Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    886

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Edi është skllav i Vuçiçit.
    Sbën dot gjë pa pyetur atë.
    Si dy vllezër janë.
    E shkatrruan Shqipërinë.
    E shkatrruan Ballkanin.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Intervista e Arben Ahmetajt/ Televizionet dhe mediat që Rama u fiku ekranin

    Emri:  auto_auto_rama_censure1616419516_11722345057.jpg

Shikime: 319

Madhësia:  38.7 KB

    E turpshme mund të cilësohet sjellja e medieve shqiptare ndaj dëshmisë së ish-numri dy të qeverisë dhe një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës për vite me radhë.

    Ish/zv-kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj në intervistën e dytë të dhënë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka hedhur akuza konkrete të mbështetura në dokumente dhe prova ndaj Edi Ramës, por asnjë prej medieve nuk ka guxuar që të pasqyrojë asnjë lajm në lidhje me këto deklarata.

    Televizionet e kapura me paratë e inceneratorit, televizionet e teleturizmit dhe medieve që kanë vjedhur tokë publike, të destinuar për shkolla Edi Rama e kishte kollaj të ua fikte ekranet dhe të ua mbyllte zërin, që të mos thonin asnjë fjalë për intervistën e Arben Ahmetaj.

    Top Channel, Tv Klan, News 24, Shqiptarja.com, Report TV, Balkanweb, Panorama, A2 CNN, Vizion Plus, Euronews, Abc News, nuk kanë dhënë asnjë fjalë të vetme për akuzat e bëra publike nga Arben Ahmetaj.

    Ndryshe nga intervista e parë e Arben Ahmetajt, ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës dhënë për gazetarin Çim Peka në SYRI TV, në janar 2024, e cila gjeti hapësirë në të gjitha mediat online dhe të shkruara, por edhe në televizionet e kapura nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, intervista e dytë është censuruar në mënyrë totale, njësoj sikur në Shqipëri të sundonte Kim Jongu dhe jo vendi të cilësohet ende një demokraci.

    Syri

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Intervista e Ahmetajt, si dëshmi e tredhjes së SPAK-ut

    Nga Armand Shkulaku

    Deklaratat e Arben Ahmetajt, ish numrit dy të qeverisë së Edi Ramës, çertifikuan përfundimisht çdo dyshim se veprimtaria e SPAK në hetimin e skandaleve qeveritare e bashkiake, nuk udhëhiqet nga interesi publik por nga interesi politik. Duke qenë njeriu më i afërt i kryeministrit, ministri i tij i reklamuar si sukses i financave dhe i rindërtimit, anëtar kryesie dhe drejtues qarku, Ahmetaj tha se të paktën në një aferë korruptive me përmasa të frikshme, inceneratorin e Tirnaës, pronarët faktikë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

    Por nëse për çdo qytetar shqiptar është e qartë se afera si inceneratorët, sterilizimi, 5D e shumë të tjera, nuk mund të jetësoheshin pa vullnetin e Ramës e Veliajt, çështja qëndron tek i ashtuquajturi hetim, që SPAK pretendon se ka ndërmarrë për zbardhjen e tyre. Pikërisht këtu, dëshmia e një zv/kryeministri dhe ministri Financash se prokuroria speciale nuk po heton procedurat që kanë prodhuar këto mega afera, vërteton jo thjesht faktin se ajo gjendet nën kontrollin politik të kryeministrit por dhe një tentativë të rrezikshme për t’i vënë kapak vjedhjeve më skandaloze në historinë e tri dekadave të fundit.

    Deri tani, SPAK ka dështuar së pari të zbërthejë mekanizmin që ka prodhuar zhvatjen e qindra milion eurove qytetarëve më të varfër në Europë dhe së dyti po dështon të ndalë hemoragjinë financiare që vazhdon si pasojë e koncensioneve korruptive. SPAK evitoi t’u japë përgjigje pyetjeve të thjeshta të tilla si: Si dhe kush i përzgjodhi kompanitë koncensionare, pse u shmang gara, si u negociuan kontratat, pse kryeministri gënjeu publikisht për pronarët e inceneratorit të Tiranës, si iu besuan dhejtra miliona euro muratorëve nga Italia apo një bukëpjekësi, si iu dha bonus një biznesi që nuk ekzistonte.., Dhe mbi të gjitha ku kanë shkuar paratë e paguara deri tani nga xhepat e shqiptarëve.

    Ish numri dy i qeverisë deklaroi se hetimi i procedurave, që sollën këtë zhvatje kolosale, mund të çojë drejt zbulimit të përgjegjësve të vërtetë (pronarë të inceneratorit janë Rama dhe Veliaj, tha ai) si dhe shpellës që ka përpirë qindra miliona euro. Këtë me siguri e di fare mirë dhe Dumani dhe prokurorët e tjerë, prandaj duke zgjedhur të mos hetojnë procedurën ata në fakt kanë zgjedhur të mbyllin sytë dhe veshët ndaj të vërtetës që mund t’i çojë atje ku as guxojnë ta mendojnë: tek Edi Rama dhe Erion Veliaj.

    Duke tentuar të mbysin hetimin e vërtetë me statistika idiote, prokurorët e SPAK mund t’i sjellin vendit një dëm më të madh se sa vetë skandalet qeveritare. Ata mund të arrestojnë Ilir Beqen për faturat e restorantit në vend të hetojnë koncensionet në shëndetësi, mund të burgosin Alqi Bllakon për rrogën e babait, Lefter Kokën për letrat e të birit, Arben Ahmetajn për shtëpinë e gruas në vend se të zbulojnë si avullojnë qindra milion euro në një incenerator që nuk ekziston, mund të dënojnë Safet Gjicin për moral në vend të hetojnë 110 milion euro tendera në epokën e Rilindjes… por këto nuk i shërbejnë as të vërtetës dhe as integritetit të Prokurorisë Speciale. Prokurorët mund t’i rendisin këta emra si statistikë për të justifkuar rrogat e tyre, por në të njëjtën kohë ato shërbejnë dhe si lakmues për të çertifikuar tredhjen e tyre.

    Në asnjë dhe në asnjë rast, ata nuk kanë guxuar të nxjerrin këmbën nga rrethi në çështje të nxehta që mund të çojnë tek vendimarrjet apo skemat kriminale të kryeminstrit dhe kryetarit të Bashkisë. Ata kanë ulur kokën dhe mbledhin në thes ata që kanë “ngrënë kumbulla dhe dardha” pas shpinës së Edi Ramës dhe vetëm kur vendos Edi Rama. Ata nuk tregojnë dot se si ngrihen në ktë vend skemat e zhvatjeve qeveritare dhe as si vidhen votat që mbajnë në këmbë autorët e vërtetë të këtyre skemave.

    Imagjinoni si do të silleshin prokurorët në një vend europian nëse numri dy i një qeverie do të dëshmonte ato që dëshmoi Ahmetaj për Edi Ramën dhe krahasojini me guximtarët e SPAK që recitojnë statistika ndërsa milionat vazhdojnë të avullojnë në Sharrë, në tecet lundruese apo tenderat sekretë. Dëshmia e Ahmetajt nuk zbuloi diçka që shqiptarët nuk e dinë, por ajo vërtetoi se të besosh që në një regjim ka segmente të pavarura që mund të trondisin vetë regjimin, është një përrallë ose për naivët ose për ata që shpresojnë t’u ndodhë mrekullia ndërsa flenë gjumë.

    Lapsi

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Berisha: Ahmetaj provoi me 100% akuzat që PD ka bërë ndaj Ramës, Veliajt, Agaçit. AKSHI kopshti privat i Ramës, Linda Rama u kap në përgjime

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë publike për mediat, ka komentuar intervistën e Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

    Gjatë deklaratës së tij, Berisha tha se, Ahmetaj faktoi 100 për qind të gjitha akuzat që Partia Demokratike ka bërë ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjell Agaçit për skandalet korruptive në Shqipëri.

    Berisha tha gjithashtu se, Linda Rama është kapur në përgjime ambientale duke ndërhyrë për tenderin 43 milionë eurosh të AKSHI, për njerëzit e saj të afërt.

    DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE:

    Mbrëmë opinioni shqiptar dhe ndërkombëtar u njoh me një dëshmi të jashtëzakonshme në llojin e saj, një dëshmi publike të numri 2 të qeverisë më të korruptuar të kontinentit, të qeverisë më të implikuar në krim dhe drogë në Europë dhe më gjerë.

    Me dëshminë e tij publike para shqiptarëve, Arben Ahmetaj provoi 100% ato që PD ka faktuar me dokumente zyrtare të firmosura nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, etj., për vjedhjen e shekullit.

    Arben Ahmetaj si zv/kryetar i Këshillit të Ministrave u tha shqiptarëve se krerët e vërtetë, realë të aferës së djegësit të Tiranës që shkon sipas tij mbi 700 mln euro dhe vazhdon të gllabërojë taksat e shqiptarëve janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

    Në dëshminë e tij publike para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, Arben Ahmetaj zhbëri dje me argumente të pakundërshtueshme Skrapin e Edi Ramës. Ai faktoi kontrollin e plotë total të Edi Rames mbi Skapin dhe drejtësinë e re.

    Arben Ahmetaj dëshmoi se arrestimi, ndjekja, persekutimi i tij si një person që nuk ka asnjë firmë përveç katër kundërshtimeve kategorike ndaj kërkesave të Erion Veliaj, është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe qëllimin e vetëm për të shmangur nga Dumani hetimin procedurës ligjore, sepse ajo të çon direkt tek Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj.

    Në këtë kontekst, Arben Ahmetaj është pa asnjë diskutim i përndjekuri i Edi Ramës dhe prokurorisë së tij që kontrollon, për të shpëtuar kokën e tij dhe të bandës përreth tij.

    Arben Ahmetaj ju faktoi shqiptarëve se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse Nuredini me kollare. Nëqoftëse Nuredini me para, zinte prita dhe vriste njerëz, Altini me kollaro, me porosi të Edi Ramës kërcënon si një bastard i hetimit të vjetër shqiptar, qytetarët me ndërrimin e akuzës në rast se pranon apo nuk pranon. Përdor korridoret si burracak për të mos u filmuar dhe regjistruar në kërcënimet e tij.

    Arben Ahmetaj i bëri autopsinë regjimit të Edi Ramës, por dhe drejtësisë së re të kontrolluar plotësisht nga Edi Rama.

    Ai informoi se një prokurore Millonaj, sillet në zyrën e saj si një rrugaçe ordinere ndaj qytetarëve që merr në pyetje, duke kërcënuar me gjuhën e saj të një femre të ulët.

    Ky është një turp, kjo sillet si motër në krim e Taulant Ballës.

    Arben Ahmetaj, të dashur miq, nuk është i penduar i drejtësisë sepse Spaki i partisë nuk mund të imagjinojë kurrë një gjë të tillë, por ai është i penduari i popullit shqiptar që pavarësisht nga kërcënimet me jetë të hanxharëve të krimit të Edi Ramës, po u thotë shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, të vërtetat e mëdha të hemorragjisë së tmerrshme financiare nga vjedhjet monstruoze të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

    Ai dëshmoi mbrëmë se vet ai, ministër Financash, nuk ka firmosur asnjë tender, madje se ai i ndaloi vetes me ligj tenderimet për rindërtimet pas tërmetit, për çka padyshim meriton vlerësim.

    Por ai dëshmoi se Lubi Balluku me agjencitë e vartësisë së saj, ka tenderuar nga viti 2019 e këtej 11 miliard euro. Ndërkohë Lal vjedhësi ka tenderuar 6 miliard euro, kurse korba e kovidit rreth 3 miliard euro.

    Nga këto miliarda sipas denoncimeve të faktuara të opozitës, medieve, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare, 70 deri në 90 për qind janë vjedhur dhe shpërdoruar. Por nuk ekziston asnjë akuzë, asnjë padi ndaj lubisë së korrupsionit, Lal Vjedhësit, apo korbës së kovidit.

    Arben Ahmetaj ju dëshmoi mbrëmë shqiptarëve, atë që opozita e ka thënë me dhjetëra e dhjetëra herë, se AKSHI është kopshti privat i Edi dhe Linda Ramës. Ju kujtoj shqiptaërve se AKSHI ka bërë në këto vite, në dhunim flagrant të ligjeve themelore të një shteti dhe ligjeve të prokurorimit rreth 200 tenderime sekrete, kundrejt 12 tenderimeve që janë kryer nga SHISH dhe prokuroria gjatë viteve 2005-2013.

    Përfitues kryesorë në këto tendera sekret ka qenë oborri i Edi Ramës, kunati dhe njerëzit e tij.

    Arben Ahmetaj informoi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, se Linda Rama është e regjistruar në regjistrim ambiental, duke ndërhyrë për tenderin 43 milionë euro në favor të njeriut të saj. Ky regjistrim ambiental ndodhet në Skrapin e partisë, por bllokohet nga lakeu i Edi Ramës, Altin Dumani.

    Arben Ahmetaj deklaroi se ai ndodhet edhe në një boks tjetër.

    Arben Ahmetaj informoi shqiptarët se ai disponon dokumentin që fakton se vjedhja e Porto Romanos mban firmën e Edi Ramës. Ne e kemi denoncuar disa herë këtë vjedhje, me dokumente të plota, sipas të cilave përgjegjës absolut numër 1 për këtë vjedhje është më së pari, Edi Rama.

    Së fundi, ai informoi shqiptarët në dëshminë e tij se në tunelin e Llogarasë, Rama dhe lubia e tij Balluku, vodhën me një vizitë, 50 milionë euro.

    Të dashur qytetarë dhe qytetare.

    Në tenderin e bërë në vitin 2021, mes dy kompanive, Gjoka Konstruksion ka paraqitur një ofertë prej 140 mln euro. Kompania turke ka paraqitur një ofertë 190 mln euro. Por pas një vizite që bëri Edi Rama dhe Lubi Balluku në Ankara, ju dha kompanisë turke. Pasi u shpall fituesi, kompania turke merr si nënkontraktor të vetin, në kundërshtim me ligjin, se nuk e kishte paraqitur, se Gjoka ishte në garë rival dhe jo nënkontraktor në garë, merr Gjokën i cili ndërton nga alfa tek omega, tunelin dhe natyrisht se ku shkuan 50 mln dollarë e di Edi Rama dhe lubia e korrupsionit, Belinda Balluku.

    Intervista dhënë gazetarit të njohur Çim Peka, e censuruar totalisht nga mediat e majta, gjithashtu fakton kontrollin mizor të Edi Ramës, mbi Top Channel, Bolinon dhe media të tjera. Fakton plaçkitjen e milionave euro nga djegësit, dhe tenderat e tjerë. Drejtimin direkt të Top Channelit apo ti themi tani, Top Inceneratorit, nga Lubi Balluku.

    Pra gjithçka këtu kontrollohet nga njishi, nga Edi Rama.

    Partia Demokratike do të kërkojë hetim ndërkombëtar për vjedhjen e shekullit, dhe nuk e heq kurrë nga axhenda pa parë para ligjit, Edi Rama, Engjëll Agaçin, Erion Veliajn, Altin Dumanin dhe hajdutë të tjerë të qindra milionë eurove në këtë aferë.

    Partia Demokratike ju bënë thirrje autoriteteve helvetike të mbrojnë jetën e dëshmitarit tashmë të opinionit publik Arben Ahmetaj, mbasi jeta e tij kërcënohet në mënyrën më serioze nga kreu i mafias shtetërore më të rrezikshme në Europë, Edi Rama.

    Partia Demokratike fton shqiptarët në këmbë, o sot, o kurrë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

    Faleminderit!

    Fitore!

    Syri

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 25-06-2024, 13:52
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 14:43
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  4. Mediat greke: Kryeministri Edi Rama po pushon me familjen në Greqi
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2017, 12:21
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •