I nderuar Dreri!
Prano respektin tim per vargun tuaj,kaq te bukur,meditues dhe filozofik,vazhdo me tutje!
Tani nuk vrapoj me,thjesht eci
Me trembin njerezit qe vrapojne
Dhe hija qe i ndjek pas ata,me tremb
Nuk lexoj me historira te trilluara Hollivudi
Qe flasin vec per idhuj te rreme,te sajuar biznesi
As nuk qaj me si me pare
I urrej lotet Vetem lemshi
Ky dreq lemshi ne gryke qe me ze e sme leshon shpesh
Tani zemra me dhemb me shume
Atehere as tik-takun nuk ndjeja
Tani i numeroj dhe sarrij ti numeroj
Nuk qesh me si atehere se shihja tjetrin qe qeshte
I urrej njerezit qe qeshin
se dikush tha nje barcolete me black humor
Me sdua te fle
E urrej gjumin
Urrej dhe endrrat pa shpjegim
Me lodh gjithcka me ngjyren e vdekjes
Nuk ndaloj me te shoh shpalljet se kush vdiq
Te gjithe e dime se nje dite do ikim
Dhe pse jetojme sikur lindem per te mos vdekur kurre
Me lodhin bisedat pa fund,te kota
Urrej ata qe flasin per pasione boshe
Dhe per fustanin ngjyre pink Versace
qe filanja kishte blere me sconto,cfare shansi!!
Me pelqen Bach
Me pelqen kur perplasin dritaret komshinjte
Se urrejne muziken time
Me pelqen kur dikush hesht e "udheton" diku
dhe une flas ne ajer per horoskopin
Me pelqen qe jam grua
Dikur ndoshta deshiroja te isha djale
Por ja fala vetes
Tani nuk them me fjalen "kurre"
As betime nuk bej
Por eci ne rrugen time
Kaq te gjate por dhe e shkurter
E ndjen sa kam ndryshuar ?
Gjithcka qe me rrethon
Tashme ka ndryshuar
Jetoj
Krijoni Kontakt