E bukur DreriPostuar mė parė nga Dreri
* * *
Ti erdhe ne bregun e etur
Tek shkruaja nje emer ngadale
E njome buzen e rreshkur
Dhe emrin e fshive me vale
* * *
E bukur DreriPostuar mė parė nga Dreri
* * *
Ti erdhe ne bregun e etur
Tek shkruaja nje emer ngadale
E njome buzen e rreshkur
Dhe emrin e fshive me vale
* * *
Jam vetem
Ndihem mes njerezve vetem
dhe ashtu e vetme perligj vetmine time
te shurdhet
I vizatoj keto shkronja ....
Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...
* * *
Vetmine tende te shurdhet
Ma fale?
Vetmise sime do ia dhuroj
Te dyja si dy plaka te reja
shurdhmemece
qe i bien kalldremeve gurelemuet
pese pale qefi
mbi kurrizin tone
te shpirtit vjeshtak
U kam dhene nje harte
me germa te padeshifrueshme
pyesin mes njerzeve
Duke mos ditur gjuhen e tyre
Gemojne ne harte
syte po i lene
Vetmite tona
po i ze nata
Rruge te gjate u kam dhene
Ne mos u ktheshin
Dije se une i vrava
me nje harte te padeshifrueshme
Patjeter do jene mbytur
patejter do jene djegur
patjeter do jene tretur
Vetmite tona si dy plaka te reja
mbi kalldremin gurelemuet
me nuk i shoh
Eshte mire pa to....
Ti prit..
ne pashe qe une ne shteg te rruges po vij
Pas meje nuk vjen ajo.
* * *
muzg i heshtur
Te pershnes Dre Simpatiku
Qe nen Han ti romantiku
Shikjon yjet e mendon
E masnej tuj dhez cigaren
Poezi t'bukra na dhuron
I kalova tana Malet
Nga Tirana ne Prishtin
E askund un dre me brina
Nuk e pava n'pyll e katund
Vec do lop e ndoj dele
E do pula nder zabele
Vec nji lepur ne qaf Mali
E i iriq diku n' shen Mri
Le ma pyje e fije bari
A ndoj dhelpen o ari
Cka u ba me Macen blu
Moti shof qe spaska shkru
Hup si shu...ra ne aeroplan
Mos ka shkue ne Tiran?
Tana t'mirat ju uroj
dhe ty Mjelm te perqafoj
A ki pa njat Korazon?
tash 5 dit po avullon
E spo duket ne forum
M'ka marr malli per Samun
ika mjelm se gadi m'zun
Njashtu pra se tash po shkoj
Do detyra po maroj
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-09-2003 mė 03:52
E more Brar eh me te diftu
Ne Shqiperi oh si kam kalu
Me Ditushen jam taku edhe
shume llafe kemi ndrry
edhe kaza me arra
Per here te pare kam kerku![]()
* * *
Pershdetje o Brar trimi
Burre mbi burra paske kene
Nder fjale te mira t' vjen frymzimi
Ndez duhan e flas me hene
Nuk ke pa ti dre me brina
Vec do lope e do dele te buta
Ku ke kene ti tash sa kohe
Se per ty une bash u tuta
Kur lexova qe prap je kthy
u gezova te them te drejten
Mire se erdhe prap mes nesh
E mos ik ma me na lane vetem
Korazonin se kam pa
Iku si stina e lejlekut
Edhe ne qiell shpesh une kam kqyr
Sa kam ndi dhimbjen e zverkut
Sa per macen me sa di
Nje dite nje mbremje vone
ka ngarku nje thes me zhele
fluturim ka hype ne balone
Nuk thu shyqyr qe ka shku
me na lane pak dite pushim
edhe veshet me na pushu
Ne ngatrrese me te kush dreqi hin
Ka ardhe Mjellma a nuk e sheh
si nje shpend qe shkon hava
Per nje dicka lakmi ia pata
Ajo Diten paska pa
Une i shkreti qe baj si i amel
Skam mujt me e pa as ne anderr
lol
pershendetje
muzg i heshtur
Shume marak qenkeni ba
ju o shoke te ktij forumi
korazoni s'kish vu zilen
e per dreq e kish zon gjumi !
Where does a thought go when it's forgotten?
marshallah sa qeke rrit
ene synin ma paske filxhan
mireserdhe o menexhit
se neve na zuri malle lol
se zilja eshte pa qeder
ty te kemi ne mes tone
me muhabetin gjithe sheqer
tash po eshte forumi i plote
![]()
Liebe! liebe, lass mich los!
* * *
Kjo foto qe e vura poshte DRERIT, ( i marre kam qene edhe atehere, por nuk isha bere akoma "dre") me ngacmoi kujtimin e asaj dite, kujtim i cili flinte brenda meje si prush qe pret nje ere te ndizet.Ishte viti 1996 ne vere, e fundit vere qe kalova ne atdhe, duke perjetuar kete dite qe dikur e emrova "mbretereshe e diteve te mia"
Ishim ne majen e "Radohines" nje piknik qe nuk harrohet kurre.
Grupi jone doli gjer ne maje te kreshtes , nga aty qielli ishte aq afer, shikimi tretej i lire neper bjeshket alpine ku fillojne "Bjeshket e namuna" Pafundesi malesh lugina shkrepa maja te thepisura livadhe, disa dhi te egra dhe ne qe prishnim qetesine e nenqiellit me te afert. Grupi tjeter qe nuk guxuan te ngjiten ne kishin zene vend poshte ne nje si koder, me ngjyrat e larmishte te rrobave nga pika ku ne u ngjitem dukeshin sikur kemi harruar cantat e shpines (lol)
Une isha si i dehur flisja qeshja sme zinte vend vend. Vajzat qe guxuan te vine me ne dukeshin si shtoizovalle, ishin aq te mira.
Nuk do dija te ju spjegoja se cfare dukuri fizike ndodh , ama jam i sigurte qe ne nje lartesi te tille njeriu ndihet ndryshe. deri ne mimiken e fytyres, dhe ne mendime..me besoni eshte e vertete kjo.
Kur u kapa per shkemb per te bere kete foto ...tjeret me bertisnin..o i marre......o i marre...Profesor thuaj te kthehet i thane profesor Luigjit. Ai duke qeshur pasi vetetoi blic i aparatit me tha ..kujdes.
Ajo me tha me vone qe po dridhesha ..nuk te shihja dot..une qesha ...sa mire te pakten deri ne ate cast se ke kuptuar qe me doje pak, fare pak...Je i keq... me tha dhe ktheu koken ne anen tjeter.
Zbritem ne lugine ku kishim improvizuar nje fushe volejbolli,,Grupi tjeter filluan te luajne futboll..ashtu mix djem edhe vajza....(me ebukura ishte kur vajzat e kapnin topin me dore e ndalonin pastaj e shkelmonin)
Per kete dite mund te shkruaja deri neser.
Kur ra muzgu u kthyem tek kamioni qe na priste buze nje liqeni te vogel...u nisem edhe pse te lodhur kendonim...dritat e forta grisnin erresiren dhe kenga perhapej neper nate.
Pas disa oresh zbritem ne qytet u bashkuam me dritat dhe ecejaket e qytetit ...ne qe ktheheshim nga parajsa.
* * *
muzg i heshtur
* * *
Lerme te te tradhtoj sonte
Me shih ne sy
Sa mire shpirt
E dija qe do me lejoje
Ika..
Me ndjek duke caluar
fjale e thyer
Lerme te te tradhtoj sonte
Mos me shih ashtu
Ika
Me ndjell duke u lepire "lavirja"
Me te cilen do fle
koke me koke
si me ty dikur
Lerme te te tradhtoj sonte
Neser do vuash me pak
per te me harruar.
* * *
muzg i heshtur
Krijoni Kontakt