Rrugėtimi i peshkut ton drejt tregjeve amerikane
Flet Gjergj Luca, drejtues i kompanisė Rozafa sh.p.k
Nga pėrpjekjet qė nė 2007-n qė Shqipėria tė pėrfitonte kuotėn e lejuar nga ICCAT pėr zėnien e peshkut ton nė detin Mesdhe, negociatat nė 2023 pėr shtimin e kuotės pas tkurrjes deri te ngritja e fermės pėr trajtimin e peshkut, Gjergj Luca, drejtuesi i kompanisė sė import -eksportit Rozafa sh.p.k. thotė pėr Monitor pėrballjen e sfidave pėr eksportin e peshkut drejt markatave tė produkteve tė freskėta, ku ofrohet ēmim i lartė.
Ai vlerėson se ardhmja e produkteve tė detit do tė jetė eksporti i peshkut ton tė freskėt. Nė SHBA, nėpėrmjet pėrdorimit tė transportit cargo ajror, kompania arrin ta ēojė produktin e freskėt pėr tė cilin kėrkohet ēmim mė i lartė sesa nėse do tė shitej i ngrirė pėr tregun japonez.
Pėrdorimi i rrugėve tė reja tė transportit po i japin mundėsinė kompanisė Rozafa qė shumė shpejt tė aksesojė edhe tregun nė Kanada dhe Kinė, me qėllim rritjen e fitimeve dhe investimeve nė teknologji bashkėkohore pėr flotėn e peshkimit.
Si ka nisur historia e zėnies dhe trajtimit nė fermė tė peshkut ton qė pas eksportohet nė tregjet e huaja?
Historia ime pėr investimin e peshkut ton ėshtė njė pėrpjekje e nisur qė nė 2007-n, pėr pėrfitimin e kuotave, nė mbledhjet e Komisionit Ndėrkombėtar pėr Ruajtjen e Peshkut Ton tė Atlantikut (ICCAT) nė Marrakesh.
Pas shumė pėrpjekjesh dhe negociatash, Shqipėrisė fillimisht iu lejua kuota e zėnies nė sasinė e 60 tonėve.
Sasia pėr zėnien e peshkut ton nė Shqipėri dhe shtetet e tjera administrohet nga ICCAT, njė organizatė peshkimi ndėrqeveritare pėrgjegjėse pėr ruajtjen e peshkut ton dhe specieve tė ngjashme me tonin nė Oqeanin Atlantik dhe detet ngjitur me tė.
Gjithashtu, kjo organizatė peshkimi monitoron edhe tregtimin e peshkut ton nga markatat e Europės deri tek ato tė largėta tė Azisė.
Nė vitin 2013, kuota pėr zėnien e peshkut ton u reduktua, duke arritur nė 26 tonė, teksa pritej qė tė arrinte nė sasinė e 250 tonėve. Kjo erdhi pėr shkak tė politikės sė asaj kohe, e prirė pėr tė asgjėsuar ēdo gjė qė mund tė rritet dhe zhvillohet.
Niveli i kuotave ėshtė i kufizuar nga ICCAT, me qėllim ruajtjen e species. Kuotat e 2013-s nuk tė mundėsonin ngritjen e njė ferme. Njė fermė nuk mund tė menaxhohet dhe nuk ėshtė e leverdishme, nėse limiti minimal i zėnies sė peshkut nuk arrin deri nė 250 tonė nė vit.
Rrugėtimi vijoi sėrish me diskutime, negociata dhe pėrpjekje pėr rritjen e kuotave nė mbledhjet e ICCAT. Nė vitin 2013, pas njė ulėrime timen drejtuar autoriteteve shtetėrore, filluan tė mendonin seriozisht pėr historinė e zhvillimit tė industrisė blu nė tėrėsi, por edhe tė peshkut ton, si njė nga degėzimet apo faktorėt mė tė rėndėsishėm tė saj.
Pėrveē lobimeve nė tė gjitha mbledhjet qė zhvilloheshin nga ICCAT iu kėrkua institucioneve shqiptare pėrshtatja e legjislacionit me atė tė BE-sė.
Njė ndėr hapat e rėndėsishėm tė ndėrmarrė nga qeveria ishte edhe reforma e naftės pėr peshkimin, qė na mundėsoi ballafaqimin me tregjet europiane.
Sot, kuota e zėnies sė peshkut ton ėshtė 272 tonė/vit. Ndėrsa kuota e lejuar e shitjes, pas trajtimit nė zėnie pėr tė arritur nivelin e kėrkuar tė yndyrės ėshtė 400 deri 500 tonė/vit.
Po ashtu kemi tė drejtė tė blejmė kuotė nga tė gjitha vendet e Mesdheut dhe tė punojmė joint venture me vendet e treta, jo me vendet europiane. Mund ta rrisim kuotėn duke blerė peshkun nga shtete tė tjera.
Tė gjithė kėto pėrpjekje nuk ishin vetėm nė vazhdėn e betejave pėr pėrfitimin e Shqipėrisė sė kuotės sė zėnies, rritjes sė saj dhe trajtimit tė peshkut nė fermė pėr rritjen e yndyrės dhe eksportin drejt tregjeve tė huaja, por edhe pėr shkak tė zhvillimit qė kjo industri i jep sektorit tė turizmit. Tashmė rezultatet janė tė dukshme.
Peshku ton ėshtė qershia mbi tortė e gjithė specieve detare, ėshtė havjari nė mbarė botėn, nė tavolinat ku shėrbehen produktet e freskėta tė peshkut.
Ne ia kemi dalė me sukses ta ēojmė peshkun ton deri te konsumatori final jo vetėm nė tregun e brendshėm, por edhe nė ato tė huaja.
Sa kanė kushtuar investimet pėr flotėn e anijeve pėr zėnien e peshkut ton dhe ngritja e fermės pėr rritjen e tij?
Nė vitin 2023, nė flotėn e anijeve tė kompanisė Rozafa kishte vetėm 1 anije pėr kapjen e peshkut ton. Sot kemi njė flotė prej 5 anijesh.
Periudha pėr zėnien e peshkut ton nė ujėrat e Detit Mesdhe, pėrfshirė brigjet e Maltės dhe Afrikės Veriore, bregdeti i Tunizisė, Algjerisė dhe Libisė, janė nga data 25 maj deri mė 26 qershor.
Nė kėto brigje gjatė kėsaj periudhe janė mbi 300 anije, si: turke, franceze, italiane etj., tė cilat synojnė tė gjithė pėr tė peshkuar kuotėn e tyre. Ne kemi pasur fatin qė kemi zhvilluar vitet e fundit zėnien e kuotės sė peshkut me parametra tė fortė teknologjikė.
Pėr tė dytin vit radhazi, flamuri shqiptar e zė i pari tonin nė Mesdhe. Kjo ėshtė njė arritje shumė e madhe, por nuk e pėrmend asnjė nga kėta qė bėjnė ēdo ditė promovime tė politikės.
Ky ėshtė promovim shumė i madh i flamurit shqiptar nė Mesdhe. Ėshtė turp qė kjo gjė kalon pa u ndier!
Tonazhi i anijes mė tė vogėl tė flotės sė kompanisė Rozafa ėshtė 300 tonė, ndėrsa tonazhi maksimal arrin deri nė 750 800 tonė. Nga kapaciteti i anijeve kuptohet fare mirė rėndėsia qė i kemi kushtuar kėsaj veprimtarie.
Investimet nė elektronikė pėr ēdo anije kalojnė vlerėn e 500 mijė eurove, ndėrsa tek anijet qė bėjnė rrethimet kalojnė vlerėn e 1,2 1,3 milionė euro.
Pra janė fjala e fundit e teknologjisė. Ne pėrballemi nė njė muaj luftė nė beteja investimesh dhe teknologjie me sipėrmarrėsit europianė, por askush nuk e vret mendjen tė paktėn tė thotė qė kjo ėshtė njė krenari jashtėzakonisht e madhe pėr vendin, ta promovojnė dhe ta rrisin.
Jemi tė parėt qė kemi investuar nė teknologji pėr tė mundėsuar komunikimin me stafin nė ēdo vend tė globit.
Po ashtu tė parėt qė kemi blerė anijen Mozbi, krenarinė e Norvegjisė. Kjo ėshtė anije kėrkimesh, rreth 50 metra. Ėshtė njė nga anijet lider nė tė gjithė botėn. Ėshtė marrė nga Norvegjia dhe ka qenė njė anije qė i ka rėnė dy herė tė gjithė rruzullit tokėsor me shkencėtarė.
Kjo anije ka qenė njė nga anijet krenari tė Norvegjisė, ėshtė anije dhe akullthyese. Peshon rreth 700 tonė. Kjo merret me tė gjithė kėrkimet shkencore tė gjithė fundit tė detit, tė gjithė oqeanit. Ėshtė mė e mira nė botė pėr kėrkime.
Pra nuk bėjmė vetėm peshkim, por edhe kėrkime dhe ekologji. Tė gjitha tė dhėnat e mbledhura nė brigjet e Shqipėrisė qė rezervat e specieve, zėnia e tyre etj., ia janė dėrguar Ministrisė sė Bujqėsisė. Tashmė anija do tė niset pėr kėrkime edhe drejt Oqeanit Indian.
Vetėm pėr peshkun ton, shuma e investuar arrin mbi 40 milionė euro, pėrfshirė anijet, ngritja e fermės, vlera e tonit.
Nė cilat tregje po eksportohet peshku ton i trajtuar nė fermėn shqiptare, pas zėnies nė ujėrat e Detit Mesdhe?
Ēmimi i peshkut ton ka kapėrcimet mė tė ēuditshme nė bursė, pasi ēmimi i vendoset pas matjes sė yndyrės. Pėr secilin peshk, ēmimi pėrcaktohet mė vete.
Pėr rrjedhojė, peshku eksportohet nė tregun e shumicės sipas ēmimit tė shitjes sė pėrcaktuar nė Europė. Para dy vitesh, ēmimi i shitjes sė peshkut ton nė bursė varionte nga 19 deri 21 euro/kg.
Me kėtė ēmim, peshku blihej nga anijet qė vinin nė fermė qė mė pas e ngrinin peshkun nė temperaturėn -85 gradė C, pėr ta ēuar drejt tregjeve japoneze.
Vjet dhe sivjet, ēmimi nė bursė arriti deri 6,8 euro/kg. Pas zėnies, peshku duhet tė ushqehet nė ditė me peshk tė freskėt nė sasi sa 10% e masės trupore, me qėllim shtimin e yndyrės. Pasi nėse nuk ka yndyrėn e duhur, nuk arrihet ēmimi. Dhe pėr kėtė trajtohet nė kosha 3 deri 4 muaj pėr tė rritur yndyrėn.
Markata tjetėr e shitjes ėshtė ajo e produkteve tė freskėta. Ėshtė shumė herė mė aktive dhe ka mė tepėr luhatje nė ēmim. Kjo lloj markate ėshtė mė tepėr e fortė nė vendet e zhvilluara, si SHBA, Kanada, vendet arabe, Londėr, Barcelonė, Madrid, Milano.
Ēdo ditė po shtohet nga vendet e pasura kėrkesa pėr peshkun ton. Ne po bėjmė njė kapėrcim, duke u munduar tė gjejmė sa mė shumė klientė potencialė te kėta tregje, kryesisht nė SHBA. Po tentojmė Kanadanė dhe Kinėn, ku kėrkesa ka pasur rritje tė fortė.
Jemi klientė fiks tė kompanisė Mitsubishi, lider pėr peshkun ton qė kontrollon mė tepėr se 50% tė tregjeve, ndėrsa pjesa tjetėr e eksportit ėshtė nė treg tė lirė qė luftojmė me njėri-tjetrin nė cilėsi dhe ēmim.
Si transportohet peshku ton drejt tregjeve tė huaja?
E ardhmja e eksporteve tė produkteve tė freskėta tė detit do tė jetė peshku ton. Pėr kėtė arsye kemi filluar eksportin e peshkut drejt tregjeve amerikane nėpėrmjet transportit me avion.
Ēmimi i shitjes sė produkteve tė detit nė tregun e freskėt ka diferencė tė madhe nėse ato tregtohen tė ngrira. Ne kemi zgjedhur tė bėjmė transportin me avion, pasi pėrfitimi ėshtė mė i lartė kur peshku tregtohet i freskėt, sesa kur e marrin tė ngrirė sipėrmarrės nga Japonia, pasi e kemi ēuar nė fermat e Detit Mesdhe, pavarėsisht se kostot janė mė tė larta se me tjetėr transport.
Pėr ta transportuar peshkun ton me avion ndiqet nė mėnyrė rigoroze njė protokoll i caktuar, me qėllim mbajtjen e freskėt tė kėtij produkti delikat.
Ambalazhimi ka kosto tė lartė, pasi pėr ēdo 1 kg peshk qė transportohet duhet tė hidhet 1 kg akull dhe tarifat e transportit ajror janė me peshė.
Po ashtu peshku pėrpunohet para se tė transportohet, duke qėndruar 10 orė nė ujė me akull. Me tej, para se tė vendoset nė arkė, izolohet me letėr alumini dhe qese, pasi akulli qė mbulon peshkun, nuk duhet ta prekė direkt nė lėkurė, pasi do tė dėmtohej.
Tashmė rrugėt e reja tė transportit tė peshkut qė ne po testojmė, po na japin mundėsinė pėr tė gjetur tregje tė reja, pėr tė mos mbetur vetėm peng i njė tregu, me qėllim rritjen e fitimeve dhe investimeve nė teknologji bashkėkohore.
Zgjerimi i tregjeve pėr eksport gjithashtu do tė arrijė tė amortizojė humbjet e vitit tė kaluar, nė vlerėn e 6.5 milionė eurove, nga rėnia e ēmimit tė shitjes nė bursė.
Por duhet thėnė se, me qėllim pėrmirėsimin e tyre, kushtet nė Aeroportin e Rinasit pėr transportin cargo janė tė tmerrshme. Ėshtė e shumė e rėndėsishme tė investohet pėr tė, sepse ky transport po i jep njė impuls zhvillimi eksportit tė produkteve tė freskėta tė peshkut.
Kėrkesa pėr eksport tė peshkut tė specieve tė ndryshme ėshtė e lartė nė tregjet e huaja. Kėrkesa e lartė mundėson tė pėrballojmė tarifat e transportit cargo, edhe pse janė mė tė shtrenjta llojet e tjera tė transportit.
Por kryerja e investimeve pėr pėrmirėsimin e kushteve tė transportit cargo ajror ėshtė urgjente. Mungojnė frigoriferėt pėr vendosjen e arkave me peshk.
Nė opinionin tuaj a ka hapėsira pėr rritje potenciali pėr sektorin e akuakulturės dhe ēfarė duhet tė bėhet nga shteti?
Potencialet pėr zhvillimin e kėtij sektori janė jashtėzakonisht tė mėdha. Nga shteti shqiptar duhet tė ndryshojė mentaliteti pėr zhvillimin e modelit ekonomik.
Prodhimi i Brendshme Bruto matet me prodhim dhe jo sesa turistė hyjnė. Nėse nuk kuptohet qė duhet dhėnė mė shumė rėndėsi industrisė, prodhimit dhe eksporteve, ekonomia do tė jetė e destinuar tė pėrkeqėsohet.
Duhet tė rrisin kapacitetet eksportuese. Ata rriten nėse sipėrmarrėsit dėgjohen pėr problemet qė kanė, qė nga zhvlerėsimi i Euros etj.
Prodhimi ėshtė pjesa mė vitale e njė shoqėrie dhe askush nuk i kthen sytė nga prodhuesit. Vendi nuk mbahet nga spekulantėt, por nga prodhimi, pėr tė ndryshuar atmosferėn e kėtij vendi.
Revista Monitor
Krijoni Kontakt