thankyou my freinds.
me kishte marre malli per ju sa per veten,,ju erdhet.
muzg i heshtur
Ndonjeher vjen dhe shkon,
Ndonjeher me ledhaton,
Ndonjeher me trishton.
E shume her me perqafon .
Ti o Ti vjen e shkon e askund nuk me lejon
te puthe e te them se me hidheron.
Vjen e shkon...
* * *
Nuk e di pse sot
jam vizitor i muzeut tim
te braktisur
kornizat
dritare te mbyllura
heshtin
mbi gure trak truk i ardhjes time
zgjon
hapat e ikjes
erdha .
tek endrrat e braktisura prej meje
ne kete muze
heshturazi
gervishtin murin
buleza malli
erdha dhe jam
vetem gjalle
......................
muzg i heshtur
do ta shuaj driten
kesaj dite
sot qe vetem hija ime me ndjek
do ta fshij kete hije
dhe te ndihem
vertet.....vetem
muzg i heshtur
Dreri mire se u riktheve!
Kot te ikesh nga hija
Edhe nga vetevetja
Me e mira nga keto eshte
Gjallerimi e perpjekja....
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
flmd "e panjohura" per mirepritjen.
muzg i heshtur
* * *
isha i vogel
dhe me derguan ne shkolle ne nje qytet te madh
dikush me tha
andej nga vjen ti ka vetem male
mos i trego kujt nga je
se eshte marre.!
Sot jam rritur
dhe ai qytet me duket
aq i vogel
shpesh me merr malli
te me pyesi dikush
nga je...?
* * *
muzg i heshtur
* * *
te fundit here
qe erdhi
tane diten e lume
ndejti mbi ate gure e nuk foli asnje fjale
mbi ate gure qe rrinte gjithmone dhe i ati
( gjyshi im)
floket e bardha
mes gishtave
nje cigare tjerrte
nje re te bardhe
per ate qiell
Ne mbremje tha
" vetem nje njeri ka kalu rruges se zallit anes lumit sot"
........
qe atehere ka kohe qe askush nuk eshte ulur me mbi ate gur..!
* * *
muzg i heshtur
Krijoni Kontakt