Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Denoncimi i fortë i Ahmetaj: Rama përgjegjës, një nga 6 emrat që nëse më ndodh gjë, del dosja dhe rekordet

    Arben Ahmetaj, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin si përgjegjësin kryesor nëse atij i ndodh gjë.

    ‘Po mo po. Nuk ka rëndësi. Janë 6 emra, që nëse më ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime pse’, u shpreh Ahmetaj në Çim Peka Live gjatë intervistës së tij të dytë në SYRI TV.

    Biseda në studio:

    Peka: Kaq ndikim ka mbi Altin Dumanin sipas jush?

    Ahmetaj: Jo vetëm mbi Altin Dumanin, por mbi të gjithë strukturën e drejtësisë. I di me detaje, kemi kohë të flasim me emra dhe mbiemra. Do jemi tek takimi i tretë dhe i katërt, unë nuk ndaloj. Ky është një nga 6 emrat, që nëse më ndodh, del dosja dhe rekordet. Po. As nuk dua të ja di fare.

    Peka: Ky është një nga 6 emrat ... Edi Rama?

    Ahmetaj: Po mo po. Nuk ka rëndësi. Janë 6 emra, që nëse më ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime pse.

    Peka: Nëse ju ndodh gjë ju?

    Ahemtaj: Po dhe nuk dua të ja di.

    Peka: Ju po thoni se diku keni depozituar garancinë...

    Ahmetaj: Nuk është garanci, nuk janë të rëndësishme për qytetarët se çfarë kam bërë unë. Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Nuk i shkoj, sepse ajo gjëja është bërë kavaletë. E kupton çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator dhe nuk janë paratë. Kontrata me 1 mln dollarë në muaj dhe andej e këtej. Media e përfshirë. A kam thënë tek intervista që ka një strukturë që ja di krahët, por nuk ja di kokën që praktikisht përfshin politikë-media-incenerator. A doli TCH i përfshirë, Endrit Habilaj. Më vjen keq. Nuk e dua, nuk dua të shoh kënd në situatën që jam. Janë përdorur nga Vjollca Hoxha. Si ka mundësi që TCh nuk flet fare për Eco Parkun. Pse? Ka thënë një ish-krushqia ime se TCH është partizan i antikorrupsionit. Ku e ke? Ka folur 2 muaj për mua. Për asgjë. Janë marrë me jetën time. Pse? Paguar nga inceneratorët, faktet po dalin. Kontratat e shitblerjeve të aseteve të kompanive, i përfshirë drejtori i TCH. Sa herë del ndonjë lajm episodik për mua, TCH nxiton ta nxjerrë, Karlo po, i paguar nga inceneratorët. Të gjithë janë të paguar nga inceneratorët. Edhe ai që ka bërë akuzën e ka deklaruar, ka thënë se më kanë bërë kontratë me Klod Zoton, kanë ngatërruar emrin. Ka bërë me një nga inceneratorët për të më goditur mua. Okej, e bëri, mirë bëri, nuk kam gjë unë me të, është mercenarë.

    Syri

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    AKSHI kopshti privat i Ramës?/ Ahmetaj: Familja e kryeministrit është përgjuar ambientalisht dhe ka...

    Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverice të Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar në rrëfimin e tij për Çim Peka Live se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve famijarë të kryeministrit.

    Biseda në studio:

    Peka: AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës?

    Ahmetaj: Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve.

    Peka: Ka rënë familja e kryeministrit tek AKSHI në përgjim ambiental...

    Ahmetaj: I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha...

    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Tuneli i Llogarasë/ Ahmetaj: Aferë korruptive! U anulua tenderi...iu dha turkut pas takimeve në Ankara

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është ndalur edhe te tuneli i Llogarasë duke theksuar se është një aferë korruptive.

    Në intervistën e dhënë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë.

    Biseda në studio:

    Peka: Të ikim ne nga batutat.

    Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë ëshë një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas...

    Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara...

    Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.

    Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?

    Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.

    Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.

    Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë. Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen ...

    Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.

    Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.

    Peka: Vazhdojmë...

    Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt.

    Syri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Ahmetaj: Top Channel ka marrë miliona, Vjollca Hoxha e përfshirë në aferën e inceneratorit

    Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar televizionin kombëtar Top Channel është “përlyer” në aferën e inceneratorëve.

    Ahmetaj gjithashtu tha se pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha dhe Karlo Bolino i Report Tv kanë marrë miliona nga inceneratorët dhe SPAK nuk i heton.

    “Top Channel ka fol dy muaj për mua, është paguhet nga inceneratorët Vjollca. I gjithë territori i Top Channel është i përfshirë nga afera e inceneratorëve, të dalë dhe të japë llogari, cdo lajm episodik që del për mua , Report tv dhe top channel me vrap më sulmon, sepse paguhen nga incneratorët.

    Unë jam një individ I akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratoraëve. Nuk ka incenerator. Media e përfshirë. Kam thënë që ka një strukturë gjysmë të përfshiirë ku është politika dhe media.

    A doli Top Channel?

    Syri

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    ‘Ekziston letra e Ecoparkut’/ Ahmetaj: Rama e ka firmosur vetë, një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar...

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtëpërdrejtë dhe për këtë ekziston letra.

    ‘EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender’, u shpreh Ahmetaj.

    Biseda në studio:

    Peka: Ndalojmë tek Ecoparku.

    Ahmetaj: Pse nuk e investigon EcoParkun, Dumani. Pse sajon akuza ndaj meje. A nuk i mjaftoi ‘Buka SHA” që është qesharake. A nuk i mjaftoi arrestimi im nga punonjësi i vet, Dumani. Pse vazhdon e kërkon, kërcënon, e ruajtë Zoti, ta ndihmojë Zoti. Pse vazhdon e kërcënon çfarë arsye ka. Do shkojë në të s’ëmës. Do të shkoj në të s’ëmës, por deri atë ditë unë do të bëj këtë gjënë që bëj, me të gjitha mënyrat e mia ligjore. Është shumë kollaj të kalosh në mënyrë të paligjshme derën e shtepisë së një burri. Nuk e di sa e lehtë është të dalësh po kaq kollaj.

    Peka: EcoParku, çfarë ka.

    Ahmetaj: EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë.

    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    ‘McGonigal në Dubai me autoritetet shqiptare?’/ Ahmetaj: Po. Po, ka video! E heton Altin Dumani?

    Në një intervistë ekskluzive në Çim Peka Live në SYRI TV, Arben Ahmetaj, ish numri dy i qeverisë së Edi Ramës, ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai.

    ‘Po. Po. Kush e ka korruptuar McGonigalin. Unë? E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës’, u shpreh Ahmetaj.

    Biseda në studio:

    Peka: Në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë?

    Ahmetaj: Po. Po. Kush e ka korruptuar McGonigalin. Unë?

    Peka: Kryeministri, është në dosje nuk është ndonjë sekret.

    Ahmetaj: E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës.

    Peka: Si mund ta hetojë Altin Dumani, kur vjen sekretari i Shtetit, ditën që do të dënohet McGonigali.

    Ahmetaj: Nuk kam punë unë me atë punë. Ajo është politikë tjetër. Po të them kaq, pas çdo projekti qëndron një njeri që këtij i duhet për të rrotulluar pushtetin. Në çdo projekt që jepet. Aman o burrë, pse nuk e qetëson dhe ti, tani lufton. Njerëz nga Shqipëria.

    Peka: Të thonë ty...

    Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit.

    Peka: Dmth nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.

    Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai ... Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor... ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator.

    Peka: Nuk ka.

    Ahmetaj: Paratë nuk gjenden, por një pyetje kam unë. Kush e ka pasur detyrimin për monitorimin e kontratës, kush ka qenë autoritet kontraktor. Belinda Balluku, a ka ndonjë raport. A ka raport punimesh, a ka raport të ecjes së koncesionit. Është rast që akuzohet për shpërdorim detyre. Minimalisht, ja hedhin pingpongun Erion Veliajt. Jo nuk e ka Veliaj. Erion Veliaj me standardin që përdor SPAK, me emailet që ka dërguar, urdhërim, ky paguan e ky jo, është pronari faktit. Mos të bëjë kështu me kapele bën fushatë. Është pronari faktit i inceneratorit të Tiranës. Kjo tjetra, zv/kryeministrja, ministrja e Infrastrukturës ka pasur detyrë të monitorojë që në 2019. Ka ndonjë raport. Nuk ka. Pse Altin Dumani nuk e shikon këtë. Mos është njeri i kryeministrit, të na thotë ai njëherë. Po nuk na tha ai, nuk bëjmë ne. Për këtë na tha ai, do të shkojë në të s’ëmës. Ka dërguar këshilltarin ai në SPAK, Rama. Nuk është thashetheme. Ka dërguar atë dhe ka thënë; djema, kryeministri e do në burg atë. Do ta themi herën e tretë edhe me emër. Pra këto janë faktet. Pastaj turr median. TCH merret me mua, ndërkohë as me AKSHI-n, as me rrugët. Drejtoresha editoriale e TCH është Belinda Balluku, njerëz nga brenda, i kam të regjistrua që më thonë, që po bëhet çfarë thotë Belinda Balluku. E dini çfarë kanë bërë me Ervinin Meten e shkretë.

    Syri

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Ekskluzive/ E frikshme, Ahmetaj: Më thanë Edi Rama të vret, le t’i lëshojë siç bëri në...

    Akuza të rënda ka lëshuar ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili tha se dikush i ka thënë që të heshte sepse ai të vret... Ish-zëvendëskryeministri ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij

    Biseda në studio:

    Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit.

    Peka: Dmth nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.

    Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai ... Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor... ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator.

    Syri

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    ‘Balluku kryeredaktore e TCH?’/ Ahmetaj në Çim Peka Live: E kanë spostuar Veliajn sepse...

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se ministrja Belinda Balluku është bërë tashmë kryeredaktore e TopChannel, duke postuar nga kjo ‘detyrë’, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

    ‘E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë’, theksoi Ahmetaj në intervistën e dytë për Çim Peka Live në SYRI TV.

    Biseda në studio:

    Peka: Më josh pak kjo çështja e medieve. Ju po thoni se Belinda Balluku është tashmë kryeredaktore e TCH? Nuk është më Veliaj?

    Ahmetaj: E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë. Unë kam pasur konflikte me Erion Braçen, konflikte fiskale, ai mendonte për një gjë, unë mendoja ndryshe. Debate, njëherë fitonte ai, njëherë fitoja unë. Si nuk flasin për një gjë. Shikoni se çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator. Po mirë, ti bëj unë një pyetje Erion Braçes. Të lutëm se nuk ka nevojë të më përgjigjesh se nuk dua të hyj në debat me ty. Dmth njohja e një njeriu është përgjegjësi. Sa ka njohur Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Edi Rama, që kanë dalë ashtu siç nuk ishin, që ka dashur ti çojë në të s’ëmës si puna ime. Dmth i bie që njohja ime me Mirel Mërtirin, nuk ka rëndësi pastaj se kush i bëri procedurat, kush ka vjedhur, ka incenerator apo jo, ku janë paratë, ca 5D-je ka, çfarë IPARD ka, nuk ka rëndësi çfarë AKSHI ka, çfarë tuneli ka. Apo të ja rrasim këtij, se njihte njërin. Kjo është PS. Jo nuk është kjo. PS është Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, është Ben Pëllumbi që nuk pati kurajo. Është Majko me gjithë të mirat e gjysëm të këqijat. Ka njerëz me dinjitet që nuk flasin. Pse nuk flasin.

    Peka: Se janë me dinjitet...

    Ahmetaj: Po pse nuk flasin.

    Peka: Ku ka njeri me dinjitet aty.

    Ahmetaj: Të lutem.

    Peka: Ju po hetoheni se keni pasur shok njërin, ndërkohë që ky që është me dinjitet e ka vëllain të dënuar dhe e fsheh.

    Ahmetaj: Mos e ngatërro. Emra si këta, nuk më kanë dashur mua, por e di se do të vijë dita që do të flasin. Një ditë, njëri nga këta emra do të marrë të lexojë dosjen. Erion Braçe thotë e urrej këtë njeri, se ku ka qenë në mendjen e tij, kundër subvencioneve të bujqësisë, për shkak të pozicionit. Por të ja lexoj njëherë dosjen maskarait. Do ta lexojë dhe do të llahtariset. Fatmir Xhafaj mbase e ka lexuar dhe është llahtarisur. E del aty e thotë një sekondë, në parlament. E jep një mesazh që SPAK ti flasë mendjes. Pse SPAK nuk merret me këto. Edhe punën në konsulencën e Eriolës, jashtë Shqipërisë, që ska lidhje me inceneratorët, investimet publike, nuk ka lidhje me mua, e quan fiktive, është pastrim parash. Po pse more djalë të do qejfi ty që çdo ditë të jetës time ta cilësosh fiktive dhe pastrim parash. Shitja e pronave të familjes time dhe të Albinës ta cilësosh pastrim parash. E di çfarë bën. Investigon 2004, çpunë ka ky me 2004. E çfarë bën. Kur unë ribëj pas divorcit deklarimin, deklarim i rremë se nuk ka qenë aty. E kam deklaruar që në 2004, në 2009 e kam deklaruar aty, është ndarje pasurie me ish-gruan. Ooo, si ka mundësi që ti, apo nuk i lexon, apo të ka zënë sytë dashuria për bosin. E para njëherë po ta jap si këshillë personale, kujdes me dashurinë për bosin.

    Peka: E keni nga eksperienca personale ...

    Ahmetaj: Se pritat janë të pritshme, e dyta, mos e shkel ligjin për dashurinë për bosin. Zbatoje ligjin me rigorozitet për ti treguar dashurinë për bosin. Mos e bëj këtë. Mos e merr personale me askënd, as me atë doktorin që kur vjen në gjykatë, i thua, erdhi ky plehra. Se ka një doktor ai që ky ka dashur ta mbajë brenda, se ky do ti mbajë të gjithë brenda. Dhe kur vjen ky në gjykatë, që kanë seancat, erdhi ky plehra, thotë Altin Dumani. E kanë dëgjuar njerëz aty. Ka surpriza, të reja, kemi arrestuar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. Inceneratorët ta përsërita, e lexon dosjen ti, apo ta bën Millonaj me gjysëm llafet e saj, dhe Besmiri i Ulsiut. Të të sjell një fakt tjetër. Rasti Beleri. Beleri në kujtesën time të rinisë, është një burrë që ka cenuar integritetin e Shqipërisë. Dakord. Kështu është, dikur. Besoj i di thashethemet.

    Peka: Nuk janë thashetheme, e di gjithë ngjarjen. Por në atë kohë PS, bënte protestë për ta mbrojtur në 1994. Po e kujtoj për publikun, ndjesë pastë i ndjeri Luan Hajdaraga, kurrë nuk e harroj që drejtonte një protestë në mbrojte të Belerit në atë kohë. Se mua më intereson shumë ky muhabeti i PS.

    Ahmetaj: Në çfarë vend të botës ndodh ajo që ndodhi me Belerin. Që sot e kërcënon kryeministri, nesër arrestohet. E dyta, në cilën drejtësi të botës ndodh ajo që ka ndodhur me vendimin e një gjyqtareje që ka vënë në dyshim legjitimitetin e provave. E kam vendimin në kuti. Dhe SPAK e ka fshehur, ku ka ndodhur kjo. Kjo është drejtësia. Por çfarë ndodh në Shqipëri. Në ca vendi ndodh, do ta lejonin këtë në Amerikë, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Francë, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Gjermani, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Itali, çfarë do ti bënin prokurorit. Po pse në Shqipëri nuk i ndodhka asgjë, heroi të fëmijëve tanë. Cila është arsyeja?

    Peka: Cila është arsyeja?

    Ahmetaj: Arsyeja është se është kapur drejtësia. Nuk flet media, media komandohet, bjerini Ben Ahmetajt. Ma kanë pranuar vetë. TCH një televizion i dashur, i një burri mik i shtrenjtë i imi, ndjesë pastë, arrin e më godet mua me urdhër të kryeministrit për arsye, që do i themi tek e treta me data, me emra dhe persona. Shet dinjitetin TCH për çfarë.

    Peka: Do të jetë i largët takimi i tretë...

    Ahmetaj: Jo nuk do të jetë i largët. Do të ecim më shpejt se mund të ikim në të s’ëmës, meqë unë isha derr dhe duhet bërë një task forcë për gjueti të derrave. Derri pa atdhe, ky është, kanë sulmuar flamurin po sulmuan këtë. Tipik autokratik jo modern. Se ka autokrat modern që nuk e merr vesh. Autokrat komplet i vjetruar.

    Syri

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Tmerrohet nga dëshmia e Arben Ahmetajt/ Edi Rama bllokon transmetimin e Syri Televizion në disa platforma

    Emri:  auto_84faf1722282635.jpg

Shikime: 1196

Madhësia:  33.8 KB

    Ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj , është i ftuar sot në një intervistë eksluzive në Çim Peka LIVE, në të cilën po ndan informacione të rëndësishme, për çështjet më të ndezura me të cilat po përballet sot drejtësa shqipëtare.

    Mirëpo mësa duket Edi Rama nuk do që të gjithë shqiptarët të mesojnë të vërtëtat e Ametajt jo vetëm në lidhje me çështjen e tij por edhe me çështje të cilat e prekin drejtëpërdrejtë Ramën dhe qeverinë e tij, kështu kryeministri paska dhënë urdhrin e prerë që te ndalohet transmetimi i Syri Television në kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit dhe platforma të tjera.

    Qëkurë kryeministri i një vendi paska të drejtë të ndalojë fjalën dhe transmetimin e lirë?
    Mijëra shqipëtarë po ndjekin intervistën e z.Ahmetaj në kanalin e Syri TV në YouTube për të vërtetuar kështu që frika që e shtyn kryeministrin e vendit për të dhënë urdhra censure e ndalimi të fjalës së lirë, nuk i kufizon dot shqiptarët për të mësuar ato informacione të cilat mesa duket z.Rama i druhet shumë…

    Syri

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj: Edi Rama është Hitler. Ai kontrollon gjithë pushtetet dhe m

    Kush është ‘rumuni’ nga Shkodra me lidhje në SPAK, që ka futur Rama për të kërcënuar me jetë Ahmetajn?

    Arben Ahmetaj, ish-krahu i djathtë i Edi Ramës e ka akuzuar këtë të fundit se ka përdorur person që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun.

    ‘Do ta zbulojmë lidhjen. Është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un. Do ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi me detaje, me emër dhe mbiemër, herën e tretë’, premtoi Ahmetaj në intervistën e dytë ekskluzive dhënë për Çim Peka Live në SYRI TV.

    Biseda në studio:

    Peka: Edhe me këtë që keni bërë sot keni bërë jo pak. Pyetja ime e fundit është njëlloj si pyetja e emisionit të parë, deri tek emisioni i tretë. Çfarë prisni pas kësaj interviste.

    Ahmetaj: Pas intervistës në shkurt të thashë i pres të gjithë. Këta e trajtuan familjen time si familje çifute në Poloni në vitet 1939-40, pas okupimit nazist. Këta akuzuan ish-gruan dhe gruan, për pastrim parash. Çfarë më thanë mua këta. O të çojmë në të s’ëmës të lëmë fëmijët jetimë, ti marrim e ti fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas, po flas se unë e kam ndarë mendjen. O djalë, ka një njeri që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun. Do ta zbulojmë lidhjen. Është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un. Do ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi me detaje, me emër dhe mbiemër, herën e tretë. Boll u sollët si polici politike. Boll nuk ja kam borxh njeriu. Borxh ja kam vetëm drejtësisë të më trajtojë me prezumim pafajësie, me dinjitet si një ish-punonjës i shtetit dhe me letra jo se i dashka qejfi Kim Jongut, batutaxhiut të lagjes, me dardha, molla, pjeshka. Prodhuesi i dardhave, mollëve dhe pjeshkave. Prodhuesi dhe ngrënësi. Çfarë pres? Pres sulm, sajesa deri tek jeta. E kam ndarë mendjen. Ka njerëz që kanë pyetur miqtë e mi, çfarë bën, shiko se, në formë kërcënimi. Nuk funksionon. Nuk funksionon. Do ti shkoj deri në fund. Ed Rama të vazhdojë të tallë atë që quhet ashtu, me batuta. Të thotë që ankohen sikur ja ka fajin PS, mos e barazo veten me PS, as me flamurin dhe atdheun. Vazhdo e më quaj pa atdhe, vazhdo e më quaj derr, vazhdo e kërko të shkoj në të s’ëmës. Vazhdo e organizo atë që ke tentuar të organizosh në Shqipëri, vazhdo e thuaji Top Channel të më godasë, vazhdo e kërkoi Karlo Bolinos të më godasë. Vazhdo e kërkoi Altin Dumanit të sajojë ndonjë gjë tjetër. Të tëra i pres.

    Peka: Ju do të vazhdoni siç thatë, ti shkoni deri në fund. Unë do të vazhdoj të ju shqetësoj deri në fund, për të folur sa herë të jeni i gatshëm të flisni. Të falënderoj shumë edhe për këtë intervistë të dytë.

    Ahmetaj: Faleminderit juve.

    Peka: Kjo ka qenë intervista e dytë me Arben Ahmetaj, ish-zv/kryeministër. Siç e tha dhe vetë që e mbajti premtimin nga intervista e parë që do të rishihemi sërish, njoftoi një intervistë të tretë, të cilën unë sërish ngul këmbë ta kemi sa më shpejt. Bashkë natën e mirë!

    Syri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 25-06-2024, 13:52
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 14:43
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  4. Mediat greke: Kryeministri Edi Rama po pushon me familjen në Greqi
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2017, 12:21
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •