Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe mediat

    Ekskluzive/ Ahmetaj: Altin Dumani është shprehur se e ka personale me mua, pasi i kam bërë karshillëk Ramës

    Emri:  Screenshot 2024-07-29 at 11.38.46 PM.jpg

Shikime: 1448

Madhësia:  37.0 KB

    Ish-Zëvendëskryeministri i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, në një rrëfim ekskluziv për “Çim Peka Live” ka treguar sulmet personale të Altin Dumanit ndaj tij.

    Arben Ahmetja tha gjatë bisedës me moderatorin Peka se kreu i SPAK flet nëpër koridore se e kam personale me Ahmetajn pasi ka dalë kundër Edi Ramës.

    Biseda në studio:

    Peka: Është shprehur Altin Dumani se, e ka personale me ju, pasi ju i keni bërë karshillëk kryeministrit?

    Ahmetaj: Është shprehur, nuk e di unë se çfarë quan ai karshillëk. Ai është shprehur se e ka personale. Kë ka personale.

    Peka: E keni njohur ju përpara.

    Ahmetaj: Zero. Unë i sugjeroj si të dojë ai ta marrë, si qytetarë, si i kërkuar nga drejtësia e Ramës, si i arratisur, siç e përdorin, si të dojë. I sugjeroj që një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të ketë emocione, as negative, as pozitive ndaj një qytetari, një të investiguari, një të akuzuari, apo një të arrestuari. Si të duash ti. Jo nuk i lejohet. Po do ta mbajë personale me mua, unë i sugjeroj që jo. Po të dojë le ta mbajë, por i sugjeroj që jo, sepse është shkelje themelore e integritetit të punës së një pale në të gjithë strukturën e drejtësisë. Pse i them palë? Nuk është drejtësi SPAK-u. Duhet të ishin gjykatat.

    Peka: Meqë këtu kemi një insert, nuk është drejtësia e SPAK, por duhet të jenë gjykatat. Këto e thoni ju, ndërkohë që drejtuesi i SPAK thotë që: afërmendsh gjykatat bëjnë çfarë vendosim ne. Është krejt i qartë drejtuesi i SPAK.

    Ahmetaj: Në intervistën e parë, unë ju kam thënë ju dhe qytetarëve shqiptarë, se aty është përmbysur sistemi i drejtësisë. Praktikisht Edi Rama, nëpërmjet SPAK, ta kam thënë dhe ty dikur, të kam thënë Çim Peka, ky njeriu kontrollon makinerinë dhe makinerinë ua vë përballë njerëzve që nuk i do, armiqve të tij, armiqve të përkohshëm, të përhershëm, apo kujt i duhet për të pastruar rrugën. Ky ka kapur makinerinë, e kemi diskutuar herën e parë, gjithë procesi ndaj meje. Po ta vini re çfarë ka thënë Altin Dumani aty, është tmerrësisht interesante. Pse është interesante. Ka dy gjëra bashkë plus pastaj konsekuencat institucionale. E di për çfarë ka folur që afërmendsh vendosin gjykatat? Për atë pjesë që sipas tij, merr pafajësi. Pra, ky ka qëllimshëri jo drejtësinë, por 100% dënimin, ky ka qëllimshëri statistikën. Thyerje e integritetit të SPAK dhe të reformës në drejtësi. Nuk ka qenë ky aspirimi i reformës në drejtësi, të krijojë statistika. Nuk është reforma në drejtësi të mburret me emrin tim, e kemi ndaluar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. O ti djalë, a ke mundësi ti tregosh dhe Edi Ramës, Ulsi Manjës, të gjithë atyre që të kontrollojnë dhe qytetarëve shqiptarë, një letër cilin incenerator, për cilin incenerator më akuzon ti mua? Për Elbasanin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Për Fierin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë, për Tiranën, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Ti ke sajuar hetim pasuror duke më kthyer mua në një shënjestër dhe duke shkatërruar reformën në drejtësi. Më thoni ju të nderuar qytetarë, ndash ekonomist, avokat, jurist, gjyqtar, ministrat, kryeministrat, president, më thoni nëse në një vend normal demokratik, kryeprokurori do të thoshte atë që ka thënë ai; afërmendsh gjykata vendosin siç i kërkojmë ne. Çfarë do të ndodhte me atë. Kam një avokat këtu që ka qenë, shefi i antikrimit ekonomik në prokurorinë federale. Do të vijë në Shqipëri dhe si asistent i avokatëve të mi në Tiranë. Dhe ka bërë edhe ai një vëzhgim të dosjes. Më tha dy gjëra. Është shumë e çuditshme çfarë ndodh me këtë dosje. Unë nuk e di tha është qëllimshëri politike, apo tjetër. Por këtu nuk merret parasysh themeli i elementit të korrupsionit që është një klasifikim ndërkombëtar. E para. E dyta mungon pra në këtë dosje. E dyta, si mund të flasë prokurori kështu. Ishte shkarkuar në atë sekondë nëse nuk do të kishte dhënë dorëheqjen. Tani përpos nga mediat e drejtuara nga Edi Rama dhe do ti zejë në gojë, një e nga një nuk e përmendën, si ka mundësi që KLP nuk bëri asnjë koment. Janë autoriteti që duhej të kontrollonte në bazë të strukturës që ka bërë reforma në drejtësi, që të kontrollonte këta, të pahetueshmit. KLGJ asnjë koment, dhoma e avokatëve asnjë koment. Më thoni në çfarë vendi normal, të dalë një njeri që është kryeprokurori dhe të thotë, afërmendsh gjykatat vendosin siç i kërkojmë ne. Rënie e një sistemi dhe në fakt, i foli e vërteta në subkoshiencë dhe unë di shumë fakte dhe ne kemi përsëri takim bashkë, se si është ushtruar presion mbi prokurorë, gjyqtarë për të arritur statistikisht ku duan këta, apo emocionalisht personale.

    Peka: Presion në rastin tuaj apo në përgjithësi...

    Ahmetaj: Në rastin tim është persekselentë, sepse në rastin tim kanë shkuar edhe ... kur thotë që nuk kemi staf, 20 veta i kanë shkuar kunatës së Eriolës në kontroll për ti marrë telefonin e tretë, 20 veta dhe është një çështje që nuk kam firmosur dhe nuk kam marrë pjesë në procedurë. Është një çështje që nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik, nga buxheti. Nuk ka lidhje. Si ka mundësi që ky vrapon në të gjitha mënyrat që unë i di, ai i di për të marrë dosjen time, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama, ndërkohë që nuk ka marrë dosjen e Tiranës, me minimalisht 700 milionë dëm. Pse ky heroi i fëmijëve tanë nuk ka marrë ketë dosje.

    NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Ish-krahu i djathtë i Ramës kritika ish-kolegëve: Asnjë nuk i tha se po krijojmë precedent të keq me dosjen e Ahmetaj

    Arben Ahmetaj ish-krahu i djathë i Edi Ramës, në rrëfimin e tij të dytë ekskluziv për Syri Tv, në ‘Çim Peka Live’, është shprehur se asnjë nga juristët në parlament, nuk e ngriti zërin për të, dhe askush nuk e lexoi dosjen që Dumani solli në raportin e tij në parlament.

    'Do të të shkrijmë si familje. Mua do më shkrijë si familje Altin Dumani, që del e thua e kam personale. - u shpreh Ahmetaj duke cituar fjalët e Dumanit dhe duke pohuar se kreu i SPAK është shprehur se ai e kishte personale me të.

    Biseda në studio:

    Peka: Për të qenë i sinqertë ju nuk kemi gjë me PS, me PS e kam unë.

    Ahmetaj: Ti vish anash PS...

    Peka: Edhe Kadri Hazbiu thoshte, partia ime më dënon ... e kam këtu, çfarë keni këtu. Jemi rritur, por jeni rritur në një organizatë kriminale nëse akuzat tuaja janë të pavërteta dhe të diktuara nga Edi Rama.

    Ahmetaj: Duhet të bëni diferencës mes PS dhe Edi Ramës...

    Peka: Mendoni se ka diferencë sot ...

    Ahmetaj: Do të ju lutesha që për hir të transmetimit të mesazhit, edhe në respekt të punës dhe mundimit që ke marrë për intervistën, të mos më ndërprisje se dua të çoj mendimin deri në fund. Del Edi Rama dhe thotë, këta kërkohen nga drejtësia dhe ankohen për PS. Unë nuk ankohem për PS, unë vetëm një kërkesë kam për ish-kolegët e mi. Si ka mundësi, që asnjëri nga ana, që nga ministri i Drejtësisë, që nga kë të duash ti, jurist dhe jo jurist, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Ben Pëllumbi, alamet burrash dhe grash nuk lexuan dosjen që solli Altin Dumani aty. Ju referua Edi Rama dosje voluminoze, por po ta lexoni dosjen që nuk e ka lexuar, që ta lexonte Ulsi Manja, Xhafaj, Bushka, të thonin shiko çfarë është, Damian Gjiknuri, kë të duash ti, nga juristët dhe jo juristët, të thoshte shiko se çfarë bëjnë këta njerëz. Shiko çfarë standardi krijojnë, shiko çfarë sjellin. Është shprehur pas heqjes së imunitetit tim, mirë ja bënë maskarait. Kryeministri Edi Rama, mirë ja bënë maskarait. Një nga ish-kolegët e mi, ka thënë, bobo çfarë bëmë, çfarë precedenti kemi krijuar. Mirë ja bënë maskarait. Unë isha maskarai, dhe më pas dikush që paguhet nga inceneratorët më quan i poshtë, etj. Të kam thënë Çim Peka, pas intervistës lufta e tyre me supozime dhe sajesa, ka për tu kaluar në një nivel të ri. Kaloi në një nivel të ri. U akuzua ish-bashkëshortja ime, dhe bashkëshortja ime sot, me akuzë për pastrim parash dhe është një jurist shumë i zoti në Shqipëri, ka bërë një kërkim, se i turren, siç i turren kujtdo. Do të them një moment që ankohet për staf, është qesharake që ankohet për staf ky drejtuesi i SPAK. Po i kthehem logjikës së persekutimit familjar. Ka bërë një kërkim dhe ka thënë është i vetmi rast në botën demokratike, ku akuzohet e gjithë familja. Ta zëmë se të gjitha ëndërrat e këtyre ishin të vërteta, çfarë kanë nënshkruar këta. O i kam bërë unë, o i kanë bërë ata. Ku keni parë ju që akuzohen, as firmë, as vulë, as pjesë e institucioneve publike. Po pse e kanë bërë? Është kërcënim i hapur. Do të të shkrijmë si familje. Mua do më shkrijë si familje Altin Dumani, që del e thua e kam personale. Ti e ke personale me mua? Pse e ke, ne as futboll nuk kemi luajtur bashkë që mund të kem thyer ndonjë këmbë, as not nuk kemi bërë bashkë, që ti të më kesh zhytur mua, apo unë ty. Çfarë arsye ke që e ke personale. Ty nuk të lejohet në kod themelor të një institucioni, palë jo drejtësie, por palë, se je institucioni i akuzës, ta kesh personale me mua. Pse e ke personale me mua. Je shprehur se unë i kam bërë karshillëk kryeministrit. Po çpunë ke ti, se çfarë bëj unë me kryeministrin. Ti çpunë ke ...

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Kërcënimi në Zvicër/ Ahmetaj zbulon raste në Çim Peka Live: Qytetarë shqipfolës më janë afruar pranë banesës, ashensorit dhe...

    Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj është rikthyer në një rrëfim të dytë ekskluziv për Syri Tv, në ‘Çim Peka Live’.

    Ahmetaj ka zbuluar të reja tronditëse nga kupola e Rilindjes, e kryesuar dhe drejtuar me dorë të hekurt nga Edi Rama, të cilin Ahmetaj shpesh në intervistën e tij e qua ‘Kim Jong’.

    Në rrëfimin e sotëm ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës ka treguar se persekutimi ndaj tij po ndodh për shkak të shënjestrimit nga kryeministri Rama dhe Altin Dumani, të cilin e quan shërbëtor të kryeministrit.

    Më tej Ahmetaj ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen e improvizuar nga Dumani ndaj tij nga frika që kanë nga Edi Rama.

    Biseda në studio:

    Mirëmbrëma! Ekzaktësisht pas 6 muajsh, në një farë forme e paralajmëruar, rikthehem për të intervistuar, ish-zv/kryeministrin, ish-zyrtar shumë i lartë i qeverisë së PS, ish-numrin dy të Edi Ramës, Arben Ahmetaj.

    Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma!

    Peka: Mirë se të gjeta sërish. Pyetja e parë për ju. Ju gjej në të njëjtat kushte? Kur them në të njëjtat kushte, në aspektin personal, emocional, të sulmuar, dhe kryesisht në aspektin ligjor.

    Ahmetaj: Në aspektin personal, asnjë ditë nuk është si dita që kaloi, se ditët e mia dhe të familjes time janë tejet të vështira. Sigurisht që qytetarëve shqiptarë nuk ju interesojnë detajet e ditës time, apo të familjes time, por në të gjitha dimensionet, janë ditë të vështira në çfarëdolloj aspekti që do më pyesje. Në aspektin e vendosmërisë, pas sulmeve të fundit të SPAK me urdhër të kryeministrit...

    Peka: Këtu do të flasim gjatë, por janë ditë të vështira. Mediat e Ramës, dhe konkretisht Report TV e Karlo Bolinos, është kujdesur që të fotografojë një banesë në Zvicër, ku në sytë e opinionit nuk jetoni ditë të vështira, por jetoni në luks. Si jeton Arben Ahmetaj?

    Ahmetaj: Qesh. Edhe njëherë, me median, mediat e Edi Ramës, personale të tij, do të merrem më vonë në këtë intervistë. Unë i referohem situatës time të përditshme. Mund ta vizitosh shtëpinë time, je i lutur të kuptosh pseudo luksin. Jetojmë në një shtëpi në kushte normale, që më në fund kemi mundësi që sa herë më viziton nëna ime 83 vjeçe, apo prindërit e Eriolës, pak më të rinj, po kaq të vjetër, të kenë mundësinë të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseudoluksit që kujdesen dhe arsyet pse kujdesen kaq shumë do ti themi më vonë në këtë intervistë, kujdesen e merren me mua në pafundësi. Është urdhër dhe zell.

    Peka: Në gjykimin tuaj, ajo foto e publikuar ishte për të krijuar një perceptim që akuzat ndaj Ahmetajt qëndrojnë dhe po jeton në luks, apo ishte për të treguar vendndodhjen dhe ju e morët edhe si njëfarë kërcënimi.

    Ahmetaj: Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode. Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë. Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time.

    Peka: Jeni në alert. A ndjeheni i tërhequr, apo jeni njëlloj i motivuar për ti shkuar të drejtës tuaj, deri në fund. Po e them këtë sepse kjo është intervista e tretë, e dyta bashkë, dhe një intervistë deri diku e vjedhur nga kolegët e Report në RAI3, për të cilët do të ju pyes dhe më vonë, e cila ka krijuar jo pak turbullira në Tiranë, sidomos intervista e dytë.

    Ahmetaj: Përsa i përket vendosmërisë dhe motivimit tim për të vazhduar betejën për të drejtën tim dhe për ti kthyer reston ligjore, të gjithë atyre që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, nuk ka kthim pas. Kjo nuk diskutohet. Kushdo që ka shkelur në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, do të marrë resto të ligjshme deri në fund. Kjo nuk diskutohet. Unë jam i bindur në pafajësinë time. Unë e di çfarë kryqi duhet të mbaj në kurriz, por jo këto. Jo këto të sajuara nga Altin Dumani, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama. Dhe si thotë Edi Rama, ankohen për PS. Nuk kam gjë unë me PS, unë PS e kam aty ku duhet ta kem. Me PS-në, atë krijesë të madhe unë jam rritur.

    © SYRI.net

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    'Bos unë po bëj detyrën'/ Denoncim i fortë i Ahmetaj: Dumani nuk do të hetojë inceneratorët ku është i përfshirë Edi Rama

    Arben Ahmetaj ka përsëritur në një rrëfim ekskluziv në “Çim Peka Live” se kush janë pronarët faktikë të inceneratorëve, që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ramës ka thënë se bosi i Altin Dumanit është Edi Rama dhe se ai nuk guxon të hetojë inceneratorët sepse aty është Rama.

    Ahmetaj u shpreh se Dumani po më sulmon për t’i treguar Rëms se, “boss unë po e shkrij këtë maskarain”, është shprehur ai.

    Biseda në studio:

    Peka: Presion në rastin tuaj apo në përgjithësi...

    Ahmetaj: Në rastin tim është persekselentë, sepse në rastin tim kanë shkuar edhe ... kur thotë që nuk kemi staf, 20 veta i kanë shkuar kunatës së Eriolës në kontroll për ti marrë telefonin e tretë, 20 veta dhe është një çështje që nuk kam firmosur dhe nuk kam marrë pjesë në procedurë. Është një çështje që nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik, nga buxheti. Nuk ka lidhje. Si ka mundësi që ky vrapon në të gjitha mënyrat që unë i di, ai i di për të marrë dosjen time, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama, ndërkohë që nuk ka marrë dosjen e Tiranës, me minimalisht 700 milionë dëm. Pse ky heroi i fëmijëve tanë nuk ka marrë ketë dosje.

    Peka: Kur thoni nuk ka marrë dosjen, çfarë keni parasysh...

    Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës.

    Peka: Tek inceneratori i Elbasanit është angazhuar vetë tek dosja për shkakun tuaj. Tek Tirana është jashtë, nuk përfshihet sepse sipas jush është Rama dhe Veliaj.

    Ahmetaj: 100%. Shiko çfarë po ndodh tek inceneratori i Tiranës. Dy muaj e dinin të gjithë shqiptarët, do arrestohet ky e ajo, u katandis kokoshi një thelë. Po pse? Se shkoi aty ku duhet, e morën ata ustallarët që kontrollojnë makinerinë e SPAK dhe thanë, ky duhet, ky sduhet, ky shtohet, ky hiqet, dhe pastruan listën. Dy muaj e dinin gjithë dynjaja. Si ka mundësi që dy muaj para se të sekuestrohej inceneratori i Tiranës e dinte gjithë Tirana. Si ka mundësi u gjetën vetëm 2 mijë euro tek inceneratori i Tiranës. Sepse ishte thënë përpara çfarë do të ndodhte, ishte bërë ajo që është bërë, pastruar lista.

    Peka: Për të qenë pak më konkret për publikun, ju po thoni tek Elbasani dhe Fieri, ku presupozohet se mund të ishit ju, u angazhua vetë Altin Dumani

    Ahmetaj: Tek Elbasani ...

    Peka: Ndërsa tek Tiranë ku ju thoni që dëmi do të shkojë 700 milion dollarë dhe në intervistën e kaluar keni thënë se, shkon shumë lart, do të llahtarisen shqiptarët...

    Ahmetaj: Kjo është arsyeja që nuk hetohet...

    Peka: Ku nuk hetohet Rama e Veliaj, ai nuk bëhet pjesë e dosjes...

    Ahmetaj: Si mund të bëhet pjesë e dosjes. Ai është i kontrolluar politikisht, procedurialisht dhe jo nga ligji, por është politikisht i kontrolluar. E patë në parlament si fliste në emër, PD i fliste zoti filan. Pse ku jemi, treg shokësh jemi këtu dhe pastaj PS duartrokisht. Në ç’vend të botës duartrokitet prokurori. Për çfarë e duartroket. Për çfarë... për statistikën apo që ka zbatuar urdhrat. Dakord, si ka mundësi që për 3 muaj nxori urdhër arresti. Si ka mundësi ...

    Peka: Ta them unë se është shumë interesante. Në fakt kemi një tjetër insert. Është e qartë për Altin Dumanin, është një krim intelektual dhe intelektuali para se të kryejë krimin, mundohet ta fshehë. Për çështjen konkrete është në hetim paraprak po hetohet, por gjithsesi duket sikur pas dështimit për të ju hetuar për inceneratorin e Elbasanit ka hetuar hetimi pasuror sepse ndoshta ju, për Altin Dumanin jeni shumë intelektual dhe i keni marrë masat që krimi të fshihet.

    Ahmetaj: Nuk dua ti komentoj këto shprehje se seriozisht këto do të futen nëpër analet e drejtësisë se si nuk duhet thënë gjëja e gabuar para publikut, deputetëve dhe si nuk duhet të përdoren shprehje të kësaj natyre, për të fshehur krimin intelektual. Realisht është qesharake. Ky djali e ka personale me mua, unë nuk e di arsyen, ai e di arsyen, unë i kam bërë karshillëk bosit të vet, kryeministrit, ish shefit tim. Kështu thotë ai nëpër korridore. Dhe herë pas here, sa herë që pyetet nga gazetarët off the records, më thoni çfarë do të thotë, ai thotë ka surpriza për Ahmetajn, ka të reja. Këtij dmth koshienca dhe nënkoshienca i sjell emrin tim. Sepse ky vrapon të tregojë se po bën detyrën, bos unë po bëj detyrën, po e shkri këtë maskarain, e kam personale. Nuk ka firmosur? Nuk do të ja dijë Altin Dumani, kam firmosur apo jo unë. Ai quan punën, shitjen e pasurisë të vënë para 20 vitesh, e cilëson pastrim paraje. Blerjen e viletës në Hamallaj që ka bërë familja e Eriolës dhe Eriola, e quan pastrim parash. E di ti si e lidh? Do ta dëgjosh, ta dëgjojnë shqiptarët që të qeshin. Nuk e di a e ka lexuar ky në dosje, se ja kanë bërë këta që i urdhëron Ulsi Manja, Besmiri me shokë që i ka referuar në punë Ulsi Manja. Imagjino lidhjet, nepotizmi deri tek vetingu që është i konsilduar nepotizmi. Arrin që vetingun e kalon një njeri që i falet një shtëpi, por nuk e kalon një ish- prokuror apo gjyqtar që i është prerë një biletë për të shkuar tek motra, apo që ka një koshere bletësh një fshat. I kalon vetingu një prokurori të SPAK që e ka blerë vilën në të njëjtin vend me Eriolën, gjysmën e shumës së Eriolës, dhe duke e blerë me paratë jo të reja, të freskëta të vënë dje në llogari, por me dhjetëra vite, u cilësoka pastrim parash. E dini ju që ka një letër SPAK, që është e “Nixon Peabody”, që nuk e ka lexuar as inspektori i Lartë i Drejtësisë, kryetarja e Kuvendit nuk e hapi, unë e di pse nuk e hapi, por do ta themi tek e treta. Ulsi Manja e shkarkoi, por nuk e ka lexuar ti thotë kryeministrit shiko çfarë i kemi bërë këtij djali, nuk e di pse. Se Ulsiu mbase nuk e di pse ka ndodhur kjo me mua. Ti thotë shiko, çfarë i kemi bërë. E di çfarë ka thënë.

    Peka: Çfarë ka thënë ...

    Ahmetaj: Arben Ahmetaj ka nominuar anëtarët e bordit të OSHEE-së dhe thotë, Klodian Zoto, me biznesmenin që ka shitur shtëpinë kanë hyrë në një tender tek OSHEE dhe aty kanë fituar, 700-800, por në fakt kanë fituar mbi 1 milionë dhe aty ka mjaft para dhe për shtëpinë e Hamallajt. Mos u habisni, kështu kanë thënë.

    Peka: Kjo është lidhja që ka bërë në dosjen e tij..

    Ahmetaj: Ta lexojë kush të dojë, gazetarët le ta marrin dhe të qeshin.

    Peka: Pra ju keni dominuar anëtarët e bordit të OSHEE...

    Ahmetaj: Aty është bërë një tender që e ka fituar Zoto me biznesmenin që i ka shitur shtëpinë Eriolës, aty kanë fituar ku di gjë unë se sa, këtu ka mjaft para edhe për të blerë shtëpinë. Kjo nuk është lidhje juridike, është lidhje o zot i madh na ruaj. E para, për të gjithë ata që nuk e dinë, anëtarët e bordit të OSHEE-së nuk i emërtonte ministri i Ekonomisë, ministri bënte procedurën si përfaqësues i pronarit. Ministrat e linjave, drejtësia, infrastruktura nominonim, sillnin emrat dhe ministri i Ekonomisë, bënte procedurën. Edhe sikur të ishte e vërtetë, sikur unë ti kisha emëruar, bordi nuk bën tendera. E treta me vendim qeverie OSHEE-ja raporton e varet tek ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë që është përtej çdo lloj pozicioni që unë kam pasur. E katërta dmth, Banka Botërore dhe OSHEE, kanë bërë këtë tenderin dhe e kanë fituar këta. Ky tenderi nuk është korrupsion, por paratë mi kanë sjellë mua, për shtëpinë. E dini çfarë kanë bërë këta, fusin në dosje ujëra pa fund, sepse gjykatat gjithsesi vendosin si duam ne. Çojmë një dosje 600 faqe, 200 faqe janë vetëm për procedurën e Terit dhe Alqit atje. 100 faqe janë e njihja unë Mirelin apo jo. Pjesa tjetër pastaj është nga këto sajesat, ka qenë në këtë udhëtim, ka qenë në atë udhëtim, si agjenci udhëtimesh. Ka udhëtuar me Terin dhe Alqin dhe Eriolën. Asnjëherë nuk kam udhëtuar me Terin dhe Alqin. Kurrë. Budallaqe të kësaj natyre. I bie që ky tenderi pa korrupsion, paska paguar para për çfarë? Se do ti, se ti ke kërkuar me të gjitha mënyrat bashkë me Edi Ramën, që unë të akuzohem gjatë muajve shtator-dhjetor të 2022, kur morët vesh që nuk isha pjesë e procedurës dhe nuk isha pjesë e fajësisë nëse do dhe për të gjithë ata prezumohen nga pafajësia do më shumë respekt. Jo për njërin të thuhet, se po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, thotë kryeministri ai do ta kishte më keq. Ndërsa për tjetrin thotë; mos më folni mua për Beqajn, ka prezumim pafajësia. Për mua nuk paska prezumim pafajësie, për Beqajn të ketë. Po unë, apo unë ai që të shkoja në të s’ëmës, se kisha prishur unitetin. Dmth unë të vazhdoja rrjedhën e të shkuarin në të s’ëmës, që nga mirë ja bëmë maskarait, të shkojë në të s’ëmës, e ruajt Zoti, pa atdhe, në kërkim të drejtësisë, se ky është bërë dhe zot i atdheut dhe flamurit. Tani, po vij te tjetra. Për çfarë arsye nxirri urdhër arresti për mua, ndërkohë që ditën që ky kërkonte imunitetin tim në akordancë me kryeministrin, me Ramën.

    Peka: Të flasim me emra, që ti kuptojë populli. Kur thua ky, e keni për Altin Dumanin.

    Ahmetaj: Po, Altin Dumani. Njëri ishte me kabrio, me zv/kryeministren dhe ish-drejtorin, festonin me demek rrugët që do ti vijmë se si janë bërë, festonin heqjen e imunitetit tim dhe arrestimit. Ky përse nxitohej. Tani unë po të marr disa shembuj. Unë kam realisht tjetër besim për të gjitha rastet që do të përmend këtu. Tani unë po ndaj me qytetarët, se si ka mundësi që ky vjen, arreston.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Prezumimi i pafajësisë/ Ahmetaj: Pse Rama ndryshe flet për mua dhe ndryshe për Ilir Beqajn

    Arben Ahmetaj, Ish-Zëvendëskryeministri i Edi Ramës, ka treguar në një rrëfim ekskluziv për “Çim Peka Live” se Rama ndryshe flet për të dhe ndryshe për Ilir Beqajn.

    Gjatë bisedës me moderatorin Peka, Arben Ahmetaj u shpreh se ai ka lënë letra për sterilizimin, por ato janë zhdukur, ashtu si dhe disa dokumenta të tjera të cilat Rama e Dumani i kanë zhdukur tashmë.

    Biseda në studio:

    Peka: Ndryshe nga intervista e parë, sot paske ardhë me shumë letra.

    Ahmetaj: Sa letra ka. Altin Dumani vjen dhe sjell arrestimin pas tre muajsh. A di çfarë tha në korrupsion, kur e ka pyetur një i opozitës, më dinjitoz ai, jurist që e pyet; çfarë nxitimi ke ti që e sjell arrestin. Se na prish provat, ka thënë Dumani. Tani, unë po të numëroj sjelljen me standard totalisht ndryshe. Rasti Beqaj. Normale, në gjendje të lirë. Rasti Mediu, normale, padrejtësi e madhe ndaj tij, në gjendje të lirë. Rasti Veliaj, është në krye të detyrës, vazhdon paguan inceneratorin, 5D në anën tjetër, nuk i prish provat Erioni, unë i prishja, që nuk isha asgjë. Rasti Olta Xhaçka, normale, rasti i Krifcës, normale, rasti i Plarent Ndrecës, normale. Nuk duhet të ketë arrestim, nuk duhet të ketë, smund të trajtohen si në mesjetë. Rasti Beqajt. Si ka mundësi që e arrestojnë Beqaj, 6 muaj pasi pseudoprovat u deklaruan nëpër media. Pse duhej arrestuar, pse. Teatër i Edi Ramës, ta arrestojmë për këtë gjënë e vogël, ta mbyllin gojën këta. Teatër komplet. Kam lënë letra unë për sterilizimin, le ti zhdukë, siç kanë zhdukur një letër të EcoParku, por nuk e dinë që ekziston diku. Duhet ta dinë që ajo letër ekziston diku.

    Peka: Keni lënë letër për sterilizimin...

    Ahmetaj: Po, në nëntor dhe dhjetor 2018, le ti zhdukin, ti fshehin, aty janë dhe ato letra janë të gjitha në një kuti.

    Peka: Çfarë letre keni lënë për sterilizimin...

    Ahmetaj: Që është shkatërrues, dhe ti vendoset tavan. Por nuk ka rëndësi kjo. Po i kthehem standardit të dyfishtë. Po pyes qytetarëve shqiptarë, unë përmenda të gjithë këto emra, të më falin, kanë prezumim pafajësie tek unë, të gjithë që kam përmendur. Çfarë isha unë? Unë mund të jem përfolur për lloj-lloj gjërash. Por unë për lidhje me krimin, e di gjithë Shqipëria, gjithë bota që unë nuk kam pasur lidhje. Ka pasur një njeri, Sali Berisha që më ka goditur pa të drejtë, tërë kohës. Një gjë e ka thënë publikisht, ky njeri të paktën nuk e akuzon dot për lidhje me krimin. Pse duhej të sillte urdhër-arresti, të kënaqte bosin të shkojë në të s’ëmës. Cila ishte arsyeja, statistikë, guxon e mburret me emrin tim dhe pastaj thotë, e kanë personale. Ej djalë, të lutem foli mendjes, nuk është kjo reforma në drejtësi. Ti jo vetëm që po shkatërron reformën, se bashku me Ramën, ti po përmbys demokracinë. Sepse ditën që drejtësia bie pre e presionit politik dhe kthehet në polici politike, dëmi që i shkakton demorkacisë është fondamental dhe po ju them, kapja e drejtësisë, o zot larg qoftë, fton dhunë. I them si qytetar tani dhe si njeri që kam kontribuar në atë vend që ti thërrasë mendjes.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Ahmetaj: Dumani nuk ka kurajo të marrë dëshminë time, letrat janë atje dhe...

    Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, dhe ka paralajmëruar se disponon prova që vërtetojnë se kreu i SPKA dhe prokurorët e gjyqtarët e tjerë janë të kontrolluar nga kryeministri dhe marrin urdhëra direkt nga ai.

    Në lidhje me deklaratat e Dumanit në Parlament se ka kërkuar ekstradimin e tij, Ahmetaj ka thënë se Dumani nuk guxon ta marrë në pyetje me atë dosje të sajuar e të montuar politikisht me porosi të Edi Ramës.

    Biseda në studio:

    Peka: Ju po i thoni drejtuesit të SPAK, ti thërrasë mendjes si qytetar, por ndërkohë ju jeni i kërkuar prej tij. A mund ti jepni ju këshilla drejtuesit të SPAK, kur ju sipas tij, jeni i akuzuar për korrupsion dhe i fshiheni drejtësisë. Pyetja ime është konkrete për ju; në rast se Altin Dumani ti hipë avionit, të vijë këtu ku jeni dhe të ju kërkojë një dëshmi nga këtu. Meqenëse kohët e fundit është shprehur se do të ketë surpriza. A është i gatshëm Arben Ahmetaj në këtë vend ku jemi, pa këto kamera, të japë dëshminë dhe të gjitha pretendimet e tij, në mënyrë të veçantë për inceneratorin e Tiranës, që në intervistën e parë thatë, se do të llahtarisen shqiptarët sa lart shkon. A jeni i gatshëm të uleni përballë Altin Dumanit këtu ku jeni dhe të jepni këtë dëshmi?

    Ahmetaj: Unë kam një pyetje për ty. A ka kurajon me atë shkelje ligjore që ka bërë Altin Dumani të vijë të kërkojë dëshmi. A e ka kurajën? Jo nuk e ka kurajën. Del e thotë në ekrane se kemi kërkuar ekstradimin, për sa na përket ne është në kërkim nga drejtësia e tij, nga drejtësia që ai thotë, gjykata do bëjë çfarë i themi ne. Apo nga drejtësia e Edi Ramës, që njëherë e shan SPAK dhe e kërcënon kur i duhet, pastaj e mbron. Pastaj i sulet prokurorit të Tiranës, pastaj merr SPAK kur i duhet për ndonjë projekt i bën presion, pastaj në anën tjetër i thotë, ja ku është ai që duhet, ky nuk vjen se është 3 metra, ky që është 173 cm ky vjedh. Orienton. Nuk ka kurajo Altin Dumani. Do të kishte kurajo nëse do të ishte i pastër në integritetin e prokurorit dhe institucionit. Patjetër. Nuk ka kurajo. E dyta, o i dashur. Letra janë atje, nuk do ti shohë. Ku janë 80 mln dollarë e inceneratorit të Tiranës, ndiq paranë, ku janë. Të më falë kjo zonja që do i zë emrin në gojë. Denisa Tollkuçi, e dini që kjo negocionte rrogën për 1500 euro, punonte te inceneratori i Tiranës. E akuzojnë për grup të strukturua kriminal. Ndërkohë që mungojnë 80 mln dollarë dhe nuk ka incenerator. Kush mban përgjegjësi, t’i vish vërdallë gjithë gjësë. Pyeteni Edi Ramën, a ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Arben Ahmetaj. Zero. Pyetja e dytë, a mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridorin e kryeministrisë për investimin publik të Fierit. E treta, çfarë ka ndodhur...

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Ahmetaj: Ja çfarë ka ndodhur në 31 gusht të 2017, kur u firmos Inceneratori i Tiranës

    Gjatë rrëfimit të tij për skemën korruptvie të inceneratorit të Tiranës, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë si trurin e inceneratorëve dhe pronarin faktik së bashku me Erion Veliajn.Ahmetaj ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017.

    Biseda në studio:

    Peka: Çfarë i keni thënë...

    Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.

    Peka: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin ...

    Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë.

    Peka: Po për Tiranën...

    Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.

    Peka: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë...

    Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra.

    Peka: në fakt kjo është pjesa më interesante. Ja çfarë keni thënë përpara se të fillonte ky sulm prej Edi Ramës ndaj jush. Zero komunikim për Elbasanin dhe komunikim me shkresa për Tiranën ku keni refuzuar. Keni thënë, nuk isha unë atë fuqinë madhore të firmosja 17 vkm brenda ditës.

    Ahmetaj: E dini pse e kam thënë atë? Jo për të bërë fajtor dikë, apo këdo, unë e kam thënë për ti treguar Edi Ramës dhe SPAK që kam qenë jashtë procedurës dhe që procedura është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegjiale me vendim të Këshillit të Ministrave. Për çfarë i vijnë vërdallë Elbasanit. Ka dy teori interesante konspiracioni. Kur ka teori konspiracioni të pavullnetshme dhe të vullnetshme të promovuara dhe sponsorizuara e vërteta fundoset, nuk ka më vlerë. Ku është bazuar e gjithë kjo historia e Ben Ahmetaj dhe inceneratorëve. Te njohja ime me Mirel Mërtirin. Tani kur dalin letrat unë e kam refuzuar inceneratorin e Tiranës. Sa për dijeni, pyesni dhe prokurorët, pyesni dhe Belinda Ballukun, kanë dalë me humbje kompanitë dhe te Fieri e Elbasani. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Kjo bullshit që këta thonë nëpër ambasada, nëpër media, jo po fjetja atje, fjeti këtu, fjetën bashkë apo veç, nuk ka lidhje fare. E nuk ka lidhje fare me akuzat që bëjnë. Të them dhe stilin e akuzave. Unë kam marrë dhe prevaluar në varësi të interesit publik, pavarësisht miqësisë së dikurshme që kisha me një njeri normal, që nuk është pronari i inceneratiorit të Tiranës. Ja kanë marrë, ata djem janë masakruar. Ata janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr se për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal mes Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Ta zgjidhë vetë Altin Dumani, se si e ka bërë këtë gjënë. Këtë e ka me veten dhe me publikun një ditë. Si ka mundësi që kërkohet kjo gjëja, nga e ka ditur Altin Dumani, për pseudo sajesa vesesh. Edhe po ti kisha veset, unë në punën time zyrtare ...

    Peka: Altin Dumani po ju heton edhe për sjellje të pahijshme...

    Ahmetaj: Besoj tani në qëllim të angazhimit që ka marrë ndaj uzurpatorit në reformën në drejtësi të Edi Ramës, indirekt Erion Veliajt, indirekt dhe Belinda Ballukut dhe Ulsi Manjës, të bëjë salto mortale.

    Peka: Është koha të flasim konkretisht. Ju keni refuzuar inceneratorin e Tiranës. Pyetja është, ju refuzuat, kush e miratoi. Çfarë roli ka Edi Rama dhe Erion Veliajt tek inceneratori i Tiranës dhe a u prish miqësia juaj me Mirel Mërtirin kur refuzuar inceneratorin e Tiranës. Këto janë gjëra që kërkojnë përgjigje. Vera e 2017, të hetohet çfarë ndodhi në fund të gushtit të 2017. Kush e bëri të mundur inceneratorin e Tiranës?

    Ahmetaj: Kush e bëri të mundur...

    Peka: Këtë duhet të ma thoni ju...

    Ahmetaj: Edi Rama, Erion Veliaj. Edi Rama, Erion Veliaj. Ishte i bllokuar. Pyeteni mbase në një moment vendos të jetë i sinqertë Edi Rama, se çfarë ka komunikuar dhe me kë në verën e 2017. Mbase vendos të mos bëjë atë batutaxhiun, por i shkas ndërgjegja dhe të thotë, çfarë garancie jo formale ka kërkuar, nga kush e ka kërkuar, çfarë bisedash janë bërë, etj.

    Peka: Ka komunikuar me ju në gusht të 2017, Edi Rama me ju.

    Ahmetaj: Për këtë gjë? A e dini se çfarë komunikimi kam pasur unë me Edi Ramën gjatë 2017, që isha në spital se isha aksidentuar me Mirel Mërtirin dhe aty bazohet dhe teoria e konspiracionit për të thithur në sifon të vërtetat. Kishte nevojë për një akt normativ që të rishikonte investimet dhe jam ngritur nga shtrati dhe kam thirrur punonjësit e ministrisë së Financave në spital për të bërë aktin normativ, gati që ditën që krijonte qeverinë e re të ecte përpara me shpejtësi. Këtë kam bërë unë. Jo nuk ka komunikuar me mua për inceneratorin e Tiranës, nuk kishte nevojë të komunikonte me mua, se unë nuk isha as përdorues, as klient as autoritet kontraktor, unë kisha lënë shkresa.

    Peka: Dhe kishit refuzuar ...

    Ahmetaj: Kisha lënë shkresa, e zezë mbi të bardhë. Aty është dhe gjithë kjo historia.

    Peka: Në raport me Edi Ramën, a është ky gabimi i jetës që ka bërë Arben Ahmetaj, ajo shkresë dhe refuzimi.

    Ahmetaj: Jo, jo. Nuk kam unë pendesa.

    Peka: A ka filluar këtu përplasja ...

    Ahmetaj: Përplasje me kryeministrin, kam pasur ditët e mia të mira dhe të këqija, jam përplasur shumë herë me kryeministrin. E dinë këta që janë të gjithë aty.

    Peka: Me ju nuk paska komunikuar Edi Rama, për inceneratorin e Tiranës se keni bërë refuzimin. Thatë pak më parë se, në rast se ai do të mbizotërojë sinqeriteti dhe të flasë, të tregojë se me kë ka komunikuar dhe çfarë ka komunikuar. Çfarë garancish informale ka kërkuar. Me kë ka biseduar ai?

    Ahmetaj: Pyeteni. Për momentin nuk e di.

    Peka: Më vonë prisni të ju vijnë informacione?

    Ahmetaj: Pyeteni. Me vonë mund të vijë dhe kujtesa. A e shtymë intervistën për shkak të kovidit. Kur të pastrohet mendja dhe truri nga kovidi, mund të vijnë ...

    Peka: Çdo gazetar do të bënte këtë ndërhyrje: Arben Ahmetaj, ju e dini se çfarë ka komunikuar, se si ka ndërhyrë, por nuk po e thoni sepse po jeni mesazh.

    Ahmetaj: Jo, nuk është kështu. Nuk kam unë çfarë të jap mesazh. Mesazhin tim e kam dhënë. Jam katërfish i motivuar ti shkoj të drejtës time, familjes time, deri në fund. Unë sot ndihem në një surealitet, sikur të isha një familje çifute në Poloni në vitin 1939-1940. Atë persekutim ndjej. Që nga fëmijët, ish-gruaj, gruaja, që nga ish-kunati, kunetërit, motra, shokët, nga kontaktet e mia të jetës, masakër. Altin Dumani thotë që skam njerëz dhe nuk merret me inceneratorin e Tiranës, ku është bërë gropa me OLAFI-n, sterilizimin, rrugët që është gropa miliardëshe. E di çfarë ka thënë Edi Rama, se nuk ja ke vënë veshin e se e pëlqen e dimension tjetër ...

    Peka: Nuk e pëlqej fare, por kaq shumë skandale ka bërë qeverisja juaj, ku keni qenë pjesë, sa nuk di çfarë të thuash më përpara.

    Ahmetaj: E di çfarë ka thënë kryeministri.

    Peka: Arben Ahmetaj vendosi të flasë publikisht vetëm kur u sulmua personalisht.

    Ahmetaj: Patjetër. Kam folur brenda deri kur isha brenda. Tani jam jashtë, do flas jashtë.

    Peka: Çfarë ka thënë kryeministri.

    Ahmetaj: Ka thënë; Thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Tani do të të sjelle katër shembuj.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    ‘Do të çoj te dhoma e sh*rrës’/ Denoncimi i fortë i Ahmetajt: Enkeleda Millonai kërcënon dëshmitarët si prokurore Gestapoje

    Akuza të rënda ka hedhur ish-numri 2 i Edi Ramës në drejtim të drejtësisë së re për të cilën ka thënë se është tërësisht nën kontrollin e kryeministit.

    Ahmetaj ka përmendur emrin Enkeleda Millonait, prokurorja e SPAK e njohur ndryshe si e sponsorizuara e Taulant Ballës në prokurorinë e Posaçme, për të cilën ka thënë se ka kërcënuar me gjuhë gestapoje dëshmitarët. “Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.”,- ka thënë Ahmetaj.

    Biseda në studio:

    Peka: Para se të shkojmë këtu, se dhatë një deklaratë shumë të fortë qepar dhe nuk dua ti kthehem pas sepse dua ti marr me radhë. Arben Ahmetaj nuk ka përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës dhe është bërë me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pyetja ime është; keni thënë aty janë vjedhur miliona euro. A ka përgjegjësi Rama e Veliaj?

    Ahmetaj: Unë mendoj që përgjegjësi ka sot dhe Altin Dumani. Pse ka dhe ky për inceneratorin e Tiranës. Tha se kemi merak për arbitrazhin. Unë do të ju sjell një shembull alogjik, llogjike.

    Peka: Altin Dumani ka përgjegjësi, ata kanë përgjegjësi apo jo?

    Ahmetaj: Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.

    Peka: Si i kanë kërcënuar?

    Ahmetaj: Ky i ka thënë dikujt, është hera e fundit që unë të thërras si person në dijeni, nëse ti nuk ndërron dëshminë. E di çfarë i ka thënë dikujt, prokurorja Enkelejda Millonaj.

    Peka: Altin Dumani i ka thënë dikujt, që nëse ti nuk e ndërron dëshminë, herës tjetër nuk të thërras më si person në dijeni...

    Ahmetaj: Po në korridor, se nëpër dhoma kanë kamera.

    Peka: Po Millonaj çfarë ka bërë?

    Ahmetaj: Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.

    Peka: Për çfarë arsye?

    Ahmetaj: Për çështjen time, trego ti të vërtetën se unë ty do të të çoj tek vendi i shurrës. Sikur të jetë gestapo. Kjo është drejtësia e re, këtë kemi aspiruar. Për këtë kemi votuar. Jo. Për këtë kanë aspiruar SHBA, që janë e vetmja garanci, që i gjithë ku degradim i kësaj drejtësie të re, të rregullohet, që të drejtat e njeriut dhe prezumimi i pafajësisë të rivendosen. E vetmja garanci janë SHBA.

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Ekskluzive/ Bomba e Ahmetajt: Ja dy emrat që kanë bërë inceneratorin e Tiranës...

    Afera korruptive e shekullit është bashkëutorësi e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, kjo ka qenë dëshmiar e një njeriut më të afërt të Edi Ramës për më shumë se 8 vite në qeveri.

    Arben Ahmetaj në një rrëfim ekskluziv për Syri Tv në “Çim Peka Live”, ka paraqitur fakte se afera të tilla korruptive bëhen gjithmonë me dijeninë e kryeministrit. Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë si ministër, është shprehuar ai. I pyetur nga moderatori Peka se kush në të vërtetë e kam bërë inceneratorin e Tiranës mes Mërtirit, Zotos dhe Edi Ramës e Erion Veliaj, Ahmetaj është shprehur, “Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

    Biseda në studio:

    Peka: Asnjë garanci nuk janë. Të kthehemi tek thelbi. Është vjedhur tek Tirana, miliona euro. Ju e keni refuzuar e ka shtyrë Rama e Veliaj dhe me këto që po shoh, edhe Belind Balluku. Kush i mori këto para që janë vjedhur?

    Ahmetaj: Nuk e di, nuk është detyra ime. Unë kam kërkuar ndjekjen e parave, këto ndjekin kunatën e Eriolës nga pas.

    Peka: I mori Mirel Mërtiri këto para...

    Ahmetaj: Çfarë Mireli, ai është viktimë. Një djalë dikur punëtor, këta e kanë përdorur dhe e kanë eliminuar dhe syrgjynosur. Mos e zini më Mirel Mërtirin, e gjithë historia është një zhvillim i teorisë së konspiracionit se Mërtiri dhe Zoto janë kokat. Kush e ka bërë Tiranën?

    Peka: Kush e ka bërë inceneratorin e Tiranës?

    Ahmetaj: E ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

    Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro...

    Ahmetaj: Do të shkojë nëse nuk ndërpritet sot. Dhe cila është arsyeja që nuk ndiqen paratë.

    Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro nëse nuk ndërpritet sot dhe po thoni se Mirel Mërtiri është viktimë. Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

    Ahmetaj: Mirel Mërtiri është viktimë. Është përdorur. Mërtiri një djalë punëtor dikur, që ngrihej në orën 5 të mëngjesit, e futën në një rrugë me xm y, z, që do ta themi në detaje tek takimi ynë i tretë. I kanë thënë se, ai maskarai ju ka penguar. Unë nuk kisha fuqi ti pengoja se nuk merrja dot pjesë në procedurë. Isha në një pozicion që nuk kishte lidhje me procedurën. As nuk isha autoritet kontraktor.

    Peka: Por keni refuzuar me një shkresë...

    Ahmetaj: Kam refuzuar patjetër. Kam kërkuar që të gjithë rrisqet e një investimi publik të ishin me privatin. U ka pëlqyer apo jo, punë e tyre.

    Peka: Ju po thoni se, Mirel Mërtirit i është thënë që ju i keni penguar tek inceneratori i Tiranës...

    Ahmetaj: Kur i kanë dërguar diku tjetër, jo në zyrën e të madhit (Edi Rama), por diku tjetër. Ai i kontrollon të gjitha. Madje dhe lutjen për mua, përveçse është pronari i flamurit, atdheut, që unë jam pa atdhe, që unë jam derri në pyll, pra unë isha një derr në pyll. Për këtë dhe mediat shqiptare ishin kazani, se kështu i trajton mediat, si kazani që nga Top Channel, tek Karlo. Kryeministri ka thënë me të drejtë, që thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Thashë do sjell katër shembuj.

    Peka: Ju po thoni shumë gjëra... në cilën zyrën e dërguan Mirel Mërtirin...

    Ahmetaj: Nuk e di në çfarë zyre. Le të investigojë Altin Dumani, mos të merret 5 herë, se pas daljes time të intervistës, përveç se bëri akuza familjare, persekutim si çifute, si në 39-40 në Poloni, përveç se bëri persekutim familjar, përtej kufijve ligjor, tani e ka për detyrë të investigojë që të mos ketë gjakderdhje. A ka thënë kryeministri që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Katër shembuj. Infrastruktura me të gjitha institucionet e varësisë, ka bërë diku tek 10 miliardë euro tendera nga 2019.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Afera 5D/ Ahmetaj: Veliaj kërcënoi Ramën! Në prite më nxori Erioni dhe Balluku! Të dy kanë dhënë 16 miliardë euro tendera, 3 miliardë shëndetësia

    Arben Ahmetaj ka treguar nw intervistën e tij shifra marramëndëse të cilët Erjon Veliaj dhe Belinda Balluku kanë vjedhur.

    Ahmetaj ka thënë gjithashtu se Veliaj ka kërcënuar jo drejtëpërdrejtë Edi Ramën, por sërisht ai mbetet i preferuari i tij, dhe Edi Rama e mbron.

    Gjithashtu në partinë socialiste ka përçarje dhe ato 'po hanë kokat me njëri tjetrin'.

    Biseda në studio:

    Peka: Belinda Balluku që nga 2019, 10 miliardë euro tendera...

    Ahmetaj: I kam shifrat, se i kam në kompjuter, se mi sjellin vetë njerëzit e tyre. Erion Veliaj diku tek 5-6 miliardë euro. Pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia diku te 2-3 miliardë euro. Arben Ahmetaj në të gjitha pozicionet që ka pasur, zero lek. Katër shembuj. Altin Dumani, pasi i tregohem si target sulet dhe refuzon të hyjë tek inceneratori i Tiranës, ku gjakderdhja është tmerr. Tani, të të them një gjë. Imagjinoje sikur unë për një sekondë, të solla katër shembuj. Prezumimi i pafajësisë është prezumim, po të solla katër shembuj, për statistikë. Belinda Balluku që nga 2019 me të gjitha institucionet e varësisë, gati 10 miliardë euro. Erion Veliaj diku mes 5-6 miliardë, pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia diku te tre. Unë zero. Pra unë nuk qekam tek thembra e Akilit.

    Peka: Në jetën tuaj si zyrtar, ju keni zero vlerë të tenderuar. Belinda Balluku 10 miliardë euro tender, Veliaj 6, Shëndetësia 3. Ndërsa Rama ka thënë se, thembra e Akilit në korrupsion janë tenderat. Ju zero tendera, këta nuk hetohen.

    Ahmetaj: Unë po të isha, thotë, po të isha prokurori dhe gjykatësi, unë do ta çoja këtë në të s’ëmës. Mua do më çonte në të s’ëmës. Shiko, se të gjithë teorinë e konspiracionit e ngre mbi këto dy shtylla. Është e qëllimshme teoria e konspiracionit që të varrosë të vërtetën. Shiko se ky e ka njohur Mirel Mërtirin. Po e kam njohur, pse nuk fole ti me mua për Elbasanin, por kërkove 17 vendime të vijnë për një sekondë, e bëre me prokurim të drejtpërdrejtë dhe me demek bëre fajtor atë që nuk është fajtor dhe është në burg. Ku e gjete këtë njohje. Po tek Tirana, pse e bëre ti. Unë kisha refuzuar, unë që e njihja. Dhe tjetra pastaj, që ky prishi unitetin e PS. E ke parë si po hahen tani, janë gati të vriten me njëri-tjetrin. Pas ikjes time, që unë prishja unitetin, duhej që uniteti aty të ishte spektakolar.

    Peka: A janë gati realisht të përplasen?

    Ahmetaj: Janë gati të hanë kokat e njëri-tjetrit. Unë i shoh, unë e di se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kush çon dokumente për kë. Nuk kam unë të kem dërguar dokumente. Njërën e kam dashtur si motrën time, tjetrin e kam dashtur si ta kisha vëlla të madh. Më kanë nxjerrë në pritë.

    Peka: Motra ishte Belinda, vëllai ishte Rama ...

    Ahmetaj: Nuk ka gjë tani, respekto dhe këtë gjënë time, jam ...

    Peka: Respektoj dhe publikun që të jemi sa më shumë konkret. Dhe ju kanë nxjerrë ne pritë.

    Ahmetaj: Në pritë ...

    Peka: Edi Rama, Belinda Balluku ...

    Ahmetaj: Erion Veliaj, mos e harroni. Dhe shiko çfarë bën Erion Veliaj. Veliaj kërcënon Edi Ramën, unë nuk e dija çfarë ndodhte me 5D, me këtë, me atë, si dhe kryeministri nuk dinte çfarë bënte zv/kryeministri. Po ua them tani, Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë. 100%, por ky i dërgon mesazh kërcënimi; unë e di çfarë ke bërë ti. Ky. Të thuash, e di çfarë ka bërë zv/kryeministri, ti e di, ku e ke. Ky nuk ka asnjë firmë, asgjëkundi. Ky firmë ka vetëm tek ulja e borxhit dhe deficiti. Kaq ka firmë ky njeri dhe tek dalja në tregun ndërkombëtar dhe tek sigurimi i financimit të rindërtimit dhe tek ligji i rindërtimit që unë duhet të bëja zero tendera. Dhe kam bërë zero tendera. E dini çfarë i bëjnë asaj Ola Xamës. E masakruan që ta fusin në komplekse. I thonë ke marrë tendera, të ka dhënë Ben Ahmetaj tendera rindërtimi. Ndërkohë që dhe e kanë kompleksuar. Një gazetar nuk kompleksohet, por burri i saj paska marrë nënkontraktime nga kompanitë që kanë marrë tendera tek Bashkia e Tiranës, unë skam bërë asnjë tender rindërtimi. Zero. E kam shënuar vetë në ligj. Pra imagjino Çim Peka, të të them një gjë; sikur unë të kisha bërë IPARD-in. Sikur unë të kisha bërë 5D. Nuk e kanë bërë këta djemtë që janë brenda, 5D. Sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e rrugëve, sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e energjisë. Sikur unë të kisha bërë AKSHI-n. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.

    Syri

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 25-06-2024, 13:52
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 14:43
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  4. Mediat greke: Kryeministri Edi Rama po pushon me familjen në Greqi
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2017, 12:21
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •