Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    “PLUMBI I ARTË 2”/ Akuzohet për përfshirje në 5 vrasje, kush është Arben Lamçe që u kap sot në Kosovë?

    Emri i Arben Lamçes është në mesin e 33 urdhërarresteve të “Plumbit të Artë 2” të lëshuara nga SPAK dhe firmosura nga GJKKO në 31 korrik.

    I arrestuari nga njësia FAST Kosova dhe AKI në lagjen Emshir të Prishtinës, dyshohet i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal i vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

    Lamçja ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër kur ka rënë në pranga, i cili gjithashtu është arrestuar.

    Emri:  -640-0-f8d9e0a9433762727e70a889fcd69314.jpg

Shikime: 663

Madhësia:  30.7 KB
    Arben Lamçe

    Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan, Rrogozhinë dhe Peqin. Për Arben Lamçen u lëshua një urdhër arresti nga SPAK në kuadër të vijimit të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, që u krye prej SPAK, BKH, Policisë së Shtetit dhe strukturave policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

    Tashmë pritet që Lamçja të ekstradohet në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë.

    Në krye të grupit kriminal të çmontuar nga SPAK ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja alias Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit” që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim.

    Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Çopja kishte porositur në kohë të ndyshme 22 atentate.

    Nga këto, 6 persona u ekzekutuan, përfshirë masakrën e trefishtë në Bradashesh në 29 dhjetor të vitit 2018. Katër është numri i atentateve që i janë bërë Erion Alibejt i cili ka mundur të shpëtojë. Ndërsa në 2 raste të tjera është tentuar vrasja e Nuredin Dumenit, të penduarit të drejtësisë.

    Numri i urdhëarresteve të ekzekutuar, pas prangosjes së Arben Lamçes në Prishtinë, shkon në 16.

    Kush është “Dari i Elbasanit”

    Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

    Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

    Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.

    Emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme. Emri i Bakos, doli edhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

    Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibejt alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

    Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK-ut se kishte mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibejt dhe Hajdar Bakos, raporton Balkanweb.

    Sipas tij, Arjan Spahiu, i cili mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për t’u ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. “Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë do më jepte 300 mijë euro”, ka rrëfyer Dumani.

    ORA NEWS

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Pastronte paratë së bandës “Çopja”, policia jep detaje për arrestimin e Klajdi Merkajt në Itali

    Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e Klajdi Merkajt në Itali disa ditë më parë. 35-vjeçari, i cili akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e bandës “Çopja”, do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

    “Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç,” thuhet në njoftim.

    Ndaj Klajdi Merkajt, GJKKO ka catuar më 29 korrik masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

    Njoftimi i policisë:

    Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Lokalizohet dhe kapet në Itali, një shtetas i akuzuar nga SPAK.

    Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç.

    Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

    Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri.

    *****

    Bisedat mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes përmes aplikacionit Sky ECC janë pjesë dosje voluminoze të SPAK për organizatën kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë.

    Por, si i pastronte Klajdi Merkaj paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja? Në një artikull, BIRN ka shpjeguar mekanizmin duke zbuluar se Klajdi Merkaj po kërkonte financime për të zgjeruar biznesin e ndërtimit në kryqytet dhe synonte që përmes kompanisë së tij të ndërtonte një kompleks vilash në zonën e Lundrës.

    35-vjeçari po negocionte për blerjen e dy trojeve të kushtueshme në Tiranë dhe u drejtua për ndihmë Franc Çopjes për të siguruar shumën e madhe të parave që i duhej.

    LAPSI

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Fijet nga Shqipëria që zbuluan pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës

    Emri:  Capture-126.jpg

Shikime: 285

Madhësia:  38.2 KB

    Europol njoftoi të mërkurën goditjen e një rrjeti kriminal që vepronte si një bankë e nëndheshme, për të qarkulluar dhe pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës në shkallë të gjerë e nga krime të tjera të rënda. Goditja e rrjetit erdhi falë aktiviteteteve të agjensive ligjzbatuese në 6 vende të ndryshme, të mbështetura nga Europol-i, e veçanërisht nga rezultatet e dy hetimeve të rëndësishme të finalizuara kohë më parë me operacionet “Gorgon”, i realizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në Shqipëri dhe ai “Whitewall”, i realizuar në Spanjë, nga Guardia Civil. Europol-i bëri të ditur se të paktën 9 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestruan 25 milionë euro në kriptovaluta, 35 mijë euro kesh dhe dokumente, telefona celularë , sende me vlerë ( ari, mallra luksi).

    Operacioni “Gorgon” në Shqipëri

    Operacioni në Shqipëri, i zhvilluar më 31 korrik, pati si objektiv goditjen e organizatës së vëllezërve nga Elbasani Franc dhe Hajdar Çopja të dyshuar për një seri vrasjesh, tentative vrasjeje si dhe në vjedhjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019. Nga 33 urdhëra arresti, 13 u ekzekutuan në vend ndërsa dy të tjerë ishin arrestuar më herët jashtë vendit. Pjesa tjetër e personazheve kishin lënë prej kohësh Shqipërinë.

    Në njoftimin e saj për rastin, Prokuroria e Posaçme, u përqëndrua te aktiviteti i vëllezërve, duke mbajtur të fshehur një fakt që e zbuloi komunikata e Europol-it në atë kohë. Sipas organizatës europiane të sundimit të ligjit në operacionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme ishte “arrestuar një figurë e rëndësishme në pastrimin e parave me qendër në Tiranë, i cili i ka ofruar shërbimet e tij grupeve të ndryshme kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në rrafsh ndërkombëtar, në vrasje, korrupsion e trafik droge në shkallë të gjerë”.

    Siç u mësua më pas, mes të arrestuarve ishin pronarët e një pike këmbimi valutor në qendër të Tiranës, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët dyshohen se ofronin shërbime financiare për organizatën e vëllezërve Çopja. Zbërthimet e aplikacioneve të koduara SKY/ECC, kanë zbuluar se Mici kishte lëvizur disa miliona euro të Franc Çopjes. Por në deklarimet për mediat, avokatët e të dy të arrestuarve kanë mohuar akuzat.

    Në njoftimin e sotëm të Europol-it, për këtë rast shpjegohet se i arrestuari në Shqipëri “po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. Kjo mënyrë, është përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe përbën një qasje të re për pastrimin e parave”.

    Si nisën hetimet

    Hetimet për këtë rrjet nisën në vitin 2021, kur në kuadër të hetimeve për trafik të lëndëve narkotike, policia spanjolle, gjatë kontrollit të një banese, gjeti në kartëmonedhat 5 euro-she, të dhëna me shkrim dorë, që jepnin informacione se kush po koordinonte dhe lehtësonte aspektin financiar të trafikut të kokainës.

    Policia spanjolle ia dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e kontrolloi atë me të dhënat e mbledhura në rastet e sistemeve të koduara “ EncroChat” dhe “Sky”. Si rezultat, shpjegon Europol-i, një shtetas britanik, u identifikua si një koordinator që ofronte shërbime bankare të nëndheshme, për një rrjet kriminal me bazë në Spanjën jugore, i cili ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti kriminal që operonte nga Dubai.

    Pas arrestimit të tij më 12 shtator të vitit 2022, analizimi i të dhënave të shumta për të zbuluar rrjetin kriminal dhe rolet e anëtarëve të tij, çoi në një aksion të zhvilluar më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit belge, bullgare, holandeze dhe të Shteteve të Bashkuara.

    Sipas Europol-it dy operacionet “Gorgon” dhe “Whitewall” zbuluan shumë aspekte të krimit të organizuar, me transfertat e fshehta dhe pastrimin e parave të cilat funksionojnë jo vetëm që si krime financiare në vetvete, por edhe si shërbime për ata që janë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet me pagesë dhe trafikimin e armëve shkruan VOA.

    VOA

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    LISTA/ Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Çopja, mbi 10 milionë dollarë vetëm në kriptovaluta

    Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, drejtues të një organizate kriminale me qendër në Elbasan.

    Në mesin e pasurive, SPAK bën me dije se është edhe një portofol kriptovalutash me vlerë 10 milionë dollarë.

    Në njoftim thuhet se janë sekuestruar llogari bankare, truall, ndërtesa, biznese, vila, garazhe, duplekse dhe apartamente.

    Në total janë sekuestruar:

    10 milionë USD kriptovalutë
    4 llogari bankare (afro 130 mijë euro në total)
    4 vila bashkë me truall
    1 hotel në Tiranë
    14 troje
    4 garazhe
    5 njësi shërbimi (dyqane, bare)
    3 apartamente (një nga te cilët dupleks)
    1 shoqëri tregtare + llogaritë bankare

    NJOFTIMI ZYRTAR

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të njoftuar më datë 01.08.2024, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale, me bazë në qytetin e Elbasanit, e drejtuar nga vëllezërit F.G (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.)

    Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i përdorimit të kriptovalutave, nga ana e organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme etj.

    Në zbatim të vendimit të GJKKO, nr.683, datë 28.11.2024, “për caktim masë sigurimi pasuror”, si dhe urdhërit të organit proçedues, datë 06.12.2024 “për ekzekutimin e vendimit nr.683, datë 28.11.2024”, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim edhe me EUROPOL, policinë Federale të Belgjikës, atë të Hollandës, Spanjës, në periudhën 25.11.2024 e deri më datë 15.01.2025, koordinuan veprimet për të mundësuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të organit procedues mbi sekuestrim preventiv të aseteve/vlerave të kriptovalutave në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë $ (Dollarë Amerikan). Këto rezultate u arritën në bashkëpunim të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

    Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:

    2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.
    2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

    Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro.

    Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:

    -Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

    -Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

    -Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

    -Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

    -Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

    -Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

    -Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

    -Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

    -Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

    -Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

    -Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

    -Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

    -4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

    -Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

    -Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M. H, me vendndodhje në Tiranë;

    -Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

    -Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

    -Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

    -Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

    -Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

    -Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

    -Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

    -Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

    -Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

    -Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

    -Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

    -Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

    -Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

    -Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

    Syri

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    SPAK sekuestron një kompleks bujtinash të lidhur me vëllezërit Çopja

    Hetimi pasuror ndaj vëllezërve Franc e Hajdar Çopja dhe personave të lidhur me ta ka zbuluar një kompleks bujtinash në fshatin Mumajes të njësisë administrative Baldushk në Tiranë, që sipas përshkrimit të kësaj pasurie nga SPAK, ofron shërbime në fushën e agroturizmit.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  spak-16-9.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  65.5 KB

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 20 shkurt sekuestrimin e një pasurie tjetër të paluajtshme të lidhur me vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të cilët akuzohen si krerët e njërës pej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe skema komplekse të pastrimit të parave.

    Pas sekuestrimit një muaj më parë të dhjetëra pasurive të paluajtshme dhe kriptovalutave me vlerë 10 milionë euro, me vendim të dy ditëve më parë është bllokuar dhe kompania “S.FARM”, me aktivitet në fushën e agroturizmit, që ofron shërbime akomodimi në struktura hotelerie, bujtinë, shtëpi pushimi, vila, shërbim bar-restorant-kafe, etj., operator ekonomik që e ushtron aktivitetin në fshatin Mumajes të njësisë administrative Baldushk, në Tiranë. Së bashku me kompaninë, janë vendosur nën sekuestro edhe toka dhe godinat e shërbimeve.

    Po ashtu, është proceduar dhe administratori i kompanisë, shtetasi P.L., i cili akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm, në formën e organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Administratorit të shoqërisë i janë gjetur dhe sekuestruar 2940 euro, 203 mijë lekë lekë, orë dore e markës Rolex, një varëse floriri me pllakë me tre gurë të çmuar, në dukje diamantë, si dhe katër telefona.

    Në gusht të vitit të kaluar, SPAK në bashkëpunim me Europol dhe policitë partnere goditën organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja, e shtrirë përtej kufijve të Shqipërisë dhe të akuzuar për 6 vrasje, disa atentate, trafik narkotikësh, korruptim të zyrtarëve të drejtësisë dhe grabitjen e bujshme me armë të parave në aeroportin e Rinasit.

    BIRN

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Britani: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, 20 shqiptarë në pranga
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2016, 00:06
  2. Itali: Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i kokainës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2015, 12:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2015, 12:38
  4. Itali: Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-italian i heroinës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2014, 17:08
  5. Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës mes Shqipërisë e Siçilisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2014, 03:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •