Close
Faqja 28 prej 46 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 460

Tema: Ti erdhe!...

  1. #271
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    ??????????????????
    Me Falni???? se kuptova, ndoshta keni ngaterruar adrese, i guess wrong number.
    By the way jam vajze, nuk e di chyjne telefonatat edhe ngre(f)ja, gjithesesi nuk po vazhdoj me tej pasi nuk dua ta prish postimin , duke dale jashte teme.

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Postime
    23
    Te henen takova Shubertin ne mapo-i mburrej ajo shoqes.
    Mbasi mbesin vetem me te shoqin ...
    Ai e pyet;- Ku e takove ti SHUBERTIN????
    -Ne mapo , pergjigjet e sigurte ajo.
    -Ti paske takuar Shubertin ne mapo??? Diten e hene???
    -po pra te henen, ne mapo.
    - pu pu pu, te henen, e? Ne mapo e? Po te henen mapua ishte mbyllur moj t'u nbyllte!

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Postime
    23

    ku e lame???

    Nuk di se c'emer t'i ve ndjenjes time per ty...
    E, megjitheate ashtu e paemer ,
    ajo do te mbese ne qenien time
    si nje kenge e bukur anonime.

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    fytyra e njohur e nje statuje
    buza e qeshur
    emri i pervetshem
    sa e bukur aq antike sa ndjenja
    mbeti atje
    zbrita nga krahet e nje zogu
    duke harruar hapat si dreri
    mendja fle e qete
    mbi qerpiket e saj

    * * *
    muzg i heshtur

  5. #275
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    ....
    qerpiket e saj
    kaq te gjate, te zinj
    te lodhur nga pesha e loteve te mi
    kur te shtangur mbeten hapur edhe syrin zbuluan
    arrita te shihja, vetveten te pasqyruar
    ne syte e tu

    ......
    sa keq se shpejti qerpiket levizen
    dhe lotin leshuan
    me preku kaq fort
    zemren e helmuan
    kerkova te shihja
    syrin e mbuluar
    tashme qerpiket e kishin pushtuar,

    .....
    te humba e ndjeva


    (shpresoj nuk po i prish bukurine vargjeve te tua "Dreri")

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    ai mori nje kurve per grua
    ajo mori nje kurvar
    jetojne ne lumturine e vet
    si ne nje kamping gjuetie
    ne mbarim sezoni
    kane dorezuar armet njerit-tjetrit
    qeshin hipokrizisht sa here qe i duhet partnerit
    jane profesionalisht xheloze
    sikur te ishte xhelozia pune
    jane te zene cdo njezet e kater ore
    te shtate diteve
    Nuk tradhtojne kurre
    arsye kohe

    * * *
    muzg i heshtur

  7. #277
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    * * *
    ai mori nje kurve per grua
    ajo mori nje kurvar
    jetojne ne lumturine e vet
    si ne nje kamping gjuetie
    ne mbarim sezoni
    kane dorezuar armet njerit-tjetrit
    qeshin hipokrizisht sa here qe i duhet partnerit
    jane profesionalisht xheloze
    sikur te ishte xhelozia pune
    jane te zene cdo njezet e kater ore
    te shtate diteve
    Nuk tradhtojne kurre
    arsye kohe

    * * *
    BRAVO !

    E paske "qarė" kėtė .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #278
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    wow... nice nice

    .......
    Ceshtje kohe,
    ceshtje morali
    se shpejti gjithcka ndryshon
    cmenduria e meparshme
    me nuk ekziston
    u largua....
    u shijua...
    Kerkohen armet e reja
    ku pa zhurme, edhe fshehurazi
    gjuajne...
    te paetur, te pangopur
    me dhembet gjakpires
    kafshojne prene e re
    mendja djallezore
    ne henen e plote
    nuk ka me yje
    qielli po vajton
    kete mashtrim me shume vuajtje duron
    .....
    Njeriu, nje qenie hipokrite
    ku dehet shume shpejt
    ku vodka, rakia nuk ze me vend
    ku truri i shkrete e i munduar
    tashme ka harruar
    cdo te thote ndershmeri,
    cdo te thote dashuri
    sdo te thote te qenurit "njeri"
    ........
    eh mendja e shkrete
    e ka fajin sezoni qe te le pajete
    e ka fajin gjuetia qe asnjehre spushon
    gjuajne per qejf
    gjuajne per nje moment
    gjuajne sepse hormonet nuk gjejne vend
    pa menduar se lendojne nje jete...

    .........
    edhe askush se kupton
    se duke pritur
    apo kerkuar
    gabon!!!!

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    pastaj ajo iken. Ne kthesen e vogel pertej shtepise sime kalon vetetimthi perthyerja e pasqyrte e refleksionit te rrezeve mbi xhamin e makines se saj te zeze.
    Heren e pare kur e pashe te ike ashtu, vrapova pas saj duke thirrur ne nje emer te shkurter qe e perdorja vetem ne raste speciale ne ditet e diteshkurteres dashurise tone.
    Keshtu ndodhi ndoshta disa dite mbrapa. Pastaj u mesova
    Ne te vertete ajo ka ikur vetem njehere.
    Ne ate mengjes hapa deren , shikimi im u perplas ne fytyren e saj si qielli ne prag shiu.
    Nuk e di nese i qesha fola apo ngriva ne vend , por mbaj mend qe ajo u ngjit ne makine ,xhami i zi i dritares afer supit te saj u ngjit ngadale duke fshehur imazhin e saj pak nga pak. Mbeti vetem nje zhurme e lehte dhe perthyerja e rrezeve te agimit.
    Kete skene e shoh cdo dite.
    Biles mund te them qe sa here zgjohem e para gje qe bej eshte dal dhe shoh ate tek iken.
    Shpesh here nuk me durohet zgjohem me heret. Ndonjehere i flas i qesh, ndonjehere e shoh me inat. Por ajo iken gjithmone
    Dita fillon gjithnje pas ikjes se saj

    * * *
    muzg i heshtur

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    ti akoma nuk ke ardhe
    ne fakt ka nje vit qe shkruaj
    "Ti erdhe"
    une e di
    kur te jesh ketu
    s'do kem kohe te shkruaj
    Kur te kem kohe
    i bie qe ti te kesh ikur
    mendim i hidhur
    lerme te mendoj
    per ardhjen
    A erdhe..?

    * * *
    muzg i heshtur

Faqja 28 prej 46 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •