Close
Faqja 25 prej 46 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 460

Tema: Ti erdhe!...

  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    ti drenushe
    buzevarur
    parakalo mendimin
    qe struket
    skutave te salamandres
    shirave qe shkuan
    pritme me te qeshuren tende
    rebele
    qe padit driten
    shikimit tend i varet relike
    harku i pezmit te heshtjes qe zgjatet
    ylber i kapercyer dimri
    ndjej ftohte
    ditet zbardhin pergjumshem
    si neone agimesh polare
    * * *
    muzg i heshtur

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    u dashuruam plot zjarr
    ashtu sic djeg nje dashuri
    kur u ndame
    (padrejtesisht)
    nuk ishim te pranishem
    as une as ti

    * * *
    muzg i heshtur

  3. #243
    Nuk them dot me tani qe i kam lexuar te gjitha shkrimet e tua , ca nga mungesa e kohes , po ca dhe nga qe ti iken me hapa te shpejte .....lol
    Dhe sot qe hyra te lexoja pashe qe paskam shume per te lexuar , me thene te drejten gjithmone me vjen pyejta ne mendje ku e gjen kohen qe ti ripunosh ne mendje vargjet para se ti shkruash , apo si poet me eksperience qe je bere tani i hedh direkt ne te paster..lol
    E di cmu kujtua tani dhe me beri te qesh ;''e mban mend kur re njehere nga shkalla , se e kishe mendjen ne dicka qe doje te shkruaje''...lol
    Ok po i le shakate tani se dhe ti e di qe te geric kot . Gjithmone ke mare pergezimet ( ndoshta dhe ndonje kritike te vogel ) mgjth doja te thoja qe eshte kenaqesi e vecante per mua sa here hyj dhe lexoj poezite e tua .Shpresoj qe te mbash premtimin dhe te me dergosh nje kopje nga libri jot .
    Gjithmone miq te mire .
    Me respekt Loti.
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Pershendetje mike e dashur Loti Kristalte
    Po mbaj mend kur rashe nga shkalla , si pasoje shkruaja me nje dore si pula qe cukit kokrrat e misrit
    Une nuk rashe nga shkalla se me iku mendja..rashe se me iku ekuilibri.....lol
    Ti je shume e mire..dhe e mirepritur
    Me kishte marre malli, qe ne "lashtesine" e njohjes tone jemi grindur dhe pajtuar njemije here , por ti mbetesh mikja ime me e mire.
    Uroj te kaloni sa me bukur
    dashuri Dreri
    muzg i heshtur

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Ku eshte "Ti erdhe" ?
    molusk i ngjitur ngjitu diku murit
    mos'shqiptimi
    ka harruar shijen
    te prekjes se ardhjes
    dera
    si buza mbi buzen
    e te njejtes goje mbyllur
    pa fjale
    agimet pjellin plaka
    ditet
    nuk mbrrijne gjalle deri ne mbremje
    e para paska lindur dashuria
    ne kete agim te ri vjetersirash
    ku mbeti...!
    dje kam hetuar mbi floke
    nje thinje te bardhe
    * * *
    muzg i heshtur

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Mos me provoko me ardhje
    pranvere e hershme marsi
    te qaj mbi bore lulet e rrezuara te ngrices

    leshoje doren mbi porten e mbyllur
    e njoh ate trokitje zemre
    me merr ne krahe shpendi shtegtar

    mos me provoko me ardhje
    mjegull dimerore veshur
    me petale te rrezuara te pranveres se rrejshme

    * * *
    muzg i heshtur

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    "anakroni"
    dy kembe njeheresh para
    po ashtu disa tre kembe se prapthi
    te nxituarit nuk duken
    te vetvonuarit nuk vijne
    hap pas hapi
    ngjitem shkalleve
    vetem
    ti ne cilin grup je
    A ke dale ne breke
    ......?
    a ke mbeshtjelle
    fytyren e bukur
    me degermine e gjyshes
    qe e pa ble dikur ne Qabe
    fol...
    se nuk kam sy
    te shoh pertej theqafjes

    * * *

    * * *
    muzg i heshtur

  8. #248
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    bukur.......
    vargje me teper se te mrekullueshme shkruan o Dreri.



    mbreta
    What goes around, comes around

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    ne ate miting
    do flitej per jasht'toksoret
    asgje te re
    asnje material filmik
    asnje fakt
    per UFO't
    per te mos deshtuar mitingu
    dikush lexoi per turmen
    nje liste te gjate
    me emra poetesh

    * * *
    muzg i heshtur

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    kaleroj meditimit
    hingellime e qeshura jote
    i bie kembanave
    veshet mbushin
    vendbanimin tend te perheshrshem
    koken time
    me diapazanine frymarrjes
    calon trupit tim
    plaku i padeshiruar
    dimerak
    bulon nder gishta
    nje grusht pranvere
    ndersa vrapoj te kap
    fijen e argjente
    te shikimit tend
    sy me sy
    neser jam aty...
    muzg i heshtur

Faqja 25 prej 46 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •