,
u lidh,
rreshqiti.
Mbi trupin tim.
Rrenqethje erotike,
ngrohtesi ndezese,
orgazem cmendese.
Djerse frige
te ankth-vdekjes
puthja e saj
kafshimi i lehte
Perkedhelja e embel
....
Ti erdhe ,,!?
Me portretin e dashurise
brenda kornizes se vdekjes
Nuk jam aq trim" te ik
Nuk jam aq frigacak te te le
Puthme edhe nje here
qofte edhe fundit
Pastaj m'prehi dhembet e fildishte
Me vrit.
E putha
dashuri-vdekjen time.
dashuri te epsh'me
histerike qofte edhe ne vrasje.
Te fundit puthje
te fundit thithje
.....Ndjeva
therjen e lehte.
Te maje dhembit te helmte.
........
E lashe
ika per te vdekur diku i qete.
neper dhembe me kish mbetur
proteze fallso
dhembesh te helmte.
Qesha..
-
-
Do vije stina
Ngjalat do nisen per Saragase
Nisu eja dhe ti,
do jem kthyer ne det
A ka instikte dashuria tek ty?
Mos me ler te shterrem
Ndryshe..,
do gjesh vetem kripen e njelmte.
-
-
* * *
Te gezuarit,
urohen gezueshem ne festa.
Te deshperuarit,
ngushllohen ngush'llueshem
Ne kete feste
Une ne nje tavoline dhjeteshe
harkueshem perballe e bri meje
karriget boshe
Nje vend per ty,
bri teje nje tjeter
Bri meje ajo
(e shtrenjta nena ime)
Te dashurit e mi reth e rreth tryezes harkore
A ka vend per te gjithe..?
Ku te ju ul ne nje vend prane meje
Sa pak vende paska sonte
Sa shume paska karrige boshe
.'
Askush nuk po me ngush'llon,
per karriget e heshtura
qe rrine rreth meje
gati-tu.
Qendrim solemn mungesa juaj,
heshtja qe sidhet mbi fantazine time
Zhurmues i vizionit ne ekranin e enderres,
qe iu shoh ju
Sa shume me mungoni sonte
Gjithcka ne kete mbremje
Nje karrige boshe
* * *
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt