Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 3 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Berisha: 7 pyetje të tjera Ramës për 224 mijë metra2 tokë në Gjipe, a e ke dërguar arkitektin e famshëm Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, i ka drejtuar të tjera pyetje Edi Ramës për 224 mijë metra katrorë tokë të marr në Gjipe.

    Berisha e ka pyetur sot Ramën, nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm holandez, Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën dhe për të përgatitur një projekt për këtë zonë, e cila është ndër më të bukurat në bregdetin e Shqipëri.

    Kryetari i PD-së, pyet Ramën se nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm në Gjipe, më çfarë lekësh e ka paguar atë, pasi është një ndër arkitektët më të paguar në Europë.

    DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

    Me bukosjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të pretendimeve, de fakto mashtrimet e tij, hajduti i Gjipesë, Edvin Gjipea pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë.

    Me kodin e tij të heshtjes, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, domethënë nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument shpronësimi, 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.

    Edvin Gjipea, i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pa dokumente zyrtare, pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë metra katrorë tokë, ndodheshin ashtu siç deklaroi, ai diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët sepse tashmë është faktuar nga gazetarë investigativë se 13,300 metra katrorë e toke e të gjithë sipërfaqes së plaçkitur ndodhen ndën rrugën Vlorë- Himarë dhe zbresin gjer buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.

    Po kështu ai heshti dhe nuk guxoi t’i përgjigjet pyetjeve gozhduese se, pse Artan Lame i ATP-së dhe Kadastra e Vlorës refuzuan kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes Koleka, sikundër nuk iu përgjigj dot pyetjeve se, pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit.

    Natyrisht, para kësaj heshtjeje fajësuese, përgjigjja vetëkuptohet nga çdo qytetar.

    Por në mbrojtje të interesit publik, dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metrave katrorë tokë, theksoj dhe njëherë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj që ka vjedhur Pëllumb Gjoka në Velipojë, sot do t’i shtroj edhe disa pyetje të tjera para publikut, hajdutit të Gjipesë, Edvin Gjipeja dhe konkretisht:

    1 - A ke angazhuar o hajduti i Gjipesë, arkitektin e famshëm Winy Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe?

    2 - Në rast se po, në ç’vit e ke angazhuar atë a e ke dhe dërguar në Gjipe për të studiuar tokën e vjedhur dhe kur e ke dërguar atë?

    3 - Në rast se e ke dërguar në Gjipe, arkitektin e famshëm Winy Maas, e dërgove atë diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti apo buzë ujit, fiks rrëzë kanionit mahnitës të Gjipesë?

    4 - A ka bërë ndonjë projekt, arkitekti i famshëm Winy Maas për zhvillimin e zonës dhe për resort turistik në tokën e vjedhur të gjirit të Gjipesë apo të plaçkitur pa asnjë dokument kadastral apo shpronësimi që të vërtetojnë pronësinë e nënës tuaj të ndjerë dhe familjarëve të saj në këtë tokë?

    5 - Në rast se arkitekti i famshëm ka bërë një projekt të tillë, e ka bërë atë për diku lart në rripa malesh, shumë larg buzë ujit apo kalivaç mbi monumentin natyror më të mbrojtur të të gjithë bregut të detrave të Shqipërisë që është kanioni mahnitës i Gjipesë, buzë ujit dhe në zonën më panoramike me turistike të brigjeve shqiptare?

    6 - Së fundi, sa e keni paguar arkitektin e famshëm Winy Maas për projektin e tokës së grabitur në gjirin e Gjipesë dhe me çfarë fondesh e keni paguar njërin nga arkitektët më të kushtueshëm të Europës, në rast se e keni paguar.

    7 - Publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve, të cilat duket se do të kenë fatin e të parave, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe bashkë me të do të rrëzohet edhe hajduti dymetrosh i 224 mijë metrave katrorë tokë në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar, Gjirin e Gjipesë.


    Syri

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 3 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Skandali/ Rama e dërgoi arkitektin Winy Maas që në vitin 2018 në Gjipe: Do bëjmë një hotel në majë të kanionit

    Emri:  auto_Rama-Maas1724063346.jpg

Shikime: 1180

Madhësia:  26.3 KB

    Tre ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha komentoi skandalin e rrëmbimit të 224 mijë metrave katrorë tokë nga Edi Rama në një nga zonat më të bukura në vend, pikërisht në Gjipe.

    Berisha e pyeti Ramën, nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm holandez, Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën dhe për të përgatitur një projekt për këtë zonë, e cila është ndër më të bukurat në bregdetin e Shqipërisë.

    Teksa po fliste për kullat në Tiranë, ai shprehej se “ne po bëjmë shumë gjëra dhe përgjatë bregdetit”, duke folur për ndërtimin e një resorti në Palasë dhe një tjetër në Gjipe.

    “Në një prej fshatrave përgjatë bregdetit (Palasë), investitori ynë rus donte këtë projekt, por më pas ne e modifikuam projektin dhe propozuam një tjetër.

    Investitori rus pyeti ‘ku është resorti im?’ Pikërisht këtë [habitjen e investitorit] donim të arrinim, është më mirë se në çdo film të James Bond dhe investitori rus e pranoi”, shpjegon Winy Maas.

    Nga leksioni i arkitektit nuk kuptohet qartë se kush është investitori rus të cilit i referohet dhe se kur do të nisë zbatimi i këtij projekti.

    Më tej Winy Maas tregon se do të ndërtojë një hotel në majë të një kanioni që futet brenda në det në Gjipe.

    “Do të vëmë një element argjendi në këtë zonë (Gjipe). Jo hotele të mëdha dhe plazhi do të mbetet publik. Do të jetë si një rreze e stërmadhe me dhoma”, tha ai.



    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 3 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Berisha pyet Ramën: A e ke përfshirë në zonën e investimit strategjik të Jalës, 224 mijë metër2 tokë të grabitur nga ti dhe familjarët e tu?

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka shtruar disa pyetje të tjerë për Edi Ramën, në lidhje me grabitjen e 224 mijë metër katrorë tokë në Gjirin e Gjipesë, që Rama dhe familjarët e tij, e kanë marrë pa pasur asnjë lloj dokumenti.

    Berisha kërkon të dijë nga Rama, nëse e ka përfshirë këtë tokë në zonën e investimeve strategjike të Jalës.

    Deklaratë e kryetarit te Partisë Demokratike Sali Berisha.

    Prej rreth një muaj Edi Gjipea, apo hajduti i Gjipesë hesht si fija e barit për vjedhjen e 224 mijë metër katror tokë, apo për vjedhjen e dytë më të madhe të tokës në 32 vite nga ai dhe klani i tij në Gjirin e Gjipes, në vendin me panoramik dhe me turistik të bregut të Jonit, përfshi këtu kanionin e Gjipes një kryevepër natyrore e supermbrojtur dhe me famë botërore.

    Por me heshtjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të shtruar në emër të Partisë Demokratike dhe publikut shqiptar, hajduti Edvin Gjipea pranoj se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroj se ai dhe nëna e tij e ndjerë, nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për të marrë 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipës, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi, pa asnjë dokument apo akt blerje të kësaj toke nga paraardhësit e saj.

    ORA NEWS

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 3 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Berisha në Athinë: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë

    Emri:  9af58cd0-8d64-4a82-8bed-d13c9ad7c125-1140x570.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  42.4 KB

    Gjatë takimit në Athinë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kishte në krah eurodeputetin Fredi Beleri. Ai akuzoi Ramën për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

    “Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë. Po. Unë u skandalizova nga ajo skenë që pashë miq. Po merrte mandatin, nuk e linte të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve që nuk ishte dënuar, ishte betuar për kryetar bashkie, deputet se kushtetuta nuk e ndalon. Këtë nuk e lejonte të betohej në asnjë mënyrë.

    Unë deklaroj se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze. Një gazetar guximtar investigativ na nxjerr se Edi Rama pa asnjë dokument kadastral, as të sulltanit, as të mbretit as të diktaturës, pa asnjë dokument konfiskimi kishte marrë me emrin e nënës së tij të ndjerë, kanionin e Gjipesë.

    Dhe kur ra në çark, thoshte se ku është atje lart, sikur ishte në majë të Çikës, kanioni ishte buzë ujit 224 mijë metër katror tokë. Ja pra miq se cila ishte për Edi Ramën interesi i marrëdhënieve me Greqinë, ja pra se cili ishte interesi i bashkëjetesës tuaj me grekët në këtë tokë” – tha Berisha.

    “Tani duhej ti vinim flakën marrëdhënieve për kanionin e Gjipesë. Absolutisht. Çfarë ndodhi pastaj me Petron. 6200 zgjedhës të cilët në çdo zgjedhje kanë marrë pjesë në votime se u shtyhet afati, i la pa votuar vetëm që të humbiste Petroja të cilin e votuan qytetarët e Himarës, nuk e votuan të tjerët. Se çbëri ai, e di vetë.

    Pra a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi parime të tilla, mbi terror policor, a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi rrembim mandatesh. Beleri nuk është rasti i parë. Ku është Spiro Ksero, një njeri i ndershëm, një ministër efecient, absolutisht i dënuar për qëllime politike. Por prisni, është i vetmi qytetar në Republikën e Shqipërisë që është dënuar 1 vit burg dhe 8 vite heqjen e të drejtës së zgjedhjes.

    E kuptoni ju, sepse Spiro Ksera kishte një autoritet në Gjirokastër si tek minoritarët jo tek minoritarët dhe meqenëse përbënte një problem elektoral urdhëron ta ndalonte 8 vite të mos kandidojë. Pse u ndala në këto raste. U ndala sepse narkodiktatori shqiptar nuk ka përveç interesave të tij dhe pushtetit të tij, asnjë interes kombëtar, asnjë interes qytetar është i gatshëm të bëjë dhe të ndërmarrë çdo vendim” – tha Berisha.

    ©LAPSI.al

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2023, 14:10
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2016, 10:40
  3. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 18:38
  4. Gjyqtaret e 21 janarit, vendime fajësie për 6 protestues të dhunshëm
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2013, 11:09
  5. Forma me e mire nje qeverie
    Nga daniel00 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 21:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •