Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris në xhudo

    Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris

    Emri:  Capture-196.jpg

Shikime: 864

Madhësia:  29.1 KB

    Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës. Ajo në finale, në kategorinë deri në 52 kilogramë, u mposht nga uzbekja, Diyora Keldiyorova, e cila fitoi me wazari.

    Pas ndeshjes, Distria Krasniqi tha se është shumë e lumtur që fitoi medalje olimpike. “Medaljen ia dedikoj trajnerit [Driton Kuka], klubit, familjes dhe normalisht, të gjithë Kosovës”, tha ajo. Kjo është medalja e dytë olimpike për xhudisten kosovare, pasi në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Tokio më 2021, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

    E argjenda e Krasniqit është medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit, dhe medalja e katërt olimpike në përgjithësi. Në gjysmëfinale ajo mposhti italianen, Odette Giuffrida. Për dallim nga luftërat e kaluara, që i fitoi me Ippon, Krasniqi e siguroi finalen pasi xhudistja italiane mori tri dënime.

    Ndërkaq, rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Në të dytin, ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia. Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Izraeli Gefen Primo, po ashtu me Ippon.

    Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.

    Boksierja Donjeta Krasniqi më 27 korrik shënoi fitoren e parë në kategorinë -60 kilogramë, duke kaluar në rrethin e dytë të garave. Meçin e radhës ajo do ta zhvillojë më 29 korrik ndaj kolumbianes, Angie Valdes.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris në xhudo


Tema të Ngjashme

  1. Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2024, 14:35
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2024, 16:14
  3. Distria Krasniqi, e fiton medaljen e artë në Paris
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2023, 15:20
  4. FANTASTIKE: Distria Krasniqi e artë në Portugali
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2022, 04:01
  5. Katar: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në xhudo
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2021, 22:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •