Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Kulti i Edi Ramës: Bën ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend siç i do qejfi. Socialistët rrinë sus.

    Ndryshimet e reja në kabinet forcojnë ‘kultin e Ramës’ në qeverisje

    Kryeministri Edi Rama ndryshoi tre postet kyçe të kabinetit qeveritar pa dhënë asnjë shpjegim publik, në një lëvizje që komentohet si shenjë e rritjes së autoritarizmit të tij, si në qeverisje ashtu edhe në parti.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Edi-Rama-ne-kongresin-e-PS.jpg

Shikime: 1050

Madhësia:  38.5 KB
    Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS më 28 korrik 2024. Foto: LSA.

    Në një skenë që ngjante si një “deja vu” e një viti më parë, kryeministri Edi Rama ia doli të dielën që të suprizojë edhe njëherë me ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, ku pritet të ulen në detyrat kyçe tre ministra të rinj pa përvojë politike dhe pothuajse të panjohur për publikun.

    Në fund të një fjalimi të gjatë para Kongresit të Partisë Socialiste, Rama njoftoi pa shpjegime se kishte vendosur që të largonte ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe atë të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

    Balla, një funksionar i hershëm i Partisë Socialiste, do të zëvendësojë Elisa Spiropalin në ministrinë pa portofol të Marrëdhënieve me Parlamentin, pas promovimit të kësaj të fundit si kryetare e Kuvendit.

    Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërkohë që Mete ikën nga Ministria e Financave më pak se një vit pas emërimit.

    Tre ministrat e rinj u përzgjodhën nga Rama nga nivelet e dyta të qeverisjes.

    Ervin Hoxha, 46 vjeç, do të ngjitet në krye të Ministrisë së Brendshme në një debutim politik pas një karriere si funksionar i Policisë së Shtetit dhe drejtues i disa institucioneve të tjera teknike, ndërsa ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

    Ndërkohë, Rama ia besoi ministrinë e Financave Petrit Malajt, i cili iu prezantua publikut për herë të parë në janar të këtij viti kur u emërua drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN.

    Emrat e rinj të ministrave së bashku me Spiropalin si kryetare e Kuvendit pritet të marrin aprovimin e Parlamentit në një seancë plenare të jashtëzakonshme të paralajmëruar për të martën.

    Emërime të tilla të befta në kabinetin qeverisës po kthehen në një normë të kryeministrit Edi Rama, të paktën që nga përfundimi i mandatit të tij të parë në vitin 2017. Por vëzhgues dhe analistë të politikës i shohin ndryshimet e reja si një shenjë të mëtejshme të forcimit ‘të kultit të individit” në krye të qeverisë dhe të Partisë Socialiste.

    “Zgjedhja për ministra e emrave që nuk i thonë asgjë publikut dhe që gazetarëve u duhet google për të mësuar se kush janë, tregon se sistemi karrierës në PS varet vetëm nga vullneti i kryeministrit!” tha për BIRN gazetari Lutfi Dervishi.

    Sipas tij, këto emërime nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim në këto dikastere, pasi edhe më parë, “disa emërime ministrash kanë rezultuar fiasko”.

    “Zara në një lojë tavlle”

    Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në fund të mandatit të tij të tretë qeverisës dhe në kërkim të një mandati të katërt të paprecedentë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ndërsa qeverisja e tij është dominuar nga problemet, Rama vetë ia ka dalë t'u mbijetojë deri më tani skandaleve që kanë çuar nën akuzë për korrupsion një ish-zv.kryeministër, dy ministra si dhe bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij.

    Ndryshimet e shpeshta të Ramës në kabinetin e tij janë diktuar shpeshherë nga këto skandale, por janë parë gjerësisht si një makiazh më tepër sesa ndryshime për përmirësimin e qeverisjes.

    Ndryshe nga herët e tjera, emërimet e fundit interpretohen si një tregues i autoritetit në rritje të Ramës si në parti, ashtu edhe në qeverisje.

    Armand Shkullaku, analist politik dhe drejtues i medias kritike Lapsi.al i tha BIRN se mënyra se si Rama po i bën ndryshimet në qeveri apo në detyra të tjera të larta shtetërore ka rrëzuar parimet e demokracisë përfaqësuese në përgjithësi.

    “Nuk janë gjë tjetër veçse manifestimi arrogant i kultit të individit që Edi Rama mëton tashmë t'ua bëjë të qartë të gjithëve,” tha Shkullaku.

    “Nuk ka më rëndësi as karriera politike, përfaqësimi i qyetarëve, profili publik, por janë tekat dhe trillet e liderit ato që vendosin se çfarë dhe kë meritojnë qytetarët në qeverisje,” shtoi ai.

    Shkullaku i përshkruan ministrat si “zara në një lojë tavlle”, që rrotullohen në varësi të humorit të kryeministrit, ndërsa eksperimentet e tij me emrat e rinj si një shfaqje të nënshtrimit dhe “poshtërimit që ai i ka bërë Partisë Socialiste”.

    Irena Beqiraj, një konsulente financiare që shërbeu si zv.ministre dhe këshilltare në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në vitet 2015-2017 beson gjithashtu se ndryshimet në qeveri janë shenjë e autoritarizmit të kryeministrit.

    Beqiraj shtoi gjithashtu se ministrat e rinj janë emra pa asnjë rëndësi për publikun, por që i japin mundësinë Ramës që të shfaqet si “lider transformues” – ndonëse eksperimente të ngjashme në të shkuarën kanë kaluar sipas saj pa asnjë gjurmë në Partinë Socialiste.

    “Ata nuk do të duhet të shohin asgjë tjetër veç dritë të ‘shkëlqyer' dhe do të duhet të bëjnë atë që u kërkohet,” tha Beqiraj, ndërsa shtoi se kur punët nuk shkojnë mirë, ata duhet të mbajnë gjithashtu edhe përgjegjësi personale.

    Zgjedhjet e ardhshme

    Ndryshimet e së dielës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama nuk mund të shihen ndarazi nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat u paraprinë nga korrektime të Kodit Zgjedhor në marrëveshje me Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

    Në Kongresin e së dielës, Rama gjithsesi i tejkaloi këto zgjedhje dhe foli për vizionin e tij për Shqipërinë e vitit 2030.

    Sipas Lutfi Dervishit, me ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama u çoi një mesazh vartësve të tij në parti.

    “Ndryshimet e fundit në vitin zgjedhor i dërgojnë mesazhin deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të PS-së se fushata e ardhshme do të jetë e fushata e liderit,” tha Dervishi.

    Përtej mesazhit politik, ndryshimet në dy portofolet kyçe të qeverisë së Ramës komentohen të jenë motivuar edhe nga arsye praktike.

    Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave luajnë historikisht një rol të rëndësishëm në vitet zgjedhore për menaxhimin apo financimin e proceseve të kushtueshme, ku në të shkuarën ka pasur akuza për përfshirjen e personave me rekorde kriminale apo lëvrimin e miliona eurove për investime.

    Shkullaku nga Lapsi.al vlerëson se të paktën në këto dy ministri, ndryshimet janë bërë edhe në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

    “Edi Rama ka nevojë të ndikojë si gjithnjë tek vota e lirë dhe Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave janë tepër të ndjeshme në këtë drejtim,” përfundoi ai.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kulti i Edi Ramës: Bën ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend siç i do qejfi. Socialistët rrinë sus.

    Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

    Kryeministri Edi Rama njoftoi të dielën ndryshime në qeveri dhe emërimin si kryetare Kuvendi të ministres aktuale të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiorpali.

    Nga BIRN

    Në përmbyllje të fjalimit të tij në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi zëvendësimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla – e dorëhequr për arsye shëndetësore, me Elisa Spiropalin.

    Rama njoftoi se deputeti Blendi Çuçi do të emërohej nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë mininistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi do të marrë kryesimin e grupit parlamentar socialist.

    Peleshi do të zëvendësohet si ministër Mbrojtje nga kreu i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vengu.

    Ministri aktual i Brendshëm, Taulant Balla do të emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin dhe do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha, i cili ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT.

    Ndryshime do të ketë dhe në ministrinë e Financave, ku Ervin Mete do të zëvendësohet nga Petrit Malaj, drejtori aktual i Agjencisë Kombëtarë të Burimeve Natyrore (AKBN).

    Ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri pritet të marrin miratimin e kreut të shtetit, Bajram Begaj.

    BIRN

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Kulti i Edi Ramës: Bën ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend siç i do qejfi. Socialistët rrinë sus.

    Sa poshte e ka lene veten ai vend. Vetem po vuri dore zoti ndoshta rregullohet.

    Ishte mbushur salla "rilindase" me fytyra te vrara dhe shikime boshe idiote (normale per nje vend te braktisur totalisht nga truri), dhe nje delirant shalgjate jepte urdhra dhe direktiva sipas ngrefjes se tij te radhes.

    Nuk eshte kjo Shqiperia qe duam te gjithe. Kjo eshte Shqiperia si nje enderr shume e keqe.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kulti i Edi Ramës: Bën ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend siç i do qejfi. Socialistët rrinë sus.

    Kuvendi voton mes tensionit ministrat e rinj të Ramës

    Kuvendi u mblodh të martën në një seancë të jashtëzakonshme, pasi kishte mbyllur punimet e sesionit parlamentar, për të votuar ndryshimet në qeveri dhe kryetaren e re të Kuvendit, të cilat u deklaruan të dielën nga kryeministri Edi Rama.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Rama-Kuvend.jpg

Shikime: 904

Madhësia:  50.5 KB
    Kryeministri Edi Rama gjatë seancës për votimin e ministrave të rinj. Foto: LSA.

    Votimi u bë në një situatë të tensionuar, pasi deputetë të opozitës protestuan duke bllokuar foltoren dhe goditur tryezat e tyre, pasi kryetarja e Kuvendit në ikje, Lindita Nikolla nuk u dha fjalën.

    Ndërsa deputetët e mazhorancës socialiste vijonin procesin e votimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë akuzonin kryeministrin se kishte sjellë në qeveri ministra të mbështetur nga krimi i organizuar.

    Protesta u nxit nga mospranimi nga mazhoranca i një kërkese të PD-së për të pasur një seancë me debat parlamentar për ndryshimet në qeveri.

    “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë”- thuhej në këtë kërkesë të dorëzuar në Kuvend nga Bardhi.

    Sipas PD-së, “Kuvendi nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura”.

    Por Nikolla, e cila dha dorëheqjen për arsye shëndetësore në seancën plenare të së premtes, kundërshtoi kërkesën me argumentin se votimet e dekreteve për emërime ministrash ishin bërë pa debat dhe kjo ishte një traditë parlamentare.

    Për shkak të atmosferës së tensionuar u votua me votim elektronik të fshehtë dhe jo me kuti edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, po ashtu një propozim i kryeministrit Rama. Spiropali, deputete e Kuvendit që nga vitit 2017 dhe ministre e shtetit për Parlamentin që nga 2019, mori 75 vota pro dhe 4 kundër gjatë votimit.

    Dekretet për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj të kabinetit ‘Rama' u votuan me një shumicë votash prej 76 deri 79 vota pro. Pas miratimit nga Kuvendi, ministër i ri i Mbrojtjes do të jetë Pirro Vengu, ministër i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministër i Financave, Petrit Malaj.

    Taulant Balla që mbajti për një vit detyrën e ministrit të Brendshëm u votua si ministër shteti për marrëdhëniet me Parlamentin.Gjatë kongresit të partisë, Rama njoftoi ndryshimin e tre posteve kyçe të kabinetit qeveritar pa dhënë asnjë shpjegim publik për këto ndryshime.

    BIRN

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kulti i Edi Ramës: Bën ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend siç i do qejfi. Socialistët rrinë sus.

    Duhet t'ia ndryshojnë emrin Partisë. Nga Partia Socialiste në Stanin Socialist. Dhe kryetarit të Partisë duhet të mos t'i drejtohen më si kryetar, por si Kryeçoban i Stanit Socialist.

    Bagëti e bujqësi socialiste në shekullin e XXI...

    Bëj shtet ligjor e demokratik me bagëti të tilla.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2022, 04:24
  2. Ndryshime në qeveri?! Rama mbledh kryesinë e PS
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-12-2018, 08:28
  3. A jeni për ndryshime në qeveri apo për largim të saj?
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 14:54
  4. Prishtinë: Priten ndryshime në qeveri
    Nga SilverSurferzzz në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2011, 04:14
  5. Protesta ne Jordani, behen ndryshime ne qeveri
    Nga Qyfyre në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 19:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •