Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Ja se si me dy ligje dhe 3 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    2 ligje dhe 4 VKM/ Rama bëhet pronar i 224 mijë metrave tokë në Vuno

    Emri:  auto_12qwgsadbxs1722458094.jpg

Shikime: 1576

Madhësia:  58.8 KB

    Nga Armand Maho

    Në vitin 2019, Gjykata e Apelit Vlorë, ka marrë një vendim ku i janë dhënë trashëgimtarëve Petro Kolekës, gjyshi nga nëna i Edi Ramës dhe Spiro Kolekës, xhaxhit të nënës, rreth 22.4 hektarë tokë në Vuno.

    Syri.net disponon vendimin e gjykatës, të marrë në vitin 2019, ku Eno Koleka, djalë daje me Ramën dhe Endrit Koleka, kushuri i tij, kanë bërë kundër ankimim ndaj vendimit të Agjensisë së Trajtimit të Pronave (ATP) e cila më datë 30.3 2017, ka rrëzuar kërkesën e ‘Kolekëve’, mes të cilëve figuron dhe nëna e kryeministrit, Aneta Rama Koleka.

    Por nga kqyrja e vendimit të gjykatës duket qartazi se me këtë çështje është lëvizur me kleçka juridike të sajuara, kryesisht nga institucionet e Ramës nën varësi, madje dhe në shkelje të ligjit.

    Agjensia e Trajtimit të Pronave, pavarësisht se duket sikur ka marrë një vendim për rrëzimin e kërkesës së fisit Koleka, më pas e ka lënë atë në gjendje të lirë, duke braktisur seancat gjyqësore. As ATP dhe as ZVRPP nuk janë paraqitur në gjykatë për të mbrojtur një vendim që po ata vetë e kishin marrë.

    “Vendimi i A.T.P është i paarsyetuar. Në këtë vendim nuk ka një shpjegim të përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit të provave, duke mos specifikuar dokumentacionin që mungon, si rrjedhojë e së cilës ATP nuk mund të gjykojë për njohje apo jo të pronës. Ndërkohë që pala e paditur A.T.P Tiranë dhe Personi i Tretë Z.V.R.P P Vlorë e lanë gjykimin në mungesë duke mos shfrytëzuar mundësinë për të parashtruar qëndrimin e tyre në lidhje me ankimin dhe vendimin e ankimuar” thuhet në pikën 13 të vendimit të gjykatës.

    Pra me sa shihet, vetë ATP ka krijuar kushtet që çështja të fitohet në gjykatë, pasi nuk ka argumentuar vendimin, duke mos kryer hetimin administrativ përkatës, dhe për më shumë që e ka lënë çështjen në gjendje të lirë duke mos u paraqitur në gjykatë. Në gjykatë nuk është paraqitur as ZVRPP për të e cila me në krye Artan Lamen, ka dhe ajo rolin e saj në këtë aferë, për të cilën do flasim më vonë.

    Një mbrojtje e thatë e vendimit të ATP i është bërë nga avokatura e shtetit, e cila ka marrë pjesë si palë e tretë pasi nuk ka qenë objekt padie. Dhe kjo pjesëmarrëse vetëm në pak seanca të zhvilluara dhe më pas heshtje nga institucionet. Pra me sa shihet, gjykatës, pavarësisht të tjerave, nuk i është lënë shumë hapësirë për zgjidhje tjetër.

    Por, nga kqyrja e mëtejshme e çështjes, dalim në një konkluzion i cili kërkon një hetim të thelluar nga organet ligjzbatuese. Kështu, sipas një vështrimi që i kemi bërë kësaj çështjeje, janë 2 ligje dhe të paktën 5 vendime qeverie, nga të cilat ka përfituar direkt fisi Koleka, dhe si rrjedhojë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte si trashëgimtare nënën e tij në këtë proces, madje një nga trashëgimtaret kryesore.

    .Së pari bëhet fjalë për ligjin 133 të viti 2015, i miratuar në 8 maj të po këtij viti me 71 vota, i cili ka shfuqizuar të gjithë kuadrin ligjor të mëparshëm. Për shembull në nenin 20 të ligjit thuhet se në çdo rast aty ku është e mundur, i jepet përparësi kompensimit fizik të pronës, të cilën fisi Koleka pretendon se është e lirë, dhe e dyta është neni 21 i saj, i cili njeh të drejtën e kompensimit deri në 100 ha. Nga ana tjetër me anë të këtij ligji shfuqizohen të gjitha ligjet e mëparshme si ai vitit 2004 “Për kthimin dhe Kompensimin e pronave, i cili kishte të tjera kritere për njohjen e pronës, dhe ai i vitit 2010 “për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, i cili detyronte tokat pa tituj pronësie, siç ishin dhe tokat e pretenduarat fisit Koleka, të kalonin në fondin e kompensimit të ish pronarëve.

    Emri:  auto_1231722457320.jpg

Shikime: 1438

Madhësia:  31.3 KB

    4 VKM në funksion të ligjit 133/2015

    Nga ana tjetër në funksion të këtij ligji, Rama nxjerr dhe 4 vendime të tjera qeverie që kanë të bëjnë me kalimin në pronësi të pronës, ose kompensimin e saj ku në secilin prej tyre, ku më shumë e ku më pak, fisi Koleka përfiton. Bëhet fjalë për VKM nr. 222, datë 23.32016, “Për trajtimin e kërkesave për njohje të së drejtës së kompensimit të pronës” VKM nr. 223 të datës 23.3 2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, ( ky pas rrëzimit që i bëri Gjykata Kushtetuese disa prej neneve të ligjit nr. 133, por që kishin të bënin më shumë me kompensimin financiar pa e prekur thelbi) VKM nr. 685 datë 28.92016 “për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” VKM nr 766 datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar” VKM Nr. 1114, datë 24.12.2020 për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

    Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë

    Skedarët e Bashkëngjitur 186824

    Vendimi Qeverisë numër 222 i 2016 duket se e ka favorizuar jo pak fisin Koleka. Aty ku bëhet fjalë pikërisht për plotësimin e dokumentacionit shoqërues të formularit të aplikimit në ATP. Ato sipas kësaj VKM janë katërtë tilla a) dokumentacioni ligjor; b) dokumentacioni hartografik; c) çdo dokumentacion tjetër mbështetës. Në dokumentacionin ligjor dy duket se janë sipas VKM neni 4 pika a), që përcaktojnë të qënin ose jo pronarë të tokës “dokumenti që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë nga shteti subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14, të ligjit nr. 37, datë 13.1.1945, “Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës ose çdo dokument tjetër ligjor i lëshuar nga institucionet shtetërore i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes” thuhet në VKM.

    Por duket se këto dy dokumente i kanë munguar fisit Koleka, dhe këtij neni i është shtuar dhe pika b) që thotë “kur një nga dokumentacionet e sipër-përmendura ligjore paraqet mangësi lidhur me sipërfaqen dhe kufijtë e pronës së pretenduar, subjekti depoziton vendimin gjyqësor të formës së prerë së bashku me planvendosjen e pronës, objekt gjykimi, të vulosura nga gjykata, si dhe aktekspertimin, në rast se gjatë gjykimit të çështjes në gjykatë është kryer një i tillë”.

    Pra me një vendim gjykate, të marrë në kushtet kur institucionet nuk kanë zbatuar detyrën, Ramës dhe fisit Koleka i është hapur rruga për të marrë një pasuri marramendëse në një nga vendet më piktoreske të Shqipërisë.


    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.05.27 PM.jpg

Shikime: 1607

Madhësia:  65.7 KB

    Emri:  auto_vkm_nr_2221722457403.jpg

Shikime: 1580

Madhësia:  73.0 KB

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.06.34 PM.jpg

Shikime: 1567

Madhësia:  49.7 KB

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.07.33 PM.jpg

Shikime: 1580

Madhësia:  49.0 KB

    Emri:  auto_Screenshot_11722457693.jpg

Shikime: 1529

Madhësia:  64.8 KB

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-08-2024 më 22:18

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    ‘Familja e Ramës, pronare e 224 mijë m2 tokë në Vuno’/ Gazetari: Spiro Koleka anëtar i byrosë, del i persekutuar i regjimit

    VIDEO

    Gazetari Armand Maho, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka hedhur dritë mbi investigimin e tij, ku sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka miratuar ligje dhe VKM për t’i dhënë familjarëve të tij 224 mijë m2 tokë në Vuno.

    Maho ka sqaruar se shkrimi i parë i botuar në Syri.net, '2 ligje dhe 4 VKM/ Rama bëhet pronar i 224 mijë metrave tokë në Vuno', ka të dhënat se si Rama ka ndikuar drejtëpërdrejtë me anë të ligjeve të miratuara nga mazhoranca e tij dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave, për të regjistruar mbi 22 hektarë në pronësi të familjarëve të tij, ku kryeministri është vetë përfitues si pasardhës i të ëmës, Aneta Rama.

    Gjithashtu gazetari theksoi se nga një vendim i Gjykatës së Apelit Vlorë, na del se Spiro Koleka është i persekutuar i regjimit të Enver Hoxhës, me anë të ligjeve të Edi Ramës.

    ‘Spiro Koleka ka qënë anëtar i byrosë politike, dhe në shkrimin e dytë që do publikohet tani, ai ka qënë ministër i Punëve Botore dhe kishte në dorë të menaxhonte pasuritë e kompanive italiane apo gjermane të cilat pas hyrjes së komunistëve u larguan nga Shqipëria dhe pronat e tyre u sekuestruan nga shteti. Të gjithë këta e kanë nga një vërtetim, vetëm Spiro Koleka nuk e ka një të tillë me Petro Kolekën, stërgjyshin e Edi Ramës’, u shpreh Maho.

    ‘Nuk ka pronarë apo ish-pronarë në Shqipëri që të mos ketë letrat e asaj kohe, në mos ka tapi, ka letrat e konfiskimit. Nëse nuk ke letrat e konfiskimit, dy gjëra kanë ndodhur, ose nuk e ke pasur atë tokë ose e ke dhuruar. Në të dyja rastet ti ke humbur të drejtën e pronësisë’, theksoi gazetari.

    Maho: Ky po merr tokat që janë të lira, që nuk janë zënë me ligjin 7501 ose nuk janë edhe tokë truall, pra të gjithë zonën e lirë të Vunoi, mbi kanionin e Gjipesë. Mua më ra në dorë një vendim gjykate dhe më skandalozja ishte se në këtë vendim gjykate, na dilte edhe Spiro Koleka i persekutuar i regjimit, me anë të ligjeve të Edi Ramës. Spiro Koleka ka qënë anëtar i byrosë politike, dhe në shkrimin e dytë që do publikohet tani, sa po i jepet dora e fundit nga redaktori Ardit Zeneli, ai ka qënë ministër i Punëve Botore dhe kishte në dorë të menaxhonte pasuritë e kompanive italiane apo gjermane të cilat pas hyrjes së komunistëve u larguan nga Shqipëria dhe pronat e tyre u sekuestruan nga shteti. Të gjithë këta e kanë nga një vërtetim, vetëm Spiro Koleka nuk e ka një të tillë me Petro Kolekën, stërgjyshin e Edi Ramës. Trashëgimtarëve u lind e drejta në demokraci që të kërkojnë tokat e paraardhsëve të tyre megjithëse unë mendoj personalisht që nipërit e Spiro Kolekës e kanë humbur këtë të drejtë, që kur Spiro Koleka u bashkua me persekutorët e atyre që u burgosën dhe internuan për fajin e thjeshtë se mbrojtën pronën e tyre.

    Por supozojmë se paska qënë, atëherë më nxirr vendimin e konfiskimit sepse ai sistem sado, i plerë, i poshtër dhe i ndyrë të ketë qënë, të paktën një gjë e bëri, dhe jo se e bëri për pronarët por e bëri sepse Enver Hoxha nuk donte t’i shpëtonte asnjë metër pra letrat ruheshin. Nuk ka pronarë apo ish-pronarë në Shqipëri që të mos ketë letrat e asaj kohe, në mos ka tapi, ka letrat e konfiskimit.

    Nëse nuk ke letrat e konfiskimit, dy gjëra kanë ndodhur, ose nuk e ke pasur atë tokë ose e ke dhuruar. Në të dyja rastet ti ke humbur të drejtën e pronësisë.


    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Spiro Koleka del i persekutuari i regjimit!/ Si e miratoi Rama ligjin për të bërë familjen e tij pronare të 224 mijë m2

    Emri:  auto_12rwqfsegvd1722526490.jpg

Shikime: 1423

Madhësia:  56.4 KB

    Nga Armand Maho

    Pasardhësit e fisit Koleka, kanë të gjithë të drejtën ligjore që ja jep sistemi për të kërkuar pronat e tyre. Themi të drejën ligjore, pasi atë morale e kanë humbur që kur paraardhësi i tyre iu bashkua persekutorëve të shtresës, e cila të vetmin faj të saj, kishte se ishte pronare apo shtresë e pasur dhe e mesme.

    Vetëm se kur kjo e drejtë implikon dhe kryeministrin e Shqipërisë, i cili me anë të ligjeve dhe vendimeve është përfitues direkt i një prone me origjinë të dyshimtë atëherë kjo nuk është me një e drejtë, por vepër penale. Një kryeministër s’mund të zhdukë kuadrin ligjor të 25 viteve për një çështje sepse ajo bie ndesh me interast e tij. S’mund të sajojë një ligj dhe vendime që pranojnë çdo lloj letre si vërtetim që provon se paraardhësit e tij kanë qenë pronarët ligjorë të pronave dhe janë shpronësuar nga sistemi komunist. Nuk mund të bëjë as regjistrim nga fillimi të sipërfaqeve siç ndodhi me ligjin 20/2020 ku përfituesi më i madh është ai por kjo është punë e tjetërkujt. Ne na mbetem të themi ato çfarë shohim.

    Kështu vendimin e gjykatës të vitit 2019 ligji 133/2015 është përmendur rreth 28 herë, dhe si referencë tjetër është marrë vendimi i qeverisë më numër 222 i cili është përmendur plot 13 herë në gjykatë. Ironikisht ja se çfarë shkruhet në vendimin e gjykatës “Nën këtë frymë, duke reflektuar mbi padrejtësistë e atij sistemi, ligjvenësi, nisur nga metodat arbitrare të përdorura nga organet shtetërore të asaj kohe në cënimin e në shkeljen e të drejtave të pronësisë ish pronarëve, jo pa qëllim parashikoi qartazi rinjohjen e së drejtës se pronësisë jo vetëm për pasuritë e marra mbi bazën e akteve të shtetëzimit, të shpronësimit, apo të konfiskimit, por edhe për ato pasuri të mara pa të drejtë në forma të tjera, duke iu referuar këtu rasteve kur në mënyrë arbitrare dhe në mungesë të një akti formal, e drejta e pronësisë iu mohua këtyre subjekteve.

    Në këtë kuptim, nisur nga ky prezumim, pra nga fakti i njohur botërisht i arbitraritetit të atij regjimi duke u mohuar të drejtën e pronësisë edhe në mungesë të një akti formal, pamundësia e subjektit të shpronësuar për të disponuar aktet formale prej të cilave u është cënuar dhe shkelur e drejta e pronësisë, nuk mund të shërbejë si arsye për t’a konsideruar të paplotë kërkimin e këtyre subjekteve për njohjen e së drejtës së pronësisë”.

    Pra, sipas arsyetimit të gjykatësit, ligjvënësi na paskërkash bërë një ligj dhe ca vendime për të vënë në vend padrejtësistë e atij sistemi. Kështu qoftë dhe ne po e marrim të mirëqenë faktin se Spiro Kolëkës dhe vëllait të tij, ai sistem i ka rënë në qafë.

    Koleka në vitet 1945-1946

    Në redaksi ne disponojmë fletoret zyrtare të vitit 1945-1946, ku kemi marrë me radhë të gjitha konfiskimet apo shpronësimet e bëra gjatë kësaj periudhe. Emri i Spiro Kolekës del në vendimet e Kongresit të Përmetit, ku ai është emëruar si ministër i punëve botore në qeverinë e asaj kohe, ose Kryesia e Këshillit Nacional Çlirimtar që u formalizua në vitin 1945 (faksimile). Menjëherë pas kësaj, del ligji i konfiskimeve, ku në nenin 10 të saj përcaktohet se si veprohet me pasuritë e privatëve. Për ilustrim, kemi parë rastin e konfiskimit të pasurisë së Safet Butkës në Kolonjë i shpallur i vdekur, ku Këshilli i asaj kohe ka regjistruar me përpikmëri të gjithë pasurinë e regjistruar. Në këtë vendim përcaktohen qartë kufijtë, tokat troje apo tokë bujqësore, kullotat etj etj. Më ironikja është se Ministria e Punëve botore ishte përgjegjëse dhe për administrimin e pasurive të Shoqërivetë huaja, si gjermane apo italiane të cilat kishin braktisur vendin pas marrjes së pushtetit nga ana e komunistëve. Natyrshëm lind pyetja. Si ka mundësi që një ministër i asaj kohe ta ketë lënë pasurinë e tij shkel e shko, sa sot mos i gjendet asngjë gjurmë dhe detyron më pas pinjollin e tij kryeministër të hartojë ligje të posaçme që kjo pasuri të njihet si të ishte mall pa zot? Sado i tmerrshëm të ketë qenë ai regjim duhet ti njohim meritën, që çdo individi që i ka sekuestruar pronën ka lënë së paku një gjurmë se ku ka përfunduar kjo pronë. Fjala vjen në fletoren zyrtare jepej dhe masa e sekuestros për personin në fjalë. E njëjta gjë ka ndodhur si me ata që dënoheshin nga regjimi, si me pronarët e mëdhenj të tokave, apo dhe me kulakët që konsideroheshin të tillë kur kishin më shumë se 5 hektarë tokë...

    Ligji 20/2020

    Pasi e ka marrë pronën në gjykatë, siç e shpjeguam në shkrimin e parë, kjo në bazë të ligjeve që ka bërë si i ka dashur dhe manovrave me institucionet vendore ZVRPP dhe ATP, në vitin 2020 lipset nevoja për t’i regjistruar. Vendimi është marrë më 3 shkurt 2019, ndërsa fill pas kësaj lajmërohet ngritja shtetërore e Kadastrës në mars të atij viti. Nga ana tjetër duket se sikur ky vendim gjykate i është dhënë më pas Artan Lames, në atë kohë i sapoemëruar drejtor i ASHK, i cili pa kaluar as viti duket se i lë në tavolinë Ramës ligjin tjetër atë 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Ligji u miratua me shumicë të thjeshtë në parlament më datë 5 mars të vitit 2020 në një kohë kur vetëm 9 ditë më pas Rama do fuste Shqipërinë në karantinë për shkak të COVID-19. Nga ligji i Lames, çështja Koleka do përfitonte nga neni 7,8,9, 10,11,12,13 që kanë të bëjnë me mënyrën e trajtimit të regjistrimit të pronësisë mbi tokën. Pra një ligj kryekëput preferencial si në ligjin e parë.

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.22.32 PM.jpg

Shikime: 1499

Madhësia:  42.8 KB

    Skema

    Skema është fare thjeshtë dhe korruptive. Duke qenë se mungon dokumenti ligjor dhe ATP s’mund ta siguronte një tillë atëherë ajo merr një vendim për rrëzimin e çështjes, pa bërë asnjë lajmërim për plotësim dokumentacioni, pa kryer asnjë lloj hetimi administrativ siç ka konkluduar gjykata dhe me këtë vendim trashëgimtarët i drejtohen gjykatës me dokumente hartografike të bëra rishtazi apo dokumente mbështetëse. Nga ana tjetër kjo VKM ka shfuqizuar dhe VKM e vitit 2010 që kishte kritere goxha më të rrepta në plotësimin e dokumenteve. Fjala vjen, në VKM-në e këtij viti pas vendimit të gjykatës në rast se kishte pretendime ky vendim i bashkëngjitej dokumentacionit dhe bëhej një hetim tjetër administrativ. Ndërsa në VKM dhe ligjin e Ramës, vendimi i gjykatës pavarësisht rrethanave është i detyrueshëm të zbatohet nga ATP. Pjesa tjetër është vetëm formalitet. Edi Rama troç dhe qartë ka bërë një ligj nga i cili përfituesi më i madh është vetë ai. Se sa i zhytur është ai në këtë histori, kjo i përket organeve ligjzbateuese ta hetojnë. Faktet janë aty, ligjet në fletoren zyrtare, tokat dhe kullotat e Vunoit nuk kanë lëvizur. Pyetja që duhet t’i bëhet SPAK është: A kemi të bëjmë me “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, dhe a do fillojë ky institucion një hetim për kryeministrin Edi Rama dhe gjithkënd që është përfshirë për rrëmbimin de 22.4 hektarëve tokë në Vuno?

    Tjetër VKM që favorizon Edi Ramën

    Por nuk mbaron me kaq. Në dhjetor të apo atij viti, miratohet dhe VKM që duket sikur legalizon çdo falsifikim të dokumentacionit të pronave që është bërë përgjatë këtyre viteve. Dhe nga kjo VKM, çështja e 22.4 hektarëve të Ramës në Vuno favorizohet thuajse në të gjithë draftin e saj, madje me këtë VKM, Kadastra merr përsipër që të rregullojë dhe mangësitë hartografike të pronave, dokumentet pa vula përkatëse e të tjera me radhë. Madje në bazë të kësaj VKM-je, ASHK nuk zhvillon asnjë hetim administrativ mbi mënyrën e sigurimit të akteve, por thjeshtë kthehet në regjistruese të tyre. Sa për ilustrim ja se si shprehet neni 11 në pikën 1 të kësaj VKM-je, “Nëse zbatimi i neneve 7, 8, 9 dhe 10, të këtij ligji, bie në kundërshtim me një vendim gjyqësor të formës së prerë, të nxjerrë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatohet vendimi gjyqësor. Këtu përfshihet edhe rasti kur gjykata ka vendosur detyrimin për regjistrimin e AMTP-së. Sipërfaqja që regjistrohet është ajo sipas madhësisë dhe pozicionit të përcaktuar në dokumentacionin hartografik të vendimit gjyqësor. Nëse sipërfaqja në këtë dokumentacion rezulton më e madhe se ajo e shprehur në AMTP, përfituesit i regjistrohet pronësia mbi të gjithë sipërfaqen, sipas vendimit gjyqësor, pa detyrim pagese për sipërfaqen shtesë”.

    Pra Rama me atë vendim që ka marrë, i del e drejta që sipas kësaj VKM-je të marrë gjysmën e tokave të Vunoit ( me shumë gjasë synohet plazhi i Gjipesë), dhe ASHK s’mund të bëjë gjë tjetër vetëm se ta regjistrojë?

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.23.31 PM.jpg

Shikime: 1503

Madhësia:  63.4 KB

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.24.26 PM.jpg

Shikime: 1482

Madhësia:  42.6 KB

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.24.53 PM.jpg

Shikime: 1504

Madhësia:  40.7 KB

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.25.35 PM.jpg

Shikime: 1487

Madhësia:  42.7 KB

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.26.11 PM.jpg

Shikime: 1493

Madhësia:  36.0 KB

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.26.34 PM.jpg

Shikime: 1501

Madhësia:  58.9 KB
    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-08-2024 më 22:31

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Rama fut tapinë në xhep dhe gënjen hapur: S’kam marrë asnjë metër tokë në Vuno

    Emri:  auto_23twegsdb981722542938.jpg

Shikime: 1440

Madhësia:  58.2 KB

    Nga Armand Maho

    “Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni çfarë të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se çfarë bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror!”



    Kjo është një deklaratë e bërë nga Edi Rama në 24 maj të këtij viti në Himarë, teksa si të ishte beu i jugut, ndante certifikata pronësie mes banorëve atje.

    E vërteta e atyre fjalë është vetëm ajo që, nga nëna i ka rrënjët nga Vunoi. Është e vërtetë, Aneta Rama (Koleka) është bija e Petro Kolekës dhe mbesë e Spiro Kolekës, ish anëtar i KQ PPSH dhe kryetarit të Komisionit të Internim Dëbimeve përgjatë diktaturës, që në epokën Rama ka dalë i persekutuar nga regjimi. Por ama vetëm kaq, sepse pjesa tjetër e asaj që deklaroi është një gënjeshtër e madhe dhe ja pse.

    Më shtatë gusht të 2021, Lame dhe ish kryetari i arrestuar i Bashkisë Himarë Jorgo Goro, do zbrisnin në Vuno për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Madje në mënyrë simbolike, do i dorëzonte dhe çertifikatën e pronësisë Odise Anagnostit, djalit të Pano Anagnostit banor i fshatit Vuno, i cili përfitonte bashkë më trashëgimtarë të tjerë shtëpinë dhe truallin përreth. Por në listën e përfituesve ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama Koleka të cilët përfituan tokën në bazë të ligjeve dhe VKM-ve që kishte miratuar pinjolli i tyre kryeministër. Pra, Rama duke shpërndarë tapitë e shtëpive që i takojnë himariotëve në bazë të ligjit dhe të Zotit, gënjeu ditën për diell se s’ka marrë asnjë metër tokë. Fisi i tij ka marrë jo pak por 22.4 hektarë ose më saktë 224 mijë m2, ku atij bashkë me Olsin i takon një pjesë jo e vogël. Kjo pasuri ashtu siç është, pra e painvestuar me një llogari të thjesht të çmimit atje, e ka vlerën 30 milionë euro, ndërsa e investuar shkon mbi 150 milionë euro e kacafiu.

    Lista e pronarëve, mes tyre Kolekët dhe Nushët

    (Shiko dokumentin)

    vuno_20241722543042.pdf

    E pra duket se janë një mori vendimesh qeverie, ligjesh e të tjera që ndoshta ne nuk kemi arritur t’i identifikojmë dot, por që të lenë të dyshosh për një zhvatje të madhe të tokave në jugt të vendit. Dhe këtu nuk po flasim për toka të regjistruar në emër të të tjerëve me të cilat merret Olsi tërë ditën në bregun e jugut. Jo këtu po flasim për 22.4 hektarë tokë, me origjinë të dyshimtë pronësie, të cilat nuk do ishin marrë në rast se nuk do ishte për morinë e ligjeve dhe VKM-ve që dukshëm kanë favorizuar Ramën. Ky favorizim bëhet në një moment kur në jug po bëhet një propagandë e madhe për ndarjen e çertifikateve të pronësisë. Në fakt atyre nuk po u jepet prona. Siç shihet në listën e atyre që janë shpronësuar padrejtësisht është dhe Drini Nushi, djali i Gogo Nushit ish anëtar i Byrosë politike, dhe bashkëshorti i njërës prej sipërmarrëses më të përfolura në vend për tenderat dhe PPP, që fiton si pasojë e lidhjeve të ngushta me kryeministrin. Ne s’kemi arritur të faktojmë se çfarë ka përfituar Nushi, por përderisa Rama me fakte ka marrë gjysmën e Vunoit, na lind e drejta të mos çuditemi që gjysmën tjetër ta ketë marrë fisi Nushi.

    VKM 708 Bllokon tokat e jugut, por jo të Ramës

    Nga ana tjetër, vetë Rama me anë të një vendimi qeverie ka bllokuar shpërndarjen e jo pak, por 16 milionë metra katrorë tokë, por duke përjashtuar veten. Në vendimin 708 të nëntorit 2018, ku me një të rënë të lapsit, kaloi 41 parcela nga Vlora në Ksamil në pronësi të ministrisë së Turizmit të të gjitha pronave shtetërore ose në proces të njohjes së kthimit, medemek për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Por menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës, përjashton nga ky vendim zonat “në të cilat nuk ka përfunduar rregjistrimi fillestar”. Në bazë të atij vendimi bëhej i pamundur dhe marrja e tokës nga vetë Rama, pasi figuronte tokë shtet, ndërsa deri në atë kohë statusi i saj ishte i papërcaktuar. Ky ndryshim vendimi bëhët në katër mars të viti 2019, vetëm dy javë pasi Gjykata e Apelit kishte marrë vendim në favor të Kolekëve. Në pikën 1 të vendimit thuhej “Regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonat kadastrale që i përkasin vijës bregdetare Vlorë–Sarandë, sipas shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, me qëllim përdorimin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm në turizëm”. Ndërsa ndryshimi është pika 1.1 e këtij vendimi ku sipas të cilit, “Pronat e paluajtshme sipas pikës 1, që ndodhen në zonat në të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar, do të regjistrohen në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit fillestar të pronave private në zonat kadastrale të përfshira në këtë vendim”

    Emri:  Screenshot 2024-08-05 at 10.35.49 PM.jpg

Shikime: 1494

Madhësia:  61.1 KB

    Përfundimi

    Fshatrat e bregut të jugut, si Vunoi, Qeparoi, apo dhe Lukova, nuk kanë pasur pronarë të mëdhenj toke, sidomos me këtë sipërfaqe që pretendojnë Kolekët. Funksiononin kryesisht në bazë të Kanunit të Labërisë dhe aktivitetet që ata merreshin kryesisht ishin peshkim, blegtori dhe më pak me agrumet ose prodhimin e vajit, të cilin e prodhonin sa për vete. Si prona atyre u njihen kryesisht shtëpitë, oborret dhe tokat përreth saj, ku zhvillonin ndonjë ekonomi të vogël. Pjesa tjetër ajo e kullotave ose dhe ato pak ullinj apo agrume, ishte e përbashkët dhe ndahej fshatçe. Aktivitet kryesor kishin blegtorinë, peshkimin më pak dhe në masë të madhe kanë emigruar. Petro dhe Spiro Koleka, që të paktën prej vitit 1925 nuk kanë jetuar në Vuno. Ja se çfarë shkruan vajza e Spiro Kolekës në një status në Facebook, “Babai ka bërë shkollën fillore në shkollën e fshatit, që e drejtonte mësuesi i popullit dhe kushëriri i tij (nga e ëma) Naqe Konomi. Ky mësues i shkëlqyer vuri re menjëherë cilësitë e jashtëzakonshme të përvetësimit të dijeve dhe krijimtarinë tek im atë, në të dy krahët, gjuhësore, letrare, historike e shkencore, kështu që e shtyu, me mbarimin e fillores, të ndërmerrte një përgatitje më të kompletuar në latinisht e greqishten e vjetër, për të hyrë në liceun klasik italo-arbëresh të Shën Mitër Koronës në Kalabri të Italisë. Im atë e dëgjoi mësuesin e tij të dashur dhe u largua nga Vunoi e shkoi për disa vjet të banonte në Vlorë tek i vëllai, Petro Koleka (gjyshi i Ramës), ku dhe u përgatit për studimet e mesme në Itali”.

    Që nga ajo kohë asnjë prej vëllëzërve Koleka nuk u kthye më në fshat, ndërsa nuk disponojnë as tapitë turke, as vendimet e konfiskimeve dhe as verifikimet që u bënë në atë kohë nga ato që quheshin Komiteti i Fshatarëve të Varfër, apo Këshillat Nacional Çlirimatare ku vetë “pronari” ministër i Punëve Botore vuloste e firmoste . Kaq keq të jetë sjellë regjimi vallë me pronat e Spiro Kolekës sa i ka zhdukur pa lënë gjurmë...

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-08-2024 më 00:06

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    'Beu i Vunoit' reagon sërish: 22.4 hektarët janë të Olsit dhe kushërinjve, mua më jep kënaqësi vetëm pushteti, jo toka

    Emri:  auto_1-1651722860353.jpg

Shikime: 1352

Madhësia:  17.9 KB

    Me grabitjen e mandatit të bashkisë Himarë, Edi Rama duket se i ka vënë për vijë punët edhe për vijimin e grabitjes së pronave në bregdet për familjen e tij dhe investitorët strategjikë, si Olta Xhaçka etj dhe i ka shkuar gjuha sërish aty ku i dhëmb dhëmbi, tek marrja e 224-mijë metra katrorë prona në fshatin Vuno, nga ku ka edhe origjinën nëna e tij, Aneta Koleka (Rama).

    Në një çarçaf të gjatë ku është munduar të shpjegojë se çështja ekziston, se familjarë e tij e kanë marrë pronën, se ligji i bërë nga ai në vitin 2016 ka qenë një ndihmesë dhe shtytje për ta për mërrjen e kësaj sipërfaqe toke miliona euroshe, Rama mundohet t’u thotë shqiptarëve që ai vetë nuk e kam merak pasurinë se mendon për botën e përtejme. Kjo botë për të ka vetëm një vlerë, pushtetin absolut, ndërsa me të tjera merret Olsi dhe kushurinjtë, ky vetëm se u shtron rrugën e përfitimit nga pushteti që ka.

    Interesant është fakti se edhe në këtë reagim të dytë Rama aludon se nxjerrja në publik e këtij skandali është punë e Athinës, sigurisht nuk le pa sulmuar edhe opozitën, por kjo nuk është gjë e re.

    Tani disa pyetje kryeministri duhet t’i japë përgjigje: Pse e shqetëson kaq shumë Athina derisa ky pretendon se ka marrë pronat e gjyshit të tij?

    Ç'punë mund të ketë Athina me pronat e Kolekajve?

    Për çfarë frikësohet se mund të dalë kryeministri që po vijon të mos i ndahet kësaj çështje dhe e ka qendërzuar sulmin e tij sa në Athinë e sa në Tiranë?

    Reagimi i plotë i Ramës:

    HISTORIA E NJË PRONE TË PARË NGA DY BOTË TË NDRYSHME

    Në ndërkohën që Himara u mblidhej për të bërë zgjedhjen e qartë dhe të padiskutueshme që bëri dje, kuzhina e qarqeve ekstremiste greke, ku është gatuar çorba e madhe e gënjeshtrave për pronat në Himarë dhe qenefët e atyre në Tiranë pa din, iman, fe e as atdhe, vijuan të jashtënxjerrin rrena me bisht mbi historinë e pronave të familjes së nënës time në fshatin Vuno të Himarës.

    Ata andej, poshtë nga Athina, nuk duan ta pranojnë se në Shqipëri ka vdekur koha kur mund të fusnin hundë e duar, për të bërë çorap punët tona përmes shërbëtorësh dhe eunukësh me pushtet në Tiranë. Ndërsa këta këtej, lart nga Tirana, pasi vdiq koha kur mund ta shkelnin me të dyja këmbët çdo ligj e zakon, për të grabitur ç’të mundeshin me hijen e pushtetit dhe me ligje e vendime qeverie të kopsitura për interesat e tyre, të familjarëve e të tarafeve të tyre, duan medoemos të më fusin edhe mua në kategorinë e mjerë të të korruptuarve, të cilës i përkasin përgjithmonë në mënyrën më të palavdishme.

    Siç e thashë publikisht para disa ditësh, padia e rradhës për shpifjet e tyre do të shkojë në gjykatë sapo të jetë gati. Por duke qenë ky i pronës së grabitur nga unë në Vuno me vendime qeverie, një fabrikim i hatashëm në tërë ndytësinë e vet, po ndaj publikisht disa fakte që e tregojnë shumë kokëfortësisht, se jo vetëm s’jemi të gjithë njësoj në këto llogoret e politikës, po jetojmë në dy botë krejt të ndryshme dhe kemi për politikën dhe pushtetin botëkuptime që dallojnë si dita me natën.

    * Më 12.05.2003 me kërkesë të Edrin dhe Eno Kolekës si trashegimtarë (me prokurë të posaçme) të Petro dhe Spiro Kolekës, Gjykata e Vlorës njeh pronësinë e Petro dhe Spiro Kolekes mbi 22.4 ha pyll dhe kullota në fshatin Vuno, të Bashkisë Himarë (diku lart në rripa malesh shumë larg vijës bregdetare meqë flasin edhe për vlera dhjetra milionëshe të truallit të “grabitur”).

    * Më 06.05.2016 me hyrjen në fuqi të ligjit 133/2015 që u shqyrtua deri në Strasburg , Edrin Koleka paraqet kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP) për njohjen dhe kthimin e pronës në kufijtë ekzistues, sepse është sipërfaqe e lirë (pra në kohën kur unë isha në krye të qeverisë dhe në krye të agjencisë ishte një drejtues i emëruar nga qeveria ime, me firmën time).

    * Me vendimin nr.504, dt.30.03.2017, ATP-ja e rrëzon kërkesën e Edrin Kolekës dhe e argumenton kundërshtinë mbi bazën e VKM nr. 222 date 23.03. 2016 “ Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës dhe kompensimin e saj “ (e cila mban firmën time, e jo që nuk i favorizon, siç bërtasin kllounët e ekstremizmit grek në Athinë dhe të paudhët pa atdhe të ujrave e të listave të zeza të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, po përkundrazi, i pengon drejtëpërdrejtë të 11 trashëgimtarët e familjes Koleka të përfitojnë pronën e gjyshërve të tyre).

    * Dokumentacioni konsiderohet jo i plotë, jo vetëm në bazë të VKM-së së mësipërme, po edhe sipas ligjit nr.133/2015 për “ Trajtimin e pronës dhe përfundimim e procesit të kompensimit të pronave“. (E thënë ndryshe, ky ligj i kaluar me propozimin e qeverisë sime të mandatit të parë dhe me votat e shumicës socialiste, nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument origjine).

    * Edrin Koleka e ankimon këtë vendim të ATP-së në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe kjo gjykatë me vendimin nr.40 datë.19.03.2019 e bën nul vendimin nr.504 date 30.03.2017 të ATP-së, duke njohur kompensimin fizik në kufijtë e pronës së Petro dhe Spiro Kolekës, për një sipërfaqe 22.4 ha pyje dhe kullotë në Vuno, Qarku Vlorë.

    Por odiseja e trashëgimtarëve të kësaj prone, ku përfshihem edhe unë vetë (pavarësisht se e kam bërë me dije në familje qysh në kohëra tanimë të vjetra, kur isha thjesht “një piktor me thonj të paprerë që flija nën urat e Parisit” siç më quanin politikanët e Tiranës në librat e sharjeve të tyre, se nuk kam asnjë interes të bëhem pronar i asgjëje të trashëguar, përveç studios së tim eti) nuk mbyllet me kaq.

    * Agjencia e Trajtimit të Pronave, me shkresën nr.6175/1 datë 26.06.2019, ushtron rekurs kundër trashëgimtarëve të familjes Koleka në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit nr.40 datë 19.03.2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

    * Si përfundim sot e kësaj dite nuk ka ende një datë gjyqi në Gjykatën e Lartë për trajtimin e kësaj çështje, nga e cila një ndër përfituesit potencialë është edhe im vëlla, ashtu siç nuk ka në kadastër sot e gjithë ditën asnjë pronë të regjistruar në emër të trashëgimtarëve Petro dhe Spiro Kolekës.

    Tani, unë e di që sapo ta postoj këtë shpjegim faktik mbi maskarallëkun e njëmijtë të kundërshtarëve të mi të padenjë në adresën time, nuk do të mungojnë ata që nuk do ta besojnë e që do të luftojnë me faktet si zakonisht, apo ata që do të gjejnë mënyrën për ta përqeshur këtë qasje timen ndaj interesave pronësore të familjarëve e të afërmve të mi, të cilëve u shpreh keqardhjen që për shkak të detyrës sime duhet edhe të dëgjojnë ballkoneve të dëshpërimit politik dhe të shohin e lexojnë kanaleve të llumit mediatik, një histori maskarenjsh nga Athina e nga Tirana, për një pronë që e kërkojnë shkallë më shkallë që prej viteve ‘90.

    Por jam mësuar me ata që “nuk mbushin” dhe që e shohin botën me sytë e verbër të anësisë politike apo të urrejtjes analitiko-mediatike. Ky shpjegim nuk është për ta, po vetëm për atë shumicë shqiptarësh që prej 11 vjetësh, më kanë bërë nderin e jashtëzakonshëm të besimit të tyre për të udhëhequr Shqipërinë, të cilëve besoj se u vlen historia e kësaj prone, si një provë e besnikërisë sime ndaj tyre në kryerjen e një detyre kaq të lartë, ku kurrë, në asnjë rast, nuk kam marrë e nuk do të marr asnjë përfitim material përmes pushtetit që ushtroj, e prej ku familjarët e të afërmit e mi nuk kanë marrë kurrë, në asnjë rast, as edhe një trajtim të veçantë falë pushtetit që ushtroj.

    Mbase edhe pse jam informuar që i vogël, se vdekja nuk është thashethem dhe kam mësuar më pas se në botën tjetër nuk pijnë ujë as paraja e as titujt e pronësisë, më kanë interesuar gjithnjë të tjera gjëra të kësaj bote, ku për mua nuk ka gjë më të madhe se sa të lësh gjurmët e një kujtimi të mirë tek ata që ke përreth dhe ku privilegjin e epërm për të ndryshuar për mirë vendin ku je lindur, duke justifikuar besimin e atyre që ta kanë dhënë, nuk ka para, prona e pasuri materiale që mund ta konkurojnë.

    Jo 22.4 ha pyll dhe kullotë, po sikur detin e tërë të ma bënin kos, nuk do ta pranoja në këmbim të kënaqësisë së një dite të vetme si kjo në detyrë, kur Himara u gdhi e çliruar nga mjegulla e gjatë e një historie për t’u shkruar njëherë tjetër.

    Ky jam unë dhe tekefundit duhet t’u them faleminderit atyre që me pahirin e një maskarade, më detyruan të tregoj një histori konkrete të dallimit tim të madh me ta dhe me këdo u bën duva a mendon si ata për mua, sepse vetë pa shkak, nuk do ta tregoja ndonjëherë këtë histori.

    Me dashuri nga Himara❤️

    I Juaji gjithmonë

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Historia e 224 mijë metrave e parë nga VKM dhe ligje qeverie!

    Emri:  auto_8931tgw8esvd1722876650.jpg

Shikime: 1395

Madhësia:  40.8 KB

    Nga Armand Maho

    Ouu, ky merr 224 mije metra me ligje e vendime qeverie dhe unë dilkam i paguar nga Athina.

    Ai vendim gjykate duhej të ishte publik, po ishte fshehur me nikoqirllëk. Si qysh e tek më ra në dorë mua është eksperiencë e një gazetari prej 24 vitesh tani, pra që nga ajo kohë kur KM i sotëm s’kishte hequr akoma vathët kur hynte në zyrë. Greqia s’ka të bëjë fare. Në Greqi kam qënë vetëm një herë në vitin 2018 në Parga, ku kam ndenjur disa orë me gruan dhe djalin, e jam kthyer prap.

    Ustallarët e TIMS e mund ta verifikojnë fare mirë këtë.

    E dyta ai rekurs në Gjykatën e Lartë që përmend zotëria s’ka asnjë vlerë, sepse vendimi i Apelit është ekzekutiv dhe këto lehtësira i ka bërë kryeministri. ATP do ishte mirë ta bënte detyrën atëherë kur ishte për ta bërë sepse tani nuk pi më ujë, këto marifete t’ja thotë ndonjë tjetri.

    KM duhet të japë përgjigje, fjala vjen, pse vetëm dy javë pasi fitoi gjyqin fisi i tij, ndryshoi VKM-në 708 të vitit 2018, ku janë bllokuar të gjitha tokat shtetërore në jug ( në fakt i gjithë jugu shtetëror është) për t’ia kaluar investitorëve strategjikë ( medemek Kumbaros). Shtesa 1.1 e cila përjashtonte ato prona që janë në proces regjistrimi fillestar, madje pa dalë akoma ligji 20/2020 .

    Po me ligjin e sipërcituar, pra 20/2020, ASHK është kthyer edhe në rregulluese hartash se ato me të cilat u fitua kjo çështje në Apel, janë aq lesh e li, sa duket qartë se mos kishte atë pushtet s’do kishte kadi e perëndi qe t’i bënte derman.

    E katërta, nuk janë kullota larg bregut se nja 13 e kusur hektarë sipas VKM i janë poshtë rrugës kryesore, por tani thjeshte duhet saktësuar se ku do jetë. Ne dimë fare mire se 13 hektare poshtë rrugës nacionale Vlorë-Himarë, kullota e pyje kanë mbetur vetëm te kanioni i Gjipesë, dhe kurora mbi bregdet deri në Jalë, pasi ishte dhe pjesa që mbronte ullishtat nga suferina e detit. Pjesa tjetër poshtë Vunoit janë siç e thamë, ullishta të shpërndara me 7501 deri në Vishë të cilat përjashtohen nga ligji.

    Tani është apo s’është pronar Rama me të tijët në këtë sipërfaqe, duhet të shohim letrat dhe jo reagimet kilometrike në FB. Pozicioni i tij si kryeministër, ja detyron që çke me të, por një gjë na thanë ata njerëz atje, që akoma nuk i janë njohur trojet e shtëpive që i kanë që nga 1800-ta dhe janë në proces legalizimi. Pronar të kullotave dhe malit Mjegullosh në atë fshat s’kanë qënë kurrë askush në mot të motëve. I merr me fermane qeverie kjo është tjetër gjë, por e vërteta kjo është.

    22.4 hektarë në Vuno siç me tha një nga ata njerëzit janë sa ndonja 600 hektarë në Myzeqe, ku dhe Vrionët që ishin ndër fiset më të pasura të Shqipërisë, nuk i kishin.

    Ja kështu ta gëzoje KM fitoren e Tavos!

    ps: në faqen e KM nuk komentoj dot se më ka bllokuar ka nja ca vjet. Se përse duhet me pyet Fugën

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Afera e Vunoit/ Kaso: Rama grabiti për familjarët e tij 30 milionë euro prona!

    Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka dhënë të tjera detaje të grabitjes së 22.4 hektarëve tokë në Vuno nga kryeministri Edi Rama, një denoncim i publikuar nga Syri dy ditë më parë. Sipas Kasos, institucionet shtetërore nuk ka pasur guximin të shkonin në gjyq, për të kundërshtuar marrjen e 224 mijë metrave katrorë tokë nga familja Koleka.

    ‘Institucionet shtetërore s’kanë patur guxim të shkonin në gjyq, janë dy dokumente burokratike që mungojnë. Ka pasur me mijëra pretendime pronësie në këtë zonë kadastrale, por që janë refuzuar. Është e qartë që prej 2016 -2020, është Rama dhe qeveria që ndërtëon përmes kuadrit ligjor, që i vjen përshtat familjes Koleka për përfitimin e kësaj prone në fjalë. Një sërë vendimesh nga qeveria, 2 ligje e 7 VKM për të marrë pronën në Vuno. Këtë vendim gjyqësor që kanë marrë trashëgimtarët Koleka, ia kanë bërë efektive këtë të drejtë prone. Certefikatat e pronësisë nga Rama, thirrja publike për banorët e Vunosë. Kemi dokumentin në fjalë, e 7 gushtit të 2021 kur Lame dhe Goro në Vuno u bëjnë thirrje për të marrë certefikatën e pronësisë. Përfituese në këtë zonë si subjekt që tërheq certefikatën, për një pronë publike, ku lidhet regjistrimi përfundor, me nënë e kryeminstrit Rama. Kjo hedh poshtë betimin e rrejshëm të kryeministrit se ata kanë përfituar prona në zonë. 22.4 ha tokë, është ende i panjiohur nga ana jonë, në kushtet kur ATP ka refuzuar të jetë bashkëpunuese, që mediat e kanë denocuar këtë afërë që do investigim të mëtjeshëm, por edhe Kadastra që nuk jep përgjigje. Provohet fakti që jo vetëm Rama ka kërkuar pronat që i takojnë nga të parët e vet në zonë, por fuqia rregullatore e shtetit është vënë në funksion të marrjes dhe regjistrimit të pronës nga familjarët e tij në zonën më stë lakmuar të vendit, i trumbetuar më 7 gusht 2021.

    Afera e tokave të Vunoit

    • Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ç`a të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ç`a bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror” - Edi Rama, Himarë, më 24 maj 2024

    • 3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;

    • Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;

    Afera e tokave të Vunoit: Historiku

    • Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;

    • ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:

    • Mungesa e vendimit të shpronësimit,

    • Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.

    Afera e tokave të Vunoit: Historiku

    • Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:

    • Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,

    • Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.

    • Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;

    Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor

    • Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:

    • Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint

    pronës”.

    • Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;

    • VKM nr. 89, dt.03.02.2016;

    • VKM nr. 222, dt.23.03.2016;

    • VKM nr. 223, dt.23.03.2016;

    • VKM nr. 685, dt.28.09.2016;

    • VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;

    • VKM nr. 1174, dt.24.12.2020

    • VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;

    • Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:

    • Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;

    • Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës,

    dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.

    Afera e tokave të Vunoit-Marrja e Pronës.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Malltezi: Fisnikët Begeja me pronë të blerë dhe të regjistruar qysh në 1935, Rama hajdut me gjyq fakti në 2003

    Emri:  auto_wegsdbx1722875510.jpg

Shikime: 1401

Madhësia:  48.0 KB

    Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e kryeministrit Edi Rama, i cili nëpëmjet ligjeve dhe VKM-ve të miratura prej tij dhe mazhorancës socialiste, kanë mundësuar përvetësimin e 224 mijë metrave katrorë tokë në Vuno, nëpërmjet familjarëve të tij.

    Në postimin e tij në Facebook, Malltezi ka publikuar një dokument i cili tregon se fisi Begeja, e ka pronën e blerë dhe të regjistruar në hipotekë që në vitin 1935, ndërkohë që Edi Rama një hajdut me gjyq fakti në vitin 2003, duke përvetësuar 224 mijë metra katrorë tokë në Vuno.

    ‘Edi rama nuk ka vërtetim prone në hipotekë, nuk e ka as të blerë e as të dhuruar. Ka bërë gjyq fakti me 2 dëshmitarë dhe palaçot e fëmijëve tanë (kolegët dhe partnerët e edi ramës) mbyllin sytë ndaj vjedhjes’, shkruan Malltezi.

    Postimi i plotë:

    Fisnikët Begeja me pronë të blerë dhe të rregjistruar në hipotekë qysh 1935 dhe Edi Rama hajdut me gjyq fakti në 2003. Edi rama NUK ka vërtetim prone në ipotekë, nuk e ka as të blerë e as të dhuruar. Ka bërë gjyq fakti me 2 dëshmitarë dhe palaçot e fëmijëve tanë (kolegët dhe partnerët e edi ramës) mbyllin sytë ndaj vjedhjes

    Emri:  auto_Screenshot_11722875510.jpg

Shikime: 1417

Madhësia:  55.8 KB

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 4 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Gazetari nxjerr dokumentin: Spiro Koleka, deputeti i Vunoit në 1945 që zhduku pronën e tij 224 mijë m2

    Emri:  auto_21wegsdb1723477164.jpg

Shikime: 1364

Madhësia:  44.3 KB

    Gazetari Armand Maho ka vijuar me denoncimet e tij në lidhje me përvetësimin e 224 mijë metrave katrorë tokë në Vuno nga familjarët e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit është edhe vetë përfitues, duke bërë ligje dhe VKM, pikërisht për të regjistruar këtë sipërfaqe të madhe toke në një prej zonave më piktoreske dhe të kushtetueshme të bregdetit shqiptar.

    Në postimin e tij në Facebook, Maho ka publikuar një dokument ku tregohet se Spiro Koleka, është bërë deputet në vitin 1945, si kandidat i vetëm i Frontit Demokratik për zonat e Himarës, Vunoit, Dhërmiut dhe gjithë pjesës së bregut.

    ‘Koleka qoftë në pozicionin e deputetit po ashtu dhe të Ministrit të Punëve Botore (Publike) ka qënë dhe i deleguar për reformën agrare pikërisht në këto zona. Natyrshëm lind pyetja?! Kaq leshko ishte sistemi i Hoxhës sa të kandidonte në këtë zonë një nga pronarët më të mëdhenj të tokave?!’, shkruan Maho.

    Gjithashtu Maho ngre pikëpyetje se ‘përse Koleka është sjellë kaq keq me pronat e veta, sa t’i zhdukte pa nam e pa nishan?’

    ‘Nga ana tjetër, Spiro Koleka ka qënë gjallë deri në vitin 2001, si ka mundësi që pronari kryesor nuk i kërkoi kurrë këto prona, as në vitin 1993-1996 kur u morën mbi 90% të vendimeve të faktit, vendimet e komisioneve zonale për pronat por ky proces filloi nga trashëgimtarët vetëm pasi ai ndërrroi jetë në vitin 2001. Po nga viti 2003 deri në 2017, a janë bërë të tjera kërkesa për njohjen e pronës?’, shkruan gazetari.

    Postimi i plotë:

    Ky eshte nje dokument i zgjedhjeve te para te vitit 1945 i bere publik nga studiuesi Afrim Krasniqi. Ne te Koci Xoxe jepte alarmin se rreth 30% e popullsise se Himares kishin abstenuar ne zgjedhje. Kandidati i vetem i frontit Demokratik ishte Spiro Koleka. Pra eshte zgjedhur deputet per zonat e Himares, Vunoit Dhermiut dhe gjithe pjeses se bregut. Pas kesaj dihet fati i shume prej abstenuesve qe u perballen me denime, konfiskime pronash apo debime dhe internime.

    Koleka qofte ne pozicionin e deputetit po ashtu dhe te Ministrit te Puneve Botore( Publike) ka qene dhe i deleguar per reformen agrare pikerisht ne keto zona. Natyrshem lind pyetja?! Kaq leshko ishte sistemi i Hoxhes sa te kandidonte ne kete zone nje nga pronaret me te medhenj te tokave?! Pse Koleka eshte sjelle aq keq me pronat e e veta sa ti zhduke pa nam e pa nishan? Nga ana tjeter, Spiro Koleka ka qene gjalle deri ne vitin 2001, si ka mundesi qe pronari kryesor nuk i kerkoi kurre keto prona, as ne vitin 1993-1996 kur u moren mbi 90% te vendimeve te faktit, vendimet e komisioneve zonale per pronat por ky proces filloi nga trashegimtare vetem pasi ai nderrroi jete ne vitin 2001. Po nga viti 2003 deri ne 2017 a jane bere te tjera kerkesa per njohjen e prones?

    Keto pergjigje i gjejme dot ne 2 ligje dhe 7 VKM apo duhet te presim te filloje procesi gjyqesor per “shpifje”

    Emri:  auto_454869507_10235007144059933_1444925989018968838_n1723477159.jpg

Shikime: 1392

Madhësia:  58.2 KB

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ja se si me dy ligje dhe 3 vendime qeverie Rama u bë pronar i 224,000 metrave tokë në Vuno

    Berisha edhe 7 pyetje Ramës: Vjedhja e 224 mijë m2 tokë nga Edvin Gjipeja, grabitja më e madhe e pronës në 32 vite

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka drejtuar të tjera pyetje Edi Ramës në lidhje me marrjen e 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, pa asnjë dokument, pa asnjë letër kadastre dhe asnjëherë e regjistruar në pronësi të Kolekëve.

    Deklaratë e Partisë Demokratike!

    Me heshtjen e tij si fija e barit, hajduti Edvin Gjipeja ka pranuar se ai dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi, 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.

    Ai pranoi në këtë mënyre se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 m2 tokë, ndërkohë që dokumentet faktojnë se nëna e tij e ndjerë ka qënë palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë.

    Edi Gjipeja nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë m2 tokë që ai ka marrë ndodheshin ashtu siç deklaroi ai, diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por ai me heshtjen e tij pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ajo tokë ndodhej diku lart në rripa malesh dhe shumë larg vijës së bregdetit, ndërkohë që është faktuar nga gazetarë investigativë se 131000 m2 të kësaj toke të plaçkitur ndodhen ndër rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin gjer në buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.

    Për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë m2 tokë, që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të serial vrasësit, Pëllumb Gjokës në Velipojë, sot kam edhe disa pyetje të tjera për Edvin Gjipenë.

    1-Pse ATP e Artan Lames, mikut tënd dhe kadastra e Vlorës morën vendim për mosnjohjen e pronësisë së 224 mijë m2 tokë të Gjipesë si tokë të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar nga babai i saj apo gjyshi yt Petro Koleka? Iu mungonin ju dokumentet apo e bënë se kishin inate me ju?

    2-A është e vërtetë se ATP nuk zbardhi vendimin e refuzimit të njohjes dhe kthimit të pronës nënës tuaj të ndjere, sipas teje trashëgimi e gjyshit tënd Petro?

    3-A ke bërë presion ti mbi Artan Lamen që vendimi i refuzimit nga ATP të kërkesës së nënës tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj të mos zbardhej me qëllim që të fshiheshin arsyet e refuzimit?

    4-Si ka mundësi, që siç thuhet, ATP nuk është paraqitur fare në gjykatë për të mbrojtur vendimin e vet të refuzimit të kërkesës së mamasë tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj? Munguan nga frika apo i keni porositur ju?

    5-A është shkarkuar ndonjë drejtoreshë e hipotekës së Vlorës se ka refuzuar të regjistrojë tokën prej 224 mijë m2 të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar siç pretendoni ju nga i ati i saj, pra gjyshi juaj Petro Koleka dhe njerëzit e tij?

    6-Nga viti 1999 gjer në vitin 2005, ju (Edi Rama) keni qenë ministër dhe kryetar bashkie. A paraqiti nëna juaj e ndjerë apo kushërinjtë e saj Kolekët e tjerë ndonjë dokument për marrjen e kësaj toke në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronës, të emëruar nga Partia Socialiste? Ne rast se po, çfarë përgjigje kanë marrë? Në rast se nuk kanë paraqitur, pse nuk paraqiten dokumentet apo kërkesën pranë organeve të emëruara nga Partia Socialiste apo pritën momentin që djali të bëhej kryeministër?

    7-Së fundi, specialistët çmojnë se për krijimin e bazës ligjore të rreme për marrjen e 224 mijë m2 tokë, ke firmosur 7 vendime qeverie dhe ke ndryshuar 2 ligje të lidhura me problemet e pronësisë. Nga kjo, vetiu linde pyetja, cila është e vërteta e këtyre 7 vendimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të dy ligjeve? Sa prej tyre lidhen pikërisht me pronësimin tuaj dhe klanit Koleka me 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregdetit shqiptar që është Gjipeja dhe kanioni i saj i njohur e me famë botërore.

    Qytetarët shqiptarë presin përgjigje, por hajduti i Gjipesë do vazhdojë të heshtë si fija e barit. Pas këtyre do të ketë pyetje të tjera dhe të vërtetën do ta nxjerrim në shesh.

    Faleminderit!


    Syri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2023, 14:10
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2016, 10:40
  3. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 18:38
  4. Gjyqtaret e 21 janarit, vendime fajësie për 6 protestues të dhunshëm
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2013, 11:09
  5. Forma me e mire nje qeverie
    Nga daniel00 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 21:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •