Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    FOTO/ Ekipi kuqezi gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Paris 2024. Krah tyre është edhe Rama

    Emri:  66a3c7f87890calbania-1.jpg

Shikime: 2029

Madhësia:  62.9 KB

    Sot në orën 19:30 në Paris zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të 33-ta në historinë moderne. Ekipi i Shqipërisë do përfaqësohet me tetë sportistë, teksa atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj do mungojnë në ceremoninë hapëse, duke u bashkuar me ekipin vetëm më 29 korrik. Djemtë dhe vajzat kuqezi duken gati në Paris, teksa janë nisur për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse që do jetë e veçantë. Kuqezinjtë nisin aktivitetin më 27 korrik me qitësen Manjola Konini, për të vijuar me datat e tjera. Vëmendja do jetë në datën 4 gusht në orën 10:30 të paradites, kur në pistë do garojë Luiza Gega. Edhe në datat 8,9 dhe 10 gusht kërkohet paraqitje e mirë nga tre mundësit tanë. Po ashtu në Paris ndodhet edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

    Emri:  66a3c940d33d2kalendari.jpg

Shikime: 1983

Madhësia:  56.2 KB

    Emri:  1722009731_koksh.jpg

Shikime: 1931

Madhësia:  48.2 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Lojërat Olimpike, atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse të ”Paris 2024”

    Emri:  Luiza-gega.jpg

Shikime: 1930

Madhësia:  23.6 KB

    Skuadra Olimpike e Shqipërisë mbërriti dje në Paris, për Lojërat Olimpike. Edhe pse skuadra kuqezi do të jetë e përbërë nga tetë sportistë, në Fshatin Olimpik janë vetëm gjashtë prej tyre. Kjo për faktin se dy atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj nuk udhëtuan me ekipin.

    Dyshja do paraqiten në Paris më 29 korrik, duke qenë se kalendari i garave të tyre është pas kësaj date. Veç saj, ata nuk do jenë në ceremoninë hapëse të premte (19:30), teksa Luiza Gega ishte flamur-mbajtëse, ndërsa në vendin e saj është përzgjedhur notarja Kaltra Meça. Nga 26 korriku deri më 11 gusht vëmendja e sportit do jetë në Paris, teksa kuqezinjtë do përfaqësohen me tetë sportistë.

    Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri. 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Kosova synon medalje të reja në Lojërat Olimpike 2024 në Paris

    Emri:  Capture-175.jpg

Shikime: 1883

Madhësia:  22.9 KB

    Në parkun e qytetit në Pejë, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit, ndodhet një statujë e Majlinda Kelmendit, sportistja e parë nga Kosova që fitoi një medalje të artë olimpike.

    Ajo fitoi çmimin më të lartë në lojërat e vitit 2016 në Rio de Zhaneiro në konkurrencën e xhudos 52 kilogramë.

    “Majlinda Kelmendi ishte e para që solli në Kosovë medalje olimpike. Peja është e njohur për xhudo. Kjo nuk është e fundit. Presim medalje të tjera, jo vetëm nga Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike të ardhshme në Paris”, thotë një student nga Peja Ersan Bertakic.

    Peja është shtëpia e Qendrës Kombëtare të Xhudos dhe këtë vit është në kërkim të medaljeve të reja në Lojërat Olimpike të Parisit, ku Kosova përfaqësohet nga një ekip prej nëntë vetash, duke përfshirë pesë xhudistë.

    Pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Brazil, Kosova fitoi edhe dy medalje të arta në lojërat e vitit 2020 në Tokyo të Japonisë, të dyja për xhudo.

    Distria Krasniqi ishte kampione në kategorinë 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë.

    Por, a mundet një sportist tjetër të përsëris këtë sukses?

    “Ne kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë. Mendoj se kemi trajnerin më të mirë në botë dhe disa nga sportistët më të mirë në botë. Kjo shpresojmë se do të jetë Olimpiada jonë e tretë me medalje. Të gjithë jemi të përgatitur. Shpresojmë për më të mirën. Kosova është një nga kombet më të forta për xhudo dhe ne do ta dëshmojmë sërish”, thotë Zymer Zeka, ndihmës trajneri i xhudos në Kosovë.

    Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014 dhe sportistët e saj garuan për herë të parë në Lojërat Olimpike në Rio De Zhaneiro.

    “Kosova tani po merr pjesë në Lojërat e treta Olimpike në Paris 2024. Edhe pse jemi një popull shumë i vogël, me më pak se dy milionë banorë, jemi krenarë që tashmë kemi tri medalje të arta olimpike. Kjo krenari dhe ky pasion na japin motivimin për të ecur përpara dhe për të punuar edhe më shumë. Shpresojmë që në Paris do të bëjmë edhe më mirë dhe se së bashku do të shkëlqejmë sërish”, thotë Besim Aliti, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës.

    Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të këtij viti, flamurin e Kosovës do ta mbajnë Nora Gjakova, fituese e medaljes së artë nga Tokio, dhe vëllai i saj Afrimi.

    Lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, mori fund me ndërhyrjen e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqte forcat e saj.

    Kombet e Bashkuara udhëheqën vendin për nëntë vjet përpara se Kosova në vitin 2008 të shpallte pavarësinë me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore, por që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

    VOA

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Distria Krasniqi: Synoj podiumin, ngjyra e medaljes s`ka rëndësi

    Emri:  auto_672021-aGDhIt1Pk01722084639.jpg

Shikime: 1905

Madhësia:  34.7 KB

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi do ta nisë garën e saj në Lojërat Olimpike "Paris 2024" të dielën. Ajo paraqitet në Paris nën petkun e kampiones olimpike dhe ka synim të përsërisë suksesin e saj të mëparmshë.

    Në prag të sfidës së saj të parë, Distria ka theksuar se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është ëndrra e çdo sportisti.

    “Është një ndjenjë e veçantë; ëndrra e çdo sportisti është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Pas triumfit në Tokio, ne shkojmë në Paris me presion të shtuar dhe ndoshta të tjerët kanë pritshmëri më të larta nga ne,” ka thënë ajo për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

    “Megjithatë, jam në formë të mirë, e përgatitur dhe shumë e lumtur që sërish marr pjesë në Lojërat Olimpike”, shtoi Krasniqi.

    Kampionia jonë olimpike theksoi se synimi i saj është të arrijë në podium, por ngjyra e medaljes nuk është prioritare.

    “Synimi është me pas një paraqitje të mirë edhe me qenë në podium, ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi por shpresoj që të kthehemi me medalje”, tha Krasniqi.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike, rezultati i arritur nga qitësja Manjola Konini

    Emri:  auto_qitesja1722084460.jpg

Shikime: 1947

Madhësia:  27.6 KB

    Shqipëria ka nisur sot garat e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Konkurrimi i parë për ekipin kuqezi ka qenë në sportin e qitjes, me Manjola Koninin në kualifikueset e disiplinës 10 metra pistoletë me ajër.

    Konini nuk mundi të kualifikohej, teksa e mbylli në vend të 43-të mes 44 garueseve, duke regjistruar 549 pikë.

    48-vjeçarja nga Tirana, e cila merr pjesë me ftesë në “Paris 2024”, do të garojë gjithashtu edhe në disiplinën 25 metra pistoletë më datë 2 gusht.

    Konkurrimi i radhës i Shqipërisë në Lojërat Olimpike do të jetë nesër në orën 11:00 me notaren Kaltra Meça në bateritë kualifikuese të disiplinës 200 metra stil i lirë.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Lojrat Olimpike, Luiza Gega: Delegacioni shqiptar valëviti flamurin fals kombëtar, ishte kinezi…

    Emri:  dfgdgffgdgfdgdfdfdgf.jpg

Shikime: 1900

Madhësia:  40.3 KB

    Rekordmeja shqiptare Luiza Gega ende nuk ka udhëtuar drejt Parisit për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe kjo ishte arsyeja sepse ajo nuk ishte në ceremoninë e hapjes së aktivitetit.

    Por aty ajo ka parë me keqardhje se si delegacioni shqiptar është shfaqur duke valëvitur një flamur i cili nuk është zyrtar shqiptar, por një nga imitimet false që qarkullojnë.

    Një ngjarje për të cilën ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe e ka cilësuar si të papranueshme që të parakalohej me atë që nuk është simboli kombëtar, ai për të cilin merret pjesë në gara të tilla.

    “Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj”, tha Gega për TV Klan.

    “Kush e ka përgjegjësinë për këtë flamur? Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, theksoi atletja shqiptare.

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Luiza Gega gati për Olimpiadën: Rrugëtim sfilitës, ia ka vlejtur

    15 Korrik, 2024 17:27

    Emri:  gega-sp1687460774.jpg

Shikime: 1888

Madhësia:  48.6 KB

    Luiza Gega po bëhet gati për “Paris 2024”, ku do të shënojë edhe pjesëmarrjen e saj të tretë në Lojërat Olimpike, pas “Rio 2014” dhe “Tokio 2020”. Gega shkon në Paris e kualifikuar me normë, teksa vijon prej vitesh me serinë e rezultateve të jashtëzakonshme.

    Në prag të Olimpiadës, Gega ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shfaqet më e karikuar se kurrë. “Ka qenë shumë sfilitës ky rrugëtim i gjatë, por që ja ka vlejtur çdo kujtim që kam krijuar dhe që do të ngelen aty për të gjithë jetën. Që në fillimet kur nisi ëndrra Olimpike e dija që duhej një punë shumë e madhe, ku mes qindra atletëve duhet të isha një ndër më të mirat për të shkuar Lojërave Olimpike.

    Synimi gjithmonë ishte të shkoja më normë sepse e di që nuk do ta shijoja ndryshe vajtjen time atje dhe ashtu ndodhi që në Olimpiadën time të parë. Më besoni kur ju them që kam punuar aq shumë, po aq shumë, për të qenë në këtë nivel. Vetëm trajneri im e di sa shumë e kam shtyrë veten për të realizuar ëndrra që dukeshin të pamundura me aq pak mbështetje që kishim, sidomos në fillimet e këtij rrugëtimi. Por sot ndihem shumë krenare për veten sepse e di qe kam dhënë maksimumin tim dhe kurrë nuk hoqa dorë për të realizuar ëndrrat e mia.

    Sigurisht që e mira nuk ka fund, por kur mendoj që nga e fundit në Europë në garën time të parë pas 13 vitesh arrita të ngjitem në majë të saj është diçka që nuk mund ta shpjegoj si ndihesh kur i thua vetes: ‘Ia dola’. Do doja në fakt që ky vit të më kishte nisur më mirë, të mos kisha ato shqetësime shëndetësore që mu shfaqën, por gjithsesi kam ende besim që mund t’ia dalë për të krijuar një kujtim të bukur nga këto Lojëra Olimpike.

    Sigurisht që unë sado të punoja fort nuk do t’ia kisha dalë kurrë pa familjen time. Nuk do t’ia kisha dalë kurrë pa trajnerin tim, i cili ka bërë të pa mundurën për mua dhe pa Komitetin Olimpik, që më mbështet prej 15 vitesh, për të vazhduar me Bashkinë Tiranë, Klubin Sportiv Tirana, Federatën Shqiptare të Atletikës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit “, shkruan Gega.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Historia/ Lindja e Lojërave Olimpike, 3000 vjet më parë në Peloponez

    Lojërat e Parisit do të jenë të 33-tat në epokën moderne, por historia e Olimpiadave është shumë e lashtë.

    Emri:  1722011207_lojratolimpike.jpg

Shikime: 1922

Madhësia:  37.8 KB

    Lojërat e Parisit do të jenë të 33-tat në epokën moderne, por historia e Olimpiadave është shumë e lashtë. Ajo nis 3000 vjet më parë në Greqinë e lashtë, ku vazhduan për më tepër se 1000 vjet, deri sa humbën shkëlqimin nën pushtimin romak.

    Lojërat Olimpike moderne u themeluan më 1894 nga historiani francez Pierre de Coubertin dhe edicioni i parë u zhvillua në Athinë më 1896. Por, historia e Lojërave Olimpike është shumë më e lashtë. Lojërat origjinale janë zhvilluar 3000 vjet më parë në Peloponez, në Greqinë e lashtë.

    Viti i zhvillimit të lojërave të para nuk dihet me saktësi, por nga dorëshkrime të lashta supozohet që ka qenë viti 776 para lindjes së Krishtit. Këto lojëra u zhvilluan çdo katër vjet, periudhë që u bë e njohur si Olimpiadë.

    Olimpiadat e lashta përmbanin sporte tradicionale si vrapim, kërcim së gjati, hedhje disku, mundje dhe boks, si dhe garë me karroca dhe një version primitiv të sportit luftarak të quajtur pankration, që ishte një përzierje midis boksit e mundjes.

    Pjesëmarrësit ishin të gjithë meshkuj, me origjinë greke e të lindur të lirë, si dhe duhej të konkurronin krejt të zhveshur. Mundësit ndesheshin të lyer plotësisht me vaj, në boks nuk kishte kategori peshash dhe kushdo që bën faull në nisje të garave përballej me ndëshkim fizik.

    Fituesit shpërbleheshin me një kurorë gjethesh (dafine ose ulliri) dhe hynin në histori. Lojërat e lashta olimpike u zhvilluan për herë të fundit në vitin 393 të erës sonë, më tepër se 1000 vjet pas fillimit të tyre, pasi e humbën popullaritetin nën pushtimin romak të Greqisë.

    Shqiptarja

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Paradoksale/ Kërkohet medalja e parë Olimpike për Shqipërinë, atleti Franko Burraj në 'Paris 2024' pa trajnerin

    Mund të duket e çuditshme, por atleti Franko Burraj që do përfaqësojë Shqipërinë në 100 m garë gjatë Lojërave Olimpike "Paris 2024", do jetë pa trajnerin në Francë.

    Emri:  1722006470_frankoburraj.jpg

Shikime: 1916

Madhësia:  22.0 KB

    Mund të duket e çuditshme, por atleti Franko Burraj që do përfaqësojë Shqipërinë në 100 m garë gjatë Lojërave Olimpike "Paris 2024", do jetë pa trajnerin në Francë.

    Edhe pse vendi ynë merr pjesë për herë të dhjetë në Olimpiadë, nuk mund të mungonin edhe këtë çudira. Franko Burraj do jetë në “Paris 2024” pa trajnerin e tij Bruno Rrotani, pasi këtij të fundit i është mohuar pjesëmarrja në Olimpiadë për mungesë kuotash.

    Duket vërtet absurde se si mund të ketë mungesë kuotash për një trajner, por kjo situatë nuk është risi për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, pasi siç dihet kjo ka ndodhur edhe në edicionet e kaluara.

    25-vjeçari nuk ka udhëtuar për në Paris me ekipin dhe do bashkohet me grupin më 29 korrik, duke qenë se garën e ka në datën 3 gusht në orën 10:30. Shkodrani do humbasë kështu ceremoninë hapëse që zhvillohet sot në orën 19:30, pasi kërkon që të stërvitet me trajnerin e tij.

    Veç Burrajt, edhe Luiza Gega nuk do jetë mbrëmjen e sotme në ceremoninë hapëse të Olimpiadës së 33-të në histori, teksa flamur-mbajtës të Shqipërisë do jenë mundësi Zelimkhan Abakarov dhe notarja Kaltrina Meça.

    Lojërat Olimpike zgjasin nga 26 korriku - 11 gusht dhe vendi ynë do përfaqësohet me tetë sportistë në disiplina të ndryshme.

    Emri:  66a3bba33fee2burraj rrotani.jpg

Shikime: 1912

Madhësia:  20.7 KB
    Franko Burraj dhe Bruno Rrotani

    Shqiptarja

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillojnë Lojrat Olimpike, Paris 2024: Sportistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën

    Olimpiada po u tregon shqiptarëve se ç'i pret me rilindjen dhe Boratin!

    Emri:  auto_452996583_906082404894873_3695354918057900764_n_11722082521.jpg

Shikime: 1896

Madhësia:  56.7 KB

    Nga Erion Dasho.

    Respekt dhe mirënjohje për tre mundësit nga Dagestani që na përfaqësojnë në Olimpiadë! Sidomos për Zelimkhanin që dje mbajti flamurin shqiptar! Si shqiptar mund t'i jem atij vetëm mirënjohës që kontribuon për flamurin që ka aq shumë vlerë dhe domethënie për miliona shqiptarë.

    Por fakti që tre nga tetë atletët tanë olimpikë janë të huaj dhe, me sa di unë, edhe dy notarët nuk stërviten në Shqipëri, flet shumë. Tregon për një vend ky kryeministri, ky palaço i paturp vendosi të mbyllë qeverinë e parlamentin gjatë tre ndeshjeve të europianit, ku asnjë prej lojtarëve të Kombëtares nuk luante në Shqipëri.

    Tregon për vendin ku palaçoja dje shkoi të takonte Presidentin Makron për të marrë pjesë në një ceremoni ku flamurin e vendit të tij e mbante një dagestanas (përsëri falënderime për Zelimkhanin).

    Me praninë e vet në tribunën e Olimpiadës, Borati i tregoi botës se cili është ekipi shqiptar sot! Se aty ku duhet të ishin Erkand Qerimajt, Briken Çaljat, Kristi Ramadanët, sot nuk ka asnjë peshëngritës të vetëm. Sepse edhe të vetmin sport që ka prodhuar këto vite sportistë elitarë, rilindja e thau!

    Shqiptarët në sport janë zëvendësuar me Zelimkhanin, Islamin dhe Chermenin duke treguar edhe njëherë se cilët janë rilindësit! Shpopulluesit e vendit të tyre, armiq të sportit dhe të zhvillimit dhe thjesht duartrokitës të arritjeve sporadike, tek të cilat nuk kanë asnjë meritë.

    Sot Olimpiada po u tregon shqiptarëve se ç'i pret me rilindjen dhe Boratin. Jo për 10 apo 20 vjet, por shumë, shumë shpejt. Afrikanët, bangladeshasit, filipinasit dhe çdo kombësi tjetër do të zëvendësojnë shqiptarët e dëbuar në këta 11 vjet të sundimit të rilindjes. Këtë nuk ia bëri shqiptarëve as edhe pushtuesi më i keq!

    Nëse Shqipëria nuk ndahet nga soroistët dhe të majtët, të ashtuquajtur "liberalë", por që në fakt janë antikombëtarë, armiq të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ditë më të zeza priten.

    Pa një rikthim tek vlerat konservatore, tek atdheu, familja, prona, feja, ekonomia, mbrothësia, shqiptarët do të vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës të dytë e të tretë në vendin e tyre. Sepse në vend të parë janë të korruptuarit, hajdutët dhe narkotrafikantët dhe në vend të dytë afrikanët dhe bangladeshasit të ftuar për të qenë skllevërit e tyre modernë.

    Uroj që situata si kjo e Olimpiadës t'i ndërgjegjësojë shqiptarët, të nxitin patriotizmin dhe atdhedashurinë dhe, së fundi, bashkimin për të shporrur skotën e ndyrë të rilindësve.

    Sa më parë, aq më mirë!

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Lojrat olimpike - Londer 2012
    Nga Qyfyre në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-07-2012, 05:37
  2. A duhen bojkotuar Lojrat Olimpike ne Kine?
    Nga Bizantin në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 12-04-2008, 05:24
  3. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  4. Lojrat olimpike - Athine 2004
    Nga kolombi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 06-09-2004, 14:24
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •